Rrugaçët e shtetit në veprim
Pengohen me dhunë veprimtaritë e ligjshme të partive opozitare
-Dje në Lushnjë punonjës të SHIK-ut dhe anonimë të paguar të ardhur edhe nga Berati e Kavaja prishën një aktiv të Partisë Socialiste
Ende pa filluar fushata elektorale, pushteti i Berishës ka programuar dhe po zbaton pothuajse ne të gjitha rrethet e vendit veprimtari antiligjore në shërbim të ngritjes së tensionit politik e social, veprimtari që frymëzojne strategjinë e dhunës me qëllim që PD-ja të mbajë me çdo kusht pushtetin.
Pas veprimeve të kundraligjshme në kryeqytet, në Vlorë, në Malësinë e Madhe etj, ku janë implikuar direkt përfaqësues të Shërbimit Informativ Kombëtar, dje në një situatë të tillë u ndodhën socialistët lushnjarë, të cilët kishin planifikuar të zhvillonin një aktiv të zgjeruar në zbatim të detyrave që dalin nga mbledhja e fundit e KPD të PSSH-së.
Ky aktivitet u sabotua. Kronologjia e ngjarjes, gjithë inskenimi i saj, flet për një të vërtetë, se pushteti aktual ka ndërtuar një skemë të detajuar veprimesh antiligjore për t'i bërë ballë aktiviteteve të Partisë Socialiste dhe gjithë opozitës në tërësi.
Fatos Nano:
"Njerëzit tanë jane te parët që, ne kushtet e pluralizmit, garantuan zgjedhjet e para te lira e demokratike dhe kalimin paqësor te pushtetit ne duart e opozites, per here te pare ne Shqipërine e pasluftës. Berisha nuk e ka bërë ende këtë, madje kjo mbetet e vetmja detyrë kushtetuese që duhet te beje, para largimit te tij te paevitueshëm nga pushteti"
Lexoni faqë 3