PD po përgatit një lojë të re me Kushtetutë
Ndërkohë që po afron 6 nëntori, dita e JO-së popullore kundër sanksionimit të arbitraritetit
Arbnori propozon komision të ri parlamentar?!
Ndërkohë që po afron 6 nëntori, dita e JO-së popullore kundër sanksionimit të arbitraritetit
PD po përgatit një lojë të re me Kushtetutë
Arbnori propozon komision të ri parlamentar?!
Namik Dokle:
"Shqipërisë i duhet kushtetuta sa më shpejt edhe per kete ka obligime edhe perante KS-së. Oblgime te cilat Berisha dhe klani i tij ende nuk i ka marre parasysh ... duhet respektuar vullneti i shumices per “çeshtjen e Kushtetutes” dhe vullneti i shumices eshte vullneti i partive te opozites te cilet me arëstimin e tyre dhe alternativën që parashtruan hodhen poshte projektin e Berishes".
Skënder Gjinushi:
"PD-ja ka shkaterruar Kushtetuten. Nuk po zbaton asnje ligj, nuk po zbaton respektimin e lirive dhe të drejtave të njeriut siç tregon edhe neni 3 i ligjit per gjenocidin. Dhe pastaj do leje edhe Kushtetute. Me nje parti qe nuk respekton dispozitat kushtetuese eshte absurd te mendosh se mund te besh Kushtetute".
Lexoni në faqen 3
Kulaçi dhe kërbaçi
Shënim
Një ngjarje e rëndë tronditi pardje në mënjes kryeqytetin: një fëmijë 11 vjeçar u rrëmbye në oborrin e shkollës. Shtypi zyrtar më në fund u detyrua të pranojë ngjarjen me shume vonesë. Qeveria në pushtet, e angazhuar në “luftimin “ e gjenocidit të djeshëm para 50 vjetëve më parë, ka “harruar” se gjenocidim e ka çdo ditë në qendër të Tiranës. Politika që po praktikon pushteti aktual në Shqipëri nuk mjaftohet vetëm me një ngjarje po është vijë. Ndryshe nuk ka si shpjegohet që shefi i policisë që rreh deri në prag të vdekjes të burgosur në qeli “shpërblehet” këto ditë vetëm me një gjobë 500 dollarëshe! Në Shkodër këto ditë u krye vrasja e 21-të, por policia nuk e di se ku janë autorët e këtyre krimeve. Në ministrinë e Brendshme, ministri apo shefi numër 1 i policisë, kërkojnë duart për “luftën” e suksesshme kundër kriminalitetit!
Ndërkohë pothuajse në të gjitha rastet kur udhëheqësit e partisë socialiste, ata të PSD-së apo të PAD-së, kërkojnë të takohen me njerëzit, policia është në alarm. Jo për t’i ruajtur këto takime nga provokatorët që nuk mungojnë, për të provokuar vetë dhunë dhe tension si ka ndodhur në Vlorë, Lushnjë, Tiranë, edhe së fundi në Mat. Synohet kështu të praktikohet politika e kërbaçit ndaj opozitës.
Këto qëndrime-kulaç për kriminelët dhe kërbaç për opozitën japin portretin më të mirë të demokaturës që është instaluar në Shqipëri. Por këto fakte e këto qëndrime flasin së paku edhe për dy metoda të zbatimit të politikës shtetërore: së pari, rritjen e prezencës policore në veprimtaritë politike që shoqërojnë fushën parazgjedhore duke i dhënë gjithë shtetit ngjyra militare dhe, së dyti, të vërtetën që nuk mund të mohohet që kontigjentët të kriminalizuar janë bërë mbështetja e vetme e partisë në pushtet për të mbajtur me metoda jo demokratike sundimin e saj.
Politika e kulaçit dhe e kërbaçit flasin se sa larg janë drejtuesit aktualë të pushtetit në Shqipëri nga demokracia e vërtetë dhe shteti ligjor.
Korrigjim
Titulli i editorialit të ditës së djeshme duhet të lexohet “KALLP-SONDAZH”. U kërkojmë falje për këtë gabim teknik.
Shteti heq doganat për shtetin
Parlament:
Presidenti, Parlamenti dhe qeveria që sot e tutje përjashtohen nga tarifat doganore ne vleren prej 500 milionë leke (te vjetra).
Parlament:
Shteti heq doganat për shtetin
Presidenti, Parlamenti dhe qeveria që sot e tutje përjashtohen nga tarifat doganore ne vleren prej 500 milionë leke (te vjetra).
Kështu u vendos dje ne Parlament me shumicen e votave te deputeteve te Partise Demokratike, te cilet çdo dite e me shume “vrasin mendjen si ti zgjidhin hallet e popullit”
Faqe 4
Ka arsyet e veta përkrahja që i bën elektorati korçar alternativës socialiste
Intervistë me kryetarin e komitetit drejtues te PS-së Korçë, Niko Pandeli
Lexoni në faqen 2
Takim i grupeve te “Amnesty International”
Elbasan
Faqe 6
Zotit Zhan Vidanov
Kryetar i Partisë Socialiste,Kryeminister i Republikës se Bullgarise, Sofje.
I nderuari zoti Vidanov
Mësuam me kënaqësi te veçante për fitoren bindëse të Partisë Socialiste Bullgare ne zgjedhjet Lokale te dates 29 tetor 1995.Fitorja e tanishme, pas asaj te Dhjetorit te vitit te kaluar ne zgjedhjet pergjithshme parlamentare deshmon qarte per rritjen e vazhdueshme te popullaritetit te Partise socialiste Bullgare dhe te elektoratit socialist bullgar.Ajo është rrjedhoje e aftësive qeverisëse dhe e forcës tërheqëse të alternatives realiste dhe thellesisht sociale që Partia dhe Qeveria socialiste po realizon me sukses gjatë kësaj periudhe.Kjo ka bere të mundur që të forcohen bindjet ne masat e gjera te popullit mik bullgar për nje të ardhme më të mire e per te menjanuar edhe defektet dhe problemet e krijuara nga qeverisja e meparshme e djathte.
Arritjet dhe sukseset tuaja ne fushen e krijimit te shtetit te vertete ligjor dhe te ekonomise se tregut me dimensione njerezore, jane nje mbeshtetje dhe inkurajim edhe per socialistet shqiptar dhe forcat progresive ne pergjithesi.
Me kete rast , me lejoni i dashur mik, t’ju shpreh pergezimet me te sinqerta dhe shoqerore si dhe urimet me te mira per arritje te tjera edhe me te medha ne te ardhmen.
Zevendëskryetari i Partise Socialiste të Shqipërise
Dr.Servet Pellumbi
Tirane, më 1 nëntor 1995