08/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

8 janar 1995

PARTIA SOCIALISTE ËSHTË PËR NJË PRIVATIZIM TË GJERË E TË SHPEJTË, TRANSPARENT, TË MBËSHTETUR NË LIGJE DHE PA KORRUPSION

- Deklaratë e zëdhënësit të PSSH - Pardje në selinë e Partisë Socialiste të Shqipërisë erdhi një njoftim i shkurtër nga Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës, në të cilin kërkohej pjesëmarrja në «një konsultë mbi letrat me vlerë», të zëvendëskryetarit të PSSH, Dr. Servet Pëllumbi dhe anëtarit të KP Drejtues të PS, Dr. Shkëlqim Cani, konsultë që do të zhvillohet ditën e hënë në Presidencë. Lidhur me këtë, zëdhënësi i PSSH është i autorizuar të deklarojë: PSSH ka ndjekur dhe ndjek me vëmendje dhe përgjegjësi ecurinë e reformës ekonomike në Shqipëri dhe sidomos procesin e privatizimit si element thelbësor i saj. Ajo ka shprehur shqetësimin për mënyrën se si është kryer deri tani ky proces, ku evidentohen në mënyrë të dukshme paaftësia, mungesa e efektivitetit ekonomik dhe korrupsioni galopant. Qëndrimet e PSSH ndaj këtij problemi janë bërë tashmë publike si nga qëndrimet e deputetëve të saj në Parlament, ashtu edhe nga Programi themelor i PSSH, publikuar kohët e fundit. PSSH e ka shprehur gatishmërinë e saj për të kontribuar procesit të privatizimit, duke e bazuar atë në ligje dhe në një strategji të përpunuar shkencërisht. Por pushtetarët e PD-së janë përgjigjur me mospërfillje ndaj alternativave tona dhe me grabitje të pasurive të shumta nëpërmjet zinxhirit korruptiv. Në konsultën e ditës së hënë për letrat me vlerë të organizuar nga Presidenca, përfaqësuesit e PSSH nuk do të marrin pjesë për arsyet e mëposhtme: Së pari, këtë konsultë e konsiderojmë si një veprim demagogjik me synimin për të fituar kapital politik, si një fillim të fushatës elektorale dhe si një përpjekje për t’u treguar si «bamirës» të mëdhenj të shqiptarëve, duke tundur para tyre një program privatizimi që detyrë ka vetëm… Së treti, për jetën politike shqiptare një problem kardinal sot është bërë e Shqipërisë me ligjin themelor të shtetit, Kushtetutën, e cila, veç të tjerash, do të sanksiononte shenjtërimin e pronës private. Tashmë është i njohur qëndrimi destruktiv dhe imponues i PD-së në tryezat e rrumbullakta të partive për një problem të tillë kardinal, gjë që ngushton hapësirat e nismave të tjera dhe i kthen ato në propagandë demagogjike, sipas interesave politike të organizatorëve. Së katërti, ne nuk bëhemi ortakë në këtë iniciativë, pasi përvoja e deritanishme e qeverisjes së PD-së ka treguar se nuk ka asnjë garanci që edhe në të ardhmen nuk do të ketë korrupsion, vjedhje, shpërdorim e keqadministrim të pasurisë kombëtare. Edhe zhvillimet e fundit brenda PD-së tregojnë se ajo dhe vetë Presidenti Berisha janë të dështuar në luftën ndaj korrupsionit, të cilin e kanë quajtur me qeverisjen e tyre. Së pesti, Rruga më e drejtë është përgatitja e një strategjie të përgjithshme për privatizimin në shkallë të gjerë, që do të realizohej mbështetur në ligje, me transparencë dhe efikasitet ekonomik dhe duke i mbyllur shtigjet korrupsionit. Kjo strategji duhet të diskutohet e miratohet në Kuvendin Popullor, ku forcat politike që përfaqësohen të mund të shpalosin pikëpamjet dhe alternativat e tyre. Edhe sikur nisëm e fundit e Presidencës të ishte e sinqertë, qoftë edhe për fillimin e procesit të privatizimit me letra me vlerë (rëndësia, mënyra, kohëzgjatja etj) do të ishte kërkesë minimale e seriozitetit të kësaj konsultë që në dispozicion të të ftuarve, rreth të cilëve mund të përfshinte edhe… …të organizuar nga Presidenca, përfaqësuesit e OSSh fushatës elektorale dhe si një përpjekje për t’u treguar shqiptarëve me mëndjen të shqiptarëve, duke tundur para tyre një “çek” të ri të bardhë, atë të letrave me vlerë. Së dyti, populli nuk i beson këto premtime të përsëritura dhe premtimeve të tjera të këtij lloji në këtë fillim viti, për privatizimin në masë të gjerë dhe me anë të letrave me vlerë. Viti 1994, viti i tretë i qeverisjes së PD-së, nuk është “viti i privatizimit të gjerë”, siç kishte premtuar Presidenti Berisha edhe para një viti, por në të kundërtën, u karakterizua nga një privatizim i bazuar në kritere politike, administrative, që stimuluan dhe u shoqëruan me vjedhjen, korrupsionin dhe diferencime të theksuara sociale, në vend të një privatizimi të ligjshëm, të bazuar në kritere ekonomike, efektiv dhe … Edhe sikur nëse fundi e procesit të privatizimit me letrat të ftuarve, rreth i të cilëve mund të përfshinte edhe parti parlamentare, të viheshin materiali i përgatitur prej ekspertëve. Së fundi, PSSH, duke mbështetur procesin e privatizimit dhe me metodën e letrave me vlerë, është e aftë që, duke ardhur në pushtet me votën e lirë të popullit, të garantojë ecurinë e reformës ekonomike dhe një privatizim në praktikë transparent, efektiv, të ligjshëm dhe social. Alternativa e PSSH për t’i bërë të gjithë shqiptarët me pronë, alternativë që tashmë është bërë e njohur, do të konkretizohet me tej në programin e saj elektoral.

Të premten, seancë nulriçuese për «gropën e zezë ARSIDI»?!

TANXHENTOPOLI NE GJYKATEN E TIRANES 1 - Gjykata vendos të dëgjojë si dëshmitarë Genc Rulin, Osman Shehun, Edmond Spahon, Ylli Çabirin, Gramoz Pashkon, Emin Mysliun, Fatos Nanon etj. 2 - Xhyheri lirohet nga akuza e përvetësimit të 16 mijë dollarëve. Llogaria është shtetërore 3 - Akuza mbështetur vetëm në thëniet e dëgjuara të Arsidit! Arsidi, mashtrues, bamirës, apo pastrues parash të pista? 4 - Avokatët kërkojnë si dëshmitarë Arsidin, Simon Carteran, personazhet e Osman Shehut dhe «avokatin» Agim Bendo Vazhdoi dje për rreth tetë orë në gjykatën e Tiranës hetimi gjyqësor në procesin e njohur si «skandali Arsidi». Nëse akuza e dëgjuar një ditë më parë, ishte e rëndë dhe e mbështetur kryesisht në veprimet hetimore të një jo-kotni?ni të përbashkët franko shqiptar, konsideruar si i pambështetur në Kondin e Procedurës Penale Shqiptare si dhe në thëniet e «francezit» Nikolas Arsidi që konsideruar nga ai si i vetmi dëshmitar jo si null, pa vlerë, as kush nuk beson se që dje një pjesë e saj do të binte. Dyshimet u shfaqën që kur zoti Qeleshi lexoi aktakuzën. Ato i referohen sa një veprimi matematik aq edhe një logjike të he-kurt biznesi për një moment tej konfuz të aktakuzës. Kështu më 21 dhjetor 1991 Banka Tregtare Shqiptare ka ur-dhëruar Xhiro Centrale Vjenë të paguajë për llogari të Nikola Arsidit 640 mijë dollarë në Xhenaral Bank Luksemburg. Arsidi me 30 dhjetor 1991 në Luksemburg hap llogari për Tartarin dhe sipas një marrëveshje të mëparshme derdh për të 160 mijë dollarë. Në 13 mars 1992 pa u kryer më derdhje në llogari të tij Arsidi i jep Hotit në Luksemburg 650 mijë dollarë për t’i depozituar në llogarinë që ai kish hapur më parë për të. Pra, Arsidi brenda një periudhe kohore prej tre muajsh merr 640 mijë dollarë dhe jep 810 mijë të tillë. Është një diferencë prej 170 mijë dollarësh në dëm të tij ndërkohë që pagesa tjetër për favor të tij është bërë në shumë 1 mijë dollarë gati 40 ditë më vonë. Nisur nga kjo shumë të thuash vetëm se edhe kambisti më i thjeshtë shqiptar nuk të fal 100 dollarë është 170 mijë për një muaj pa asnjë përfitim si del nga pretendimi i francezit, lexuar nga prokuroria e Tiranës, se ai ka kthyer shumat. Pra, ose Arsidi gënjen ose është bamirës (por që kërkon honorare) ose ai ka pastruar paratë e tij të natyrisht vinin erë. Cila nga këto do të jetë? Ndërkohë dje, dëshmitarë të akuzës rrëzuan një pjesë të saj që lidhje me Adrian Xhyherin si dhe sollën në sallë imazhin e procesit të mëparshëm që mbeti larg provimit të përvetësimit të 1.6 milion dollarëve, kjo edhe për faktin vetë faktin se gjithçka që lidhet me këtë akuzë është mbështetur tek Arsidi që ka dërguar para gjykatësve të Tiranës thëniet e tij. Zhaneta Tole, punonjëse në BKT dega e marrëdhënieve me jashtë, u thirr e para për të dëshmuar para gjykatësve. Shefja e sektorit të kontabilitetit në BKT tregoi se në shkurt të 1993 ka mësuar se në tetor të 1992-shit ka mbërritur në BKT në adresë të Adrian Xhyherit një shumë prej 16 mijë dollarësh që qëndronte aty prej katër muajsh pa u kryer asnjë veprim. Sipas saj kjo shumë kish mbërritur pa veprime origjinale, pa konfirmim nga banka ndërmjetëse, Xhiro Centrale Vjenë, lidhur me këtë pagesë, dhe konferma e ardhur mbart fjalët: «Nga Banka e Shtetit nëpunësi Adrian Xhyheri urdhëron dërgjen në favor të Bankës Tregtare. Pra pagesa ka qenë nga Banka e Shtetit në favor të bankës tregtare që është përfituese e shumës së derdhur në llogari shtetërore e jo në llogarinë private të Adrian Xhyherit. Çdo gjë u shfaq e tillë pas vërejtjes së konfirmës bankare në dosje e përkthyer në shqip dhe interpretuar të zonjës Tole. Kjo e fundit nuk qe njohur gjatë procesit hetimor me përkthimin që e ka bërë zotin Xhyheri nga «urdhërues» përfitues» të shumës 16 mijë dollarë. Pas kësaj dëshmie mbi Xhyherin (Vijon në faqen 5) … depozituar në llogarinë që ai kish hapur | … muar para gjykatës. Shefja e sektorit |

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Holbruk në Tiranë

Nënsekretari amerikan i Shtetit, Riçard Holbruk, bëri një vizitë në Tiranë, në kuadër të turneut të tij në Ballkan. Nënsekretari amerikan i Shtetit, Riçard Holbruk, bëri një vizitë në Tiranë, në kuadër të turneut të tij në Ballkanik. Ai erdhi në Tiranë pas vizitës në Athinë dhe të dielën do të takohet me presidentin e ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Gligorov, siç pohol ai. Në një konferencë shtypi të organizuar dje paradite në mjediset e ambasadës amerikane në Tiranë, para takimit me presidentin Berisha dhe ministrin e Jashtëm Serreqi (?), ai shprehu kënaqësinë për vizitën në Shqipëri duke shtuar se SHBA po bën ç’është e mundur për të mbështetur demokracinë dhe zhvillimin në Shqipëri. Ai tha se do të ndihmojë rritja e numrit të korpusit amerikan të Paqes në Shqipëri dhe se javën tjetër do të nënshkruhet në Uashington një traktat dypalësh për investimet. Lidhur me marrëdhëniet me dy vendet e tjera të she (?), ai ka qenë dhe Shqipërisë në 2-3 … … për të cilat ai tha se kishte diskutuar me qeveritarët grekë dhe se ekzistonin disa probleme të rëndësishme midis Greqisë dhe Shqipërisë, veçanërisht çështja e katër të burgosurve të OMONIA-s. Në të njëjtën kohë theksoi ai qeveritarët grekë e kishin siguruar atë se, ata (Athina) dëshironin marrëdhënie normale me Shqipërinë, që kohët e fundit janë dërguar atasheun ushtarak në Shqipëri. “Ata gjithashtu më garantuan mua se kufiri ndërmjet Shqipërisë e Greqisë është përçaktuar përfundimisht dhe nuk ka ndonjë dyshim përsa i përket kufijve ekzistues.” Zyrtari Amerikan u takua me Presidentin Berisha dhe ministrin e Jashtëm Serreqi. Berisha i tha mikut amerikan se do të dëshironte më shumë investime Amerikane në Shqipëri. Marrëdhëniet me Serbinë dhe Malin e Zi Berisha i kushtëzoi me publikimin e Kosovës. Lidhur me marrëdhëniet ndërmjet me Greqinë Berisha u shpreh se është për dialog dhe se çështja e 5 minoritarëve lidhet me mbrojtjen e të drejtave të një shteti. … (Vijon në faqen 6).

Me industri të paralizuar dhe... me tregti të zhvilluar(!)

Me rreth 100.000 banorë, me një shumë se 4 mijë vetë në asistencë e përkrahje shoqërore, rreth 5 mijë të papunë të regjistruar në bashki, shifër kjo që vërteton të jetë reale, (nga burime të tjera mësojmë se numri i të papunëve në këtë rreth është mbi 15 mijë me një rini që perspektivën në të shumtën e rasteve e sheh jashtë, Durrësi është një qytet që praktikisht nuk zhvillohet asnjë lloj industrie. Privatizimi i ndërmarrjeve vazhdon të zhvillohet me shumë ngadalësi. Ka raste kur një ndërmarrje që rri për muaj të tërë në gjendje ankandi duke u shkatërruar krejtësisht. Një gjë e tillë është vërtet dëmtuese për qëllimin përfundimtar të procesit të privatizimit e ndërmarrjeve të tyre. Por edhe aty ku ka përfunduar privatizimi, ndërmarrjet janë pothuajse të shkatërruara, madje vërtetë me … pjesë e mirë kanë blerë … (Vijon në faqen 6).

Ç’mund të bëjë politika mbi një drejtësi të varur!

Intervistë e Kryetarit të Gjykatës së Kasacionit, zoti Zef Brozi, dhënë redaktorit Hamdi Jupe ZEF BROZI: «Jo më kot SHIK-u, kur do të gjykohej çështja e FATOS NANOS, përhapı thashethemnajën se në Gjykatën e Kasacionit janë dhënë për FATOS NANON pesëqindmijë dollarë... Unë vërej se disa mekanizma shtetërorë u munduan të bëjnë presion mbi Gjykatën, mbi gjyqtarët dhe mbi Zef Brozin» - Zoti Brozi, duke gjykuar se lexuesit i njohin disa aspekte të çështjes për të cilën ju jeni vënë në qendër të opinionit dëshiroj të hyjmë menjëherë në temë. Përse u akuzuat tuaj për shkeljet ligjore në procesin ndaj qytetarit grek u bënë publike nga ana juaj dhe ju kërkuat të vihen para përgjegjësisë personat përkatës, vetëm pasi Prokurori i Përgjithshëm kërkoi heqjen e imunitetit tuaj, dhe jo më parë? - Së pari dua t’ju falënderoj për intervistën që kërkoni të merrni. Lidhur me pyetjen që më bën dua të sqaroj se kërkesa e Prokurorit të Përgjithshëm për heqjen e imunitetit tim më datën 29 dhjetor, është bërë e njohur për mua më datën 29 dhjetor rreth orës 11, nga telefonata që më bëri … deputetë. Akuzë që bëhej ndaj meje ishte një akuzë e turpshme, e hedhur me fshehtësi të madhe në tavolinat e deputetëve, pavarësisht në çastin që u kërkohej të votohej turpëruan në atë fundvit, atë ditë kur, pa pritur votën e Parlamentit, Prokurori i Përgjithshëm kishte gati edhe fletë arrestin për Zef Brozin. - Më falni, e kini të saktë këtë? - Kjo është shumë e saktë, sepse edhe në shtyp është konstatuar që më 29 dhjetor edhe mikrobuletini i policisë priste para gjykatës së Kasacionit dhe punonjës të tjerë të SHIK-ut vërtiteshin rreth Kasacionit. Dhe nëse unë sot nuk jam në burgun e Tiranës, kjo vjen edhe nga komunikimi im me shtypin. Aktakuza e prokurorit ishte rrjedhojë e shkakut të … … të lëvizë në rritje të inskenimeve dhe intrigave dhe të kurtheve që janë munduar t’i shkaktojnë kryetarit të Kasacionit. - Të vijnë tani te pyetja konkretisht. Kritikat e mia për shkeljet procedurale të gjykatës së qytetarit grek u bënë atë ditë, sepse atë ditë unë mora vesh se Vendimi i Gjykatës së Kasacionit për prishjen e vendimeve të gjykatave të rrethit dhe të apelit lidhur me shtetasin grek nuk u ka pëlqyer disa dhe u ka ngjallur frikë. Pasi u bindën se ajo çështje ishte një trillim, një intrigë ndaj një investitori të huaj në Shqipëri. Ju thatë se e pata vendimin e Gjykatës së Kasacionit më datën 29 dhjetor. Kur firmosët shkresën për lirimin e tij, ju nuk e kishit parë vendimin e Gjykatës së Kasacionit? - Jo, vendimin e shkruar më datën 22 nëntor nuk e kisha parë, sepse më 23 nëntor u deklarua gjyqësisht dispozitivi i vendimit të Gjykatës së Kasacionit e gjyqtarët e vendimit e zbardhën, së vendimi u zbardh me e palët dy javë. Rasti kësaj procedurë … në praktikën e kësaj konfirmimi … i gjykatës është bërë komunikimi dhe në rastin konkret. Do të ishte shkelje e rëndë … ruaj që në rastin e marrjes së vendimit. (Vijon në faqen 4)

LEXONI NË FAQEN 3

Prof. Dr. REXHEP MEJDANI: «Është e lehtë të «mohosh», të shkatërrosh por është tepër e vështirë të «pohosh» të ndërtosh» Dr. i shkencave BESNIK BARAJ: «Arsimi i popullit është investim qindra vjeçar...»

LAJMERIM

Për … e martë datë 10 janar 1995 me orën 11 fillon punimet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues … Anëtarët e Komitetit Drejtues … marrin masat për pjesëmarrjen. KRYESIA E FIERIT