Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 18.11.1995

Bankës Italo-Shqiptare i mbyllin gojën

Qeveria Meksi kërkon të vendosë kontroll mbi bankat Çelësi i këtij bunkeri parash është Presidenti i Bankës. Surprizë! Serish një qeveritar i zotit Meksi madje i vetmi i veçantë i Qeverisë së tij, Ministrja e Industrisë Tregtisë e Transportit Suzana Panariti Çezuruar... BANKA ITALO SHQIPTARE Pyetje qe presin pergjigje 1. Cili është Presidenti i Bankës Italo-Shqiptare? 2. Cili është Drejtori i Përgjithshëm i Bankës Italo-Shqiptare? 3. Cili është Presidenti i Këshillit të Ekspertëve të Bankës Italo-Shqiptare; cilët janë anëtarët e këtij Këshilli? 4. Cilët janë anëtarët e Këshillit Administrativ? 5. Cili është përfaqësuesi aksioner i Banca Di Roma dhe Bankës Kombëtare të Tregtisë? 6. Cilët janë anëtarët e Asamblesë (të zakonshme) të Bankës Italo-Shqiptare? 7. Banka Kombëtare e Tregtisë është përfshirë në planet e privatizimit të Qeverisë shqiptare. Cila do të jetë forma, cila do të jetë Statusi i Bankës Kombëtare të Tregtisë në lidhje me Bankën Italo-Shqiptare pas privatizimit? Lexoni ne faqen 3
Meksi Suzana Panariti Shqipëri

Emigrantet perballe ligjit

Kalon në Itali dekreti i Kryeministrit italian Lamberto Dini lidhur me emigracionin. E papërcaktuar, midis “kujaci” dhe “bëracak” gjendja pas kësaj e mbi 120 mijë emigrantëve shqiptarë në Itali. Dekreti i votuar pardje i përcakton dënime e ligje-veprimit për emigrantët në Itali brenda tre muajve të ardhshëm vetëm në rastin e deklarimit nga ana e emigrantëve të një vendi pune. Ndërkohë që, përcaktohen sanksione të rënda ndaj emigrantëve të cilët kanë kryer krime. Dëbimi i menjëhershëm nga Italia - veç asaj çka parashikon Kodi Penal italian - me ndalim për 7 vjet të hyrjes së mëpasshme në Itali. Në rast të një tentative klandestine për të hyrë në Itali pas këtij sanksioni emigrantët e kapur i nënshtrohen një sanksioni të ri, por kësaj radhe, burgut në të cilën klandestinit duhet të kalojnë nga 6 muaj deri në 3 vjet. Por nuk do të jenë vetëm ata emigrantë që kanë kryer krime që do t’i nënshtrohen sanksioneve të këtij ligji. Dekreti parashikon dëbimin nga Italia dhe të atyre personave të cilët policia i konsideron shoqërisht të rrezikshëm. Ç’do të thotë kjo? Ç’do gjë është “subjektive”. Nëse se një polic italian në rrugë një emigrant dhe në rast se ky polic raporton me të se emigranti e fyen atë apo iu përgjigj me zë të lartë, atëherë, midis subjektivitetit ky emigrant mund të përcaktohet shumë lehtë si shoqërisht i rrezikshëm dhe për 7 vjet: Ciao Italia! Dekreti parashikon punësim sezonal në shifrat 15-20 mijë emigrantë nga gjithë bota në një vit. Korrespondenti i BBC në Romë tha se shifra e përfolur për shqiptarët varion nga 1200-1500 vetë në ditë, çka duket shumë e ulët kur ke parasysh 500-600 shqiptarë që vetëm pak muaj më parë i drejtoheshin në një natë brigjeve të Pulias. Merr kështu pothuajse fund ëndrra italiane e dhjetra shqiptarëve të tjerë këtej e reaktivizuar fuqishëm nga deklaratat e homologut të neo-fashistit Fini të sapo kthyer nga Italia, Sabri Godo dhe të Presidentit të Republikës Sali Berisha. Deklarata këto të bëra natyrisht në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale.
Lamberto Dini Fini Sabri Godo Sali Berisha Itali Romë Pulias

Pushteti i Berishës në farsën e radhës

27 nëntor-gjyqi ndaj Fatos Nanos në Kasacion Duket se shteti “i poqi kushtet” që çështja Nano të gjykohet në Gjykatën e Kasacionit. Pas rokadës së Gjykatës së Tepelenës, pasi “shkallimeve” në Apel pas honglimeve të Q.Gjonit dhe P.Martinit pas likuidimit “paqësor” të Brozit dhe pas vonesave “brenda afatit”, dosja Nano arriti të futet në axhendën e gjykimeve të kolegjit juridik shqiptar. Një njoftim i thjeshtë, i ngjitur në shtyllën pranë derës, njofton opinionin se më datë 27 nëntor 1995, ora 10.00 Kolegji Penal i Gjykatës së Kasacionit, do t’i gjykojë Fatos Thanas Nanon... Lexoni ne faqen 3
Fatos Nanos Fatos Thanas Nano Q. Gjoni P. Martini Brozi Kasacion Tepelenë

Përfundon vizitën në Gjermani delegacioni i PSSH

Nga 14-17 shtator në Manhaim të Gjermanisë u zhvillua Kongresi i Partisë Socialdemokrate Gjermane. Me ftesë të PSD të Gjermanisë në këtë Kongres mori pjesë edhe një delegacion i nivelit të lartë të PSSH i kryesuar nga zëvendëskryetari i PSSH Dr.Servet Pellumbi. Gjatë qëndrimit në Gjermani delegacioni i PSSH zhvilloi takime me liderë të PSD Gjermane dhe të Partisë Socialiste të Europës. Dje delegacioni u kthye në atdhe. Korresp. i Zërit të Popullit
Servet Pellumbi Gjermani Manhaim Europë Atdhe