Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E diel 12.11.1995

Qeveria fsheh gjurmët

Kujtesë edhe per Presidentit Berisha: -Qeveria vendos që veprimtaria e Qeverisë të mos dokumentohet -Një vendim absurd dhe i kundër-ligjshëm që mund ta çojë kryeministrin Meksi përpara përgjegjësisë penale Kujtesë edhe per Presidentit Berisha: Qeveria fsheh gjurmët FLETORJA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BOTIM I KUVENDIT POPULLOR Nr. 14 1995 KORRIK PËRMBAJTJA Faqe Vendim nr. 81 Për rregullat e funksionimit të Këshillit të Ministrave ............ 565 datë 6.2.1995 1. Rendi i ditës i mbledhjes, vlerësimet, debatet, vendimet dhe raportimet përfundimtare të mbledhjeve të Këshillit të Ministrave janë konfidenciale. 2. Në mbledhjet e Këshillit të Ministrave nuk mbahen procesverbale dhe nuk bëhen incizime magnetofonike dhe stenografime. -Qeveria vendos që veprimtaria e Qeverisë të mos dokumentohet -Një vendim absurd dhe i kundër-ligjshëm që mund ta çojë kryeministrin Meksi përpara përgjegjësisë penale Në Fletoren Zyrtare të Republikës së Shqipërisë Nr.14, korrik 1995 është botuar vendimi Nr.81 datë 6.2.1995 “Për rregullat e funksionimit të Këshillit të Ministrave”, në fund të të cilit nuk është harruar as slogani “Ky vendim hyn në fuqi menjëherë”. Dhe më tej kryetari i Këshillit të Ministrave Aleksandër Meksi. Në bazë të këtij vendimi, që nga data e hyrjes së tij në fuqi e në vazhdim nuk do të ketë më asnjë dokument që të pasqyrojë mbledhjet, vlerësimet, debatet, gjykimet dhe vendimet e Këshillit të Ministrave; Pra thënë më shqip qeveria Meksi ka vendosur që veprimtaria e saj të mos jetë e dokumentuar. Lexoni ne faqen 3
Azem Hajdari Aleksandër Meksi Shqipëri

Nga veprimtarite nderkombetare te PS-se

14-17 Nëntor, një delegacion i nivelit të lartë të Partisë Socialiste të Shqipërisë i kryesuar nga zëvendëssekretari i saj prof. Servet Pëllumbi do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë i ftuar prej saj; 24-25 Nëntor, një delegacion i PSSH-së do marrë pjesë në Kongresin e partisë së Partisë Demokratike Sociale të Rumanisë, parti në pushtet, i ftuar nga kryetari i saj Adrian Nastase; 25-26 Nëntor, një delegacion i PSSH-së do të marrë pjesë në Kongresin e Partisë së Presidentit Kuçan, Lista e Bashkuar e Socialdemokratëve të Sllovenisë, i ftuar prej saj; 30 Nëntor-3 dhjetor, zëvendëspresidentja internacionale e Rinisë Socialiste Monika Kryemadhi do të marrë pjesë në mbledhjen e Presidiumit të Internacionales së Rinisë e cila do të takohet edhe me drejtuesit e Partisë Laburiste të Izraelit - këto aktivitete vetëm për 15-ditëshin e fundit të Nëntorit bëri të ditura dje për median zyra e shtypit e Partisë Socialiste të Shqipërisë. Pikërisht në këtë moment, ku PSSH duket më e hapur dhe më e mirëpritur se kurrë, madje dhe nga partitë që kryesojnë qeveritë në vendet e tyre, në Tiranë është shfaqur ideja e inicuar nga Berisha në formën “ata si do shkalla e tyre”, tashmë në formën “socialistët të izoluar nga Europa”. Por duket se është një hapje e mirëpritur ndaj Partisë më të madhe të opozitës shqiptare, por nga pushteti, që ka shkaktuar depresion e nervozizëm në disa politikanë duke i udhëhequr ata natyrisht drejt deklaratave të papërgjegjshme. Korresp i “Zerit te Popullit”
Servet Pëllumbi Adrian Nastase Kuçan Monika Kryemadhi Azem Hajdari Shqipëri Gjermani Rumani Sllovenisë Izrael

Gjykata Kushte- tuese heziton te japë vendim

Editorial Gjykata Kushte- tuese heziton te japë vendim Ajo pret aktet ligjore e nënligjore te Këshillit te Ministrave. Siç u bë e njohur, Gjykata Kushtetuese, pezulloi dhënien e vendimit lidhur me kushtetutshmërinë e të ashtuquajturit ligj për genoci[?]in, në pritje të akteve ligjore dhe nënligjore që do të përgatisë Këshilli i Ministrave në zbatim të këtij ligji. Arsyetim absurd! Taktikë e rrashë[?] e qeverisë, po tashmë është fakt: Gjykata Kushtetuese deklaron se pa u njohur me aktet ligjore dhe nënligjore nuk mund të konkludojë nëse ligji N.8001 dt.22.9.1995 është ose jo në përputhje me dispozitat kryesore kushtetuese! Sipas kësaj logjike (që nuk përmban asnjë element juridik) na del se kushtetutshmëria ose jo e ligjit të mësipërm kushtëzohet nga akte ligjore dhe nënligjore që do të përgatisë Këshilli i Ministrave. Mos vallë në këtë mënyrë Gjykata Kushtetuese çoftë dhe indirekt u thotë grupeve parlamentare të PS dhe PSD se ata ishin nxituar, se duhej të pritnin deri sa Këshilli i Ministrave të përgatiste këto akte?! Apo ndoshta nëpërmjet këtij vendimi pezul[l]ues, Gjykata Kushtetuese njofton Këshillin e Ministrave të mos nxitohet sepse sipas nenit 4 të ligjit kishte afat deri më 15 dhjetor 1995? Përfaqësuesit e PS dhe PSD, Gjykata Kushtetuese i dëgjoi dhe u rezervua t'u bënte ndonjë observacion lidhur me këtë "nxitim" ndërsa me Këshillin e Ministrave ka kohë ta pleqërojë këtë problem. Zotërinj të Gjykatës Kushtetuese përse hezitoni të jepni vendim? Problemi nga pikëpamja ligjore është i qartë. Mesa duket juve u shqetëson fakti sepse duhet të zgjidhni midis alternativës: të dhënies të një vendimi ligjor mbështetur në dispozitat Kushtetuese ose të dhënies të një vendimi që do të shprehë interesa konjukturale të forcave të caktuara politike në radhë të parë të partisë në pushtet. Ju të nderuar gjyqtarë të gjykatës Kushtetuese e dini mirë se në këtë rast vendimi tuaj i drejtë dhe i ligjshëm do t'i shërbente dhe Këshillit të Ministrave në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore gjithashtu të drejt[a] dhe të ligjshme. Ndoshta j[?] (vijon ne faqen 2)

Vrioni paralajmëron humbjen e PD-së në zgjedhjet e ardhëshme

Veqojmë Vrioni paralajmëron humbjen e PD-së në zgjedhjet e ardhëshme "Socialistët të jenë të sigurtë se PD do të jetë e fortë qoftë edhe në opozitë dhe do t'i drejtojë marrëzitë e pushtetit për interesat e gjithë shqiptarëve" Pardje zv.kryeministri Vrioni dhe Ministri i Brendshëm Musa[?]rak[?], kanë zhvilluar një takim me militantë të partisë së tyre në qytetin e Beratit. Gazeta “Koha Jonë” në numrin e djeshëm citon zotin Vrioni të ketë thënë ndër të tjera në atë takim: “...Socialistët të jenë të sigurtë se PD do të jetë e fortë qoftë edhe në opozitë dhe do t'i drejtojë marrëzitë e pushtetit për interesat e gjithë shqiptarëve”. Kjo deklaratë në gojën e zv.kryeministrit shqiptar dhe anëtarit të kryesisë së PD-së paralajmëron mundësinë e humbjes së kësaj partie (vijon ne faqen 2)
Vrioni Musa[?]rak[?] Berat

Çfarë mëkatesh di “RD-ja” nga e kaluara e Azem Hajdarit?

Njeriu “special”, njeri nga pinjollët komunistë i specializuar në luftë kundër Azem Hajdarit, Sami Milloshi i habit[?], që në Mar[?] q[?] denjon se ‘komunist ka qene e demokrat është bërë, duhet ta dijë se kush qëndron pas shkrimeve të “RD-së” kundër heroit të dhjetorit. Anonimati i tyre flet për “ushtar të Kurtit e të ushtar të turpit”, “heronjtë e m[?]arësh[?] në procesin e “depersonalizimit progresiv” etj. Por ai flet edhe për pastrim[?] (vijon ne faqen 3)
Sami Milloshi Kurti Piero Fassino

Fassino në Shqipëri

Me ftesë të partive të ndryshme shqiptare Një delegacion i PDS, Partisë Demokratike të Majtë të Italisë, i kryesuar nga Piero Fassino, drejtor i marrëdhënieve me jashtë të saj, do të vizitojë Shqipërinë, me datat 24 dhe 25 të këtij muaji, njoftonte dje “Gazeta Shqiptare”. Gazeta citon një deklaratë të publikuar me këtë rast nga ajo parti në të cilën ndër të tjera thuhet se PDS “ka pranuar ftesat e shumta të partive të ndryshme shqiptare”. Gjatë qëndrimit në Shqipëri delegacioni i PDS do të takohet me Presidentin e Republikës Sali Berisha dhe me liderët e partive shqiptare: Demokratike, Socialdemokrate, Socialiste dhe të PDNJ.
Piero Fassino Sali Berisha Shqipëri Itali