21/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 shkurt 1995

TAKIM NË SELINË E PARTISË SOCIALISTE

Dje në selinë e PSSH, Nënkryetari i PS Ilir Meta dhe deputeti Ylli Bufi pritën në takim përfaqësuesit e Institutit Ndërkombëtar Republikan z. Peter Dickinson, z. Julie Mashburn, z. Eric Jowett, z. Ann Wilson, z. Veda Jellen. Nënkryetari i PS Ilir Meta i njohu përfaqësuesit e Institutit Republikan Amerikan me situatën politike në Shqipëri, duke u ndalur veçanërisht në problemin e kooptimit, pavarësinë e organeve të drejtësisë dhe gjendjen e vetë degëve të njërës dhe opozitës. Fasati u shkëmbyen mendime për të shtuar bashkëpunimin në seminare e brendshëm që do të zhvillojë Instituti Ndërkombëtar Republikan në vendin tonë. Zyra e Shtypit dhe Informacionit

Socialistët janë sot më të fortë se kurrë

Nga aktivet e PS në rrethe

Shqipëria ka nevojë për bashkëpunimin e forcave politike

Pogradec Shqipëria ka nevojë për bashkëpunimin e forcave politike Dr. SERVET PELLUMBI: Rikofirmoj edhe një herë qëndrimin e Partisë Socialiste për bashkëpunimin me të gjitha forcat politike të vendit për hir të interesave kombëtare, përfshi këtu edhe bashkëpunimin me PD-në. Socialistët e Pogradecit, u tha në mbledhjen nuk e kanë ulur asnjëherë kurbën e luftës së ndershme politike, oka e tregojnë dominimi i pushtetit lokal, rezultati i referendumit të 6 nëntorit, kërkesat gjithnjë e më të rritje për të anëtarësuar në radhët e partisë. Viti i kaluar shënoi 37 prani me të reja kryesisht në moshat e reja dhe intelektualë të fushave të ndryshme. Diskutantët vunë në dukje se e nevojën e intensifikimit të punës me shtresat e ndryshme të popullsisë. Kjo bëhet e efektshme, kur komisionet e ngritura ta afrojnë këtyre shtresave zgjidhje reale për shqetësimet e tyre. Në mbledhje e mori fjalën edhe zëvendëskryetari i PSSH, Dr. Servet Pellumbi, i cili ndër të tjera tha se: kritikat tona ndaj qeverisjes së sotme kanë qenë masazhe dhe alternativa për elektoratin. Vrejtjet që kemi bërë na kanë dhënë shansin që të përpunojmë qysh tani alternativat për zgjedhjen e tyre nesër. Kaosi po— litik dhe korrupsioni në cilin janë zhytur pushtetaret po e shpejtojnë këtë tepërmi këtë proces. Nga dashamirës të partisë sonë por dhe nga provoka-torë të ngjyra të ndryshme jo pak dëgjohen shprehje që përpiqen të mbjellin mendimin e keq për nj[?] loj aktiviteti të partisë sonë. Ne jemi një parti serioze, kemi me vete mas[?] sa të gjitha popullore dhe do veprim i nxituar i ynë do të përbënte aventurë. Provokacionet ndaj Partisë Socialiste s’kanë munguar ato kanë patur si synim likuidimin e saj. Burgosja e Fatos Nanos ka qenë nga më flagrante. Por partia jonë jo vetëm që është braktisur kryetarin e saj, por e denoncoi çështjen e tij si politike dhe e ktheu atë në simbol të rritjes së autoritetit të saj. Sot vuri në dukje ai, situata në vend është tepër shpërthyese dhe e mbarsur me tensione të jashtëzakon— (Vijon në faqen 3)

Realizëm i alternativës sonë

Vlorë Realizëm i alternativës sonë LUAN HAJDARAGA: Europa kërkon një alternativë tjetër qeverisjeje në Shqipëri Mbledhja i kushtoi rëndësi të veçantë forcimit të punës së partisë në qytetet e komunat (organizimit të komisioneve pranë partisë etj). Ndër objektivat konkrete është realizimi 70 për qind i fitoreve të PS në zgjedhjet e kryepleqve si dhe dyfishimi i radhëve të partisë për këtë vit në krahasim me vitin e kaluar. U përcaktua rritja e mirë e punës për fushatën e zgjedhjeve për kryepleqtë në Novoselë e Selenicë. Ndërsa në evidentuan dhe dobësi në komunën e Vllahinës. Duke marrë pjesë në debat shoku Luan Hajdaraga theksoi se: Patur një parti të organizuar, cilësore, të shtrirë në çdo lagje e fshat nuk mund të ftohet në zgjedhjet. Në këtë kontekst rëndësi ka puna me komisionet. Ato janë të ndërtuara mbi bazën e optikës së qeverisjes së ardhshme. Komisionet duhet të jenë optimale elastike dhe të japin zgjidhje. Duke iu përgjigjur pyetjeve të shumta të pjesëmarrësve Hajdaraga theksoi se PS ka një mbështetje të fuqishme ndërkombëtare. Vizita e delegacionit të PS në Bruksel tregoi qartë se alternativa e saj është alternativë qeverisjeje. Europa kërkon një alternativë tjetër qeverisjeje në Shqipëri sepse ajo e kupton se bateritë qeverisëse të PD-së konsumuan. Edhe fqinjët shikojnë garancitë tek PS-ja. Në marrëdhëniet me Evropën do të ndërtojmë jo mbi parimet e klientelizmit, por të partneritetit dhe bashkëpunimit. Ne mendojmë që Shqipëria ka nevojë për investime. Por që të vijnë inves- (Vijon në faqen 3)

Përgatitemi për nesër

Gramsh Përgatitemi për nesër Këto ditë zhvilloi punimet aktivi i PS në Gramsh. Ky akti-v i u përqëndrua rreth detyrave që dalin PS të këtij rrethi, për t’u përgatitur më mirë objektivave politike të PSSH për vitin 1995 si dhe trajto: problemin e riorganizimit të komisioneve pranë PS të Gramshit. Në këtë aktiv mori pjesë Nënkryetari i PS Ilir Meta dhe deputetët Ylli Bufi e Bashkim Koci. Në fjalën e hapjes kryetari i PS të Gramshit me të tjera në mënyrë që të përgjigjet si gjithmonë objektivave të situatave politike. Pastaj, nga realizimi planformën e punës së komisioneve të riorganizuara pranë KD të PS të këtij rrethi dhe funksionimi efektiv i tyre do të ndihmojë shumë për zgjidhjen e disa problemeve të rrethit si etj e akoma më shumë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Pastaj pjesëmarrësit

Përfaqësues të katër forcave politike diskutojnë për Projektkushtetutën

Dje në selinë e PSD, u organizua një takim midis përfaqësuesve të PSD, PS, AD dhe PBDNJ dhe grupit të specialistëve të caktuar prej tyre, që përgatiti Projektin e Kushtetutës. Qëllimi ishte diskutimi i Projektit të paraqitur. Nga të parashim u bë vërejtje konstruktive, të cilat gjetën miratimin me konsensus të përfaqësuesve të katër forcave politike dhe të grupit të punës. Diskutimi për pjesën në vazhdim u la i hapur për një seancë tjetër të enjten pasdite.

LABIE HESAPESHI NË KREUN E PD

ÇËSHTJE DITE LABIE HESAPESHI NË KREUN E PD Berisha kërkon kokën e Selamit Mbaroi mbledhja maratonë e ditës së djeshme e Këshillit Kombëtar të PD, por nuk morën fund telashet që i hapi partisë së tij, vetë dhe pushtetit kryetari i saj Selami me idenë e tij të re për miratimin e Kushtetutës në Parlament. Ajo që mori fund me siguri, është iluzioni i Selamit për të ashtuquajturën «demokraci brenda PD-së». Mbledhja e djeshme pati të njëjtën karakteri- (Vijon në faqen 3)

Vizitë e gazetarëve shqiptarë në Danimarkë

Ditën e dielë më 19 shkurt 1995 u nis për në një vizitë pune një grup gazetarësh shqiptarë për në mbretërinë e Danimarkës. Kjo vizitë u bë e mundur në sajë të kujdesit dhe financimit të Mi- Zotërinjtë Thoma Gëlli dhe Lorenc Ligori dhe gazetari Remzi Lani. Gjatë qëndrimit në Danimarkë gazetarët shqiptarë do të marrin kontaktet me kolegët e tyre danezë, do të vizitojnë shkollën e gazetari-

Në përgjigje të situatave

Në raportin e mbajtur dhe nga diskutimet e të pranishmëve, u evidencua roli i partisë dhe puna e bërë nga anëtarët e simpatizantët gjatë fushatës së referendumit forcimi i punës organizative të partisë, shtirja e mëtejshme të organizatave dhe shtimi i marrëdhënieve me anëtarë të rinj. U theksua një punë më e mirë nga përfaqësuesit socialistë në pushtetin lokal dhe një sa garim me i plot i programit të partisë duke synuar shtrirjen e marrëdhënieve me anëtarë e simpatizantë të rinj. Duke marrë fjalën dhe duke ju përgjigjur interesimit të të pranishmëve shoku Gramoz Ruçi u ndal në situatën e re politike dhe detyrat e reja që kanë dalë për Partinë Socialiste, duke evidencuar faktin e zgjerimit dhe rritjes së rolit të partisë. Fitoren e Parlamentit Europian dhe them pasimet e shumta atje, ai e quajti jo vetëm një mesazh të qartë të mbështetjes që na kanë dhënë dhe do të na japin organizmat demokratike europiane por dhe një rezultat të qendrimeve të drejta, konstruktive e demokratike që ka mbajtur Partia Socialiste. Ne tha ai, më poshtë jemi të gatshëm të paraqesim e të diskutojmë për një kushtetutë bashkëkohore e demokratike sipas standarteve europiane. Ndërsa gjendjen e sotme të PD-së ai e quajti një divorç të saj me elektoratin dhe nga forcat e tjera politike. Ai u ndal gjerësisht edhe në çështjen Nano, duke ritheksuar qëndrimin që ka mbajtur PS-ja, që në ditët e para të saj duke e quajtur të gjithë çështjen një montazh politik, të atyre që duan të ruajnë pushtetin me luftë jo të ndershme politike. Duke vazhduar me sqarimin e situatës politike në vend, ai u shpreh se ne jemi të përgatitur të zhvillojmë, të përballojmë dhe të fitojmë në fushatën elektorale përfundoi ai. Korresp i «Zërit të Popullit»

Për forcimin organizativ

Një theksë e dukshme, u theksua në raport dhe diskutime, në forcimin organizativ dhe shtimin e radhëve të PS-së veçanërisht gjatë vitit të kaluar në përgjithësi dhe në periudhën e fundit në veçanti. Në Lurë gjatë nëntorit në periudhën numri i anëtarëve të PS është shtuar me 20 anëtarë të rinj ku në veçanti shquan puna e organizatave të PS në Gurë - Lurë, Arrëm, Fushë-Lurë etj. Në Fushë Cidhën nga 4 organizata partie sot ka 5 me 15 pranime të reja, në Kastriot numri për periudhën e janar-shkurt, numri i anëtarëve të PS është 52. E njëjta gjë në Selishë në fshatin ku kemi komunën 4 organizata, komuna ku numri i anëtarëve është rritur me 6 pranime të reja. Në Luzni u ngrit dhe një organizatë e re duke mbuluar të gjithë fshatrat. Më tej, duke analizuar të metat dhe dobësitë që vërehen, theksol domosdoshmërinë e forcimit të mëtejshëm të organizatave të PS-së në qytet dhe fshat, oganizimin e organizatave të reja, unifikimin në radhët e PS së të gjithë dhe përfaqësimin e rregullt, përmes forcimit dhe gjallërimit të FRESHL-it. Për organizatat e PS në qytet dhe në komitetin drejtues të PS në qytet u shtrua domosdoshmëria e një pune më të drejtpërdrejtë me intelektualët dhe njerëzit e tjerë në radhët e PS-së dhe mbrojtjen nga sulmi i ri që ka ndërmarrë PD-ja. A. ASHIKU

Zhbllokim i marrëdhënieve me fqinjët

Koha provoi vlerat e vërteta të deklaratës së përbashkët PS–PASOK dhe pashmangshmërinë e sulmeve kundër saj Materiali kryesor, pyetjet ndërhyrjet dhe diskutimet treguan jo vetëm përkushtimin, por edhe cilësinë e mendimit politik. Ndodhta është edhe kjo gjë, që vërehet nga populli dhe e afron atë më shumë me PS-në. Vetëm pas 6 nëntorit janë bërë 380 pranime të reja. Ta lexoj para popullit këtë program, pyeti veprimtari i palodhur nga Dervicani, Spiro Maluqi, si dëgjoj materialin raportues. Po ta miratojmë, futet derë më derë, iu dha përgjigjja. Bashkim Fino, duke diskutuar, tha se ne nuk do premtojmë kot siç bëri PD-ja, ne do të themi 5 e do të zbatojmë 6, do zbulojmë mundësitë ekonomike për zhvillimin e qytetit dhe do investojmë kryesisht për jetesën e qytetarëve. Duke u interesuar për zonat e lira ekonomike, Thomas Andrea, pyeti se a mund të bëhet Gjirokastra një e tillë dhe a është kjo një alternativë panelektoral e PS? Mund të premtohet tregtia e lirë kufitare, tha, një ditë në muaj a në javë. Pranimi më shumë kemi në zonat ku nuk jemi në pushtet, u theksua. Duke sjellë problemet të zonës së tij dhe rezultatet e punës së vet, pyeti kryetari i PS-së, a do të përmbahen? [tekst i prerë] (Vijon në faqen 3) Në këto aktiv merrnin pjesë sekretari Enver Qosja parashtroi një varg nasareh që ka marrë e do të marrë PS-ja e situatave politike. Pastaj komisioneve të riorganizuar pranë KD të PS të rrethit dhe theksoi së e disa problemeve të rrethit si dhe e akoma më shumë pas zgjedhjeve të përgjithshme. Pastaj pjesëmarrësi [tekst i prerë] (Vijon në faqen 3)

Pranime të reja në radhët e Partisë Socialiste

Ditën e premte Sekretari i Përgjithshëm i PS-së shoku Gramoz Ruçi dhe kryetari i komitetit drejtues së PS-së Durrës Bardhyl Agasi, morën pjesë në një takim pune me anëtarë e simpatizantë të rajonit numur 5, në këktë qytet. Në formën e një shkëmbidesimi u evidencua puna e mirë e këtij rajoni me 8 organizata në drejtim të shtimit të radhëve me anëtarë të rinj dhe zgjerimit në aktivitetit të tyre në forma nga më të larmishmet. Duke i përgëzuar për punën e mirë, shoku Ruçi u ndal në disa aspekte të luftës politike që po zhvillon partia socialiste në të gjitha hallkat e nivelet e saj. Ai u ndal në probleme të luftës kundër korrupsionit, privatizimit të paligjshëm të shkollës e të drejtat dhe liritë themelore të njeriut mitalim të kushtetutës etj. Vend të veçantë zuri çështja Nano dhe përgatitja që po bën partia socialiste, për të përballuar e fituar fushatën e afërt elektorale. Në fund u bënë disa pranime nga radhët e eurosocialistëve. Korresp. i «Zërit të Popullit»

shqiptarë në Danimarkë

një vizitë pune një javore financimit të Ministrisë së Jashtme të Danimarkës. Grupi përbëhet nga kryetarët e dy shoqatave të gazetarëve Preç Zogaj dhe Ylli Rakipi si dhe kryeredaktorët e gazetave «Zëri i popullit» dhe «Rilindja Demokratike» zoterinjët Thoma Gjell Danimarkë gazetarët shqiptarë do të marrin kontakte gazetarisë së Danimarkës e cila ka një program bashkëpunimi me gazetaret shqiptarë, si dhe takime me parlamentarë dhe drejtues të shtetit danez. Korresp i «Zërit të Popullit»

Ngushëllim në familjen Cenolli në fshatin Vashtëmi

Ditën e dielë zëvendëskryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Servet Pëllumbi, shkoi për një vizitë ngushëllimi në familjen Cenolli në fshatin Vashtëmi të rrethit të Korçës. Kjo familje para një jave ka përjetuar një humbje të jashtëzakonshme nga humbja e 6 pjesëtarëve të saj si rezultat i një aksidenti automobilistik. Shoku Servet i shprehu ngushëllime të zotit të shtëpisë për këtë humbje kaq të rëndë. Në këtë vizitë zëvendëskryetari i PSSH, Servet Pëllumbi shoqërohej nga kryetari i PS të rrethit të Korçës, Niko Pandeli. Korresp i «Zërit të Popullit»

Shpallet Çmimi Ndërkombëtar i letrave «Kadare»

Në nëntor të këtij viti do të jepet për herë të parë Çmimi Ndërkombëtar i Letrave «Kadare» me vlerë 20.000 dollarë. Çmimi «Kadare», i përvitshëm, përgatitet dhe jepet nga Fondacioni Kulturor Shqiptar «Velija». Juria e tij, krejtësisht shqiptare dhe e përhershme do t'i ketë anëtarët e saj nga: Bordi Këshillues i Fondacionit «Velija» Akademia e Shkencave Shqiptare Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë Universiteti Shkrimtarë dhe përkthyes të njohur shqiptarë. Emrat e anëtarëve të jurisë do të shpallen së shpejti. Fondacioni Velija Tiranë Shqipëria