Lirimin e FATOS NANOS e kërkon demokracia e kërcënuar nga «regjimi i Berishës»
Tashmë është bërë e qartë për të gjithë, brenda e jashtë Shqipërisë, që Fatos Nano, kryetari i PS, është arrestuar për arsye politike, është burgosur për arsye politike, është gjykuar për arsye politike, është dënuar për arsye politike dhe mbahet ende i burgosur për arsye politike, ndonëse kërkesën për lirimin e tij e kanë bërë në mënyrë të përsëritur edhe organima prestigjoze ndërkombëtare.
Tashmë është bërë e qartë për të gjithë, brenda e jashtë Shqipërisë, që Fatos Nano, kryetari i PS, është arrestuar për arsye politike, është burgosur për arsye politike, është gjykuar për arsye politike, është dënuar për arsye politike dhe mbahet ende i burgosur për arsye politike, ndonëse kërkesën për lirimin e tij e kanë bërë në mënyrë të përsëritur edhe organizma prestigjoze ndërkombëtare.
Dihet tashmë edhe klani politik që është përgjegjës për këtë krim politik jo vetëm ndaj një personi, por ndaj një partie të tërë që ka zgjedhur kryetar të saj, ndaj një opinioni mbarëkombëtar, ndaj drejtësisë shqiptare dhe karakterit demokrat të lirive dhe të drejtave të njeriut. E megjithatë ky klan politik, ose më saktë regjimi i Berishës, nuk mund ta lirojë Fatos Nanon. Nuk mund ta lirojë bile mendon si ta fusë edhe më thellë sidomos tani kur është vërtetuar katërcipërisht kriza e rëndë në gjirin e Partisë Demokratike, grindjet dhe lufta e grupimeve të ndryshme brenda saj, rënia e vazhdueshme e autoritetit, braktisja me shumicë e radhëve si nga anëtarët ashtu dhe militantët e vet.
Nuk mund ta lirojë Fatos Nanon sidomos në rrethanat e krijuara pas disfatës asgjësuese që pësoi Berisha dhe Partia e tij në referendumim e 6 nëntorit pas turpit që pësoi edhe para botës, frymëzuesi e «kalorësi» i saj.
Nuk mund ta lirojë Fatos Nanon, kundërshtarin e vet më të rrezikshëm në një kohë që autoriteti i Partisë Socialiste, roli i saj në jetën politike të vendit dhe besimi i popullit shqiptar ndaj saj kanë ardhur duke u rritur e konsoliduar për ditë e më tepër.
Nuk mund ta lirojë Fatos Nanon presidenti Berisha dhe klani partiak i tij edhe për një sërë arsyesh të tjera që lidhen drejtpërsëdrejti me vijën politike që ka vendosur të ndjekë Ai dhe udhëheqja e lartë e partisë së tij – shkurt regjimi i tij.
Është e kotë që të kërkohet nga presidenti Berisha dhe grupi i tij qeveritar e partiak, kulturë demokratike dhe emancipim politik siç e kërkon logjikisht gjykimi e zgjidhja e çështjes Nano.
Është e kotë të kërkosh prej tyre drejtësi, respekt, ndaj pavarësisë së pushtetit gjyqësor dhe zbatimin të normave e parimeve mbi liritë e të drejtat e njeriut ku hyn edhe «çështja Nano», pavarësisht se parlamenti ynë para një viti ka aprovuar një kapitull të tërë mbi këto liri e të drejta.
Është e kotë të presësh prej karrieristëve, servilëve, spekullatorëve, grabitësve të pasurisë së popullit, prej demagogëve dhe tipave të tjerë të këtij lloji, që sundojnë aktualisht Shqipërinë, ndershmëri, atdhetari, solidaritet shoqëror, tradita kombëtare, përkushtim ndaj idealeve demokratike dhe interesave shqiptare. Tashmë në vendin tonë, fatkeqësisht dominon intoleranca politike, lufta e klasore, imponimi, dhuna e mazhorancës, zëvendësimi i drejtësisë me urdhërin partiak e të kreut. Sundon shpifja, mashtrimi, demagogjia, fyerja e personaliteteve shkencore e politike e të tjera zulume, viktimë e të cilave është edhe «çështja Nano».
Por atëherë shtrohet pyetja «si do të zgjidhet çështja Nano»? Partia Socialiste e ka përcaktuar taktikën dhe strategjinë e saj. Deri më sot rruga e ndjekur i ka dhënë rezultatet e para shumë pozitive e tepër inkurajuese në planin e brendshëm e atë ndërkombëtar. Për regjimin e Berishës «çështja Nano» është shndërruar në burimrarang. Gjithçka kërkonte të arrinte u kthyen kundër tij. Në peshën e burgut është regjimi, është klani, është personi që e krijoi «çështjen Nano».
Vecse Fatos Nano duhet të jetë i lirë, midis popullit shqiptar në kontakt të drejtpërdrejtë me anëtarët e simpatizantët socialistë, në krye të Partisë që e ka zgjedhur t’a drejtojë së bashku me shokët e shumtë të udhëheqjes së saj.
Prandaj dhe mbetet për herë në rend të ditës thirrja «Jashtë hekurave të burgut Fatos Nano!».
Lirimin e Fatos Nanos nga burgu e kërkon vetë liria. E kërkon shteti i së drejtës, e kërkon demokracia, pluralizmi politik drejtësia të kërcënuara si asnjë herë tjetër nga regjimi i Berishës. E kërkon stabiliteti politik i vendit, dhe siguria qytetare e përdhunuar. E kërkon klima e dialogut konstruktiv. E kërkon çështja kombëtare mbarëshqiptare. E kërkon mbarëvajtja dhe prosperiteti i Shqipërisë. E kërkon prestigji i saj në botë.
EDI LENA.
Për objektivat e vitit politik ’95
Auditori i Partisë Socialiste
Për objektivat e vitit politik ’95
- Takimi i zonës në Tepelenë -
Gramoz Ruci:
1995-sa është vit zgjedhjesh dhe më të ardhme për Socialistët.
Drejtues të Partisë Socialiste të rretheve të Jugut u takuan ditën e shtunë në Tepelenë dhe bashkëbiseduan për objektivat e vitit politik, 1995, veprimtarinë e partisë në bazë dhe në qendër, funksionimin e strukturave partiake, problemet e luftës së sotme politike etj.
Në rrethin e kësaj zone Partia Socialiste ka autoritet, shtrirje dhe përkrahje të madhe, funksionim dhe pretendimet ndaj saj duhen përgjigjur. Siç theksoi edhe Gramoz Ruci, sekretar i përgjithshëm i PS, 1995 është vit zgjedhjesh dhe më të ardhme për socialistët. Me këtë duhet të lidhen edhe objektivat e partisë në rreth për vitin ’95. Partia duhet të ndërmarrë veprime më intensive për zgjedhjet e parakohëshme. Fushatat elektorale janë misioni kryesor i partive në pluralizëm. Për një fushatë të afërt duhet të përgatiteni mirë, duke shfrytëzuar përvojën e referendumit për projekt-kushtetutën, kushtet e grupet e punës, afrimin e intelektualëve e rinisë, mbështetjen masive të popullit.
Fobia e madhe elektorale nga PD-ja nuk duhet të jetë një përçajë, ndaj populliënd në të gjitha partitë janë të njohur. PS-ja është e përzgjedhur ta marrë e majta pushtetin, por kjo s’duhet përdorur për propagandë e për mbrujtje. Realiteti është pozitiv, por ushtrimi i pushtetit është i vështirë dhe shumë i përgjegjshëm. Programi është i mirë, por duhen zgjedhur e afruar edhe më shumë njerëzit që do të realizojnë këtë program.
Na takim u bënë prezentë edhe probleme të tjera të jetës së partisë për të cilat u diskutua dhe u sugjeruan bashkërisht zgjidhje.
THANAS DINO
parisë e frytshme është bërë për pranime shumë tek përgjegjja cilësore e atyre që shfaqin dëshirën për tu antarësuar në PS. Në këtë kontekst i është treguar kujdes edhe të zgjedhurve në forumet drejtuese.
Me theks të veçantë u diskutua edhe për disa dukuri sociale antide-
KOMPAKTËSIMI I STRUKTURAVE TË PARTISË OBJEKT I RËNDËSISHËM I PUNËS SË PËRDITËSHME
SHKODER
KOMPAKTËSIMI I STRUKTURAVE TË PARTISË OBJEKT I RËNDËSISHËM I PUNËS SË PËRDITËSHME
Dr. Luan Hajdaraga:
- Për Partinë Socialiste janë të papranueshme preferencat krahinore dhe fetare. -
- Marrëdhëniet e bashkëpunimit me botën të jenë shumëdimensionale, jo thjesht për ndihmë. -
Kompaktësimi për vazhdimësi i strukturave të partisë ishte objekt i takimit zonal, që zhvilloi dje pardite në Shkodër nënkryetari i PS të Shqipërisë, Dr. Luan Hajdaraga, me drejtuesit e PS të rretheve Shkodër Malsi e Madhe, Pukë, Lezhë, Mirditë dhe Kukës. Kryetarët e PS të këtyre rretheve e të ftuarit e tjerë, folën për punën e bërë nga kryesitë, komitetet drejtuese, këshillat zonale dhe organizatat bazë për shtrirjen e partisë në çdo lagje e fshat. U theksua se një punë e frytshme është bërë për pranimin e reja. Numri i të pranuarve është rritur ndjeshëm sidomos pas referendumit të 6 nëntorit. Por vëmendja është përqendruar më shumë tek përgjegjësia cilësore e atyre që shfaqin dëshirën për tu anëtarësuar në PS. Në këtë kontekst i është treguar e domosdoshme për zgjedhjen e anëtarëve demokratikë e antinjerëzorë, të cilat janë ringjallur këto vitet e fundit, si kriminaliteti, hasmëritë, gjakmarrja, përdhunimi e tjerë. U tha se këto janë analizuar herë pas here, PS është treguar e gatëshme t’i shërbejë mblylljes së këtyre plagëve duke vënë në themel ligjin, por vazhdon ngathtësia dhe mosveprimi i organeve shtetërore ç’ka ka bërë që të krijohet tek jo pak njerëz psikologjia e zgjidhjes me vetëgjyqësi.
Në takim u trajtua edhe problemi i ngritjes së komisioneve të veçantë pranë komiteteve drejtuese si dhe i komisioneve elektorale. Po shfrytëzohet për këtë përvoja e disa fushatave elektorale të këtyre katër vjetëve. Mirëpo duhet vënë në dukje se aty këtu ka edhe eufori, veçanërisht tani gjatë këtyre muajve të pas referendumit. Në luftën kundër kësaj euforie është e ...
Një fenomen natyror që vazhdon të shkaktojë panik
Vazhdon të mbetet enigmatik por edhe i frikshëm fenomeni i lakundjes së tokës në zonën Blacë, Radomirë e Alarup të rrethit të Pogradecit.
Vazhdon kështu prej 4-5 muajsh me 3-4 lëkundje në ditë dhe intensitet që sa vjen e rritet. Jo vetëm kaq, por dhe rrezja e këtyre lëkundjeve vjen gjithnjë duke u shtrirë më tej. Fshatarët e kësaj zone janë përfshirë nga paniku tek shohin ndërtesat e shtëpive të tyre që çara e të plasitura dhe ndërkohë kanë marrë masa për të larguar familjet e tyre nëpër miq e të afërm.
Specialistë të kësaj fushe shpjegojnë këtë fenomen si lëvizje të formacioneve të nëntokës të kësaj zone, por gjithsesi këmbëngulin se është i nevojshëm një përgjigje e Institutit Siz-mologjik nëse është zonë me aktivitet të përhershëm apo të përkohshëm, çka do të shërbente edhe si qetësues për vetë banorët e zonës.
Drejtuesit e pushtetit lokal na thonë se ata i janë drejtuar drejtuesve të institutit në fjalë për përgjigjia e tyre ka qenë se aparatet e posaçme janë jashtë gatishmërie. Gjithsesi një përgjigje e kualifikuar do të qetësonte së tepërmi rreth 2500 familjet e kësaj zone.
Qirijët e Dibrës dhe dritat e Tiranës
Midis Peshkopisë e Tiranës, dy vetë në linjë telefonike përcjellin këtë dialog:
- Si është koha në Dibër, pyet zëri nga Tirana
- Tmerrësisht ftohtë. Na ka mbërthyer dëbora e qirinjët e akullit janë një gjatë nëpër çatitë dhe drurët. Me dërgo sa më parë një...
Vidhet kisha e Shën Marenës
Nuk i ka shpëtuar dot grabitjes, mbetare, kisha e Shën Marenës në fshatin e thellë të Lëniegës në rrethin e Pogradecit.
Në kishën ortodokse të Pogradecit ka vërtet tronditje dhe dhimbje për aktin e ndodhur. Është vjedhur kambana e vogël, kryqi si dhe epitafi i gurtë i Dragojit me dy koka, të cilat, sipas drejtuesve të kësaj kishe, përbëjnë humbje të madhe për kulturën kombëtare. Epitafi, këmbana dhe kryqi ishin të një vlere të pacmuar, thonë ata, dhe ishin ruajtur nga njerëz të thjeshtë për dekada, por që tashmë u bënë preh të hajdutëve ordinerë.
Kësisoj vjedhja e këtyre objekteve përbën një dhunim tjetër të rëndë ndaj kulturës shpirtërore të popullit tonë.
Korresp. i «Zërit të popullit»
900 PUNËTORË TË TJERË NË ASISTENCË
Janë shkurtuar 900 punëtorë të tjerë në minierën e degjuar në Memaliaj, që në pluralizëm u ça dhe bë katër pjesë.
Po është rrezikuar vetë e ardhmja e saj. Grupet e qeveritarëve lokalë e punonjësve të administratës mblidhen e rimbledhin veçse specialistët paralajmërojnë: po u mbyll miniera, zor se hapet më.
495 milionë lekë të ardhura nga tatimet
Në zyrat e taksa – tatimeve në Laç mësojmë se për vitin 1994 janë realizuar 495 milionë lekë të ardhura siç kjo e cila ka shënuar rritje dy herë më shumë se në vitin 1993.
Të gjitha këto të ardhura janë realizuar nga të regjistruarit në degën e tatimeve gjithsej 761 persona fizike e juridikë.
Me gjithë këtë administrata e taksa-tatimeve që drejtohet nga Osman Alushi është jo fort e kënaqur pasi, sipas tyre, detyrën e kanë realizuar vetëm në masën 80 për qind. Nga 627 milionë lekë të planifikuara për vitin 1994 kanë arritur të vjelin 495 milionë lekë.
Ndërsa drejtuesit e rrethit janë të kënaqur edhe me këtë rezultat, pasi të ardhurat e realizuara nga taksa-tatimet mbulojnë të gjitha shpenzimet e rrethit të Kurbinit. S:ç shihet edhe administrata e këtij rrethi rron nga këto të ardhura. Si edhe vetë shteti.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Konferencë shtypi e ministrit të Mbrojtjes Zhulali dhe ndihmës sekretarit amerikan të mbrojtjes dr. Zhoze Ne(i)
TIRANE:
Është kapërcyer etapa e njohjes dhe tashmë kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes-theksoi Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, duke cituar komunikatën e përbashkët të nënshkruar prej tij dhe ndihmësekretarit të mbrojtjes së SHBA-së Dr. Zhozel Nei.
Është kapërcyer etapa e njohjes dhe tashmë kërkohet zgjerimi i bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes-theksoi Ministri i Mbrojtjes Safet Zhulali, duke cituar komunikatën e përbashkët të nënshkruar prej tij dhe ndihmësekretarit të mbrojtjes së SHBA-së Dr. Zhozel Nei, dje në konferencën e përbashkët të shtypit, që dhanë në një nga ambientet e Pallatit të Kongreseve në Tiranë. Duke evidentuar si të suksesshme nënshkrimin e marrëveshjeve dhe stërvitjen e përbashkët «AREX ’95», ministri i Mbrojtjes Zhulali, theksoi takimin i dy bilaterali ndërmjet dy ushtrive, tregoi edhe njëherë hapat pozitive të bëra në kuadrin e reformimit të ushtrisë shqiptare dhe së ndërtimit dy palëve e shka-pirtëzimit për paqja në rajon.
Duke marrë fjalën Dr. Nei, e cilësoi bilateral të suksesshme dhe evidencë e politika amerikane në Evropën Qendrore b-zot në tre aspekte, atë të forcimit të demokracisë, të ekonomisë së tregut të lirë dhe të marrëdhënieve stabile me vendet e rajonit. Duke shprehur kënaqësinë e tij për ecuninë e këtyre drejtimeve deri tani lidhje me vendin tonë, ai shprehu konsideratë të veçantë veçanërisht për marrëdhëniet, ushtarake dhe shprehu besim se rruga e nisur do të vazhdojë me sukses edhe në të ardhmen.
Më pas kaluan në përgjigjet e pyetjeve të gazetarëve të pranishëm. Në lidhje me vlerësimin e një bar pozicionin e Shqipërisë, në rajonin e trazuar të Ballkanit, Dr. Nei theksoi se Shqipëria është krit-ike si e rëndësishme për stabilitetin Ballkanik dhe u shpreh se nëse konflikti i Bosnjës do të shtrihet më në jug, kjo do të ishte një tragjedi edhe më e madhe. Ndërsa një pyetje tjetër se në çfarë aspektesh konkrete do të shtrihet bashkëpunimi ushtarak me atë amerikan në fushën e mbrojtjes tha se ushtria amerikane ka ndihmuar nga ana logjistike, do të ngrihet një grup menaxhimi dhe se pala amerikane do të ndihmojë me këshilltarë ushtarakë në kontrollin civil të hapësirës ajrore.
«KUKULLA» DO TË JETË KRYETAR PARTIE POR JO KRYEMINISTER!
Konferencë shtypi e sekretarit të PD-së, Tritan Shehu
Shehu: Do luftojmë korrupsionin! Për Rulin, Uken, Brozin, Hoxhën, nuk është folur fare në K. Kombëtar.
«Këshilli Kombëtar i PD dëshmoi unitetin e shkëlqyer, – ishte ky slogani që e nxorri sekretarin e përgjithshëm të PDSH, dje në një konferencë për shtyp. I ardhur nga mbledhja e Këshillit Kombëtar i lumturuar nga ky unitet i shkëlqyer, por i fraksionuar legalisht (ose pa pyetur atë-, sekretari Shehu shpalli objektivat e tij e të Partisë për ’95-ën. «Viti i hovíl të reformës duke vënë në jetë vendimet e Këshillit Kombëtar»- përçaktoi Shehu, që të dielën doli përpara «Kryetarin e PD-së», dalë Berishën në rrugën kryesore përballë «Muzeut» paël kish kaluar më shumë se 30 minuta nga ora e caktuar. Anëtarët i kryesisë, Berisha, e dhe kësaj radhe ju imponua Partisë të tij që e priti atë gjithë ankth e shqetësuar, për ndë shume se gjuha e mr. E ndonëse ndodhi kështu, Këshilli Kombëtar të dëlanë dhe Shehu të martën, konfirmuan se «Rinbala» ose «Kukulla», do të jetë fillimisht Kryetar Partie ndonëse është një kryeministër.
Ndonëse ky ka qenë thelbi i mbledhjes,- gjë që e pasqyroi dhe sekretari Shehu në kronikën e mbledhjes bëre para gazetarëve - burime të sigurta, si RD e TVSH lajmërojnë, se Këshilli Kombëtar mori 13 vendime të rëndësishme që nga vet përcaktimi i PD si «promotore e reformave në aleancat të ekstremistëve tek «lutja e grave në masën 25 përqind në PD». Por qëditërisht, ndosirë këto vendime – që janë nën frymën e diskutimit të Kryetarit Berisha. - PD i sheh si medicnë për plagët e hapura në këto tre vjet që qeverisë, nuk ka në to asnjë antidotik për kancerin – korrupsionin. Tritan Shehu i pyetur për këtë tha se «do të luftojë korrupsionin pa paragjykim atje ku ai të shfaqet.
- Përseri pa kushtetutë. Për të përsëri nuk është folur fare në PD.
Kriminalizimi e mentalitetve të reja për moskëthimin e komunizmit në Shqipëri - tha Shehu para gazetarëve duke përmendur këshuin që mbajshor: kjo do të varl. Pushahjen e abahime në Poloni; Hungari; Bullgari që duhet tashmë, e ka fundin e linje pushëtet-ti. Aq më tepër që vazhdimësia sekretar organizate-bazë, kryetar partie - president i shtirë në disa vjet akullvitet që ka ngrënë dicka nga mosha
«KUKULLA» DO TË JETË KRYETAR PARTIE POR JO KRYEMINISTER! (vazhdim)
Në takimin e komiteteve drejtuese si dhe i komisioneve elektorale. Po shfrytëzobe për këtë përvoja e disa fushatave elektorale të këtyre viteve. eufori, veçanërisht tani gjatë këtyre muajve që pasreferendumit. Në luftën kundër kësaj euforie është e domosdoshme një këmbëngulje më e madhe. Çdo fushatë elektorale ka kërkesat e veta specifike, vetëkënaqësia
(Vijon në faqen 2)
Në Smallik kryeplaku zgjidhet me policë
Ndodhin në Bulqizë
Për zgjedhjen e kryeplakut në fshatin tonë erdhi i deleguar sekretari i komunës Ymer Pervizi.
Erdhën në këmbë me gjithë se në Smallik nuk ka rrugë e makinat nuk vijnë dimër e verë. Erdhi i shoqëruar nga katër policë.
Me thënë të drejtën popullin e mblodhën. Për këtë nuk mund t’ia besojmë hakun: Popor ama për tërë, të voton: Ymer
Fol ai, votoi po ai: Votuan edhe policët që i rrinin popullit rreth e rrotull.
Kryeplaku u zgjedh ai që ishte.
PËRPARIM SMALLIKU
Ritheksojmë:
Një fenomen natyror që vazhdon të shkaktojë panik
Vazhdon të mbetet enigmatik por...
Aspekt krize
Qirijtë e Dibrës dhe dritat e Tiranës
Midis Peshkopisë e Tiranës, dy vetë në linjë telefonike përçelin këtë dialog:
- Si është koha në Dibër, pyet zëri nga Tirana
- Më dërgo sa më parë një...