Mijëra "petrodollarë" për të mbajtur në pushtet Partinë Demokratike
Kjo para e marrë në mënyrë të jashtëligjshme shumicës së shqiptarëve, mund t'i kthehet disafish më pak pakicës së shqiptarëve në formën e pagesës së një akti dhune kundër liderëve të opozitës, blerjes së një vote, pagesës së rrëmbimit të një kutie votimi
Naftë
Benzinë
Vajguri
-400 mijë dollare nga 1.6 milion doll-aret e Arsidit?
-Qindra mijera dollare nga tregtia e naftes, benzines, vajgurit e firmes se Partise Demokratike, "Shqiponja"
-Miliona dhrahmi nga "NEA DEMOKRACIA" e Kostan-din Miçotaqis?!
Duket se ethet e pushtetit po e drejtojnë politikën, propagandën tek "zemra e interesave": paratë, e cila në lojën "paraja e zezë" ka ndotur më së shumti në këta katër vjet politikën shqiptare. Janë goditur çuditërisht socialistët në opozitë ndërkohë që shumekush nga opozita orienton për të hedhur sytë nga "partia që noton në para", partia në pushtet, Partia Demokratike
Lexoni ne faqen 3
Ne faqen 4: Neser mberrin ne Tirane Presidenti i Bankes Boterore James D. Wolfensohn
"Rikthimi i lumtur tek stërgjyshërit e mi"
GAZETA E VOGËL E SË DIELËS
"Rikthimi i lumtur tek stërgjyshërit e mi"
Një nga shkrimtaret me kolose të planetit Ernesto Sabato, vjen me 2 nëntor në Tiranë
Fotografi dhe kujtime për Migjenin
Ekskluzive për "Zërin e Popullit" nga Julka Nikolla, vajza e axhaxhait të poetit
Poezi nga Klara Kodra dhe Arjan Leka
"Shqiptari"
Tregim i Apolinerit kushtuar Faik Konicës
Faqe 7,8,9,10
Presidenti i Parlamentit Austriak: "Qytetar nderi"
Është shpallur dje Qytetar Nderi i Shkodrës presidenti i parlamentit Austriak, Dr. Hans Ficher. Ceremonia u zhvillua paradreke në sallën qendrore të pushtetit lokal të Shkodrës. Në të mori pjesë vetë zoti Ficher, i shoqëruar nga Kryetari i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Arbnori dhe ambasadori në Austri, Aliçkaj.
Në emër të pushtetit lokal, Gura-zziu iu roi mirësedhjen në Shkodër presidentit të parlamentit austriak. Më pas zoti Ficher iu dorëzua dëshmia "Qytetar nderi në Shkodër", akorduar mbi bazën e vendimit të Këshillit Bashkiak.
Zoti Ficher tha se jam shumë i impresionuar për këtë pritje. Tradita e marrëdhënieve shqiptare e austriake është pasuruar edhe me aspekte të veçanta, që Shkodra ka preferenca për t'i shtrirë këto marrëdhënie me Austrinë. Me këtë rast zoti Ficher bëri të ditur se ka akorduar bursa që t'u jepen dy studentëve nga Shkodra për të vazhduar studimet në Austri.
Pas përfundimit të ceremonisë zoti Ficher bëri dhe një vizitë në korpusin e ri të universitetit "Luigj Gurakuqi".
Drejtuesit e pushtetit lokal shtruan për zotin Ficher një drekë në mjediset e kalasë "Rozafa".
Musa Kurtulaj
A është pjesëmarrës edhe shteti në turpin e madh të antikosovarzimit?
Shkruan një emigrant nga Gjermania
:
A është pjesëmarrës edhe shteti në turpin e madh të antikosovarizmit?
Faqe 11
Integrimi i Shqipërisë në boshtin Euroatlantik
Nga Programi i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Ne socialistët shqiptarë e quajmë orientim parësor të politikës së jashtme pjesëmarrjen aktive të Shqipërisë në KBE dhe praninë e saj me të drejta të plota në të gjitha organizmat evropiane. Ne miratojmë nënshkrimin e marrëveshjeve për bashkëpunimin në Evropë dhe për një Evropë të bashkuar. Në përpjekjet që të krijohen kushte që Shqipëria të pranohet në Këshillin e Evropës dhe të përfshihet në Bashkimin Evropian.
Bashkëpunimi ekonomik drejt integrimit të vendit në proceset ekonomike shumëformëshe evropiane, që po ndërtohen, përbën për Partinë Socialiste një strategi afatgjatë. Kuadri ligjor, që rregullon marrëdhëniet ekonomike me jashtë, si dhe ai që afron me Evropën, format e pronës e të garantimit të investimeve të huaja janë një detyrë prioritare për PSSH.
Krahu evropian të politikës së jashtme të Shqipërisë ne nuk e konsiderojmë si të vetmin drejtim. Ne e shohim Shqipërinë të hapur ndaj gjithë botës, me marrëdhënie të qëndrueshme miqësore jo vetëm me vendet ballkanike e evropiane, por edhe me SHBA-në, si vend i demokracisë dhe me potencialin më të madh ekonomik, teknologjik e shkencor, po ashtu me Kinën, Federatën Ruse, Kanadanë, Japoninë, vendet arabe etj.
Ne e vlerësojmë dhe e çmojmë bashkëpunimin me NATO-n, duke nisur me partneritetin për paqe, i një hap për zgjerimin e nocionit të sigurimit kolektiv dhe të krijimit të atmosferës së mirëbesimit në shkallë evropiane e transatlantike.