Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E martë 14.11.1995

Zef Brozi largohet nga Shqipëria

Drejtësia shqiptare nën ankth -Priten lëvizje në Kasacion e Apel Drejtësia shqiptare nën ankth Zef Brozi largohet nga Shqipëria -Priten lëvizje në Kasacion e Apel Dorëheqja e Bendos si kryetar i gjykatës se Tiranës, largimi i Qelshit e Gjokutajt nga kreu i prokurorisë se Tiranes duket se do të mbeten zgjidhje sa te pranueshme per të "dalë nga skena" e per t'u harruar në harresë. Keto dite i erdhi radha Brozit që të luaje ne të njejtin terren. Aktualisht ish kreu i Kasacionit e ka lënë Shqipërine dhe ndodhet pertej Atlantikut, ne Amerikë. Varianti zyrtar eshte "per studime" Lexoni ne faqen 3
Zef Brozi Bendo Qelshi Gjokutaj Shqipëri Tiranë SHBA Atlantikut

A e pastroi Azem Hajdari veten nga mëkatet e së shkuarës?...

humbur më 31 mars 1991.Arësyeja? Me sa duket dikush gjeti "Thembrën e Akilit" të heroit të dhjetorit ad sa "tribuni" i studentëve nuk pati kurajo te reagojë.Nga ana tjetër PD-së dhe Berishës nuk iu duhet më ish-kryetari i komisionit nismëtar për krijimin e PD-së.Për ta kishin marrë vlerë të pavlerët e Partisë së Punës,ata që për të dëshmuar "besnikëri" janë të gatshëm të bëjnë çdo shërbim,pavarësisht nga kostoja. Gjithësesi Azem Hajdari mbeti sipas "RD"-së ushtari i turpit në procesin e depersonalizimit progresiv, që ndërton ushtarët në epërsi-për pastrim nga mëkatet e së shkuarës. Dhe përsëri pyetje:Kush ka qenë ushtari i Azemit qe ai sipas "RD"-së e Samitit i paskësh ndërruar?Po pas ndërrimit ne cilin ushtar ka rënë ai?Dhe pas këtij kalimi a e pastroi Azem Hajdari veten nga mëkatet e së shkuarës?... Kur i çlësuar ushtari i turpit nga gazeta qeveritare hyri në grevën e urisë bashkë me të përndjekurit politik,dikush shkroi në "RD" edhe për pastrim nga mëkatet e së shkuarës. Shumëkush pyeti:Ç'janë keto mëkate? Dhe përse "RD-ja" i përmend tani? Azem Hajdari i pafuqishëm të përgjigjej e humbi "betejën" me Sami Milloshin,njësoj siç pati
Azem Hajdari Berisha Sami Milloshi

Kongresi i Partisë Socialdemokrate Gjermane

14-17 Nëntor 1995 -Marrin pjesë Servet Pëllumbi dhe Ilir Meta 14-17 Nëntor 1995 Kongresi i Partisë Socialdemokrate Gjermane -Marrin pjesë Servet Pëllumbi dhe Ilir Meta Sot fillon punimet në Manhajm të Gjermanisë, Kongresi i Partisë Social-Demokrate Gjermane. Kjo përbën pa dyshim një ngjarje të veçantë e të rëndësishme në jetën politike të Gjermanisë dhe të social-demokracisë evropiane në përgjithësi. Partia Social-Demokrate Gjermane është ndër partitë më të mëdha, të fuqishme e me traditë të këtij vendi e i bërë vizitës social-demokrate botërore. Kryetari i saj, zoti Sharping, personalitet i shquar i këtij vendi, është edhe Presidenti i Partisë së Socialiste të Evropës, e cila përfshin partitë socialiste e social-demokrate të vendeve antare të bashkimit Evropian, figurë e Partisë Socialiste. Rudolf Scharping Kryetari i SPD të Gjermanisë SPD Social Democratia Me ftesë të kryesisë së PSD Gjermane, në Kongresin e tanishëm të kësaj Partie marrin pjesë edhe Zëvendëskryetari i PSSH, Dr. Servet Pëllumbi dhe Nënkryetari i saj, Ilir Meta. Pjesëmarrja në këtë forum të lartë dhe vizita në vendin mik gjerman përbën një hap tjetër të rëndësishëm të integrimit të PSSH në strukturat social-demokrate evropiane dhe botërore. Zyra e Shtypit dhe Informacionit e Partisë Socialiste
Servet Pëllumbi Ilir Meta Rudolf Scharping Manhajm Gjermani Evropian

Cutugno premton rikthimin

Cutugno dhe publiku munden të krijonin atë atmosferen e duhur miqesore, pothuaj te mjaftueshme per te shpëtuar organizatorin kryesor Mimmo Gianfreda. Këngëtari i admiruar ne Shqiperi e quan çmimin e biletave prej 25 mijë lekësh: "Të çmendur" Lexoni ne faqen 9
Cutugno Mimmo Gianfreda Shqipëri

Fitojnë socialistët

Turi i dytë i zgjedhjeve lokale në Bullgari Turi i dytë i zgjedhjeve lokale ne Bullgari Fitojnë socialistët Gazetat qendrore bullgare njoftonin dje me tituj te medhenj fitoren e socialisteve ne raundin e dyte te zgjedhjeve. Ideja qendrore e shtypit bullgar ishte: fitoi logjika dhe jo pasioni. Ne raundin e dyte te zgjedhjeve Partia Socialiste Bullgare perseriti dhe forcoi rezultatin e raundit te pare. Ajo fitoi te tre kryeqendrat bashkiak nga dy qe fitoi Partia demokratike. Nga 26 Bashki 21 prej tyre i fitoi Partia Socialiste. Permendim keto qytete Pleven, Montana, Pasazhik, Shumen, Pernik ku socialistet fituan nga 60-74% te votave.Partia demokratike fitoi vetem ne kater qytete, Sofje, Stara Zagora, Plovdiv Varna. Qytetin e Dimitrovgradit e fitoi Partia Komuniste Bullgare. Me rezultatin perfundimtar Partia socialiste fitoi 53.4 % te votave, Partia demokratike 27%, Partia Socialdemokrate 2% , Partite e tjera 5%. Kryetari i Partise Socialiste Vidanov deklaroi se fitorja e Partise Socialiste eshte fitore per Bullgarine dhe udheheqjen e koalicionit te majte demokratik qe do ta nxjerre vendin nga kriza. Njoftohet se do te zhvillohet edhe raundi i trete javen e ardhshme. Behet fjale per balotazhin e disa fshatrave ku ndikimi i Partise socialiste eshte me i madh se rivaleve te saj. Pavllo Gjilede
Vidanov Pavllo Gjilede Bullgari Pleven Montana Pasazhik Shumen

Skandali i fundit

"Skandal që kërkon të mbulojë skandale"- kështu e ka karakterizuar dje opozita vendimin e qeverisë Meksi të publikuar te dielën nga "Zëri". Ndërsa zëvendëskryeministri shqiptar Dylber Vrioni ishte shprehur hapur në Berat se Partia e tij , Partia Demokratike , po përgatitet per opozitën, Qeveria në të cilën ai bën pjesë po mendon seriozisht per periudhën që ka qeverisur e po qeveris duke patur parasysh lënien e pushtetit pas zgjedhjeve të ardhshme. Janë dy pika te nje vendimi , nr.81 "Për rregullat e funksionimit të Këshillit të Ministrave" te datës 6 shkurt 1995 të cilat që nga fillimi i vitit i kanë dhënë goditjen se qeverisë Shqiptare trajten e një bunkeri. Një bunkeri brenda se cilit gjashtëmbëdhjetë burra e një grua kërkojnë te mbrohen nga opinioni publik që i vëzhgon intensivisht. Jo vetëm kaq Lexoni ne faqen 3
Dylber Vrioni Meksi Berat Shqiptare

Dhjetramijë shqiptarë largohen nga fshati

Vendbanime ilegale ne periferitë e Tiranës Kurbin 6 mijë gra pa pune Vendbanime ilegale ne periferitë e Tiranës Dhjetramijë shqiptarë largohen nga fshati Kurbin 6 mijë gra pa pune Lexoni ne faqen 5
Tiranë Kurbin