Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E enjte 9.11.1995

Tiranë: 34 mijë familje pa ndriçim

Kontrata e Partise Demokratike me popullin nuk e perfshin zgjidhjen e problemit te ndriçimit. Sepse ... Shume eshte folur, premtime pafund jane bere, por asgje nuk eshte zgjidhur. Tirana e pushtetareve qe jetojne ne lluks pafund, eshte kryeqyteti i vetem ne bote qe i kalon netet e dimrit pa ndriçim "Zoti e ka bekue Shqipnin, te bukuren e dheut"
Tiranë Shqipnin

Pse nxiton antigenocidi?

Në lajmet televizive kanë qejf të bëjnë aritmetikë dhe posaçërisht theksojmë se antigenocidi çek është 10 vjet dhe se ai shqiptar është vetëm (vetëm?) 6 vjet. Se krimineli nazist Pribke i lejuar për ekstradim nga Argjentina për t'u gjykuar me Itali është 81 vjeç. Të gjitha këto mbledhje zbritje që nuk i ben asnjë agjensi e huaj, në ekran nuk bëhen për snobizëm. Duan të vërtetojnë se antigenocidi shqiptar është më humani në të gjithë eurolindjen paskomuniste dhe se Shefqet Peçi u arrestua në moshë të thellë "siç bën edhe gjithë bota demokratike". Kjo hyri edhe në artin e demagogjisë, i cili sa ka nisur të mbulojë me fanfara muzike dhe shkëlqim fishekzjarre atë që në thelb po ngjan. Faqe 3
Pribke Shefqet Peçi Argjentina Itali

Shpresa nuk vdes as tek pllaka e varrit

-Heshtja qe shoqeroi Bardhyl Pogonin, nuk eshte çeshtje njohjeje. Heshtja shpjegohet me faktin se vepra e Pogonit nuk u jep mundesi politikaneve per te perfituar ne hesap te tyre Faqe 9
Bardhyl Pogoni

Kush e "vrau" gjigandin e trikotazheve shqiptare?

Eshte fjala per kombinatin e trikotazheve ne Korce, nje kombinati i permasave Evropiane. Ai kishte dy fabrika filature, nje fabrike ngjyrosjeje, nje repart per thurje pambuku dhe nje repart per thurje sintetike poliester. Kishte edhe nje fabrike qepjeje, nje fabrike te prodhimit te penjeve te qepjes dhe nje baze te fuqishme mekanike. Ne te punonin 4600 punonjes dhe perpunoheshin 1200 deri ne 2000 tone pambuk ne vit dhe prodhoheshin veshje te brendshme, kostume sportive, stofra poliester. Ai ishte i vetmi ne Shqiperi qe prodhonte tyl perdesh ... Kombinati ishte, kishte, prodhonte. Të gjitha te shkuara.
Korçë Shqipëri

Azem Hajdari vrasës? Kështu ka shkruar RD

Genocidi nuk luftohet nga "Te dyshimtët" Perse Azam Hajdari ka marre flamurin e luftes kunder te ashtuquajturit genocid? Çfare kerkon te fshehe ai? Ke ka vrare zoti Hajdari para dhe ne prag te zgjedhjeve te 22 marsit siç eshte shprehur RD me 18 gusht 1994? A kane lidhje keto akza me 2 prillin? A shkon ne kete raste shprehja popullore "Ku ka ze nuk eshte pa gje?" Faqe 3
Azem Hajdari

Debora e pare paralajmeron

Pamje nga disa rrethe te Veriut Lexoni ne faqen 7
Veriu

Njoftim

Njoftohen gazetashitësit e "Zërit te Popullit" ne rrethet e mëposhtme që të paraqiten brenda datës 12 nëntor 1995 për të bërë likuidimet e shitjes së gazetës: - Pogradeci (Shitësi Arben Shkëmbi) periudha Qershor-Tetor - Gjirokastër " " Shtator-Tetor - Rubiku " " Shtator-Tetor - Puka " " Tetor - Përmeti " " Shtator-Tetor - Vau Dejës " " Shtator-Tetor - Kruja " " Shtator-Tetor - Durrës " " 16-30 Tetor 1995 - Kopliku " " Shtator-Tetor Kush nuk respekton afatin e mësipërm i pritet kontrata. -Redaksia
Arben Shkëmbi Pogradec Gjirokastër Rubiku Puka Përmet