- 7 milionë dollarë të vjedhur
- 8 milionë dollarë kredi e bllokuar
- Traktorët janë blerë me çmime dy deri tre herë më të larta
- Kontrolli i shtetit ka bllokuar materialin e kontrollit
Në vend të hyrjes
Shkas për këtë shkrim u bënë fjalët që qarkullojnë prej kohësh në njerëz të ndryshëm, mbi skandalin financiar të blerjes së traktorëve nga kredia greke akorduar Shqipërisë. Ditët e fundit ky problem filloi të përmendet - dhe në faqet e gazetave, gjë që vërteton gjithnjë e më tepër fjalën e popullit se; nuk ka tym pa zjarr. Dhe kështu filloi rruga e mundshme e kërkimit të fakteve për të vërtetuar ato që përfliteshin. Gatishmëria e njerëzve që kishin dijeni për problemin në fjalë për të dëshmuar të vërtetën e lehtësoi punën. Dhe vjen një ditë që tabloja e fakteve dhe ngjarjeve plotësohet në vija të përgjithshme. Atëherë shikon se ndodhesh përpara një skandali financiar, ku përmenden miliona dollarë të humbura a të vjedhur dhe ku implikohen institucione dhe figura të larta të shtetit.
Për të qenë të saktë për shifrat e grumbulluara, redaksia iu drejtua zyrtarisht dikastereve që ishin marrë drejtpërdrejt me këtë problem, për të konfirmuar apo mohuar faktet e hapura ndaj të gjitha institucioneve dhe individëve që kanë njohuri për këtë problem, të bëjnë sqarimet dhe plotësimet e nevojshme në gazetë.
Korniza politike e skandalit
Historia fillon me vizitën e ishkryeministrit grek Konstandin Micotaqis në Shqipëri në 13-14 janar të vitit 1991. Në komunikatën zyrtare shqiptaro-greke të publikuar me këtë rast thuhet ndër të tjera se: «U ra dakort t’ivet menjëherë në dispozicion Shqipërisë nga konsorciumi bankave greke kredi të rikthyeshme prej 15 milionë dollarësh. Gjatë vizitës në Dropull në rrugën e kthimit për Greqi, Micotaqis premtoi edhe 10 milionë dollarë të tjerë kredi për Shqipërinë.
Premtimet mbetën premtime dhe; megjithëse në komunikatën e lartpërmendur përdo-ret fjala “menjëherë” u desh të kalonin gjashtë muaj kohë deri më 24 qershor të vitit 1991,
[e vazhduar në kolonën pranë] e hapur gazetë.
Një artikull i Abdi Baletës me titull: «Përse vjen zoti Micotaqis në Shqipëri», botuar në RD atëditë, tërhiqte vëmendjen se kjo vizitë nuk duhet t’u shërbejë pushtetarëve shqiptarë për të fituar vota në prag të zgjedhjeve të para pluraliste. Kjo ishte ajo që dukej në faqet e shtypit. Ndërsa ecejaket e shumta të emis arëve të PD-së në atë kohë drejt Greqisë, mund të flasin më shumë për arsyet e vonesës 6 mujore të akordimit të kësaj kredie dhe më vonë për vonesën më shumë se njëvjeçare të livrimit të saj. Fakti që kredia u akordua pak ditë pas rrëzimit të qeverisë Nano dhe pas krijimit të Qeverisë së Stabilitetit ku merrte pjesë edhe PD; i shton dyshimet për këtë vonesë.
Në atë kohë Qeveria Shqiptare i kishte borxh Qeverisë Greke një shumë prej rreth 3,4 milionë dollarë nga faturat e papaguara të tregtisë midis dy vendeve. Prandaj; më 24 gusht të vitit 1991 pala greke vendosi ta shtojë kredinë edhe me 5 milionë dollarë të tjera duke e çuar atë në 23,4 milionë dollarë. Kjo u bë me kusht që pala shqiptare, së ba
në vijë ku përmenden miliona dollarë të humbur a të vjedhur dhe ku implikohen institucione deri e për shifrat e grumbulluara, redaksia iu drejtua zyrtarish drejtorëve apo mohuar faktet tona. Si gjithmonë informacioni zyrtar është i kyçur në shumë kasaforta. Atëherë për gazetën nuk mbetet rrugë tjetër përveçse të publikojë faktet e skandalet; duke qenë nga ana tjetër
(Vijon në faqen 3)
Çështja ARSIDI është po aq edhe çështja BERISHA
Në lidhje me sqarimin e zëdhënësit të Presidentit Berisha
Pesha e rëndë e dekoratës që rëndon në qafën e Sali Berishës e detyron atë herë pas here të bëjë harakiri e akrobaci bajate me shpresën se mund të shpërndajë mjegull për të mbuluar skandalin e dollarëve dhe të pushtetit në qendër e shtruar nga Banka e Shtetit dhe Gjykata e Tiranës deri në selinë e kryeministrit dhe pallatin presidencial.
Kësisoj, çdo përpjekje për të inkriminuar në këtë skandal të turpshëm Kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano është e dështuar. Sepse e vërteta është kundër Berishës dhe zëdhënësve të tij.
Në shkurtin e vitit 1993 ishte Partia Socialiste dhe kryetari i saj Fatos Nano që denoncuan publikisht vjedhjen prej 1.6 milionë dollarësh, ishin ata që kërkuan interpelancë në Kuvendin Popullor me ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Ilir Hoti, kur nga ana tjetër Berisha dhe grupi i tij parlamentar mbrojnë atë me të gjitha mënyrat me qëllim që skandali të mos hapet.
Po në të njëjtën kohë «Zëri i Popullit» ka publikuar i pari dokumentat komprometuese me firmat e pushtetarëve të Partisë Demokratike që e autorizonin Arsidin të negocionte borxhin e jashtëm të Shqipërisë, kur Berisha dërgonte në Paris për hët ime Ilir Hotin dhe sejmenët. Agim Bendo në rolin e avokatit.
Ndërkaq, sqarimi i zëdhënësit të presidentit se «Ndolita a (kupto Arsidi) duke sjellë medaljen ka menduar se mund të përfitonte, por faktet provojnë se nuk përfitoi, zor është i pabazë dhe i gënjeshtërt dhe që bie në kundërshtim dhe më atë që provohet nga dëshmitarët. Pohimi i Berishës se Arsidi nuk ka përfituar asnjë plotësuar me emrat e atyre që kanë përfituar nga dollarët, që dhënies i dekoratës ka sjellë në Shqipëri para zgjedhjeve të 22 marsit 1992 dhe 26 korrikut 1992.
Denoncimi çështjes Arsidi që është po aq edhe çështja Berisha është midis shumë të tjerave një nga motivet e burgosjes politike të Kryetarit të Partisë Socialiste, i cili ndonëse gjendet në kushtet e rrepta të izolimit policor në burgjet e sigurisë së lartë të regjimit të dëshmuar berishjan do të vazhdojë ta denoncojë dhe luftojë korrupsionin në të gjitha format dhe mënyrat që shfaqet pavarësisht nga avokatët mbrojtës që mund të ketë.
T’u ofrojmë njerëzve zgjidhje konkrete sa na lejojnë kompetencat
Pushtet lokal
Dje në qytetin e Lezhës u or-ganizua një takim pune ku u traj-tuan probleme të pushtetit lokal.
Mundësitë reale që kanë aktualisht përfaqësuesit socialistë në pushtetin lokal për të zgjidhur hallet e shqetësimet e tyre.
kompetencat
ku u trajtuan problemet e pushtetit lokal. Morën pjesë drejtues të Partisë Socialiste dhe të pushtetit lokal ku drejtojnë socialistët nga rrethet Lezhë, Shkodër, Malësi e madhe, Kurbin, Krujë, Mirditë. Ky takim ku mori pjesë dhe Nënkryetari i Përgjithshëm socialist të Shqipërisë shoku Luan Hajdaraga. Objekti kryesor kishte zbërthimin e detyrave që caktoi mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH e dje-torit për pushtetin lokal. Siç edhe u theksua pushteti lokal, mbarëvajtja e punës së tij kanë një rëndësi të veçantë. Aq më tepër pas zgjedhjeve të 26 korrikut kur populli në pjesën më të madhe të komunave, bashkive dhe të rretheve, ua besoi drejtimin e tyre socialistëve. Ndaj megjithëse masat e marra nga qeveria për centralizimin e kompetencave të tyre përsëri mund të gjenden ashtu siç ka ndodhur në praktikën e deritanishme me mjaft hapësira ku përfaqësuesit socialistët të zbatojnë konkretisht alternativën socialiste.
Luan Hajdaraga e vuri theksin veçanërisht në domosdoshmërinë e shtimit të kontakteve e takimeve të organizuara të përfaqësuesve të pushtetit lokal me popullin me qëllim ndërgjegjësimin e njerëzve për për të zgjidhur hallet e shqetësimet e tyre.
Një tjetër detyrim ku duhet të synojnë përfaqësuesit socialistë është bashkëpunimi dhe bashkëveprimi mes komunave, bashkive, rretheve që përvoja pozitive të gjejë zbatim.
Ne si socialistë theksoi Luan Hajdaraga si përfaqësues të pushtetit lokal duhet t’i ofrojmë njerëzve mundësitë konkrete në bazë të kushteve specifike të çdo komune, bashkie, rrethi në përshtatje me alternativën socialiste.
Fushatën e ardhshme elektorale të cilën e kemi në prag duhet ta përballojmë jo vetëm në nivel partie por edhe të pushtetit lokal. Përvoja e referendumit të 6 nëntorit tregon për ne shumë.
Qëndrimet e përfaqësuesve të pushtetit lokal duhet t’i vlerësojnë gjithnjë si qëndrime politike. Veçanërisht rëndësi të veçantë duhet t’i kushtojmë rolit të këshilltarëve të të gjitha niveleve të pushtetit lokal. Nga qendra sic u theksua nuk do të mungojnë për asnjë moment konsulenca juridike dhe mbështetja politike për përfaqësuesit socialistë.
Zëri i punëtorëve - zë në shkretëtirë
- Nga 246 objekte të mesme e të mëdha të bëra pronë e ish kolektivave punonjëse -
- Nga 246 objektet, vetëm 18 prej tyre i janë nënshtruar ankandit -
Sipas të dhënave të drejtueseve të bordit të privatizimit në këtë rreth, deri më sot janë privatizuar 246 objekte të mesme e të mëdha, si punishte, reparte, ndërmarrje, fabrika, linja të ndryshme prodhimi. Dukuria sunduese në procesin e privatizimit të të gjitha asaj pasurie ka qenë përgjithësimi i kolektivave punonjëse nga e drejta e pronësisë. Vetëm 4 kolektiva punonjëse kanë mundur të bëhen pronarë të ish ndërmarrjeve të tyre. Akoma më shprehës është fakti që të 246 objektet e ndërmarrjeve procesit të privatizimit, vetëm 18 prej tyre janë shitur me ankand kurse të tjerat sipas preferencave të bordit të privatizimit. Kjo tregon se vendimet përkatëse janë zbatuar sipas abuzimeve personale të bordit dhe pushtetarëve kryesorë të këtij rrethi.
Shembulli janë të shumtë. Në vitin 1993 u bë vlerësimi i Fabrikës së Birrës dhe u hartua gjik dokumentacioni për blerjen e saj nga austriakët e atjeshëm. Po të thënka aketi në kuadrin e premtimeve? Në të se kuadri e bën të besueshme dot të për derës së tyre. Një grup të përndjekurish u bënë zot të saj. Jo vetëm kaq, por ata këmbëngulën që nga vlera e përgjithshme të zbriteshin mjetet e xhiros dhe fabrika të shitej për një shumë qesharake. Trokiti sindikata e ndërmarrjes deri në presidencë, por u bind përfundimisht se zëri i punëtorëve ishte një zë në shkretëtirë.
Në prill të vitit të kaluar kryetari i kontrollit të shtetit Blerim Çela u përgjigjej punonjësve të Pularisë se procesi i privatizimit të ndërmarrjes së tyre ishte i paligjshëm dhe me shkelje të rënda. Plandaj dhe e anulonte. Mirëpo si rrjedhojë ngjarjet më pas zoti Blerim rrotulloi që e vuri me një në zjar. Punëtorët pohojnë se protagonistë të gjithë këtij shkeljeje gjatë privatizimit të ndërmarrjes së tyre u bë drejtori i agjencisë së privatizimit Gjergji Angoni. Nga komisioni i vlerësimit, ndërmarrja ishte vlerësuar në masën 540 milionë lekë të vjetra. Por sentenca e njohur popullore se “ligji është si lastiku në duart e pushtetarëve”, ka gjetur zbatim të plotë në Korçë. Kandidatura e jashtme u trajtua si pjesëtar i kolektivit dhe ai pagoi vetëm 20 milion e 700 mijë lekë (të vjetra), shumë kjo që vetëm me prodhimin e ndërmarrjes për disa muaj shlyhet plotësisht.
Ç’ne numërosh me parë në kuadrin e një shkrimi të shkurtër me këtë temë. Kishte dy furra buke Korça dhe që të dyja ishin të parat që iu nënshtruan plackitjes së pushtetmbajtësve. Njëra për 10 milionë lekë të vjetra, tjetra për 3. Bile kjo e fundit ka përfunduar në Shkodër si pronë e ish kryetarit të rendit të Korçës(!). Është i njohur reagimi i punonjësve të këtyre furrave në faqet e gazetës sonë, ku ata denonconin ish kryetarin e SHIK-ut të Korçës Llambi Koçi dhe ish kryetarin e komitetit në atë kohë Ilir Manushi.
Me dhjetra janë rastet ku objektet e shitura për vlera qesharake kanë kaluar dorë më dorë duke u shitur e rishitur me shumëfishin e asaj të dhënë në bord, aq sa sot është e vështirë t’i gjendet zanafilla. Një gjë është më se e vërtetë për punonjësit e Korçës; ligji u ka shërbyer pushtetarëve si armë për realizimin e vjedhjes dhe plackitjes së mundit dhe djersës së tyre.
Ftesë zotit Blerim Çela
Nuk e di në se jeni në dijeni apo jo dhe të jeni të gjithë apo të gjithë përrallë. Por me këtë gjë, blerësit, por më kokë e fundit, nuk kemi kapur objektin punë në këtë kuadër korrupsioni të ekspozuar e vonë. Informojmë se në udhë... Kombinati Siderurgjik, i mbajtur gjallë uzinën. Në pritje të ardhjen tuaj.
Me nderime
Kryetari i Konfederatës për uzinën
NIKO THOMA(I)
Sulmohet parku i mjeteve hekurudhore
Rreth orës 23 e 25 të së mërkurës një grup personash të panjohur prej 5 vetësh, sulmojnë parkun e mjeteve hekurudhore në Shkozet në Durrës. Aty ndodheshin për t’u furnizuar me naftë lokomotiva 1018 dhe 1045 me personel makinistët Bektash Sipri, Kujtim Shehu, Maksim Koci, Muhamet Lita. Grab.ësit ishin të pajisur me thika, pistoleta dhe tentuan të hapnin me forcë dyert e lokomotivave. U arrit të vidhët pak naftë. Megjithëse në pikën e furnizimit ndodhet dispecieria e lokomotive, e cila ruhet me polici private të paarmatosur nuk u bë i mundur lajmërimi i organeve të rendit, pasi nuk funksiononte sistemi i ndërlidhjes. Ndërkohë grabitësit kishin arritur të shkatërronin plotësisht sistemin e ndriçimit. Eshte rasti të theksohet se ky është sulmi i dytë brenda 3 ditësh për tentim vjedhje të karburantit në vagonet 1054 dhe 1057. Hekurudha e ndjen veten të pafuqishme për të bërë ballë sulmeve të tilla. Megjithëse egziston sistemi i brendshëm telefonik, ai nuk mund të funksionojë pasi kablli i ndërlidhjes është bërë objekt shkatërrimi dhe vjedhjeje para shumë kohësh. Rrjetit rrrethues i kanë mbetur themelët. Bile në sy mungesë e interesimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Hekurudhave nuk merret dhe nga dega e rendit publik të Durrësit për të mbrojtur objektet shtetërore, veçanërisht hekurudhën, që çëloshet si objekt i rëndë sigurie. Më e çuditshme bëhet kjo kur mëson se në këtë pikë furnizimi ndodhen vazhdimisht dy vagona cisternë me 120 mijë litra naftë.
FILLOJNË MANOVRAT E PËRBASHKËTA SHQIPTARO AMERIKANE
- SAREX 95 një shembull i shkëlqyer që tregon se çfarë mund të bëjnë miqtë dhe partnerët kur punojnë së bashku, thekson ambasadori amerikan Xhozel Leik
Dje pasdite në një nga sallat e Qendrës Kulturore të Ushtrisë u organizua ceremonia e hapjes së manovrave të përbashkëta ushtarake shqiptaro-amerikane SAREX 95. Në fjalën e tij ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali mes të tjerash vuri në dukje se në të do të marrin pjesë edhe mjete e trupa nga Britania e Madhe, Gjermania dhe Italia ndërsa kanë dërguar vëzhgues Turqia, Sllovenia, Greqia, Spanja e Franca. Ai theksoi se kjo stërvitje e para e këtij lloji që do të pasohet me të tjera nuk të ardhmen do të sjellë ndryshime të dukshme në të gjitha programet e stërvitjes të ushtrisë tonë. Manovrat në fjalë vëzhdoti Zhulali do të kontribuojnë dhe për miqësinë mes ushtrive amerikane e shqiptare si dhe disa dy popujve të dy vendeve tona.
Ministri Zhulali falënderoi sekretarin amerikan të Mbrojtjes Perri si
(Vijon në faqen 3)