Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 16.09.1995

Shpejt a vonë ligji do të veprojë mbi shkelësit e tij

Dosja “Nano” është nisur për në Tepelenë - Dosja “Martini” ka filluar të studiohet nga Prokuroria e Tiranës Namik Dokle: “Edhe nëse dosja “Nano” është nisur nga Gjykata e Apelit, ne nuk e tërheqim akt-pad[inë][?], sepse Prelë Martini e ka konsumuar krimin e shpërdorimit të detyrës”. Dosja “Nano” është nisur nga Gjykata e Apelit për në Gjykatën e rrethit Tepelenë më datën 13 shtator. Këtë e konfirmoi dje për “Zërin e Popullit” kryesekretarja e Gjykatës së Apelit, znj. Aurela Bozo. Ndërkaq zëvendësprokurori i Tiranës Beqir Kokoshi deklaroi për gazetën tonë se kjo prokurori “ka filluar studimin dhe verifikimin e fakteve” rreth akt-padisë së grupit të deputetëve socialistë ndaj kryetarit të Gjykatës së Apelit Prel Martini, për fillimin e çështjes penale për krimin e shpërdorimit të detyrës. Kryetari i grupit parlamentar të partisë Socialiste Namik Dokle i pyetur rreth këtyre dy fakteve tha se ne nuk do ta tërheqim padinë ndaj Prel Martinit dhe bashkëpunëtorëve të tij, edhe nëse dosja është nisur, sepse tashmë ata e kanë konsumuar veprën penale të shpërdorimit të detyrës. Kurse avokati i “çështjes Nano” Përrparim[?] Sanxhaku reagoi me ironi: “Pas largimit nga Apeli, dosja “Nano” mund të përfundojë në Tropojë, në Has apo në ndonjë rreth tjetër tha ai. Ky ishte në thelb informacioni që morëm dje për këtë çështje. Lexoni në faqen 3
Namik Dokle Aurela Bozo Beqir Kokoshi Prel Martini Përrparim[?] Sanxhaku Tepelenë Tiranë Tropojë Has

Nesër do të lexoni: Lëvizje kombëtare... në zyra (?! )

Nesër do të lexoni: Lëvizje kombëtare... në zyra (?! ) Intervistë me Prof. Rexhep Qosja Kryetari i Shqipërisë Sali Berisha tri vjet e ka furnizuar Malin e Zi dhe Serbinë me naftë të Myzeqesë... Të kishte menduar që të reagobet ndaj gjendjes në Kosovë, të reagojë populli shqiptar si një popull, sigurisht që nuk do të lejonte ta furnizonte pushtuesin e Kosovës me artikull strategjik të Shqipërisë siç është nafta.
Rexhep Qosja Sali Berisha Shqipëri Mal i Zi Serbia Myzeqe Kosovë

Gjykata Kushtetuese e nënshtruar

Editorial Gjykata Kushtetuese e nënshtruar - Është fatkeqësi kur zellin e të nënshtruarit e shfaqin njerëz që kanë mbi supe barrën e juristëve të sprovuar Është fjala për Gjykatën Kushtetuese. E krijuar për herë të parë para afro 3 vjetësh ajo nuk e ka justifikuar rolin e saj të madh në mbrojtje të ligjes. E ka shkelur ligjin vetë e para. Ka afro dy muaj që Komiteti i Veteranëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare i ka dërguar Gjykatës Kushtetuese kërkesën për t’u shprehur lidhur me pajtueshmërinë me ligjin “Mbi Statusin e Veteranit” të vendimit të Këshillit të Ministrave. Në këtë kërkesë ngrihen çështje të rëndësishme që tregojnë se në disa drejtime, Këshilli i Ministrave i kundërvihet ligjit. Gjykata Kushtetuese deri më sot nuk e ka vënë në lëvizje këtë çështje; ndoshta ka ndërmend ta shtyjë edhe nja tre muaj të tjerë, sepse në fund të muajit dhjetor 1995 përfundon afati i paraqitjes së dokumenteve. Mirëpo, në të kundërt të këtij qëndrimi, shumë e gatshme dhe e mobilizuar paraqitet kjo gjykatë kur asaj i dërgohet kërkesa nga Këshilli i Ministrave. Të parën (atë kundër të ashtuquajturës shkelje të kryetarit të Gjykatës së Kasacionit për urdhërat e pezullimit të ekzekutimit të vendimeve) e caktoi më datën 14 shtator, ndërsa të dytën që ka të bëjë me Plenumin e Gjykatës së Kasacionit më datën 18 shtator, domethënë dy ditë para datës së caktuar të vazhdimit të shqyrtimit të çështjes Nano në këtë Plenum. Për të gjithë është i qartë dhe i kuptueshëm ky zell i Gjykatës Kushtetuese, ashtu siç është e qartë dhe e kuptueshme heshtja dhe pasiviteti i saj për të shqyrtuar me ligjshmërinë e Referendumit. Këta janë fakte. Për këto ekzistojnë dokumenta që vështirë të kalojnë lehtë. Ky është zelli i të nënshtruarit. Është fatkeqësi kur këtë zell e shfaqin njerëz që kanë mbi supe barrën e juristëve të sprovuar.

Përkujtohet me solemnitet 53-vjetori i Konferencës Historike të Pezës

Mesazhi i Pezës është aktual edhe sot. Demokracia e vërtetë ndërtohet nga të gjithë “pa dallim feje, krahine e ideje”. Prandaj Partia Socialiste e respekton Luftën dhe Pezën. Prandaj respektojmë veteranët, trimërinë e tyre, patriotizmin dhe sakrificat e djeshme e ndershmërinë e tyre të sotme.
Pezë

Komiteti Hollandez i Helsinkit i shkruan ministrit të Drejtësisë z.Hektor Frashëri

Urdhëri që i është dhënë policisë për të bllokuar hyrjen e godinës së Gjykatës, përbën një ndërhyrje e shkelje serioze ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor Lexoni në faqen 2
Hektor Frashëri

Presidenti Berisha përfundoi vizitën në SHBA

Dje përfundoi vizitën e tij në SHBA Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha. Në ditën e fundit ai qëndroi në New Jork ku pati takime me shqiptarë që banojnë atje. Ndërsa dje në ora 11.00 sipas ores lokale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidenti Berisha u prit në takimin në Selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara nga sekretari i përgjithshëm i saj Butros Butros Ghali. Takimi u zhvillua pa praninë e gazetarëve, por siç deklaroi më pas për gazetarët, ai qe shumë i suksesshëm sepse u bisedua për tema shumë të rëndësishme. Vend të rëndësishëm zuri dje në protokollin e Presidentit Berisha edhe takimi me drejuesit e lartë të PNUD-it (Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim). Me veprimtaritë e ditës së djeshme përfundoi vizita e Presidentit Berisha në SHBA.
Sali Berisha Butros Butros Ghali SHBA Shqipëri New Jork