12/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

12 shkurt 1995

Çështja Nano dhe e ardhmja e demokracisë në Shqipëri

Demokracia e brishtë shqiptare u godit rëndë që në fillimet e ndërtimit të saj. Ishte e kuptueshme që në ndërtimin e demokracisë dhe institucioneve demokratike në Shqipëri do të linte gjurmët e saj e kaluara historike mentalitetet politike për shtetin e shtetarit, kultura e varfër e demokracisë pluraliste dhe sidomos lufta e klasave si mentalitet dhe praktikë. Por përderisa po hidhej një hap i ri përpara kërkohej një nivel më i avancuar emancipimi politik. Në fakt nga kjo mentalitetet feudale, patriarkale, fisnore, bajraktariste, moniste të rëndonin e influenconin gjithnjë e më tepër në procesin e ndërtimit të institucioneve demokratike në Shqipëri. Në këtë drejtim, me sa duket ka ndikuar së tepërmi dhe fakti se ndërtimi i institucioneve demokratike në Shqipëri ishte i padashur nga lufta për ç’rënjosjen e komunizmit. Egërsia në luftën për ç’rënjosjen e komunizmit u shfaq dhe në procesin e demokracisë shqiptare. Shfaqja e kësaj egërsie ishte pa dyshim dhe lufta e egër klasore e zhvilluar ndaj Partisë Socialiste. «Çështja Nano» është pjesë përbërëse thelbësore e kësaj lufte klasore. Lufta kundër Fatos Nanos është formë tipike e egërsisë dhe e shfaqjes së egër të luftës së klasave që ka dëmtuar rëndë demokracinë shqiptare. Tashti me përjashtim të atyre që ekzekutuan luftën e klasave ndaj Fatos Nanos, për të gjithë njerëzit në Shqipëri e madje dhe për institucionet të ndryshme të Evropës, Fatos Nano mbahet i ngujuar në burg si kundërshtar politik i regjimit të Berishës. Megjithatë, çështja nuk mund të shihet vetëm nga instinktet edhe pse publikohen si njerëz humanë, nuk janë realiste edhe kur realiteti u vret sytë, nuk dorëzohen edhe kur e shohin se kundërshtari i tyre është superior e fitimtar mbi ta. Në rastin e «Çështjes Nano» nuk ka mbetur asgjë pa u sqaruar. Në dritën e ditës Fatos Nano është vetëm kundër shtar politik, mbahet në burg sepse kundërshton diktaturën e mbron institucionet demokratike, ai është i pafajshëm dhe fitimtar mbi kundërshtarin e tij politik, është superior nga pikpamja kulturore, politike, niveli emancipimit dhe të ardhmes së tij. Ai mbahet në burg se kundërshtari i tij aktualisht kanë në dorë shtetin dhe buxhetin. Se kundërshta- ret e tij politikë kanë vendosur të vendosin diktaturën. Fatkeqësia e madhe për ta. Por fatkeqësia më e madhe për Shqipërinë, për demokracinë në Shqipëri. Qëndrimi që po mbahet ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano, shurdhëlluku i zyrtarëve të lartë politik ndaj regjimeve demokratike dhe ndaj dhe jashtë Shqipërisë, nuk mund të justifikohen me pohimin se është tregues i nivelit të demokracisë në Shqipëri apo i shkallës së emancipimit politik të shtetarëve që sundojnë. Demokracia në Shqipëri dhe emancipimi duhet të shkojnë përpara. Kjo kërkon të arsyetosh kërkon të dish me kë të bashkohesh por sidomos kërkon të dish të ndahesh. Eçja përpara kërkon të ndahehesh nga segmente politike e atavizmave por edhe nga njerëzit që nuk shërohen dot prej tyre. Askush nuk mund të pretendojë as se e bën demokracinë as se është çoban i de- ...je së egër të fakteve... ka dëmtuar rëndë demokracinë shqiptare. Tashmë me përjashtimin përpjekjet e bëra për ta zhvleftësuar «Çështjen Nano», për ta paraqitur një problem ordiner, ajo jo bë një problem kyç i jetës politike në Shqipëri, pa zgjidhjen e së cilës nuk mund të mendohet as konsolidimi i shtetit ligjor e i demokracisë në Shqipëri, as mund të mendohet të jetë e sigurtë e ardhmja e institucioneve demokratike në Shqipëri. «Çështja Nano», nuk u bë e tillë subjektivisht por realisht e domosdoshmërisht. Ajo është një çështje që tregon nivelin e demokracisë në Shqipëri, por edhe një çështje që e akuzon regjimin, një çështje që kërkon të zgjidhet për të mirën e demokracisë e të fateve të institucioneve demokratike në Shqipëri. Historia ka treguar që ekzekutorët e kundërshtarëve politik janë në nivel me atë të nivelit kulturor të kundërshtarët të tyre. Ata nuk mendojnë me kokën e tyre edhe kur e kanë atë, ata nuk arsyetojnë dhe pës bëjnë sikur mendojnë, ata udhëheqin...

PD NË KAOS PER PROBLEMIN E KUSHTETUTËS

Çështje dite PD NË KAOS PER PROBLEMIN E KUSHTETUTËS Selami: «Do kthehemi në parlament» Kronologji e PD-së për kushtetutën 1. Shtator 1994; Këshilli Kombëtar i PD-së vendosi që Kushtetuta të miratohet nga Asambleja Kushtetuese e dekretuar. 2. Tetor me referendum. 3. Nëntor 1994; Berisha Pas 6 Nëntorit «Askujt të mos i shkojë mendja se Kushtetuta mund të miratohet pa referendum». 4. Nëntor përsëri me referendum. 5. Janar 1995; Këshilli Kombëtar i PD-së nuk diskuton për Kushtetutën. 6. Shkurt 1995; Selami në Shkodër (Pas kthimit nga Strasburgu) «Kushtetuta duhet të miratohet në parlament». Pas kësaj kronologjie të shkurtër të qëndrimeve të PD-së për problemin e miratimit të kushtetutës nuk është e vështirë të kuptohet se kjo parti është në kaos të plotë për këtë çështje. Deklarata e Selamit të aktivin e PD-së të treti të Shkodrës më datën 10 shkurt, se miratimi i Kushtetutës duhet të bëhet në Parlament, është akti më i freskët i kësaj aventure kaotike. Dy çështje tërheqin vëmendjen në qëndrimin e fundit të Selamit. Së pari, deklarata e tij bie ndesh me vendimin «Këshillit Kombëtar të PD-së për këtë problem vendim i marrë në mbledhjen e këtij Këshilli pas Referendumit. Kështu Selami del kundër vendimit të partisë. Nga ana tjetër, qëndrimi i Selamit bie ndesh me deklaratën e Berishës, të bërë në Konferencën e ditës për shtyp pas Referendumit të 6 Nëntorit. Sipas kësaj deklarimi të presidentit Berisha, «askujt nuk duhet t’i shkojë mendja se mund të miratohet Kushtetuta pa referendum». Kjo tregon se në lidershipin e PD-së ka mospajtime qëndrimesh lidhur me këtë problem të rëndësishëm. Qëndrimi i fundit i Selamit për Kushtetutën shpreh një shkallë më të lartë realizmi të tij në krahasim me gjykimet e Berishës. Selami e kurton se një aventurë e re referendore do ta hidhte krejtësisht në erë PD-në. Ai e di se elektorati e ka braktisur këtë parti dhe në këtë rast, është më mirë të gjëllisë distatë e deritanishme, se sa të përgatisësh me duart e tua disfata të reja. Selami e di se qëndrimi i ri i tij është një akt tërheqjeje nga veprimet kryeneçe të kësaj partie pas 6 nëntorit. Pesë partitë e opozitës që nuk kanë pasur përpjekjet gjatë kësaj kohe për të kthyer kushtetutën në Parlament, kanë të drejtë të kërkojnë kapital politik nga PD për këtë vonesë të pajustifikuar. Megjithatë, për Selamin është më mirë filozofia «më mirë vonë se kurrë» aq më tepër kur ka filozofi tjetër shqiptare. Selami i bën një karshillëk të hapur Berishës me idenë e tij të (Vijon në faqen 3)

Shqipëria mund të pranohet në Këshillin e Evropës në prill ose në qershor

Takim i presidentit të Asamblesë parlamentare të Këshillit të Evropës zotit Miguel Angel Martinez, me kryetarin e grupit parlamentar të PS, NAMIK DOKLE. Kryetari i grupit parlamentar i Partisë Socialiste Namik Dokle, i cili ndodhet këto ditë në Strasburg, për zhvillimin e një kursi politik pranë Këshillit të Evropës, u takua më 10 shkurt 1995 me kryetarin e Asamblesë Parlamentare të këtij këshilli zotin Miguel Angel Martinez. Biseda u përqëndrua rreth situatës aktuale në Shqipëri dhe përpjekjeve të përbashkëta që duhen për pranimin e saj më të shpejtë në Këshillin e Evropës. Namik Dokle e informoi zotin Martinez lidhur me punën që është bërë e po bëhet për Kushtetutën e re të Shqipërisë, për aprovimin e Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Referendumi i 6 nëntorit, tha Namik Dokle, tregoi se populli shqiptar di dhe dëshiron të ndërtojë demokracinë e vërtetë, ai tregoi nivel të lartë për njohjen e parimeve të shtetit të së drejtës, tregoi se është popull! emancipuar dhe me vizion të qartë europian. Vota e popullit me 6 nëntor me siguri do të ndikojë në emancipimin e politikës dhe politikanëve shqiptarë. Është një popull që meriton t’i bashkohet familjes europiane sa më shpejt. Po punohet intensivisht për këtë çështje, theksoi zotit Martinez. Komisionet kanë marrë dijeni për situatën dhe janë mundësitë që problemet të kapërcehen me vullnet të përbashkët. Shqipëria mund të përgatitet për pranimin në Këshillin e Evropës për sesionin e Prillit ose atë të Qershorit të Asamblesë Parlamentare. Gjatë bisedës vend anë tjetër zuri edhe çështja Nano. Në raportin paraprak të reporterit të Komisionit Politik të Asamblesë theksohet se është autorizuar një vëzhgim ndërkombëtar lidhur me çështjen Nano. Tashti ky vëzhgim është kryer nga delegacioni i Unionit Ndërparlamentar dhe raporti i tij do të trajtohet edhe në Konferencë në 93 të Unionit, që do të mbahet në Madrid gjatë muajit mars. Zoti Martinez theksoi ndër të tjera se pranimi në Këshillin e Evropës, nënshkrimi i Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut në kastin e pranimit do t’i japë një hapësirë më të madhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut në Shqipëri. Në këtë kuadër edhe çështja Nano mund t’i paraqitet Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut, nëse nuk do të ketë zgjidhje tjetër. Në takim u bisedua edhe për çështje të tjera me interes të përbashkët. Zëdhënësi i Partisë Socialiste.

Deputetë të 5 partive parlamentare në një mocion mosbesimi për PIETER ARD...

ELBASAN

Mbijetesë e vështirë për fabrikën e çimentos - Vetë shteti i nxjerr pengesat: cakton tavan për çmimin e çimentos dhe jo për lëndët e para. Prodhimi i gurit do të privatizohet - Njëra prej të pakta ndërmarrjeve që ende vazhdon prodhimin në Elbasan është fabrika e çimentos. Vitin që kaloi u prodhuan 110 mijë tonë çimento, kundrejt 85 mijë tonëve që u prodhuan një vit më parë, edhe pse ka qenë e konkurruar nga çimentoja e importit. Edhe në aspektin social, kjo fabrikë nuk ka krijuar shqetësime, pasi numri prej 780 punonjësve të saj nuk e ka filluar asistencën. Megjithë mbijetesën e suksesshme deri tani, fabrika ndodhet para vështirësive të mëdha dhe, si pasojë, është rrezikuar seriozisht të mbyllet. Për ç’arsye? Çmimi i gurit gëlqeror, që merret nga ndërmarrja e Letrës, është rritur 29 herë, ndërsa çmimi i... (Vijon në faqen 6)

KURBIN

Në treg mungon sheqeri. Përse? - Çmimi i tij arriti në 80 lekë kilogrami - Këto ditë nëpër tregjet e qyteteve të rrethit të Kurbinit, në Laç, Mamurras e Milot, nuk tregtohet sheqer. Përse? Sipas pohimit të tregtarëve nëpër njësitë e mungesa e sheqerit justifikohet e mosdisiplinimin e gjeneralshëm të çmimit. Gjithnjë sipas tyre në njësitë e tregtisë në Tiranë nga ku furnizohen sheqer, është me 60 lekë kilogrami. Dhe për rrjedhojë ata nuk mund ta marrin pasi nuk mund ta tregtojnë atë nëpër qytete mbi këtë çmim i rezultati i masave të mara nga organet kompetente pas vendosjes së çmimit tavan. Edhe masat e mara nga policia financiare, e cila këto ditë ka ushtruar kontrolle të vazhdueshme ndikojnë për këtë. Ndërkohë në fakt ngjatë ndrysh... Aftësia ku nënshk mund të veja policia financiare sheqeri po tregtohet gjerë në 60 lekë kg. BEKTASHI ZENELI

VEÇOJMË: BERISHA NË HALL: Ta shesë apo ta mbrojë Zhulalin?...

PD-ja: Vello e zezë e KORRUPSIONIN, për sa kohë nuk mban qendrim ndaj pushtetarëve të saj, të korruptuar. Si askush tjetër prej ministrave të Partisë Demokratike, Safet Zhulali është personi mbi të cilin rëndojnë akuzat më të shumta dhe më të rënda njerëzore. I vetëshpallur si njeriu më i besuar i Presidentit, i trumbetuar me të madhë në ministri më i suksesshëm ndër intelektualët e PD-së, me sa duket Zhulali e ka ndjerë veten të sigurtë dhe të imunizuar për të bërë gjithçka. I akuzuar me dhjetëra herë në Parlament dhe shtyp, ai jo vetëm që nuk ka reflektuar, por ç’është më e keqja ka shfaqur shenja nervoziteti, të humbjes së ekuilibrit dhe detesë së tij karakteristike në të kaluar. Kohët e fundit ndaj tij është bërë një akuzë tepër e rëndë, ajo e implikimit të drejtpërdrejtë në trafikimin e armëve dhe municionit në favor të serbëve të Bosnjës si pas deputetit Teta sroguar edhe me dokumenta të nënshkruara nga gjëndet emri Safet Zhulali. Jo vetëm kaq, por flitet që kjo akuzë nuk do të jetë e fundit. Pritet pu- (Vijon në faqen 5) blkimi i dokumentave të tjera. Mërepo, sikur të mos këtë ndodhur asgjë dhe për të treguar «se është i qetë dhe nuk çan kokë për akuzat që i bëhen», Safet Zhulali i bën karshillëk jo vetëm Parlamentit, por gjithë opinionit me shfaqjet e herëpashershme në televizion shtetëror, sipas një programi të përpunuar djallëzisht nga mjeshtërt të propagandës, nëpër pritje e përcjellje, në darka e duke mos harruar as takimin me veteranët e Doktor Dishnicës dhe as dyvjetorin e instalimit të këshilltarëve ushtarakë amerikanë në Ministrinë e Mbrojtjes. Nga ana tjetër, Rilindja Demokratike në vend që të denoncojë qyqërit e korrupsionit politik ekonomik që i kanë dhënë erë të keqe gjithë PD-së, sajon gjurmë në rrugë duke harruar se heshtja apo më e keqja marrja në mbrojtje e korrupsionit është vdekjë edhe për gazetën. PD-ja edhe në aktivin e saj të... (Vijon në faqen 5)

Kur mund të futet Shqipëria në Komunitetin Evropian?

Republika Çeke, Hungaria, Polonia, Malta dhe Sllovenia mund të futen në Komunitetin Evropian kur të bëhet zgjerimi i tretë në vitin 2003, deklaroi ishkomisioneri ekonomik i Komunitetit, Heling Kristofersen. Bisedat për anëtarësimin do të fillojnë pas konferencës ndërqeveritare, thirur të Komunitetit Evropian, në vitin 1996. Kjo i rrit shanset që këto pesë vende të bëjnë pjesë në komunitet pas 8 vjetësh, pra në vitin 2003. Kristofersen tha se vendet e Rumania, Estonia, Letonia dhe Lituania si dhe pjesë të ish-Jugosllavisë nuk janë kandidate të përshtatshme tani për tani, sepse sistemet e tyre të demokracisë dhe të trajtimit të minoriteteve nuk janë në shkallën e duhur. Shqipëria dhe Turqia nuk janë kandidate reale edhe sepse ekonomitë e tyre nuk janë aq të zhvilluara sa duhet. Komuniteti Evropian u zgjerua këtë vit në 15 anëtarë, ku në të u futën edhe Austria, Finlanda dhe Suedia. Në emisionin Shqip Doçje - Vale

Deputetë të 5 partive parlamentare në një mocion mosbesimi për PIETER ARBNORIN

PIETER ARBNORIN - Fehmi Abdiu, PS: Vendimin e ndërmorëm mbasi nuk është vetëm një rast, por një vazhdimësi shkeljesh që kanë ndodhur e ndodhin në Parlamentin Shqiptar - - Perikli Teta, PAD: Pietri nuk ka kuptuar asnjëherë se kryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor ka të drejtë vendimore vetëm mbi daktilografisten dhe personelin administrativ - Është tjetër mocion mosbesimi, por këtë radhë për kreun e Parlamentit Shqiptar, zotin Pjetër Arbnori. Ai mbam në fund firmën e 27 deputetëve, përfaqësuesve të 5 partive parlamentare Aku za tjanë të drejtëpërdrejta dhe përmbajnë në vetvete që nga «lojërat» e Pjetrit me shkelje sistematike të rregullores së Kuvendit Popullor, e deri tek përlyerja e figurës së tij për shpërdorimin fondesh për qëllime personale. Vendimin e ndërmorëm, deklaron për «Zërin e Popullit», deputeti socialist, Fehmi Abdiu, mbas kanë ndodhur e ndodhin në Parlamentin Shqiptar të bëra me qëllim nga kryetari i kryesisë, Pjetër Arbnori. Këto shkelje, vazhdon më tej zoti Abdiu, grupi socialist vazhdimisht i ka denoncuar në parlament e jashtë tij nëpërmjet organeve të shtypit. E vërteta është [...] Shqiptar... Kryesia e Parlamentit e drejtuar nga z. Arbnori nuk ka bërë asnjë kthesë, përkundrazi është shumë e vendosur në atë që bën. Shigjetat drejt Pjetër Arbnorit vinë nga përfaqësues të deputetëve të pesë partive parlamentare, Madje, do të thoshim se akuzat e deklaruara në mocionin që po diskutohen shumë shpejt në Parlament, nuk janë vetëm ato. «Natyrisht, nuk janë vetëm ato», deklaron deputeti i PAD, Perikli Teta. Ai dihej të ish shkarkuar nga detyra e Kryetarit të Kryesisë së Parlamentit që ditën që ka firmosur anëtarësimin e KP në Asamblenë e Delit të Zi pa marrë përlqimin paraprak të Kuvendit dhe pa e ratifikuar këtë anëtarësim në Kuvend. Zoti Teta e con më tej mendimin kur thotë se ai (Pjetri) nuk ka kompetenca dhe si Kryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor ka ... (Vijon në faqen 5)

Së shpejti presidenti i Gjermanisë Herzog në Tiranë

Së shpejti do të bëjë një vizitë në Shqipëri presidenti i Gjermanisë Herzog. Kjo është vizita e parë e një presidenti gjerman në vendin tonë. Ajo shpreh nivelin e marrëdhënieve shqiptaro - gjermane dhe është një kontribut i mëtejshëm në zhvillimin e këtyre marrëdhënieve. Ajo është një shenjë e përkrahjes që Gjermania i jep Shqipërisë në rrugën e saj drejt demokracisë dhe ekonomisë së tregut. Presidenti gjerman gjatë vizitës së tij do të takojë zyrtarë, do të flasë në Parlamentin shqiptar dhe do të vizitojë disa qytete shqiptare.

Me rastin e 50-vjetorit të DEBATIKUT

TAKIM BASHKËLUFTËTARËSH Më 10 shkurt në Tiranë u organizua një takim i ish debatikasve të kohës së LANÇ-it me rastin e 50 vjetorit të krijimit të kësaj organizate të të rinjve antifashistë. U takuan aty afro 200 vetë, në atë kohë 10-14 vjeçarë, kurse sot flokëbardhë, gjys... ... në biogra...ralistë nga parti të ndryshme, të cilët ... dhe nderuan nga populli. Shumë ... kanë bërë të tyren frytari i ... të ... (Vijon në faqen 4)

VEÇOJMË: BERISHA NË HALL: Ta