Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E dielë 5.11.1995

6 Nentori: ngjarje me vlerën e një fitoreje historike

-Shqiptarët me voten e tyre i thane JO shkeljeve ligjore, i thane JO kanunit te prapambetjes e hakmarrjes mesjetare, i thane JO pushtetit personal te Berishes Nesër mbushet një vit nga 6 Nëntori i 1994, kur populli ynë u thirr në një referendum të paligjshëm për të votuar për një projektkushtetutë, për t'i thënë po ose jo asaj, si rruga e vetme e zgjedhur nga lidershipi në pushtet për ta bërë gjoja Shqipërinë demokratike me ligjin e saj themelor. Një vit që nga ajo ditë e shënuar, kur masivisht populli i tha jo projektit të kushtetutës, projekt që në rrugë e sipër mori emrin e presidentit Berisha, ka shërbyer për një sërë analizash, me qëllimin e zbulimit të shkaqeve që çuan në këtë dështim të madh të këtij projekti të reklamuar si të barabartë në vlerë me demokracinë, me lirinë, me pavarësinë, me gjithçka që kërkon dhe ka të shenjtë shqiptari. Në këtë kuptim ky dështim i madh i pushtetit të Berishës në 6 nëntorin e vitit të kaluar ka vlerën e një fitoreje të madhe për demokracinë e vërtetë që duam të ndërtojmë në Shqipëri, për shtetin ligjor që duam të instalojmë, për nivelin bashkëkohor të lirive dhe të drejtave të njeriut që duhet të gëzojmë. Berisha, autori i Projekt kushtetutes se rrezuar duke shpërndarë projektin e tij Faqe 2-3
Berisha Shqipëri

Rrethimi i dyte i Zef Brozit

-Dje ne mengjes pallati ku banon Zef Brozi eshte rrethuar me police. Pas kesaj atje kane mberritur deputete te kuvendit popullor, diplomate te huaj qe punojne ne Tirane dhe gazetare Ish Kryetari i Kasacionit deklaron pas marrjes se pasaportes: Kam besim te e verteta dhe e verteta mund te dale ne drite ne kohe te ndryshme. Ata mund te me akuzojne nese vertete kane guximin qe falsitetin ta ngrejne në një stad kaq të lartë. Veçse atëhere edhe unë do të kem të drejtë të akuzoj, por me fakte jo me pasione. Faqe 6
Zef Brozi Tiranë

BUQETA E REFERENDUMIT

Libofsha 72 perqind JO Mesapliku 76 perqind JO Sinaballa 78.8 perqind JO Krutja 79 perqind JO Çermenika 71.6 perqind JO Mokra 80 perqind JO Peza 70 perqind JO E verteta e spektakleve televizive te Berishes Berati 31.9 perqind PO, Elbasani 29.6 perqind PO, Fieri 32.6 perqind PO, Korça 33.5 perqind PO, Kuçova 24.9 perqind PO, Tirana 47.7 perqind PO, Vlora 33.4 perqind PO.
Berishes Libofsha Mesapliku Sinaballa Krutja Çermenika