U varros ne Jeruzalem nje nga "pellumbat e paqes"
Homazhe, Izraeli i goditur nga dhimbja per Kryeministrin ITZHAK RABIN
-Dhjetra Presidente, Kryeministra, Monarke percjellin ne banesen e fundit Kryeministrin izraelit. Midis tyre Klinton, Kohl, Mejxher, Mubarak, Husejn, Butros Gali etj
-Mori pjese dhe presidenti Berisha
Nga ceremonia e varrimit
Foto: Reuter
Rruga për në Kosovë “kalon” nëpër Izrael
Komenti ynë
Rruga për në Kosovë “kalon” nëpër Izrael
Gjithë bota këto ditë përjetoi me dhimbje vdekjen e Kryeministrit të Izraelit, Itzhak Rabin, Laureat i Çmimit “Nobel” për Paqe. Emocioni për këtë vdekje tragjike, pas një atentati terrorist të një ekstremisti të djathtë izraelit, edhe në Shqipëri është shumë i madh, për arsye se edhe këtu zoti Rabin është njohur si një ndër arkitektët e mëdhenj të paqes që po “mbin” në Lindjen e Mesme, një ndër rajonet më të trazuar të botës së sotme.
Por shqiptarët e kanë nderuar zotin Rabin edhe për një shkak tjetër - tek shembulli i madh i tij dhe izraelitët Arafat për të gjetur gjuhën e dialogut midis dy armiqsh mijëvjeçarë, ata kanë parë konturet e një perspektive për të gjetur gjuhën e dialogut edhe ne, me armiqtë tradicionalë të shqiptarëve, siç konsiderohen serbët. Pra paqja e vendosur me stërmundime në Lindjen e Mesme është shembulli i madh i rrugës që duhet ndjekur për të vendosur paqen edhe në Ballkanin tepër të trazuar, edhe në jug të tij, madje për të krijuar raporte të reja midis vetë shqiptarëve që janë në mijëvjeçarë në këto troje.
Si një rastësi, po këto ditë që u vra zoti Rabin, kombi shqiptar humbi një figurë të madhe e të ndritur siç ishte Prof. Anton Çela, i cili ka hyrë në historinë moderne të shqiptarëve si një profet i pajtimit.
Bota i nderon njerëzit e shquar. Zotin Rabin dje e përcollën për në banesën e fundit në Jeruzalem afro një milion njerëz. Midis pjesëmarrësve në ceremoninë mortore të tij ishin edhe shumë personalitete të shquara nga gjithë vendet e botës. Ishte aty edhe presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Sali Berisha.
Shtrohet pyetja: A duhej të shkonte Presidenti i Republikës në Jeruzalem? Ne themi pa asnjë dyshim që “akte” të tilla i bëjnë vlerë jo vetëm personalitetit në fjalë, por nderojnë edhe Shqipërinë. Pra zoti Berisha duhej e shkonte ashtu siç shkoi në ceremoninë e varrimit të zotit Rabin.
Por përfaqësuesve të shtetit shqiptar, deri edhe vetë presidentit Berisha, do t’i duhej që i shtyjë edhe një ceremoni tjetër, më të vështirë, te varrimi i Anton Çelës. Profesor Çela, për ne shqiptarët, është një simbol i bashkimit, i pajtimit, i paqes, është “njeriu nobël” i midis shqiptarëve.
(vijon në faqen 6)
Nje vit me pare Forumi i Rinise Eurosocialiste Shqiptare u pranua anetar i Internacionales se Rinise Socialiste
FRESH
Ne faqen 3
-Interviste me Monika Kryemadhi, Zevendespresidente e Internacionales se Rinise Socialiste
-Interviste me Henrik Laursen, President i Rinise Socialdemokrate te Danimarkes
S'mund te kete demokraci te vertete pa angazhimin real te gruas
Zhvillohen ne te gjithe vendin Konferencat e Forumit te Gruas Socialiste
-Interviste me Merita Ndreko, Kryetare e Forumit te Gruas Socialiste
Lexoni ne faqen 2
Kolapsi i bujqesise Shqiptare
Pertej euforise zyrtare
-Interviste e deputetit Ibrahim Baçi
Lexoni ne faqen 4
Blerim Çela per te pesten here ne gjyq me gazetaret
-Kurajo e pazakonte e Kryetarit te Kontrollit te Shtetit, i cili deri tani i ka humbur te kater gjyqet e para
Lexoni ne faqen 6
Çeshtja Shqiptare duhet vleresuar si nje problem prioritar drejtësie dhe demokracie
Memorandumi i intelektualëve shqiptarë drejtuar Organizatës së Kombeve të Bashkuara Këshillit të Sigurimit New York Parlamentit Europian Strasburg KSBE, Varshavë
Lexoni ne faqen 9
Telegram ngushëllimi i Partisë Socialiste te Shqiperise
Tiranë, më 5.11.1995
Z.Shimon Perez,
Tel Aviv-Izrael
Me hidhërim të thellë mësuam lajmin e vrasjes së Kryeministrit laburist të Izraelit, të ndëruarit Itzhak Rabin, politikan i kan i përmasave botërore. Ai ishte politikan i mençur që e kuptoi drejtë dhe në kohën e duhur nevojën e procesit të paqes me palestinezët e që me personalitetin e tij të padiskutueshëm, arriti rezultate të admirueshme. Marrëveshjet izraelito-palestineze, që nënshkruan kohët e fundit, edhe me ndërmjetësimin e SHBA e të Presidentit Klinton, e bënë zotin Rabin një njeri të madh të paqes që e meriton çmimin Nobel dhe vlerësimin si hero i vërtetë i paqes.
Forcat ekstremiste të djathta morrën jetën e zotit Rabin në një moment kulmor tepër të rëndësishëm të procesit të paqes. Në këto momente të vështira për popullin e Izraelit ne socialistët shqiptarë ju shprehim ngushëllimet tona më të thella dhe të sinqerta juve, zotit Shimon Perez, Lëvizjes Rabin e familjes së tij, laburistëve dhe gjithë popullit të Izraelit si dhe bindjen e thellë se laburistët izraelitë do të vazhdojnë më tej punën e ndritur të paqës të zotit Rabin.
Përshëndetje të sinqerta
Zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Dr.Servet Pëllumbi