Pse "vrau veten" Drejtori ekzekutiv i Bankes italo-shqiptare
"Në të vërtetë kohët e fundit nga Shqipëria atij i ishin bërë shumë telefonata dhe disa operacione nën përgjegjësinë e tij (pa vetëdije ose i shtrënguar nga dikush) kishin përfunduar në lenten zmadhuese të hetuesve, ndoshta jo fort të bindur për pastërtinë e parave që futeshin në këtë bankë."
Presidenti Berisha, kryeministri Meksi shkelin Kushtetutën?!
Dylber Vrioni qeveritar dhe president i Bankës Italo - Shqiptare në mënyrë antikushtetuese?
Deputetët a do të bëhen b...?!
Ministri i Financave të Shqipërisë z. Vrioni është president i bankës ITALO - SHQIPTARE?!
Ç’fsh[e]hin postet?!
DYLBER VRIONI, DUKE QENE NJEKOHESISHT KRYEMINISTËR DHE ANËTAR I KËSHILLIT TË MINISTRAVE, SI DHE N/KRYETAR I BANKËS SË SHQIPËRISË, NË BAZË TË KUSHTETUTËS, ËSHTË E PAPRANUESHME, ANTIKUSHTETUESE TË JETË PRESIDENT I KËSAJ BANKËS ITALO SHQIPTARE.
Faksimile nga artikuj te botuar ne "Zerin e Popullit"
“Diçka tepër e rëndë duhet të ketë ndodhur në institucionin ku im shoq ishte drejtor në Shqipëri”, thotë Mary Jane Pancani, me origjinë amerikane. “Prej kohësh ishte depresiv dhe i mërzitur.
Lexoni ne faqen 3
Pushteti gjyqësor përsëri i rrezikuar
Nënvizojmë
Pushteti gjyqësor
përsëri i rrezikuar
-Çfare po pergatitet kunder Zef Brozit?
Ajo që prit[e]j e u parashikua nga disa analistë, se fundi i gushtit dhe shtatori do të jenë ditët e sulmit ndaj kryetarit të Gjykatës së Kasacionit Zef Brozi u vërtetua këto ditë.
Si gjithnjë “goditjen me artileri të rëndë”, për të avancuar më tej me mjete të tjera sipas llojit “10 goditje staliniane”, e nisi gazeta e partisë në pushtet, “RD” e cila sikur të shpallte një tender-politik për shitjen e Zef Brozit e reklamoi atë “si sigurims, sharlatan, antikushtetues etj” dhe në ditët më pas ajo botoi dy fotografi fishe oficerësh të vrarë nga dosjet e arkivit të kuadrit të MPB që aktualisht janë punonjës të Gjykatës së Kasacionit, të cilët sipas RD-së paskan qenë oficerë sigurimi, por siç rezulton i tërë ky paskan qenë një show, sepse siç pohojnë vetë “të reklamuarit në fotografi” në RD, këto s’qenë gjë veçse truke fotografike e propagandistike, ku implikohen një ish roje i kryeministrisë dhe një ish-mësuese frëngjishteje.
Por harron RD-ja se sa ish-oficerë sigurimi për të cilët nuk ja vlen të përmenden emrat të bëjnë pjesë sot në strukturat e SHIK-ut, të MPB deri në togat e sigurimit të liderëve të lartë të shtetit? Harron RD-ja se në arkivat e MPB mund të gjenden e të sajohen edhe fotografitë e Ali Spahisë e Pjetër Arbnorit me rroba policie, apo e Tritan Shehut si oficer i ushtrisë popullore?
Në vazhdën e akuzave ndaj Zef Brozit RD-ja botoi edhe një vendim gjyqësor që ka të bëjë me një të akuzuar për krimin e “agjitacion-propagandës” të vitit 1989, i cili është mbyllur për mjekim të detyruar në spital dhe me këtë rast gjyqtari i çështjes Zef Brozi akuzohet për “gjenocid komunist”. Mirë Zefi që pask[a] mbyllur në spital një të papërgjegjshëm, por harron RD-ja që janë ata që i shërbejnë sot pushtetit politik të PD-së si Rustem Gjata, Arben Qeleshi, Genc Gjokuta etj, që kanë dënuar në gjyqe e në burg qytetarë të dënuar po për krimin e agjitacion propagandës. Edhe këta valle do të përgjigjen një ditë për “gjenocid komunist?”
Në sulmin frontal kundër Brozit u hodh edhe ministri i Drejtësisë z.H.Frasheri. Madje një seancë e mbledhjes së qeverisë iu kushtua “veprimtarisë antikushtetuese” Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit
(vijon ne faqen 2)
Kuçova kërkon lirimin e deputetit të saj Fatos Nano
Miting i madh i socialistëve. Marrin pjesë nënkryetarët e PS Namik Dokle e Luan Hajdaraga
Pardje pasdite në parkun e lojrave të Kuçovës u organizua një miting i madh i socialistëve të Kuçovës, në mbështetje të kërkesave mbarëshqiptare për lirimin e deputetit të tyre, Kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano.
Përveç mijëra qytetarëve nga qyteti kishin ardhur edhe shumë anëtarë e simpatizantë të PS nga Perondia, Kozara madje edhe nga Dragoti.
Lexoni ne faqen 2
Kryetari i Gjykatës së Kasacionit njofton
Ditën e martë, datë 5 shtator 1995, ora 9.00 Kryetari i Gjykatës së Kasacionit z. Zef Brozi dhe drejtori i Drejtorisë së Ligjshmërisë në këtë Gjykatë, presin në takim ballafaques të gjithë qytetarët dhe subjektet shtetërore, të cilët kanë ankesa për pezullimet e ekzekutimit të vendimeve gjyqësore.
Në këtë takim ftohen Kryeministri z. A. Meksi, Ministri i Drejtësisë z. H. Frashëri, Këshilltari Juridik i Presidentit, Komiteti Shqiptar i Helsinkit, përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, përfaqësues të Trupit Diplomatik, gazetarë, avokatë. Kërkojmë Televizioni Shqiptar që të pasqyrojë gjerësisht këtë ballafaqim.
Kryetari i Gjykatës së Kasacionit
Zef Brozi,
2 shtator 1995
“Ortek “ golash ne javen e pare
Kampionati i 57 -të Kombetar i Futbollit
Ka nisur me “ortek” golash java e parë e kampionatit, me tre pikë të para për Tiranën, me fitore të thella të Apollonisë, Skënderbeut dhe Partizanit, me barazim të papritur të Tomorit në Shkodër dhe me vetëm 0:0 të Shqiponjës përballë Elbasanit në Gjirokastër.
Bushi i Tiranës dhe Kodra i Partizanit janë të parët golshënues në shifrën e dy golave në ndeshjet e javës së parë, ndërsa Grabocka i Sopotit pati fatin të shënojë emrin i pari golshënues i këtij kampionati në minutën e 11-të. Djemtë e Memës kanë justifikuar besimin, por edhe titullin kampion që mbajnë, duke i shkaktuar Laçit të parë humbjen pas një viti në fushën e tij. Tirana bashkë me fitoren jashtë provo[n] edhe variantin e ri të FSHF-së për tre pikë në fushën kundërshtare. Olimpik (Dinamo) përjeton krizën e saj duke humbur në Korçë thellë 3:0, ndërsa Partizani starton në pjesën e dytë mbi krutanët duke shënuar shifrën më të lartë të golave.
Besa triumfon mbi Flamurtarin me ambicje, Apolonia një shpresë e re, ndërsa Peqini pati rezistencën e madhe të Sopotit. Vetëm barazim 0:0 në Gjirokastër edhe pse Shqiponja ka në gjirin e saj ish golshënuesin më të mirë Shehu.
Vllaznia-Tomorri 1:1
Laçi-Tirana 2:3
Partizani-Kastrioti 4:2
Albpetrol-Teuta 2:1
Shqiponja-Elbasani 0:0
Shkumbini-Sopoti 2:1
Besa-Flamurtari 1:0
Skënderbeu-Olimpik 3:0
Apollonia-Besëlidhja 3:0
Gazeta e vogel e se dieles
Pse nuk mori pjese Prof. Rexhep Qosja ne seminarin e 17-te Nderkombetar per gjuhen, letersine dhe kulturen shqiptare
Prof. Dhimiter Shuteriqi si piktor
Poezi nga Andi Bejtja, Gentiana Minga dhe Flutura Açka
Lexoni ne faqet 7,8,9,10