Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E premte 3.11.1995

KORÇA ME DUART LART

Qyteti model i vendosjes së - "qetësisë" policore NDAL POLICIA Qyteti model i vendosjes së - "qetësisë" policore NDAL POLICIA KORÇA ME DUART LART "Eshtë vendosur një rend pak a shumë me forcë me imponim duke kapur njerëz apo persona të shumtë pa arsye vetëm thjesht pse jemi ndodhur 3 veta në rrugë, për shembull, dhe na vendosin një farë gjobe dhe rend pak gjobe të mëshkrojnë, domethënë titulli i gjobës: Grumbullim i jashtëligjshëm. Bile duke kaluar dhe këtu tek rruga përballë gjimnazit më është thënë "pse kaloni këtu në orar të pushimit. Nuk e di pse është vendosur kështu tek kjo rrugë, po ashtu të vendosin një tabelë ndalim kalimi për këmbësorët në këtë rrugë, e ta dimë e bëhemi njësoj si makinat, shoferët. Ne jemi studentë që të dy në Tiranë dhe shikojmë një ndryshim të madh që ka Ti-rana me Korçën. Në Tiranë gjithmonë çdo gjë është shumë më e lirë që unë të mos ta mendoj se unë duhet të ri me tre veta; se mund të ri dhe me 10 veta në Tiranë. Mund të ri deri në 1.00 të natës këtu klubet mbyllen në oren 10.00. Faqe 3
Korçë Tiranë

Mesazhet e 6 Nëntorit

Editorial Po afrohet 6 Nëntori, ditë që shënon ndarjen përfundimtare popullore me përpjekjet për in-stalimin në Shqipëri të një neo-diktature. 6 Nëntori është prova më serioze për pushtetarët dhe sidomos për lidershipin e PD-se, se është më lehtë të marrësh pushtetin me votën e popullit sesa t'i imponohesh atij me metoda jodemokratike. Dhe vërtetë, lidershipi i pushtetit dhe i PD-ja u përpoqën t'i imponojë popullit një projektkushtetutë e cila binte ndesh me aspiratat e tij demokratike. Eshtë ky një ndër shkaqet që 6 Nëntori për pushtetarët aktuale në Shqipëri është një ditë e hidhur. Ata bënë të gjitha përpjekjet për ta lënë këtë datë historike në errësirën e kohës. Shumë mesazhe na sjell 6 Nëntori i vitit të kaluar, por prej tyre do të veçonim: Së pari, votimi masiv popullor dhe “JO-ja” kundër projektkushtetutës ishte shprehje e respektit që kishin njerëzit për votën e tyre të lirë, me anë të së cilës ata ishin të ndërgjegjshëm se po i thonin jo një totalitarizmi të ri. Me këtë rast duhet thënë se populli e ka kujtesën të fortë. Njerëzit nuk u ngritën në dhjetorin e '90-s kundër një diktature, që vetëm pak vite më pas me votën e tyre ta zëvendësonin me një diktaturë tjetër. Me këtë rast demagogjia e pushtetarëve, sado me vello demokratike që ishte, nuk u errësoi ndërgjegjen e njerëzve se vota e tyre është forcë, është afirmim personaliteti, është bindje për rolin e ri që ka individi në demokraci në ndërtimin e pushtetit. Së dyti, vota e 6 Nëntorit provoi edhe një herë se veprat e mëdha, siç ishte miratimi i projektit të Kushtetutës së Shqipërisë demokratike, i qëndrojnë kohës kur janë miratuar me konsensus popullor, kur në to gjejnë firmën e tyre të gjitha forcat politike të vendit. Akte të tilla madhore si Kushtetutat nuk mund të imponohen. Rruga për miratimin e projektit të kushtetutës duhej të kalonte nga forcimi i unitetit të po-pullit. Në Shqipëri ndodhi e kundërta: rruga kaloi përmes thellimit të përçarjeve, gjë që çoi në prishjen e koalicionit qeveritar e deri në përçarjen e njërës prej partive përbërëse të këtij koalicioni. Së treti, “JO-ja” masive e 6 Nëntorit të vitit të kaluar tregoi se në demokraci individi i lirë nuk është produkt i propagandës shtetërore dhe as viktimë e tij, se ai nuk vepron me mendësinë shtetit (vijon ne faqen 6)
Shqipëri

Kërkohet ndjekje penale për Ndue Gjonmarkun, Abaz Ermenjin dhe Agron Musarajn

- Shtatë qytetarë të pafajshëm që kanë vdekur nga torturat dhe plumbat e policise pas 22 marsit 1992 akuzojne. Burime jozyrtare nga Prokuroria e Përgjithshme dhe disa prokurori në rrethe si Shkodra, Mirdita, Skrapari, Vlora, Kurbini, Saranda, Korça etj., bëjnë të ditur se kanë mbërritur denoncime për ndjekje penale kundër Ndue Gjonmarkaj, Abaz Ermenjit dhe Agron Musarajit. Krimi duhet ndëshkuar. Nga ky parim janë nisur mirditorët që kërkojnë zbatimin e drejtësisë kundër vrasësit të katër heronjve të Mirditës, Ndue Gjonmarkaj. Marta e Prenda Tarazhi, Mrike Lokja e Shkurte Cara akuzojnë. Prandaj edhe denoncuesit i kërkojnë shtetit të veprojë. Lexoni ne faqen 2
Ndue Gjonmarkun Abaz Ermenjin Agron Musarajn Marta Prenda Tarazhi Shkodër Mirditë Skrapar Vlorë Kurbini

Tashme nuk rrezikohen vetem gazetaret , por edhe familjet e tyre!

Shtypi perseri i kercenuar Nikollë Lesi pohon: "Pak kohë më parë më janë ofruar mijra dollarë nga një parti për ta ndihmuar në fushaten e re të zgjedhjeve. Unë nuk pranova një ofertë të tillë ..." Lexoni ne faqen 6
Nikollë Lesi

Kriminaliteti

Nga programi i Partise Socialiste Socialistet e konsiderojne mbrojtjen e individit e te shoqerise nga kriminaliteti si nje nga detyrat themelore per zbatimin e lirive e te drejtave themelore te njeriut. Ne jemi per nje lufte efektive kunder kriminalitetit, per sigurimin e qytetareve te prones se tyre ne shtepi e ne rruge e ne pune. - Kercenimet e sotme ne kerkojme ne pune parandaluese dhe nje lufte me profesionalizem sidomos ne drejtimet e meposhtme: - Kunder te gjitha formave te krimeve ekonomike - Kunder krimit te organizuar - Kunder ringjalljes se vetegjyqesise barbare te gjakmarrjes. Ne jemi per masa parandaluese, per lufte kunder korrupsionit dhe shfaqjeve te tjera qe cojne drejt krimit si kontrabanda, alkoolizmi, droga dhe prostitucioni. Ne jemi per nje sistem te gjere te rehabilitimit te atyre qe jane denuar per krime, me menyrë qe te kthehen ne shoqeri dhe te mos hyjne perseri ne rrugen e krimit. Ne kete sistem ne perfshi-jme trajtimin human te te denuarve, permiresimin e kushteve te burgosurve dhe krijimin e mundesive per veprimtari te dobishme e ri-edukim, dhenien e ndihmes menjehere pas lirimit nga denimi.