Zef Brozi sfidon Sali Berishën
Kërkon debat të drejtpërdrejtë televiziv
Në letrën që Brozi i dërgon Berishës, denoncon presionet, survejimet, përgjimet telefonike
Me Brozin është e drejta, është ligji
Është origjinale rruga që po ndjek kryetari i Gjykatës së Kasacionit, zoti Zef Brozi,përballë sulmeve të kohëve të fundit të pushtetit politik,që kërkon me çdo kusht të paralizojë dhe të futë nën cadrën e tij këtë segment shumë të rëndësishëm të pushtetit gjyqësor. Ndërsa sot zoti Brozi ka fituar në gjykatën ku drejton gjithë qytetarët e interesuar për akuzat që i janë bërë,ndërkohë sfidon drejtpërsëdrejti Presidentin dhe krerët e tjerë të pushtetit me "duelin" televiziv që u propozoi,madje para nisjes së Berishës për në SHBA-të.
Kjo rrugë që ka zgjedhur zoti Brozi është jo vetëm shenjë emancipimi,por edhe shprehje sigurie dhe pavarësie të një funksionari të pushtetit të lartë gjyqësor. Është ky shembull një akt nxitës dhe frymëzues për të gjithë nëpunësit e piramidës shtetërore, deri tek zyrtari më i thjeshtë, që në veprimtarinë e tij të mos njohë hierarki tjetër përveç ligjit.
Kjo rrugë që ka zgjedhur zoti Brozi është jo vetëm shenjë emancipimi, por edhe shprehje sigurie dhe pavarësie të një funksionari të pushtetit të lartë gjyqësor. Është ky shembull një akt nxitës dhe frymëzues për të gjithë nëpunësit e piramidës shtetërore, deri tek zyrtari më i thjeshtë, që në veprimtarinë e tij të mos njohë hierarki tjetër përveç ligjit.
vijon në faqen 3
Ja teksti i letrës
Presidentit të Republikës
Z. Sali Berisha
Zv.President
Duke pasur parasysh propozimin konstitucional të Presidentit si garantues i respektimit të kushtetutës:
Në emër të paqes dhe mirësië që sot i lipset Shqipërisë;
I kërkoj
1. T’i jepet fund luftës antikushtetuese kundër pushtetit gjyqësor dhe të respektohet realisht pavarësia e gjykatave.
2. T’i jepet fund dhunimit të së drejtës që me jep ligji kushtetues për fshehtësinë e korrespondencës. Të ndërpriten e të mos përsëriten më përgjimet e telefonit tim në shtëpi e në zyrë, pengesat e komunikimit telefonik, etj dhe mënyrat e tjera të kundërligjshme të survejimit, që bëhen nga mekanizma të caktuar të shtetit.
3. Për t’i lënë mundësi popullit të gjykojë pikëpamjet e Presidentit, kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, kryeministrit, kryetarit të Kuvendit Popullor, ftoj JU, zotin Meksi e zotin Arbnori të bëjmë një debat televiziv para nisjes suaj për në SHBA.
Tema e debatit është “Ndarja e pushteteve në Shqipëri dhe si mund të sheshohen konfliktet e sotme midis tyre”
4. Për të marrë vlerësimin e popullit lidhur me personalitetin tim, ju lutem të shpallni një referendum. Nëse rezultati i tij do të jetë në disfavorin tim, unë do të japja menjëherë dorëheqjen
Me dashamirësi
ZEF BROZI