Ne prag te gjykimit te trete ne Kasacion
Fatos Nano: Nuk do te marrim pjese ne farsen e rradhes
"Tani, unë dhe shokët e mi do të përqëndrojmë të gjitha forcat për t'i marrë pushtetin, me anën e zgjedhjeve Berishës, në mënyrë që drejtësia dhe gjithçka tjetër që mbahet nën thundrën e tij në Shqipëri, të çlirohet përfundimisht, bashkë me frymëmarrjen e demokracisë dhe të së ardhmes".
Lexoni ne faqen 3
Çështje dite
Cilat janë rezervat e drithit dhe miellit për bukë?
Burime të ndryshme bëjnë të ditur se rezervat e drithit dhe të miellit për bukë në vend, pa ne partitullesme për të përballuar nevojat e vendit, deri në sezonin e ri të korrjeve. Nga ana tjetër, afaristë shqiptarë që merren me importimin e miellit e të drithit flasin për vështirësi të mëdha që hasen aktualisht me gjetjen e këtyre artikujve në tregjet e huaja në rajonin tonë. Sipas tyre, kjo gjendje në tregjet e drithit, është krijuar prej të korrurave të dobta të këtij viti në disa vende të njohura për prodhimin e drithrave.
Kjo gjendje i ka bërë disa analistë të thonë se Dekreti i fundit i Presidentit të Republikës për heqjen e taksave doganore të drithit dhe të miellit për bukë, është i imponuar pikërisht nga kjo situatë kritike dhe prej rezervave të drithit dhe të miellit në vend. Ky Dekret bie në kundërshtim me Ligjin e Parlamentit për rritjen e taksave doganore i cili hyri në fuqi më 1 korrik të këtij viti për artikujt bujqësorë e blegtorale. Ligji në fjalë synonte mbrojtjen dhe stimulimin e prodhimit bujqësor dhe blegtoral vendas, përballë vërshimit të produkteve ushqimore nga jashtë. Ndërsa Dekreti i Presidentit bën të kundërtën. Ai e ul në zero interesimin e fermerëve shqiptarë për prodhimin e drithrave të bukës, interes i tronditur rëndë nga konkurrenca e drithrave të importuara nga jashtë. Dihet se një arsye madhore e ka shtyrë Presidentin e Republikës të ndërmarrë një akt të tillë duke dekretuar heqjen e taksave doganore të grurit e të miellit. Komisioni i Përhershëm Parlamentar i Ekonomisë para pak ditësh e shtyu për më vonë paraqitjen e Dekretit të Presidentit për miratim në Parlament, duke kërkuar sqarime mbi hollësinë rreth këtij Dekreti. Në fillim të javës së ardhshme, specialistë përkatës pritet të japin shpjegime e kërkesa mbi këtë çështje. Me këtë rast është me vend që Komisioni i Përhershëm Parlamentar i Ekonomisë, (pse jo dhe Parlamenti) të kërkojnë që të sqarohen problemet e mëposhtme:
1. Cila është gjendja faktike e drithrave të bukës në vend dhe ç'masa po merr Qeveria për sigurimin e plotë të tyre deri në të korrat e ardhshme?
2. Gjendja e tanishme e rezervave të bukës në vend, është pasojë e një situate të jashtëzakonshme në rajon, apo pasojë e politikës së gabuar ekonomike lidhur me prodhimin e drithrave të bukës në vend?
3. Përse nuk janë dhënë rezultatet përpjekjet e deritanishme për të sjellë grurë nga Rumania?
4. A ekzistojnë rezerva të mjaftueshme financiare, valutore për blerjen e drithrave nga jashtë, apo këto do të përballohen nga institucionet financiare ndërkombëtare?
5. Nëse çmimi i drithit në tregjet e huaja do të jetë më i lartë se ai i deritanishmi, a do të subvencionojë Qeveria çmimin e bukës, apo do të ketë rritje të re të çmimit të saj?
6. Në se Qeveria do të subvencionojë çmimin e ri të drithit që ajo do të blejë jashtë vendit a do t'i frenojë kjo tregëtarët privatë që janë të detyruar të shesin grurin dhe miellin e importuar me çmimin e tregut të huaj?
Sqarimi i këtyre problemeve në Parlament do të bënte që të intensifikohen masat për sigurimin në kohë të drithit dhe miellit në prag të dimrit që po troket.
Qeveria e errësirës
Mungesës se energjise elektrike i shtohet edhe mungesa e vajgurit, e druve, qymyrit dhe gazit
-Qeveria kujtohet per ngrohjen ne dimer -Shqiptaret kane me bollek konfrenca shtypi te Berishes, buzeqeshje qeveritare te Meksit dhe shkopinj gome e makina policie
-Qeveria kujtohet per ngrohjen ne dimer
-Shqiptaret kane me bollek konfrenca shtypi te Berishes, buzeqeshje qeveritare te Meksit dhe shkopinj gome e makina policie
Lexoni ne faqen 4
Kush është Azem Hajdari?
-Ushtari i Kurtit, ushtari i turpit
Në procesin e depersonalizimit progresiv, të nënërimit të ushtarëve, i gjori deputet Hajdari përfundoi në shërbim të Kurt Kolës, apo në ushtar të fundit të tij. Dje duke gdhirë mëngjesi, mbasi thirri forcat e rendit, thonë se "trimi" Hajdari me një akt donkishotesk vendosi të vrasi veten. Në një dorë mbante revolen, për të cilën thuhet se ishte e mbushur me fishekë manovër dhe në tjetrën shishen e benzinës, që në njërën zërra thonë se ngjasonte shumë me një shishe rakie.
(RD 13 gusht 1994)
Përse nuk reagoi deputeti Hajdari kur RD e 12 gushtit 1994 tha për të se ka hyrë në grevë urie për të kryer "nje protestë pastrimi nga disa mekate të kaluara?"
Po të ishte sëmurë me siguri për të mbrojtur nderin dhe dinjitetin e nëpërkëmbur nga një akuzë ai do të kish reaguar. Mirëpo nuk bëri zë. Përse heshti? Çfarë fshihte në të kaluarën e tij? Dhe kur përmendet e kaluara është fjala për të kaluarën e largët, për shembull ajo e viteve 1982-1984 apo e kaluara e afërt, për shembull viti 1991, muaji prill, data 2, qënia në Shkodër, udhëtimet natën etj? Sepse nuk po e mendoj që kur flet për mëkatë që e kaluara, RD nuk e ka fjalën për shembull për denoncimet e dhuratat të bëra nga ndonjë ish-oficer i Sigurimit të Shtetit, për pardesynë borxh (në ngjyrë të bardhë), jo me siguri fjala është për pastrim nga të tjera mëkate, nga ato që RD i di me mire.
Lexoni ne faqen 2
Veçojme nga RD e dates 10 nentor 1995
Pyetje: Zoti Bashkim, a eshte e vertete se 34 mije familje kane qene mbreme pa drita siç shkruan "ZP"? Përgjigje: Po 34 mijë familje janë gjysma e Tiranës. Shifrat mund të jepen siç duan gazetarët, ndërsa ne kemi informacion të plotë për rrjetin në Tiranë ju them se vetëm tre fidera kanë qene me probleme. Lapraka, zona e rruges Bardhyl qe u stabilizua dje dhe keto perbejne 10 mijë familje, shto ketu edhe ato familje ku stakohët provizorisht energjia
Pyetje: Zoti Bashkim, a eshte e vertete se 34 mije familje kane qene mbreme pa drita siç shkruan "ZP"?
Përgjigje: Po 34 mijë familje janë gjysma e Tiranës. Shifrat mund të jepen siç duan gazetarët, ndërsa ne kemi informacion të plotë për rrjetin në Tiranë ju them se vetëm tre fidera kanë qene me probleme.Lapraka, zona e rruges Bardhyl qe u stabilizua dje dhe keto perbejne 10 mijë familje, shto ketu edhe ato familje ku stakohët provizorisht energjia
Pak koment:
Siç shihet nga prononcimi i mësipërm i zoti Bashkim Emiri, drejtori i filialit elektrik Tirane, RD perpiqet të vere vetulla dhe nxjerr sytë.Ai flet per 10 mijë familje pa ndriçim dhe per defekte ne Laprake dhe zonen e rruges Bardhyl. Por thote shko dhe ato familje ku stakohet provizorisht energjia, pa dhene shifer, vetem e vetem qe te mos dale shifra e publikuar ne "Zerin e Popullit".
Mirepo a i shpeton banoret e Tiranes, ne Kombinat, tek Parku i autobuzeve perballe uzines "Enver", ne stadiumin "Dinamo", ish uzines "Enver", ne Kinostudio, Qytet Studenti, Lagja Ali Demi etj, genjeshtra e Bashkimit dhe e RD-se? A e zgjidhin problemin e ndriçimit me energji elektrike? RD le te vazhdoje "te pergenjeshtroje" "Zerin e Popullit" pasi banoret e kryeqytetit dine te dallojne kush genjen dhe kush thote te verteten.