Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E shtunë 25.11.1995

Dashuri e pafund e administratës së Berishës me botën e parasë

27 funksionarë të Presidencës, Këshillit të Ministrave, Ministrisë së Financave, Ministrisë së Drejtësisë, Bankës së Shqipërisë janë të ripunësuar në Komisionin për programin e privatizimit masiv. Të gjithë marrin një pagë të dytë nga 80 mijë deri në 100 mijë lekë. Të bën përshtypje se shumë nga emrat e tabelës janë bërë publikë si të punësuar dhe në INSIG, dhe në Bankën Italo - Shqiptare. Madje burime të ndryshme informimi i tregojnë si të punësuar edhe në punë të tjera. Ndërkohë dhjetra specialistë të tjerë të papunë ose të lënë pa atë nga ligji i “mrekullueshëm” 24/1 shesin banane, lajnë pjata në Greqi apo mbledhin domate në Itali. Por më tepër të bën përshtypje fakti se njerëz të punësuar në institucione financiare apo të privatizimit - për punën në to kanë një rrogë - paguhen sërish në institucione në të cilat bëjnë të njëjtën punë për të cilën paguhen një herë. Specialistët e ndryshëm që ndjekin me vëmendje procesin dhe procedurat e privatizimit në Shqipëri të njohur me një fakt të tillë, të shpenzimeve të shtetit për procedura e privatizimit pra të ekzistencës së fondeve buxhetore pyesin dje se përse nuk krijohet një institut i përkohshëm për privatizimin? Emri Mbiemri | Profesioni dhe vendi i punës | Grupi ku bën pjesë | Paga 1. Dylber Viviani | Zv.kryeminister, Min. i Ekonomisë Bankës dhe Tregtisë | Kryetar i Grupit të punës | 10000 (dhjetë mijë) 2. Rrustem Ludmiri | Shaperës | Grupi Drejtues (antar) grup rojeve të investimeve dhe tregut të letrave me vlerë | 10000 (dhjetë mijë) 3. Albina Karamo | Ekonomist, Banka e Shqipërisë | Grupi Drejtues (antar) grup i marketeve (hyrjeve) marrdhenieve me publikun (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 4. Admir Kasa | Inxhinier | Grupi Drejtues (antar) PRU projekt i jashtëm (kryetar) | 10000 (dhjetë mijë) 5. Baki Berberi | Ekonomist Min. Financave | Grupi Drejtues (antar) privatizimi (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 6. Has Beksheti | Inxhinier Këshilli i Ministrave | Grupi Drejtues (antar) Marrëdhënie me publikun (kryetar) | 10000 (dhjetë mijë) 7. Niko Gjozhemi | Inxhinier AKP | Grupi Drejtues (antar) PRU i jashtëm (kryetar) | 10000 (dhjetë mijë) 8. Genc Çifligu | Jurist Min. e Financave | Grupi Drejtues (antar) Ligjislacion (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 9. Rexhima Bajraktar | Informatikane Banka e Shqipërisë | Grupi Drejtues Marrëdhënie me publikun (antar) me vlerë (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 10. Rustan Petrala | Inxhinier Këshilli i Ministrave | Grupi Drejtues (antar) Kontroll (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 11. Ylli Purrani | Inxhinier Presidenca | Grupi Drejtues (antar) PRU i jashtëm (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 12. Artan Xhanko | Inxhinier | Grupi Drejtues (antar) Kontroll (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 13. Davut Xhori | Ekonomist Min. e Financave | Grupi Drejtues (antar) Publik (antar) | 10000 (dhjetë mijë) 14. Skënder Barhani | Jurist Min. e Financave | Grupi Legjislacionit | 8000 (tetë mijë) 15. Nertian Kallfa | Jurist Min. e Financave | Grupi i Legjislacionit | 8000 (tetë mijë) 16. Fatos Çoçoli | Ekonomist | Grupi i Marrëdhënieve me Publikun (antar) | 8000 (tetë mijë) 17. Roza Lekli | | Grupi i Marrëdhënieve me Publikun (antar) | 8000 (tetë mijë) 18. Bedi Çollaku | Ekonomist Banka e Kursimeve | Grupi i Regjistrimit, Shpërndarjes dhe eliminimit të letrave me vlerë (antar) | 8000 (tetë mijë) 19. Luzlim Basha | Matematikian CIKF | Grupi i Regjistrimit, Shpërndarjes dhe eliminimit të letrave me vlerë (antar) | 8000 (tetë mijë) 20. Menios Vokshi | Ekonomiste Presidenca | Grupi i përgatitjes dhe hartimit të privatizimit | 8000 (tetë mijë) 21. Berik Pano | Inxhinier Min. Financave | Grupi i përgatitjes dhe hartimit të privatizimit | 8000 (tetë mijë) 22. Lindita Xhullar | Ekonomiste AKP | Grupi i Arkivave (antar) | 8000 (tetë mijë) 23. Robert Milo | Inxhinier Min e Financave | Grupi i Privatizimit të ndërmarrjeve Strategjike (antar) | 8000 (tetë mijë) 24. Mimoza Kuçova | Inxhiniere | Grupi i Privatizimit të ndërmarrjeve Strategjike (antar) | 8000 (tetë mijë) 25. Daniela Kamenica | Ekonomiste Banka e Shqipërisë | Grupi i Fondeve të Investimeve dhe Tregut të Letrave me Vlerë (antar) | 8000 (tetë mijë) 26. Elvin Mela | Ekonomist Banka e Shqipërisë | Grupi i Fondeve të Investimeve dhe Tregut të Letrave me Vlerë (antar) | 8000 (tetë mijë) 27. Teodor Kovaçi | Inxhinier Ministria e Financave | Grupi i Fondeve të Investimeve dhe Tregut të Letrave me Vlerë (antar) | 8000 (tetë mijë) FAQE 3
Berishës Dylber Viviani Fatos Çoçoli Shqipëri Greqi Itali

Asnjë provë, asnjë fakt, asnjë dokument

Dëshmon edhe Namik Dokle Në Gjykatën e Tiranës: vazhdon procesi farsë kundër Përparim Xhixhës Namik Dokle: "Përparim Xhixhës ka të drejtë t'i kërkojë llogari vetëm Ten Hsiao Pini..." FAQE 2 Namik Dokle: "Përparim Xhixhës ka të drejtë t'i kërkojë llogari vetëm Ten Hsiao Pini..."
Namik Dokle Përparim Xhixhës Ten Hsiao Pini Tiranë

Partia Socialiste Bullgare mbështet Partinë Socialiste të Shqipërisë

Nga vizita e delegacionit të PSSH në Bullgari Më 23 nëntor 1995, Kryetari i Partisë Socialiste dhe Kryeministër i Bullgarisë, Zhan Videnov, priti Gramoz Ruçin, Sekretar i përgjithshëm i PSSH, i cili nga data 21-23 nëntor 1995 bëri një vizitë zyrtare e miqësore në Sofie. FAQE 4
Zhan Videnov Gramoz Ruçi Bullgari Sofie

Filloi vizitën në Tiranë shefi për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Majtë të Italisë Piero Fasino

Mbërriti dje në vendin tonë për një vizitë dy ditore shefi për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Majtë të Italisë dhe Deputet në Parlamentin italian Piero Fasino. Dje në mesditë në aeroportin e Rinasit zoti Piero Fasino u prit nga nënkryetari i PSSH Ilir Meta, sekretari i përgjithshëm i PSD Gaqo Apostoli si dhe nga deputeti i PDPjetër Papa. Pas një takimi në Ambasadën Italiane me ambasadorin Foresti zoti Fasino u prit në orën 17.00 nga kryetari i PSD Skënder Gjinushi. Më tej zoti Fasino u takua në selinë e PDSH me sekretarin e përgjithshëm të saj Tritan Shehu. Më tej zoti Fasino pati një takim me kryetarin e Parlamentit Shqiptar zotin Pjetër Arbnori. Për nder të tij Ambasadori Foresti shtroi dje në mbrëmje një darkë në rezidencën e tij. Sot shefi për marrëdhënie me jashtë i Partisë Demokratike të Majtë Italiane do të takohet në selinë e PS me drejtuesit kryesorë të saj. Korresp. "Zëri i Popullit"
Piero Fasino Ilir Meta Gaqo Apostoli Pjetër Papa Foresti Tiranë Itali Rinasit