10/01/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 janar 1995

DEMASKIMIN E «SKNDALIT ARSIDI», NUK MUNDT’A BËJNË NIERËZIT E PRESIDENTIT

NJOFTIM I ZËDHËNËSIT TË KRYETARIT TË PSSh-së Lidhur me vendimin e trupit gjykues të «Çështjes Arsidi», për të thirrur si dëshmitar në proces z. FATOS NANO, zëdhënësi i tij është i autorizuar të bëjë të njohur këtë qëndrim të Kryetarit të Partisë Socialiste të Shqipërisë: — Autorët e vërtetë të këtij skandali ndodhen në Tiranë. Zot NANO i rekomandon trupit gjykues t’i kërkojë dëshmi dhe faktet për këtë nga Kryetari i Gjykatës së Tiranës deri tek Kryetari i Shtetit. — Skandali «Arsidi», është një nga shfaqjet kulmore të korrupsionit politik-financiar të rre-gjimit të Berishës. Zbulimin dhe demaskimin e tij nuk mund ta bëjnë njerëzit të njohur si prokurorë dhe gjyqtarë presidencialë. — Lufta reale kundër korrupsionit nuk mund të zhvillohet nga një prokurori e instrumentalizuar për të goditur kundërshtarët politikë dhe as nga një gjykatë që mbahet nën tutelën e regjimit. Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, FATOS NANO, do të vazhdojë të denoncojë skemat e Berishës, për të ndërsjellë kontrollorët e Shërbimit të Kontrollit të Shtetit dhe prokurorët e gjyqtarët e «oborrit» ndaj tij dhe opozitës.

Partia Socialiste nuk bën orakullëk në kurriz të mundit të popullit

Dje, siç u bë e ditur nga televizioni, presidenti i republikës Z. Sali Berisha zhvilloi një takim me përfaqësues të partive politike, të cilët konsultoi mbi lëtrat me vlerë. Në këtë konsultë përfaqësuesit e Partisë Socialiste nuk morën pjesë. Arsyet e mospjesëmarrjes u janë bërë të njohura lexuesve dhe opinionit publik nëpërmjet Deklaratës së zëdhënësit të PSSh, botuar në Zërin e Popullit më 8 janar 1995. Duke dëgjuar, qoftë edhe aq sa u bë e njohur nëpërmjet televizionit, komente dhe interpretime e presidentit për mospjesëmarrjen e përfaqësuesve të PS-së në mbledhje, nuk mund të mos konstatojmë se pas «akuzë» qarjes së tij ka formalizëm, demagogji, dhe mospërfillje për PS-në dhe opozitën në tërësi, të shfaqura në vazhdimësi e për çështje madhore të demokracisë në Shqipëri. Në këtë vazhdë, është, në përmbajtjen e saj, edhe ftesa e tanishme e për «konsultë» për letrat me vlerë. Privatizimi është akti më i rëndësishëm, më esencial e më i ndjeshëm i reformës ekonomike, i shndërrimit të të shpronësuarve në pronarë të ligjshëm. Për këtë arsye PS e ka shpallur, që në ditët e para, në programin e vet, qartë dhe prerë, alternativën për një privatizim të gjërë e të shpejtë, por transparent, të mbështetur në ligje e pa korrupsion. Në përputhje me këtë alternativë, PS ka ndjekur në vazhdimësi e me këmbëngulje, në pozicionin e një opozite konstruktive, ecurinë e procesit të privatizimit dhe korrupsionin galopant mungesën e një strategjie të qartë të privatizimit që e kanë shoqëruar atë. Faktet për këtë janë të panumërta. Pakënaqësitë dhe zemërimi i njerëzve janë masive. Ato nuk mund të mbulohen kurrësesi nga shifra euforike e të rrumbullakosura, që raportohen nëpër konferenca e mbledhje. Më shumë për ecurinë e privatizimit në këto vite të qeverisjes së PD-së. Pas tyre shtrohet pyetja: Kush janë pronarët e rinj shqiptarë? A janë vërtetë ata që duhet të ishin e të gëzonin në mënyrë të ligjshme pronat, apo zyrtarët e PD-së dhe qeveritarët së ëm., më të «zotët», ryshfetxhinjtë e të korruptuarit? U desh të kalonin kaq vite reforma, u desh që korrupsioni e padrejtësitë edhe në privatizim të bëheshin gjarpër, e të gërryenin në mënyrë shkatërrimtare ekonominë, që presidenti të kujtohej për një tryezë të tretave me vlerë» me partitë politike. Përse vallë, për t’i bërë ato tani bashkëfajtore të allishverisheve të pafalshme në dëm të interesit të punonjësve? Përse u kujtuan kaq vonë o me kaq nxitim për t’iu përgjigjur padishmërisë që Partia Socialiste i ka shfaqur e manifestuar për të kundërkuar si për të gjitha çështjet e mëdha, edhe për privatizimin? Apo për orakullëk përpara shkatërrimit që është bërë e mund t’i bëhet në sy të anarkisë, e qeverisjes së dështuar të PD-së, pasurisë kombëtare? Duke mos pranuar këtë «tryezë» «shtruar» këtë radhë, nuk do të thotë asaspak se PS nuk do të lufojë nga pozicioni i saj me të gjitha mje- tet dhe rrugë demokratike që pro- gram i saj, thellësisht demokratik, i njohur publikisht për privatizimin, ya dhe për letra me vlerë të gjerë, «apësira të mëdha në realitetin shqi- ptar sepse është ky program që ia përgjiqet më mirë interesave të pu- nëonjësve tanë. qartë dhe prerë, alternativën për një jetë privatizim të gjë- rë e të shpejtë, por transparent, e alternativë, PS ka ndjekur në vazhdimësi e me shqetësim, në pozicion e në opozitë, zgjidhje konstruktive, ecurinë e procesit të privatizimit, në kuadrin e tër- zhvillimeve të reformës ekonomike. Ka ngritur me forcë zërin për de- formimet dhe shtrembërimet serioze, që janë shfaqur në këtë proces kaq thelbësor e kaq jetik, që lidhet me aspiratat, me të sotmen e me të ar- dhmen e njerëzve tanë në ekonomi- në e tregut. Fjalia nuk është thjesht për java- shkëzimin e zvarritjet e mëdha, por për më tepër, për padrejtësitë, ab-

RRITJE ÇMIMESH QË CËNOJNË DREJTPËRDREJT NIVELIN E JETESËS SË NJERËZVE

Rriten tarifat e transportit Efekti i ngritjes së çmimit të nënpodukteve të naftës: Në këtë vit po të udhëtosh me mjete transporti, kushton më shtrenjtë se më parë. Është ky fillim janari që i ka bërë nevojat të shtojnë më shumë para nga xhepi për të siguruar biletën në sportelet. Kjo ka ndodhur për shkak të ngritjes së çmimit të nënpodukteve të naftës pa ta cilën asnjë mjet transporti nuk mund të lëvizë. Ja si paraqiten ato në pasqyrën e mëposhtme: nr. Emërtimi Çmimi në lekë Rritja në përqindje Ishte Bëhet 1. Biletat urbane 5 lekë 7 lekë 40 përqind 2. Abonete 120 160 33 3. Abone për studentët 60 80 33 4. Transporti hekurudhor 20 5. Transporti interurban 15 6. Biletat e lëvizjes së udhëtarëve me tren: - Tiranë - Pogradec 123 lekë 147 lekë - Tiranë - Shkodër 79 97 - Tiranë - Vlorë 108 129 - Tiranë - Ballsh 108 129 - Tiranë - Durrës 36 43 - Tiranë - Elbasan 86 104 - Tiranë - Fier 93 113 - Tiranë - Lezhë 62 74 - Etj. etj. Këto janë rritjet e tarifave të transportit, ose thënë më qartë; çmimet e reja të biletave të vëna në qarkullim më 1 janar 1995. Në Ministrinë e Transporteve, Tregtisë dhe Bashkëpunimit me Jashtë të thonë se nuk kemi se çfarë të bëjmë sepse u rrit çmimi i karburantit. Madje, vazhdojnë më poshtë ata, ne bëmë vetëm llogaritjet se përqindja e rritjes na erdhi direkt nga Qeveria. Përse Qeveria nuk u spjegon njerëzve se përse bëhen këto veprime, apo niset nga mundësia se tani njerëzit nuk kanë më nevojë për komente qeveritare ?! Pyetja që shtrohet sot është: a është ky kufiri i fundit i rritjes së çmimeve që janë nën kontrollin e qeverisë? Përgjigjja është: priten rritje të tjera çmimesh. Kjo për faktin se këto aktivitete subvencionohen (në një përqindje të caktuar) nga shteti dhe sipas programit ekonomik të qeverisë demokratike buxheti i Shtetit do të shkojë drejt shkurtimit në minimum të këtyre subvencioneve. Subvencionet shtetërore duhet të shkojnë në zero. Ky është qëllimi final. D. KOLA

Edhe një tjetër kambist i vrarë

Panik në SHKODER: Kambistët janë vënë në shënjes- trën e grabitësve. Rasti më i fun- dit është ai i orëve të mbrëmjes të ditës së shtunë, kur u vra krye- tari Fatmir Drishti, 1 moshës 44 vjeç. Ngjarja e dhimbshme, ka ndodhur rreth orës 18 në një rrugicë pas stadiumit «Vojo Kushi». Siç e tregojnë dëshmitarët Fatmiri së bashku me bashkëshorten, po shkonte në shtëpi. Në këtë kohë janë gjendur të rrethuar nga tre persona me maska, të cilët u kanë kërkuar paratë. Pasi u kanë marrë çantën, kanë hapur zjarr me pisto- letë, duke lënë të vrarë të ndjerin Fatmir, babain e 3 fëmijëve. Vra- sësit u larguan në drejtim e pa- ditur. Fatmiri ka punuar për disa mu- aj si refugjat në Greqi. Me ato pak para që arrini të fitonte atje, ndër- toi së bashku edhe me të afërm të tij një kioskë në qendër të qytetit në të cilët ushtronte kambizmin. Ky është rasti i tretë në Shko- (Vijon në faqen 4)

Tre të vrarë dhe dy të plagosur në 24 orë

Këto ngjasin të nesërmen e Konferencës për shtyp të ministrit Musaraj - Vrasja e parë ndodhi në datën 4 janar rreth orës 18,00. Viktima është 27 vjeçari Fredi Golemi. Fletë- shi është vrarë për motive hakma- rrjeje nga persona të pasidentifiku- ar, siç njoftoi kanali lokal në na- tional. Mbërrin 10 plumba në plagë- sor dhe dy kalimtarë të rastit. Vrasja e dytë ndodhi në datën 5 janar, pak kaluar 24 orë nga vrasja e parë së shtunën. Të vrarët janë njëri 18 vjeç dhe tjetri 19 vjeç. Vrasësi dhe shoku i tij janë shoqë- ruar për hetim paraprak. Megjithë- se krimi u krye në sheshin e mo- shës, e dyshuar për vrasjen është një vajzë e re. Vrasësi u ndaluan nga organet e poli- cisë. Vrasësi u largua në drejtim të paditur. Policia u ndod në vend- ngjarje rreth 1 orë pasi u krye kri- mi. Këto krime ndodhen pikërisht një ditë pas konferencës së shtypit të zotit Musaraj ku u deklarua ulja e ndjeshme e kriminalitetit. Duhet thënë se qytetarët e Fle- rit i përçollën si një për të zakon- shëm këto ngjarje, mbasi ka shumë kohë që ata janë bërë të ditës dhe rrallë kush është kapur e dënuar. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Gjithë pesha bie mbi qytetarët

SHKODER Çmimi i ri i biletave të udhëtimit me autobus filloi të zbatohet ditën e prem- te. Nga 100 (lekë të reja) që kushtonte bileta për të udhëtuar Shkodër, Tiranë u bë 150 lekë. Kuptohet, po kaq edhe në kthim. Në Shkodër që prej një viti mbi 30 shoferë autobuzash u bashkuan dhe formuan një shoqatë, e cila ka përballu- ar gjatë kësaj periudhe udhëtimet kry- esisht në linjat interurbane. Në kon- taktuan dje me disa shoferë të kësaj shoqatë. Sipas tyre, mbi bazën e tarifave të vëna nga shteti, s’janë ato për ta- ulmin, siguracionin, semaforët, taksën e rrugës çmimi i karburantit etj, që një vit më parë çmimi i llogaritur për një biletë udhëtimi fjalë vjen Shkodër Tiranë, rezultonte 150 lekë. Por e pa- të vendosur autoritetet lokale duke pa- rasysh vështirësitë specifike ekonomike të banorëve të këtij rrethi si dhe ko- nkurrencën me trenin. Kjo bëri që dhe fitimet të ishin simbolike. Tani me rri- tjen e re të çmimeve e tarifave, në bi- letë udhëtimi nga Shkodra në Tiranë llogaritet të kushtojë 185 lekë (të reja) Shoferët pohojnë se duke e bërë në shoqatë aktualisht 150 lekë biletën, fa- ktikisht përsërl i dimë me humbje 35 lekë. Qytetarët mund të mos jenë mirë- informuar për shpenzimet që bëjnë dhe tarifat që paguajnë, ndaj ata shpesh herë si dhe këto ditë vijnë e përplasen (Vijon në faqen 2)

A është kjo e vetmja alternativë?!)

KORÇE Në vitin e kaluar u rrit çmimi i energjisë, druve, ujit, vajgurit, përgjithësisht të gjithë artikujt e domosdoshëm në jetën e popullit, ndërsa domosdoshmërinë nga ana e qeverisë, pavarësisht nga sloganet, ka mbetur në nivelin minimal dhe krejt të pallogaritshëm. Këtë vit, sipari i rritjes së çmimeve, ka nisur me një artikull tepër simbolik, karburantit, që në pamjen e jashtme të le përshtypjen se me të kanë punë vetëm ata që merren me tregtimin e tij, (shoferët apo pronarët e autobuzave), por që në të vërtetë do të pasqyrohet me rritjen e çmimeve edhe të shumë mallrave të tjera ushqimore jo ushqimore, të cilët sot lidhen ngushtësisht me transportin. - E gjitha pesha do të bjerë mbi kurrizin e popullit, thotë një pronar i një pike karburanti në Korçë. Unë, vazhdon ai, do të ruaj fitimet e mia, duke rritur çmimet, se shteti rrit tatimet. Me sa kuptoj unë kjo rritje çmimesh synon mbushë thesin e shpuar të qeverisë, por me sa duket do të kënaqen edhe bosat e karburanteve të vendit. Në stacionin e autobuzave në Korçë gjendja duket disi më e qetë. Shoqata e tyre, për të gjitha linjat e qarkullimit me pikënisje nga Korça, i ka rritur menjëherë çmimet e biletave në masën 15-20 për qind. Kështu psh se bileta për në Tiranë deri para komunikimit të rritjes së çmimit të karburanteve kishte vlerën 2500 lekë (të vjetra), tani e tutje do të jetë 3 mijë. Të- për të tronditur janë pronarët e taksive. Kjo rritje çmimesh, thotë shoferi Guri Andoni, ka për qëllim që taksitë të vihen në tako. Punova dy vjet në Greqi, thotë ai, për ta pasur si mjet jetese atë, por çmi- mi i karburantit këtu është shke- tërrimtar. Kush guxon tani të udhëto- jë me taksi? Kështu pra qeveria që ka rrahur gjoksin vazhdimisht për rritjen e (Vijon në faqen 2)

PESHTJELLIM

VLORË Po mbyllen furra buke që përdorin karburant për pjekje Masa e qeverisë Meksi për rritjen e çmimit të naftës e të benzinës po i jep «frutet» e veta, duke çuar në nivelin e jetesës së popullit që di- tët e para të vitit është krijuar një pështjellim sidomos në transportin e udhëtarëve. Biletat e të gjithë linjave urbane e interurbane kanë pësuar rritje jo të vogël. Madje, siç biseduam me disa shoferë linjash, mendohet që ato të rriten edhe më shumë sepse çmimi aktual i biletës nuk mbulon shpenzimet e mjeteve për karburante plus fitimin e shoferëve privatë. Rri- tja e çmimit të transportit nuk është pasojë e dëshirës së shoferëve dhe as lojë e ekonomisë së tregut, të cilën (Vijon në faqen 3)

«Shkelje serioze të të drejtave të njeriut në Shqipëri»

JUMA RAJT UOC me seli në Nju Jork, Londër e Bruksel: Organizata që qeveritare për të drej- tat e njeriut, JUMA RAJT UOC me seli në Nju Jork Londër dhe Bruksel, bëri raportin e saj mbi respektimin e të drejtave të njeriut gjatë vitit 1994 në të gjitha vendet e botës. Ndër- mjet vendeve ku të drejtat e njeriut nuk respektohen në masën e duhur, bën pjesë edhe Shqipëria. Në raportin e saj prej 382 faqesh përshkruhen shën edhe shkeljet më flagrante të të drejtave të njeriut në Shqipëri vi- tin e kaluar. Ndërmjet të tjerave, në raport theksohet se pavarësisht nga ndryshimet e thella që janë bërë, në këtë fushë sidomos pas vitit 1990, viti 1994 u karakterizua në Shqipëri nga shkelje serioze të të drejtave të njeriut kryesisht në fushat e pava- rësisë së sistemit gjyqësor, lirisë së shtypit, abuzimeve të policisë dhe go- ditjeve ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit. Raporti duke dhënë shembuj kon- kretë të shkeljeve të këtyre lirive, ndalet veçanërisht në problemin gjy- qësor kundër ish kryeministrit shqip- tar dhe kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, ku thekson se procedu- ra para dhe pas gjykimit përmbante shumë parregullsi ligjore, që gjy- qtarët nuk mendoshin se kanë të bëjnë me një proces e falshtë motivi. Përsa i takon lirisë së shtypit dhe (Vijon në faqen 3)

DURRËS

THELLOHEN VESHTIRËSITË

KORÇË

A është kjo e vetmja alternativë?! Në vitin e kaluar u rrit çmimi i ... Piramida e rrënjës së çmimeve po arrin shifra të paparashikuara. Ajo po thellon më tej varfërinë e mijra njerëzve, të cilët janë besuar nga dhurata e parë e qeverisë Meksi për këtë vit të ri. Ja ç’na thonë disa prej tyre: Pensionisti V. Lako: Ne pensionistëve po na shtrëngohet rripi gjith- një e më shumë. Se bashku me prem- timet boshe dhe pagën qesharake që qe na jep qeveria, u prezantuan dhe me rritjen e çmimeve të reja. Çdo rritje çmimi nuk është gjë tjetër veç një shfrytëzim i ri që i bëhet po- pullit hallexhi. Studenti A. Shllaku: Kjo rritje e re çmimesh rëndon më tepër psi- kologjikisht sesa materialisht, sepse janë përndjekur tanë ata që do të mbajnë mbi shpatullat e tyre edhe këtë peshë të re. Problemet e qeverisë nuk mund të zgjidhen me masa anti- humanitare që vështirësojnë jetën e njerëzve. Mund të ish bërë një për- rjashtim për ne. Shoferi V. Canaj: pasagjerët e shumtë janë të indinjuar për këtë barrë të re që rëndon mbi kurriz të tyre. Rritja e çmimit të karburantit u reflektua mbi rritjen e çmimit të biletave dhe kjo jo për fajin tonë. Ne jemi të vetëdijshëm se në këtë mënyrë goditet niveli ekonomik i qy- tetarëve. MIRELA NDINI