Fushata ne emer te antikomunizmit do te deshtoje. Ne premtojme te ardhmen
Meshazh i Kryetarit te PS te Bullgarise Zhan Videnov per Kryetarin e PS te Shqiperise Fatos Nano
Zhan Videnov: "Ti dhe shoket e tu jeni fituesit moral ne luften per afirmimin e parimeve dhe vlerave demokratike dhe ligjshmerise ne shoqerine shqiptare"
Shokut Fatos Nano
Kryetar i Partisë
Socialiste të Shqipërisë
Tiranë
Mik i dashur Fatos,
Përfitoj nga takimet dhe bisedimet në Sofje me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Socialiste Shqiptare sh. Gramoz Ruçi, për të transmetuar ty dhe familjes tënde përshëndetjet më të përzemërta në emër të Këshillit të lartë të Partisë Socialiste bullgare dhe në emrin tim.
Shpreh solidaritetin tonë me ty dhe admirimin tonë për sjelljen tënde të denjë burrërore. Mendojmë se ti dhe shokët e tu jeni fituesit moralë në luftën për afirmimin e parimeve dhe vlerave demokratike dhe ligjshmërisë në shoqërinë shqiptare. Jemi të bindur, se kjo do të konfirmohet me forcën e vullnetit të popullit në zgjedhjet e ardhshme parlamentare e Shqipërisë.
Edhe një herë shprehim respektin tonë të lartë për ty duke të uruar shëndet të fortë, shumë forcë dhe bindje në përfundimin e suksesshëm të luftës për triumfin e arsyes, drejtësisë dhe ligjshmërisë.
Edhe në të ardhmen, shok i dashur Fatos, mund të shpresosh për solidaritetin tonë dhe përkrahjen tonë të plotë.
Kryetar i Këshillit të lartë të Partisë Socialiste të Bullgarisë
Zhan Videnov
Faksimile e mesazhit të Kryetarit të PS të Bullgarisë për Fatos Nanon
Zhan Videnov dhe Gramoz Ruçi
Faksimile e mesazhit të Kryetarit të PS të Bullgarisë për Fatos Nanon. Zhan Videnov dhe Gramoz Ruçi
Kur do të ndalet dora e vrasësve në pushtet?!...
Edhe një vdekje tjetër shkaktuar nga njerëzit me uniformë
-Ardian Lleshi 28 vjeç u vra nga Engjell Lik Bikaj, nenoficer i Ministrise se Brendeshme ne afersi te shtepise se Presidentit
-Ardian Lleshi 28 vjeç u vra nga Engjell Lik Bikaj, nenoficer i Ministrisë së Brendëshme në afërsi të shtëpisë së Presidentit
Nuk është as rasti i parë dhe as i vetmi. I ndjeri Ardian Lleshi është viktimë e papërgjegjshmërisë shtetërore. Janë 7 raste vdekjesh nga torturat e policisë brenda qelive të komisariateve, nga Laçi deri në Sarandë brenda tre vjetëve të fundit.
Rasti i pardjeshëm është i dyti në dy muajt e fundit-brenda në Tiranë, por megjithatë Berisha vazhdon të mburret për "rendin e stabilizuar" e Agron Musaraj vazhdon të jetë ende minister i brendshëm së bashku me zv/endësministrin Agim Shehu.
Ardian Lleshi akuzon Gjaku i tij i nxehtë ende e skuq rrugën nga kalon presidenti Berisha![?]
Policia nuk lejon te behen homazhe ne varrezat e deshmoreve
Dje ne Vlore:
-Arrestohen dhjetra qytetare. Midis tyre kryetari i PS te rrethit Eduart Alushi, sekretari i PS te rrethit Theodhori Shia, anetari i keshillit te rrethit Platon Arapi, korrespondeti i "Zerit te Popullit" Gezim Tushi etj.
-Berisha mund ta heqe 29 nentorin nga kalendari i festave por ai dhe sejmenet e tij nuk mund te fshijne kurre nga kujtesa e popullit gjakun e deshmoreve dhe heroizmin partizan.
Lexoni ne faqen 3
Cila eshte e ardhmja e naftes ne Shqiperi?
Pas nje simpoziumi
Prof. Dr. Bilbil Meçaj
drejtues kerkimësh
Eshte marrezi koncepti i privatizimit total te naftes
Simpziumi pati edhe mangësi serioze; e para, aspektin e konkretizimit të shfrytëzimit të këtij potenciali dhe, e dyta, nuk tha gjë se cili do të jetë fati i mëtejshëm i inteligjencës dhe punonjësve të naftës.
Asistent Prof.Dr. Fatmir Fezga
Simpoziumi Albpetrol '95 ishte ngjarje shkencore e rendesishme.
Megjithatë, në kushtet e ekonomisë së tregut e megjithëse shtëpinë i një pusi është tepër i kushtueshëm deri i domosdoshëm fuqizimi i metejshëm i metodave të kërkimit për të rritur nivelet e studimit para se të kalohet në investime kapitale.
Fuqizimi me sisteme programesh, interpretimi dhe informatizimi masiv i berthamave shkencore te institutit do te na rriste te nivele kompetitive me kompanite e huaja qe operojne tek ne. Medoj qe me mire duhet te merret mendimi i specialisteve per studimet qe kryhen ne kerkimin e naftes.
Dr. Maksim Shuli
zevendeskryetari i komisionit kombetar te naftes
Auditori u befasua me direktiven qe u dha per privatizimin total te naftes
Se pari, ne sektorin e naftes duhet politika proteksioniste e shtetit, provizore dhe selektive, se dyti, dhe ne bote kompanite e naftes perbehen nga pjese te ekonomise publike (10-30%) si ne France, SHBA, Japoni, Gjermani, se treti, Albpetroli mund te behet shoqeri aksionere ne raporte te caktuara midis punonjesve dhe shtetit.
Se katerti me duket absurd mendimi i privatizimit te naftes, sepse me duket se po kalojme nga kolektivizimi (teresisht prone shteterore) ne privatizim total.
Dr. Sazan Guri
Pavaresisht nga izolimi i dikurshem, specialistet tane jane orientuar nga arritjet shkencore perendimore, nepermjet kualifikimeve dhe shfrytezimit te literatures bashkekohore duke aplikuar koncepte te perparuara boterore si ato te fushes se modelimeve, strukturore tektonike te stratigrafise sekuenciale, sizmike etj.
Lexoni ne faqen 4
Ke te besoime: Librin e shkolles apo Berishen e Meksin
Ke te besoime:
Librin e shkolles apo
Berishen e Meksin
Lexoni ne faqen 7
Cilat jane llojet e depozitave te kursimit
Lexoni ne faqen 5
Pushtetaret ruajne "nderin" e tyre duke luftuar ata qe do te vijne ne pushtet
Lexoni ne faqen 6
Interviste me piktorin Kujtim Buza
Interviste me piktorin
Kujtim Buza
Lexoni ne faqen 10
Lajmerim
Diten e shtune me date 2.12.1995 ora 10.00 ne seline e PSSH ne Tirane e zhvillohet mbledhja e Keshillit te Pergjithshem Drejtues te Forumit te Grave Socialiste.
Ne mbledhje do te marrin pjese edhe kryetaret e FGS te rretheve.
Kryesia e FGSSH