Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

E mërkurë 29.11.1995

Shqipëria antifashiste nderon luftën partizane dhe gjakun e derdhur për liri

29 Nëntor 1944 - Ditë lapidare në historinë tonë kombëtare Sot Shqipëria kremton 51 vjetorin e çlirimit nga pushteti nazifashist dhe tradhëtaret vendas. Lufta partizane që zhvilloi populli ynë me në krye bijtë e vet me të mirë e renditi vendin tonë përkrah aleatëve të mëdhenj BS, Angli dhe SHBA në koalicionin e madh botëror antifashist. Gjaku i 28 mijë dëshmorëve, sakrificat e panumërta dhe heroizmi shembullor i manifestuar madhërishem nga populli sollen ditën e madhe të çlirimit, sollen atë ditë që brezat e kishin të endërruar në shekuj dhe për të cilën qenë derdhur lumenj gjaku. Në themel të lirisë dhe pavarësisë së atdheut qendron vetëmohimi popullor, qendron lufta madhështore e heroike partizane e padëshymë e cila është lufta më e ndritur në historinë tonë shumëshekullore. Përpjekjet e dështme që bëhen sot nga pushtetarët - pinjollë të bashkëpunëtorëve të djeshëm të fashizmit, për të fshirë nga faqet e historisë 29 nëntorin e vitit 1944 synojnë pikërisht denigrimin dhe mohimin e asaj lufte të madhe, synojnë përbaltjen e heroizmit partizan dhe të gjakut që vaditi çdo pëllëmbë të kësaj toke, me qëllim që Shqipërisë t’i iken medalja e krenarisë së fitimtares për tu zëvendësuar nga medaljet e turpit që mbajnë ata që ikën bashkë me pushtuesit. Fitorja në luftën partizane nuk është firmosur nëpër zyrat që firmosen sot dekoratat që u jepen ballistëve të djeshëm. Ajo është firmosur maleve e fushave të Shqipërisë, është nënshkruar qyteteve, fshatrave, luginave e grykave të atdheut dhe si e tillë është fitore e përjetshme sepse e përjetshme është edhe lavdia e atyre që fituan Luftën, i përjetshëm është atdheu për të cilin ata u flijuan.
Shqipëri Bs Britani SHBA

Aparteid per te mbajtur pushtetin

Te enjten ne Parlamentin shqiptar maxhoranca e Partise Demokratike do te votoje: Shteti i Berishes pasi iu hoqi opozitareve te drejten per pune dhe te drejten per tu grumbulluar, tani kerkon t’ju heqe edhe te drejten per t’u zgjedhur Shqipetaret te ciles ligji kushtetues u hoqi se te drejten nga e padrejta, te ligjshmen nga e paligjshmja e ndan gjykata kane te drejte te pyesin: C’eshte ky komision? Supergjykate? Cfare jane këta njerëz? Me ç’të drejtë këta do të “seleksionojnë” serisht njerëz? C’vlere ka pluralizmi pas kësaj? Pse do të bëhen zgjedhjet kur të zgjedhurit përcaktohen që tani po nga vota e popullit? “Unë nuk e di se ç’do të bëjë opozita por caqet e luftës politike janë caktuar nga kundërshtaret tanë. Deri në fund ata, deri në fund ...” tha Preç Zogaj lidhur me projektligjin e paraqitur nga qeveria e Aleksandër Meksit.
Berisha Preç Zogaj Aleksandër Meksi Parlamentin Shqiptar

PD nenshtrimin ndaj dosjeve e ka nje krize te veten

-Flet Pandeli Majko, deputet i PSSH anetar i Komisionit Parlamentar te Ligjeve Për mua ka shumë e më tepër domethënie dhe nuk dua të shprehet qetësi të tepruar. Mënyra e organizimit për zgjidhjen e kësaj çështjeje duhet pranuar se do të jetë një hap para larg skandaleve politike. Mjafton një “fshëhje” ose “sajim”, dosjesh, apo qoftë edhe “vonesa” nga komisioni i “burrave të ndershëm” për të trokasim. Mëshira, në të tilla raste do të jetë fjala e fundit që do të kujtohet aq më tepër në një fushatë elektorale si kjo që po vjen. Ky është një realitet i prekshëm aq më tepër kur këtë biznes me të kaluarën e komprometuar të shqiptarëve e sanksionon vetë parlamenti ynë, me ligjin në fjalë. Dy nene seleksionojne shqiptaret Lexoni ne faqen 3
Pandeli Majko

Festohet 83-vjetori i shpalljes së pavarësisë nga bashkëatdhetarët tanë

-Merr pjesë dhe kryetari i grupit Parlamentar socialist Namik Dokle - Zvicër Zvicër Festohet 83-vjetori i shpalljes së pavarësisë nga bashkëatdhetarët tanë -Merr pjesë dhe kryetari i grupit Parlamentar socialist Namik Dokle Ditën e shtunë dhe të dielë në shumë kantone të Zvicrës shqiptarë të Kosova dhe vise të tjera shqiptare organizuan mjaft aktivitete për përkujtimin solemn të 83 vjetorit të shpalljes së pavarësisë, ditën e flamurit. Në shumë prej këtyre aktiviteteve ishin ftuar nga komisioni organizator përfaqësuesit e forcave politike apo të grupeve parlamentare nga Shqipëria. Por edhe ftesa iu ishte drejtuar të gjithëve asaj jug në vetëm PS, kryetari i grupit parlamentar i së cilës Namik Dokle mori pjesë në aktivitetet e parashikuara. Një manifestim i madh solemn u mbajt në një sallë të Cyrihut ku komisioni organizator përbëhej nga përfaqësues të të gjitha shoqatave shqiptare në Zvicër. Pjesmarrja masive, nga familjare, referate, përshëndetje, këngët krijuan një atmosferë shumë entuziaste. Referatin kryesor lidhur me rëndësinë e shpalljes së pavarësisë para 83 vjetësh e mbajti juristi nga Kosova Skënder Ismaili. Me tej kryetari i grupit parlamentar socialist Namik Dokle i ftuar për të përshëndetur dhe vlerësuar rëndësinë e ditës së pavarësisë, vlerësoi veprën e madhe të patriotëve të mëdhenj Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini, Çerçiz Topulli, Ded Gjo Luli. Shpallja e Pavarësisë - tha në përshëndetjen e tij Namik Dokle - është jo vetëm një ditë e gëzuar për ne shqiptarët por është njëkohësisht dhe një ditë reflektimi për fatet e ardhshme të kombit tonë. Pavarësia dhe liria nuk erdhën të shtrenjta në sofrat por erdhën pas një varg sakrificash të mëdha, pas luftërave të njëpasnjëshme për liri e pavarësi që u zhvilluan që nga Trojet e Kosovës në Labëri e në Shqipërinë e Mesme. Namik Dokle. Një flamurtar i Vlorës para 83 vjetësh është një shëmbull dhe një mësim i madh për historinë e sotme dhe ditët që do të vijnë - përfundon Namik Dokle. Manifestime të tjera u bënë edhe në Arbonë nga shoqata Ismail Qemali, në Saut Gallen nga shoqata Mëmëdheu si dhe në Solotur. Në Solotur referatin kryesor e mbajti Hajredin Veliu. Takimi vijoi me tej me përshëndetje e shfaqje artistike të ardhur këtu nga shumë qytete të Zvicrës. Një grup fëmijësh himnin e flamurit duke krijuar një atmosferë të veçantë për të pranishmit. Në fjalën e tij Namik Dokle tha: Fakti që këta fëmijë këndojnë himnin e flamurit përveç kënaqësisë dhe entuziasmit që na krijojnë, na bën edhe dhënie që të punojmë të gjithë së bashku për ardhmërinë e këtyre fëmijëve.
Namik Dokle Skënder Ismaili Ismail Qemali Hasan Prishtina Luigj Gurakuqi Zvicër Kosovë Shqipëri Cyrihut Trojet E Kosovës

Përcartje pushtetare

“Prodhim” që u ngjan të “dalave jashtë” është Ligji Nr.8001 datë 22.09.1995 për genocidin. Në të katër nenet e këtij ligji duket mediokriteti, papërgjegjshmëria dhe violenca e hapur e shtetit tonë që quhet demokratik. Ky ligj ka një qëllim të caktuar. Të shmangë nga jeta politike kundërshtarët me qëllim që të ruajë pushtetin. Ky s’është veç një terror i bardhë që nuk mund të shkojë në Shqipëri. Faqe 2
Shqipëri

Ku shkojne te ardhurat e sherbimit urban ne Tirane?

Ku shkojnë te ardhurat e sherbimit urban ne Tirane? Ne tremujorin e pare te vitit 1995 te ardhurat nga sherbim urban ishin 15.98 milion leke, nga te cilat te ardhura nga shitja e biletave arriten ne 6.35 milion leke. Faqe 6
Tiranë

Muzeu i historise magazine e tregtise

Pas prishjes se muzeve ne qytete e fshatra i erdhi radha edhe pavijonit te Luftes NC, ne Muzeun Historik Kombetar Faqe 8