Zëri i Popullit
E premte 13.10.1995
Entuziazmi është forcë
Editorial
Në gjithë Shqipërinë po zhvillohen aktivet e degëve të Partisë Socialiste dhe kryefjala e të gjithëve,diskutimo dhe konkluzione, është që kurdo që të dekretohen zgjedhjet,socialistët do t'i fitojnë ato. Megjithëse Berishës i ka ngelur në gojë për socialistët “nuk-u” proverbial,PS është e bindur se rrjedhat e zhvillimeve shqiptare shkojnë në drejtim nga dëshirat dhe diktatet e tij.
Në këtë atmosferë entuziaste që përshkon veprimtarinë e PS-së ka njerëz që ndershmërisht pyesin: mos e keni filluar shpejt fushatën elektorale? Haptaz kësaj është në natyrën e socialistëve po u përgjigjemi: Partia Socialiste ka qenë e detyruar të jetë gjithnjë në fushatë. Ka qënë pushteti i Berishës që në 22 mars 1993 ka vepruar jo si pozitë por si një opozitë destruktive, që ka mbajtur gjithmonë të ngrehur një frymë fushate me grindje, me shpifje, me tension dhe eliminim kundërshtarësh, me zbulim grupesh armiqësore dhe me frymë përçarëse në të gjitha forcat e tjera politike. Këto pozicione aspak demokratikë na kanë detyruar të kompaktësojmë radhët,të ruajmë dhe t'i rrisim entuziazmin,të përcaktojmë objektivat të qarta dhe bindëse,të luftojmë për të fituar zemrën e çdo njeriu jo vetëm të lëkundurit por edhe atij që për paragjykimin e së kaluarës ka qënë opozitar me ne. Partia Socialiste nuk është një forcë politike që mbarislet katër vjet me radhë dhe zgjohet nga gjumi kur mbarohen votat. Është vetë Berisha, i cili po e kupton, i ka bërë një shërbim të madh PS dhe alternativës së saj.
(vijon ne faqen 3)
Premtimeve te fryra te PD-se u doli boja shpejt...
DO TË FJETMË SHQIPËRINË NË ZVICËR TË EVROPËS [?]
DO KAPIM VENDIN E TRETË PËR KONSUMIN E QUMËSHTIT
MIKROQENIA [?]
DO BËJMË ENGLANDËN (LIGJSHMËRINË)
DO TË MIRATOJMË KUSHTETUTËN
DO TË KEMI KËMBA (LIGJ-KUSHTETUESE)
DO KEMI BOLLËK!
DO TË RRISIM SHËRBIMIN MJETSOR [?]
DO TË RRISIM NIVELIN E JET[?]
Aleanca Demokratike: "I vetmi referim ligji për dokumentat zyrtare, i vetmi gjykatës politik, populli"
Aleanca Demokratike:"I vetmi referim ligji për dokumentat zyrtare,i vetmi gjykatës politik,populli"
Ne një deklaratë të publikuar dje nga Partia e Aleancës Demokratike theksohet se “shtypi pranë qeverisë ka paralajmëruar për akte nënligjore që bien në kundërshtim,duke i dhënë qeverisë atributet e përzgjedhjes së kundërshtarëve politikë.AD paralajmëron se lufta personale me mjetet e pushtetit do të ndëshkohet sipas ligjeve.Ajo thekson se nuk do të njohë asnjë pseuoligj apo vendim të qeverisë kundërshtim me Meksin që bie ndesh me Ligjin Kushtetues dhe principet e drejtësisë.
Në deklaratën e kësaj partie theksohet se këto manovra skandaloze do të inkriminojnë para ligjit dhe drejtësisë jo vetëm ideatorët por edhe ata që i votojnë.
Dje mberriti ne Shqiperi Ushtaraku i Lartë Amerikan, Gjeneral John Shalikashvili
Dje mberriti ne Shqiperi
Ushtaraku i Lartë Amerikan,
Gjeneral John Shalikashvili
Ne kuadrin e bashkëpunimit te pergjithshem dhe atij ushtarak ne veçanti ndermjet Shqiperise dhe SHBA-se, sot paradite mberriti ne Tirane ushtaraku me i larte amerikan, Shefi i Shtave te Bashkuar te SHBA-se, Gjeneral John Shalikashvili.
Ne aeroportin e Rinasit delegacionin ushtarak amerikan u prit nga Shefi i Shtabit te Pergjithshem te ushtrise, Gjeneral Sheme Kosova.
Faqe 6
Parlament: Seancë pyetjesh me Ministrin Shehi Qeveria lan duart...
- Në konfliktin midis qeverisë dhe 5000 familjeve të përmbytura nga liqeni i Fierzës po ndodh si në përrallën: “Më thonë merr për nuse vajzën e mbretit, por unë nuk dua ta marr”
Parlament:Seancë pyetjesh me Ministrin Shehi
Qeveria lan duart...
- Në konfliktin midis qeverisë dhe 5000 familjeve të përmbytura nga liqeni i Fierzës po ndodh si në përrallën:
“Më thonë merr për nuse vajzën e mbretit, por unë nuk dua ta marr”
"Unë e falenderoj deputetin, pasi është shqetësimi i një interson". Kështu e filloi fjalën e tij Ministri i Ndërtimit Shehi, për t’iu dhënë përgjigje pyetjesve të bëra nga z.Peshkëpia i cili në thelb çfaqnin shqetësimin nëse qeveria e Meksit ka ndonjë politikë të caktuar për shpërnguljen e familjeve të përmbytura nga liqeni i Fierzës dhe fshatrave Izvor (Tepelenë), Oblik (Shkodër) e Bovilë (Tiranë).
"Unë nuk mund të them se kemi, ndonjë strategji qeveri, shpjegoi Shehi. Shqetësimin ai e lidhi me detyrimin e qeverisë ndaj familjeve që u janë krijuar kushte domosdoshmërisht për të lëvizur për arsye objektive, duke sjellë në parlament edhe “sheshet” se ku është planifikuar të sistemohen familjet.
Ministri Shehi në sqarimet e veta la të kuptohej se mosrealizimi i lëvizjes së mijra familjeve të përmbytura nga liqeni i Fierzës, nuk është faj i qeverisë por i vetë familjeve ngaqë ato pretendojnë të trajtohen jashtë mundësive të saj. Tamam si në përrallën: “Më thonë të marr për nuse vajzën e mbretit, por unë nuk dua ta marr”.
Zoti Ministër 150 familje të Izvorit i ka “sistemuar” në Vrinë të Sarandës, duke i dhënë çdo familje 2 dynym tokë. Megjithë këtë “favor” të qeverisë, këto familje nuk kanë dëshiruar e nuk
(vijon ne faqen 3)
PS e izoluar? Endërr e prishur e Berishës
Ne faqen 3: Intervistë me nënkryetarin e PS-së Ilir Meta
Shoqeria jonë për në:
ALBANIAN AIRLINES
Për njohuri mëtejshme mund të lidheni në adresë:
Rruga e
"Durrësit"
nr. 202, Tiranë
Tel.
(042) 428 57
(042) 351 38
(042) 351 62
(042) 284 61
Shoqeria jonë për në:
MYNIH
ROME
BOLONJE
SHKUP
STAMBOLL