DESHTIMET E PD-së DHE TË QEVERISJES SË SAJ SHKARKOHEN MBI KURRIZIN E POPULLIT
Ngritje të reja çmimesh:
Në atmosferën e festës tradicionale të vitit të ri sivjet, mori fuqi veprimi edhe një vendim i ri i Qeverisë, e ashtuquajtur Meksi 3, për rritjen e çmimeve të disa nënprodukteve të naftës, rritje e cila siç ndodh përherë, shoqërohet me një reaksion zinxhir, i cili përmbledh në vorbullën e vet rritje kostoje të mjaft aktiviteteve të tjera ekonomike e që, padyshim, të gjitha këto shkarkohen mbi kurrizin e konsumatorëve të thjeshtë.
Është interesant se këto dy vjet çdo fillim viti ka ardhur i shoqëruar me një vendim Qeverie për rritje çmimesh. Por, ndryshe nga vendimi i paravjetshëm që u firmos pikërisht më 31.12.1993, pra paraditen e natës së vitit të ri, ky i sivjetmi, i cili hyri në fuqi më 1 janar 1995, u firmos më dt. 9.12.1994 dhe mban numrin rendor 578. Duket se qeveria e ndiente dridhmen që do të krijonte tek njerëzit e thjeshtë ky vendim ndaj nuk ja bëri atë të ditur opinionit të gjerë nëpërmjet organeve të masmedias, që i ka nën kontroll. I mbajtur nën fshehtësi të plotë sic mbahen gjërat përherë të pakëndshme, ai edhe sot disa ditë pas kësaj, që janë të ngarkuara për ta zbatuar atë nuk u ka shkuar akoma. Në këtë mënyrë është e kuptueshme se ai vendim Qeverie nuk erdhi në jetën ekonomike, për të përmirësuar atmosferën e festës përkundrazi, për ta trazuar e rënduar atë edhe më keq nga ç’është. Çfarë prisnin njerëzit e çfarë u erdhi atyre, sapo shkëlqen pragun e 1995-ës, sapo dolën nga dyert e shtëpive në mjediset urbane e tregtare? Erdhi si një goditje e rëndë mbi shpinë të tyre, ai vendim i Qeverisë i firmosur afro 20 ditë më parë në heshtje, atëherë kur këta njerëz të thjeshtë luftonin me qirinjtë e llampave me vajguri. Dhe ja tani shoferët do ta kenë benzolin 15 përqind më të lartë me një rritje nga 65 lekë për litër në 75 lekë. Ndërkohë çmimi i naftës është rritur nga 33 në 45 lekë për litër ose 18 përqind. Si përçudi, në një kohë që kërkohet futja në përdorim të gjerë të gazit të lëngët si një nga mënyrat për zbutjen e krizës energjitike është pikërisht ai që pëson një ngritje jo të vogël në çmim nga 40 në 50 lekë për litër ose 25 përqind. Në këtë mënyrë qeveria indirekt godet nivelin ekonomik të masave sepse për të gjithë është mëse e ... Sa ishin dhe sa u bënë çmimet e disa nënprodukteve të naftës nr. Emërtimi | Njësia matjes | Ishte (lekë) | Bëhet (lekë) 1. Benzinë; - RON 70-85 | litër | 46 | 46 - RON 85,1-95 | litër | 65 | 75 - Ron 95,1 e lartë | litër | 82 | 90 - Benzinë pa plumb | litër | 80 | 85 2. Gazoil | litër | 38 | 45 3. Vajguri; - Për përdoruesit jo familjar | litër | 38 | 38 - Vajguri TS - 1 | litër | 23 | 23 4. Gaz i lëngshëm (çmimi maksimal) | kg | 40 | 50 (Vijon në faqen 2)
Tanxhe(t)opoli në Gjykatën e Tiranës
PROKURORI QELESI: Keni vjedhur 1,6 milionë dollarë
SALIU: Nuk e pranoj akuzën.
TARTARI: Nuk e pranoj në asnjë pikë.
AHMETI: As e kuptoj as e pranoj.
HOTI: Nuk e pranoj në asnjë pikë e presje, është manipulim fund e krye.
XHYHERI: E kuptova se çdo shqip mbasë e përkthyer nga italishtja, se pranoj kategorikisht dhe dënoj manipulimin me montime episodësh.
- ARSIDI ka kthyer paratë. Po përse u përzie atëherë?
- GENC RULI ka firmosur si ministër i financave.
Denoncuan fort dje nëpërmjet një aktakuze shumë të rëndë prokurorët e Qeleshi e Gjokutaj në ditën e dytë të procesit ndaj 7 zyrtarëve të lartë të financave shqiptare Salju, Tartari, Hoti, Xhyheri, dhe ish kryeministri shqiptar Vilson Ahmeti.
Gjithçka u përmbledh në shifrat 2.8 milion dollarë të cilat prokurorët i konsideruan si të përvetësuara nga «të pandehurit» ku 1,2 milion dollarë po sipas tyre kanë mbetur në tentativë. Për herë të parë në këtë proces akuza është më e saktë se më parë por konfuzë dhe e kufizuar në hetime. Duket se dikush ka thënë «deri këtu, deri më 4 korrik dhe mjaft». Ndërsa prokurori Qeleshi nuk e fshehu kënaqësinë pas asaj çka paraqiti në seancë, pasi të akuzuarit reaguan ashpër ndaj aktakuzës së tij. «Nuk e pranoj aktakuzën-tha ish drejtori i Bankës Tregtare z. Agron Salju. «Në asnjë pikë nuk e pranoj-tha ish nëndrejtori i Bankës Tregtare z. Agim Tartari. «Nuk e kuptova dhe nuk e pranoj»-dhe pas një pjese më prokurorin Gjokutaj-«Në qoftë se nuk e kuptoj kjo mund të thotë se bëj të paditurin»-tha ish kryeministri shqiptar Vilson Ahmeti. «Nuk e pranoj në asnjë pikë e presje dhe është manipulim fund e krye»-tha ish guvernatori i Bankës Shqiptare Ilir Hoti. «E kuptova se qe shqip, mbasë është përkthyer nga frëngjishtja; nuk e pranoj kategorikisht dhe dënoj manipulimin duke montuar episode të paqena, shpjegi-
(Vijon në faqen 4)
(Vijon në faqen 4)
Konferencë shtypi në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit
Genc Ruli: «Kokën time nuk do ta dorëzoj në sini të argjendë»
- Nga konferenca e djeshme për shtyp -
Dje pasdite në orën 18 deputeti Genc Ruli organizoi një konferencë shtypi për gazetaret lidhur me zhvillimet e fundit rreth kërkesës së Prokurorit të Përgjithshëm për të hequr imunitetin e tij.
Në fillim ai falënderoi gazetarët duke thënë se ata ndihmojnë për komunikimin me opinionin. Por këto i kam shprehur edhe në mbledhjen e djeshme të grupit tim parlamentar, tha Ruli, Pastaj ai lexoi një deklaratë me vlerësimet e tij rreth kërkesës së prokurorit për heqjen e imunitetit. Ai, tha se kjo kërkesë bëhet për të nënkuar nga politika figura me reputacion dhe mënyra më e mirë që përdoret në këto raste është goditja e reputacionit moral të tyre.
Ka një kreshendo të shtypit të kohëve të fundit kundër personit tim dhe unë këtë do ta quaja përgatitje me artileri, përpara sulmit të Prokurorit të Përgjithshëm, tha Ruli. Ai përmendi në këtë rast deklaratën e ish ministrit të turizmit botuar në gazetën «Dita Informacion» dhe tha se kjo nuk është iniciativë e zotit Osman Shehu.
Kërkesa e Prokurorit për heqjen e imunitetit ka ngarkesë politike postreferendare tha Ruli. Kështu ndodh kur lufta kundër korrupsionit të vërtetë është pa efektivitet dhe goditen figura me reputacion për të krijuar të njerëzit mendimin se po luftohet korrupsioni. Ruli e kritikoi qëndrimin e Blerim Çelës dhe të Prokurorit si qëndrime tendencioze, me shkelje ligjore, pa profesionalizëm. Lidhur me akuzën për durin e arrave Ruli tha se në veçanti e mia nuk ka jo vetëm vepër penale, por as shkelje administrative.
Edhe unë edhe zoti Uka jemi anëtarë të Kryesisë së PD dhe përveç imunitetit parlamentar gëzojmë edhe «imunitetin» politik, prandaj kjo kryesi duhet ta shqyrtojë me shumë seriozitet çështjen tonë, tha Ruli, duke lënë të kuptohet se deri tani një gjë e tillë nuk është bërë. Lidhur me luftën kundër korrupsionit ai tha se deri më sot nuk është bërë asgjë. Këtë luftë duhet ta marrë në dorë vetë parlamenti, sepse organizmat e tjera kanë dalë jashtë loje në këtë drejtim, tha ai.
Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve në se pas Çelës dhe Dragoshtit fshihet ndonjë forcë apo grupim politik, Ruli tha se nuk përjashtohet ndonjë klan i tillë, por unë ende nuk kam mundur ta identifikoj. Në përgjigje të pyetjes tjetër në se ka forca në PD që duan të menjanonin figurat e afta dhe të moderuara, Ruli iu përgjigj se mund të them se ka grupe në PD që mund të menjanë se «ky është i aftë, por nuk i besojmë, prandaj duhet eliminuar». Duke u shtrirë më tej në kohë për përfoljet lidhur me korrupsionin e Rulit, ai tha se kur u largova nga detyra e ministrit akuzat për korrupsion... [Vijon në faqen 4]
Vështirësi nga dëbora
Trashësia e dëborës, pas maleve, mbuloi dhe luginën e Drinit të Zi.
Në luginë ajo dje nuk i kalonte të 20 cm. Në fshatrat malore shkon deri në 50 cm., kurse në lartësitë e Tërnovës i është afruar metrit.
Dëbora e mirëseardhur për burimet ujore, që lidhen me të sotmen e prodhimit të energjisë elektrike dhe me të nesërmen e burimeve ujore për bujqësinë, është njëkohësisht e padëshiruar për fshatarët sidomos, për vështirësitë që duhet të përballojnë vështirësi që lidhen me ushqimin e ditës.
Vështirësi ka krijuar dëbora veçanërisht në transport. Dje nga Peshkopia nuk u nis asnjë mikrobus. Vonë, kur u zbut paksa koha, njëri pas tjetrit u nisën drejt Tiranës 5 autobuza të paisur me zinxhirë e të drejtuar nga shoferë me përvojë. Në mesditë nga Tirana arriti në Peshkopi autobuzi i postës, i cili solli shtypin.
Dëbora vazhdon të bjerë. Rrugët vazhdojnë të jenë të hapura. Edhe shërbimi telefonik ka qenë i rregullt dhe ka punuar.
ABDURRAHIM ASHIKU
Çudia më e madhe: nuk ka korrupsion!
Konferencë shtypi në Agjencinë Kombëtare të Privatizimit
Kryetari i Agjencisë Kombëtare të Privatizimit, Niko Glozheni e filloi deklaratën e tij për shtyp duke u kërkuar ndjesë gazetarëve të pranishëm për moskomunikim të vazhdueshëm me masmedian dhe sidomos për neglizhimin e dhënies së informacionit rreth këtij problemi madhor.
Sipas tij denoncimet nga organet e shtypit për allishverishe e korrupsion në procesin e privatizimit nuk ishin gjë tjetër veçse spekullime, dizinformime të opinionit publik. Madje, zoti Glozheni ish i mendimit për të mos e dramatizuar gjënden. Informimin e gazetave dhe të gazetarëve nga njerëzit e thjeshtë ai e quajti të pasaktë, me nëntekstin mjaft të lexueshëm «informacione të tilla janë e bëhen me qëllime denigruese».
Tashmë opinioni është njohur me praktikën e tronditëse të privatizimit. «Zjarri» më i madh dhe më i paparëshëm është ai i privatizimit të pasurisë kombëtare. Ajo është shpërdandë po shpërndahet sipas programit të PD-së, duke favorizuar anëtarët e simpatizantët e saj jo të gjithë. Natyrisht thelat më të mëdha po i hanë qeveritarët, drejtuesit kryesorë të PD-së në qendër e në rrethe të cilët privatizimin e kanë parë si sektorin më të pazëvendësueshëm për të mbushur xhepat. Por çudia më e madhe e Konferencës së djeshme ish deklarimi i zotit Glozheni se gjatë vitit 1994 nuk ka patur korrupsion(!) Ai bëri përpjekje të bindte gazetarët se në kushtet e organizimit të bordeve është absolutisht e pamundur të favorizohen individë të veçantë. Po a mund të bindet kush se bordet e privatizimit të ngritura nga PD-ja dhe me përfaqësues të saj të bëjnë privatizimin mbi baza të ligjit? A mund të tërhiqet njeri që më dhjetra e dhjetra objekte të ngritura me djersën e popullit përjetësisht të morën për një copë bukë, duke lënë me gishtë në gojë të gjithë ata që u flakën në rrugë të madhe?
Zoti Glozheni solli vetëm dy raste që dyshohet për korrupsion, por që Kontrolli i Shtetit i Blerim Çelës ish tërhequr për mungesë faktesh. Pra sipas tyre nuk mund të bëhet fjalë kurrë për allishverishe e korrupsion. Asgjë, vetëm arë i kulluar. Pjesmarrjen e përfaqësuesve të rendit publik, të shikasve dhe të drejtuesve më të zellshëm të bordet e privatizimit, drejtuesit i Agjencisë së Privatizimit e quajt organizëm shtetëror dhe jo siç është realisht, mekanizëm i Partisë në pushtet për të manipuluar vetveten e për të menjanur popullin nga një e drejtë e ligjshme. Pyetja që është bërë dhe do të vazhdojë të bëhet është edhe drejtpërdrejtë: Kush i mori objektet e ndryshme si punishte, hot. e ndërmarrjet prodhuese të vogla, ato të ndërtimit, automjetet e makinat e mëdha të transportit, anijet e peshkimit dhe ato të tonazhit të lartë etj. etj.? Në Konferencën për shtyp nuk doli asgjë e qartë, edhe pse gazetarët bënë pyetjet që godisnin gatit në një pikë: ç’po bëhet me këto pasuri të ngritur me mundim për 50 vjet?
Nuk ka asnjë dyshim se procesi i privatizimit edhe për këtë vit do të vazhdojë të bëhet ashtu si deri më sot, në mos më origjinal, po të vihen në jetë ajo që Presidenti Berisha e cilësoi 1995-ën vit të privatizimit.
Prokuroria shpall arrest për tre drejtorë, policia thotë se janë zhdukur
Malësi e Madhe
Së paku tre urdhëra arresti janë lëshuar që para pak ditësh nga prokuroria e Malësisë së Madhe, bërë ditës një burim i besuar, ku konkretisht arrestimi i tre drejtorëve të tre rretheve Urbërorë kanë dëgjuar sipas hallit dosja e përpjekjeve të zbuluara në lidhje me të zbatuar. Burimi thekson se janë arrestuar në lidhje kanë abuzuar e shpërdoruar miliona lekë dhe këtyre muajve. Mirëpo policia bën me dije se drejtorët e kërkuar për t’u arrestuar nuk janë gjetur, dhe janë zhdukur. Dukët disi i çuditshëm urdhër arresti për këtë drejtim të akuzuar për abuzime sot, kur para pak muajsh vetëm, Burimi i dha konkluzionet e shtetit në këtë rreth dhe pasqyrat për punë të mirë që është bërë.
MUSA KURTULAJ
Një qytetari i grabisin mbi 100 mijë marka
Një sulm banditesk përfundoi me një gjab të 10 të vogël, grabitjen e mbi 100 markave.
Ishte një qytetar nga Malësia e Madhe, i cili rreth orës 21 të mbrëmjes të së mërkurës, u sulmua rrufeshëm nga persona të panjohur në zonën e Bajzës. Në pak sekonda këtij i grabitën shumën e gjithsej markave që kishte me vete, e cila arrinte mbi 100 mijë marka. Flihet se të grabiturin edhe e kanë plagosur me mjete të forta e shkrepinj gome. Në prokurorinë e këtij rrethi, thënë se policia është vënë në kërkim, por ç’është bërë deri tani nuk kishin njoftime të reja, sepse disa tyre nuk punojnë linjat telefonike për këtë të lidhur me policinë.
Korrup. i -Zëri i Popullit-
Tragjedi që burojnë nga krimi i organizuar
Vlorë
Ka disa ditë para dhe pas Vitit të Ri, qytetarët vlonjatë po ndjejnë pasojat e tragjikëve të krimit ordiner, i cili po bëhet tepër shqetësues.
Dy ditë para Vitit të Ri në rrugën kryesore Vlore-Skelë goditet me armë zjarri dhe plagoset futbollisti i «Flamurtari» Gjergj Dema dhe vëllai i tij, Kjo ngjarje solli indinjatë publike tek të gjithë qytetarët. Precedenti përbën rastin e një krimi të rëndë. [Vijon në faqen 2]
Përpara, përderisa futbollisti Gjergj Dema gjendet pikërisht në këmbë, duke mos qenë në dyshim dhe penguar karrierën e tij, me pasoja në perspektivë. Kjo ngjarje u pasua me një krim tjetër akoma më të shëmtuar. Në shkallët e varrezave të dëshmorëve po dje, në orën 18.30 nga një veturë
Peshkopi
Vështirësi
KORRIGJIM GABIMI
Në kryeartikullin e numurt të djeshëm të gazetës sonë të titulluar «Grupi parlamentar i PD-së drejt përçarjes së plotë», paragrafi i katërt, fraza «deputetët që mbrojnë luftën kundër korrupsionit» të lexohet: «deputetët që, për të larë hesapet midis klaneve në PD, pretendojnë të mbrojnë luftën kundër korrupsionit».
Kërkojmë ndjesë për këtë gabim teknik i cili, me qenë e një rrëshqitje, i lepta fjalë një kuptim tjetër.
REDAKSIA