Edhe ne Shqiperi do te fitoje e majta
Valesa, humbja e paralajmeruar e Berishes
-Sepse komunizmi dhe antikomunizmi jane e shkuara e Shqiperise.Shqiptaret do te votojne per te ardhmen e tyre
7 muaj hetime dhe përsëri asgjë!...
Ne gjykaten e Tiranes: Fillon gjyqi kunder Perparim Xhixhes, ish kryeredaktori i "Zerit te Popullit"
-Ne diten e pare 10 dëshmitare qe s’kane lidhje me Perparim Xhixhen
-Prokurori lexon akuzën e Blerim Çeles
Ne gjykaten e Tiranes: Fillon gjyqi kunder Perparim Xhixhes, ish kryeredaktori i "Zerit te Popullit"
7 muaj hetime dhe përsëri asgjë!...
-Ne diten e pare 10 dëshmitare qe s’kane lidhje me Perparim Xhixhen
-Prokurori lexon akuzën e Blerim Çeles
Mesazh urimi i Kryetarit të PSSH Fatos Nano drejtuar Presidentit të ri të Polonisë Aleksandër Kvasnjevski.
I dashur mik, me kënaqësi të madhe u njohem me fitoren tuaj në zgjedhjet presidenciale në Poloni të cilat i ndoqëm me vëmendje dhe optimizëm.
I dashur mik,
me kënaqësi të madhe u njohem me fitoren tuaj në zgjedhjet presidenciale në Poloni të cilat i ndoqëm me vëmendje dhe optimizëm. Ky është një rast i mirë për mua që në emër të socialistëve shqiptarë t’ju dërgoj juve dhe Aleancës së Majtë Demokratike të Polonisë urimet më të përzemërta për zgjedhjen tuaj President i Republikës së Polonisë.
Fitorja juaj është tregues i faktit se e Majta polake ka qeverisur me kompetencë vendin në rrugën e reformave dhe zgjedhja e Juaj si President i Republikës së Polonisë shton mundësinë për të garantuar vazhdimësinë dhe suksesin e tyre të mëtejshëm.
Duke përshëndetur fitoren tuaj shpreh besimin se marrëdhëniet midis dy partive tona do të forcohen edhe më tej në dobi të zhvillimit të marrëdhënieve midis dy vendeve tona në të ardhmen.
I Juaji sinqerisht
Fatos Nano
Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë
Shtëpia e Bardhë uron Kvasnjevskin për fitoren
-Klinton: Ishte me te vertete demokratike.
Uashingtoni nuk eshte i shqetesuar per te kaluaren komuniste te Kvasnjevskit duke se ai ka qene minister ne dy kabinetet e fundit komuniste.
Asgje te interesuar per lidhje te ngushta me nje Poloni demokratike
Shtepia e Bardhe uroi te henen Aleksander Kvasnjevskin per zgjedhjen e tij si president i ardhshem i Polonise, duke menjanuar te shkuaren e politikanit komunist, duke thene se u intereson vetem politika e tij e ardhshme.
Sekretari i Shtypit i Shtepise se Bardhe Mike McCurry tha se Uashingtoni nuk eshte i shqetesuar per faktin se Kvasnjevski ka qene antar i partise komuniste per 13 vjet dhe se ka sherbyer si minister ne dy kabinetet komuniste. Dersa zeri i henes i departamentit amerikan te Shtetit Glyn Davies shtoi se Amerika ka nga e vet eshte e interesuar per lidhje te ngushta me nje Poloni demokratike ndersa lideret jo-komuniste qe ikizghin[?]. “Ne verejme se fushata ishte e ashper, por ajo ishte e hapur dhe e ndershme”
Meksi përgënjeshtron Berishën
Partizanët e të ashtuquajturit genocid, më pakta që bëjnë me qëndrimin e tyre është pranimi i tezës shoviniste të Rankoviçit, i cili shumё vite më parë atëhere kur Sali Berisha ishte vetëm 16 vjeç, pati akuzuar Shqipërinë për genocid me synimin djallëzor për të fshehur genocidin e vërtetë që ushtronte kundër shqiptarëve të Kosovës.
Partizanët e të ashtuquajturit genocid, më pakta që bëjnë me qëndrimin e tyre është pranimi i tezës shoviniste të Rankoviçit, i cili shumë vite më parë atëhere kur Sali Berisha ishte vetëm 16 vjeç, pati akuzuar Shqipërinë për genocid me synimin djallëzor për të fshehur genocidin e vërtetë që ushtronte kundër shqiptarëve të Kosovës.
Të pazotë për të analizuar realisht të kaluarën dhe për të zbuluar thelbin e krimeve të luftës së klasave, pushtetarët aktuale sajojnë gjilfëratë ligjesh, vetëm e vetëm që të mbajnë pushtetin. Mirëpo, rikthimi i të majtës demokratike në pushtet është një fenomen, dhe si i tillë ai nuk mund të shmanget as në Shqipëri. Aq më tepër me ligje absurde e regresive, thelbi i të cilëve nuk është vënia në vend e një padrejtësie, por krijimin e një padrejtësie të re, përçarja dhe kundërvënia midis shqiptarëve.
Lexoni ne faqen 2
Kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle takohet me ambasadorin e Norvegjisë
Dje, në Selinë e Kuvendit Popullor, kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle priti ambasadorin e Norvegjisë, z. Jon A. Caarder, me kërkesën e këtij të fundit.
Z. Caarder u interesua për zhvillimet politike në Shqipëri dhe për pikëvështrimin e socialistëve për to.
Situatën e shikojmë nga dy këndvështrime, tha N. Dokle. Duke u kërkuar me solidaritetin se jeta e ka pasur filluar me vështirësi. Pluralizmi politik, liria e lëvizjes dhe e besimit, shtypi pluralist, etj., janë arritje të demokracisë. Por nga ana tjetër, ne i krahasojmë zhvillimet edhe me standartet europiane të demokracisë. Dhe në këtë rast kemi kritika për reformat serioze që i janë bërë dhe i bëhen demokracisë në Shqipëri. Ka shtyp të lirë, por, ka edhe gazetarë që kanë provuar shijen e hidhur të burgut, pas akuzave nga anëtarë të qeverisë. Ka pluralizëm politik, por kryetari i partisë më të madhe opozitare, Fatos Nano mbahet në burg për prej mëse dy vjetësh, edhe pse në Tiranë e Romë është vërtetuar pafajësia e tij, edhe pse Unioni Ndërparlamentar ka aprovuar rezoluta në favor të tij, edhe pse Amnesty International e konsideron të burgosur politik dhe kërkon lirimin e tij të menjëhershëm dhe pa kushte. Madje për të mos lënë Fatos Nanon as sakrifikuar në emër të antidemokratikes dhe kryengritjes shqiptare z.Brozi. Pse ndodh kështu? Sepse Fatos Nano është kundërshtari politik, potencialisht më i papërballueshëm për t’u bërë një Kvasnjevski i Shqipërisë.
Ambasadori norvegjez vlerësoi e ekspozoi, duke shtuar se tani kanë përmirësime në të katër problemet shqiptare. Ai vlerësoi pozitivisht edhe faktin që të gjitha forcat politike serioze në Shqipëri përkrahin integrimin e vendit në strukturat euroatlantike.
Zëdhënësi i PSSH
Zv/kryetari i PS, Servet Pëllumbi takohet me kryetarin e Partisë Agrare Lufter Xhuveli
Dje, më datë 21.11.1995 në selinë e PS-së u organizua një takim mes zëvendëskryetarit të PSSH Prof. Servet Pëllumbi dhe kryetarit të Partisë Agrare të Shqipërisë, Prof. Lufter Xhuveli.
Në takim u shkëmbyen mendime për situatën politike parazgjedhore. Të dy palët theksuan nevojën e bashkërendimit të përpjekjeve për çmontimin e strategjisë së tensionimit të situatës, për mbrojtjen e institucioneve demokratike nga rreziku totalitarist me qëllim garantimin e procesit demokratik në Shqipëri dhe krijimin e kushteve normale për realizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme. U ra dakord për të vazhduar më tej konsultimet e bashkëpunimin në përputhje me pikat e takimit të programeve politike dhe përgjegjësive që kanë ndaj zhvillimeve aktuale e perspektivës në Shqipëri.
Në takim nga PS-ja morën pjesë anëtari i Kryesisë së PS, Fatri Sinani dhe anëtari i KPD, Dr. Vasilaq Kureta.
Zëdhënësi i PSSH
Tiranë, më 21.11.1995