24/02/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

24 shkurt 1995

Gjykata Kushtetuese: «NË EMËR TË POPULLIT», KUNDËR VERDIKTIT TË TIJ

Megjithëse Presidenti Berisha pati deklaruar: «KUR FLET SOVRANI, TË TJERËT DUHET TË HESHTIN» Dje Gjykata Kushtetuese shpalli vendimin e saj, duke rrëzuar kërkesat e grupeve parlamentare të Partisë Socialiste dhe të Partisë Socialdemokrate, drejtuar kësaj gjykate, për të shpallur si antikushtetuese Referendumin e 6 nëntorit 1994 dhe vetë praktikën për miratimin e Kushtetutës me Referendum, kur këtë atribut në bazë të dispozitave themelore kushtetuese e ka vetëm Kuvendi Popullor. Nganjë si paradoks, por ja që është e vërtetë. Plot 4 muaj pas depozitimit të kërkesave dhe tre muaj e gjysmë pas përfundimit të referendumit, Gjykata Kushtetuese «ringjallet» dhe zotit Rustem Gjata i vjen zëri, për të lexuar një vendim që ngjan si i shkruar në zyrat e Presidencës. Juridikisht, vendimi i djeshëm nuk ka asnjë vlerë. Sepse populli me votën e tij të lirë ka nënshkruar më 6 nëntor të vitit 1994 90-një të madhe kundër Berishës dhe gjithë politikës së tij, kundër shkeljes së lirive dhe të drejtave të njeriut, kundër dhunës, imponimit, korrupsionit, dhunimit të pushteteve, burgosjes politike të kundërshtarëve. Ndërkaq, Vendimi i Gjykatës Kushtetuese tregon edhe një herë varfërinë e këtij institucioni ndaj pushtetit politik të Berishës dhe çështja më e keqe, provon faktin se kjo gjykatë po i rufit një avokater tjetër, duke iu vënë në shërbim Berishës për lojërat e rrezikshme të së ardhmes. Përpjekja për të eliminuar Eduart Selamin nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike, ashtu si doli publi... PD-së pikërisht pasi ai doli publikisht në favor të idesë së miratimit të Kushtetutës në Parlament, nuk është e rastit që shoqërohet me një vendim të tillë, sa absurd aq dhe të turpshëm për ata që e nënshkruan. Sepse Berishës i duhet ky vendim, për të përdorur si «veshje juridike» për hapat antikushtetues dhe antidemokratikë, në të cilat po i bëhen ortakë edhe disa pleq, të cilët do të bëjnë mirë të shkojnë e të rrinë në shtëpitë e tyre treguar përballë nipërve dhe mbesave dhe të mos turpërohen me tej. Gjithçka është e qartë. Shpallet një vendim «NË EMËR TË POPULLIT» pikërisht kundër vullnetit të tij, kundër verdiktit që ai shkroi më 6 nëntor. Megjithëse Berisha pati deklaruar pas referendumit se «Kur flet sovrani të tjerët duhet të heshtin», vendimi i djeshëm ka hedhur poshtë fjalën e sovranit të tij, të cilën, të ta flasë, për të vlerën e një fijeje të kashtës për një njeri që është duke u mbytur, të cilin do ta përpër të bërë sovranin të heshtë, që të flasë ai. Por harron se zërin e tij të ngjirur nuk e dëgjon më njeri. Dhe fija e kashtës është vetëm fije kashte… LUAN M. RAMA

PD drejt zhvillimeve dramatike

«Ndryshimi i mendimeve» midis Berishës e Selamit la la vendin «ndryshimit të qëndrimeve» midis tyre. Këtë e pohoi zëdhënësi i presidentit i cili bëhet zëdhënës i kreut të shtetit edhe kur ky i fundit mban fjalime në strukturat partiake të PD-së. Kjo është vetëm etika formale e problemit, e cila nuk i çudit më njerëzit e tejngopur me çudira të tilla. Thelbi i problemit qëndron në atë që, deri ku do të shkojë ky «ndryshim qëndrimesh» dhe çfarë rrjedhje do të marrin më tej ngjarjet në PD. Sepse «ndryshimi i qëndrimeve» do të bëjë më dy çështje: themelore, me vlerësimin ndaj qeverisë së vendit, nga njëra anë dhe me «problemin madhor të kushtetutës» nga ana tjetër. PD ndodhet para zhvillimeve dramatike brenda saj, zhvillime që do të përcaktojnë edhe vendin dhe rolin e kësaj partie në jetën politike të vendit dhe prestigjin e saj në opinionin e jashtëm. Por për të kuptuar zhvillimet e mëtejshme të kësaj, është e nevojshme të risillen në ekran disa nga ngjarjet më të fundit në PD. Me tezat e tij të fundit, Selami doli me kërkesën e revizionimit të vijës së PD. Kjo nuk është shprehur kurrë prej tij tekstualisht në këtë fjalë. Por deklaratat e Selamit se «unë u dola borxhit unë...», të tilla si mund të fitojmë më 1996, por ai nuk më dëgjuan» (BÇC, 21 shkurt) e vërtetojnë këtë. Përballë krizës së dukshme të opozitës në Shqipëri dhe përballë fitoreve të njëpasnjëshme të së majtës në vendet ish-komuniste të Lindjes, në prag të zgjedhjeve të reja që po trokasin, Selami ka menduar të shpëtojë atë që mund të shpëtohet nga PD. Rruga e shpëtimit, sipas tij ishte distancimi i partisë nga pjesët e komprometuara të saj. Për këtë duhet të pranoheshin një sërë të metash të qeverisë. Fuqish je kjo kudo, ulej me teren dhe sukses së sulmet e saj atë e opionit. Sipas Selamit, partia e vetë e rendësishme, një nje kabinet qeveritar. Këto kujt kuptohen kritikat që ka bërë kohët e fundit ndaj qeverisjes së vendit dhe propozuar i tij, si një akt presioni, për bashkimin e postit të kryetarit të partisë me atë të kryetarit të qeverisë. Duke goditur qeverisjen e vendit, Selami shpresonte se në zgjedhjet e reja do ta çonte PD-në pjesërisht të shkëputur nga nga gjyhnat e qeverisjes së keqe. Çështja e dytë ku u drejtua aksioni i Selamit, ajo e kushtetutës, ishte po kaq e ndjeshme për opozitën dhe brendshëm dhe të jashtëm. Humbjet e përkohshme politike që do të shkaktoheshin nga tërheqja e PD-së prej qëndrimeve të mëparshme për kushtetutën, do të kompensoheshin me faktin se në zgjedhjet e reja PD do të shkonte me Kushtetutë të miratuar dhe në Shqipërinë e pranuar në Këshillin... (Vijon në faqen 3)

A janë takuar në Tiranë me Zhulalin, avokatët e ish ministrit të mbrojtjes së Bullgarisë Aleksandrov?

Së shpejti në Bullgari fillon gjyqi për aferën e armëve me Shqipërinë Janë paraqitur dokumente që implikojnë edhe ministrin e mbrojtjes dhe Kryeministrin shqiptar Aferët e armëve me Shqipërinë kanë shkaktuar një tërmet të vërtetë në piramidën ushtarake bullgare. Problemi vazhdon të jetë e «pigëndër e shtypit bullgar. Janë shkarkuar e vënë para përgjegjësisë penale, shumë ushtarakë duke përf... për të nisur hetime mbi ushtarakët e saj të lartë, por edhe të akuzohen ushtarakët shqiptarë, si të vënë në shërbim të zuplimeve të fshehta serbe. Shqiptarët bëjnë lojën e serbëve, ishin titujt që shoqëruan për një kohë të gjatë gazetat bullgare. Organet bullgare nuk janë mjaftuar me kaq. Pardje gazeta «168 Orë» bënte të ditur faktin se së afërmi çështja po përgatitet të shkojë në gjyq. Para trupit gjy... Afërët në piramidën ushtarake bullgare. Problemi vazhdon të jetë epigjendër shumë ushtarakë duke përfshirë edhe ish ministrin e mbrojtjes Valentin Aleksandrov, që është thirrur nga organet e prokurorisë, për të dhënë shpjegime. Por pohimet e Aleksandrovit tashmë të bëra publike, e kanë shtuar rrethanin e misterit. Është bërë i njohur fakti, se në dijeni të problemit të afereve, kanë qenë edhe Presidenti Zhelev dhe ish kryeministri Berov. Në epigjendër të këtyre skandaleve, qëndron shitja ushtrisë shqiptare minëhedhësash me vlerë 700.000 dollarë, të cilat papritmas u zhdukën në Maqedoni për t'u përfunduar në vatrat e luftës në Bosnje. Në përfundim të saj bullgarët, dëmtohet me 700.000 dollarë, që bëhen shkak jo vetëm shërbim të zbullimeve që shoqëruan për një kohë të gjatë gazetat bullgare… Në 14 Shkurt, zëvendës shefi i Shtabit të Përgjithshëm Agim Baruti, në një konferencë shtypi në Sujë, shprehet për këtë problem se ish drejtori i MEICO-s, (Military Export Import Company) ndodhet nën arrest. Pohimi i tij është pritur përsëri me replika nga shtypi, Gazeta «158 Orë» e para pak ditëve, shkruante se Sali Kuçi jep intervista nga Gjermania… Por, ndërsa ish drejtori shqiptar është i lirë, vetëm dy ditë pas konferencës së zotit Baruti, pikërisht në datën 16 Shkurt 1995, Kolegjia Ushtarak i Gjykatës së Lartë arrestoi ish drejtorin e Tregtisë në Ministrinë e Mbrojtjes Bullgare K… (Vijon në faqen 2)

Pa toleruar për të drejtat e shqiptarëve, me fqinjët duhet të gjejmë gjuhën e përbashkët

Intervistë e z. Bashkim Zeneli, nënkryetari i komisionit të politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare të Kuvendit Popullor dhënë gazetarit Erion Braçe Zoti Zeneli, janë zhvilluar gjatë këtyre ditëve dy mbledhje të Komisionit të politikës së jashtme dhe marrëdhënieve ndërkombëtare për situatën e krijuar në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë lidhur me hapjen e Universitetit të Tetovës dhe vrasjen e shqiptarëve. Dicka është thënë në TV për këto mbledhje. A mund të na thoni më shumë? - Komisioni diskutoi me shqetësim për atë që po ndodh në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë me shqiptarët. Ne kemi mbështetur të drejtat e ligjshme të shqiptarëve që arsimohen e të shkollohen në gjuhën amtare në të gjitha nivelet. Vicana... risht kemi dënuar aktin kriminal të vrasjes nga policia maqedonase të një të riu shqiptar dhe të plagosjes së disa të tjerëve. Kjo është e papranueshme dhe shovene. Qeveria maqedonase është plotësisht përgjegjëse për këtë. - Më falni e quani të rastit, spontan këtë veprim të qeverisë maqedonase? - Jo nuk e konsideroj aspak të shkëputur edhe nga një sërë veprimesh kundër shqiptarëve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë që tashmë janë të njohura e që fatkeqësisht nga shteti shqiptar edhe janë shpërfillur. Drejtori i drejtorisë së vendeve të Ballkanit dhe PJ që në thirrëm në komision na dha spjegime për situatën konkrete dhe ecurinë e marrëdhënieve. Në komision u theksua se vërtetë Shqipëria ka dashur dhe do stabilitetin e Maqedonisë, por në asnjë rast nuk duhen toleruar veprimet dhe qëndrimet e përsëritura antishqiptare. Shkupi ka abuzuar në këtë tolerancë. Por edhe për politikën zyrtare shqiptare kjo tolerancë më duket mister. Mëdnoj se megjithëse politika të rregull në krye të shtetit, Shkupi nuk po e kupton osa nuk do ta kuptojë se pa faktorë shqiptar, ish Republika Jugosllave e Maqedonisë nuk mund të ngrihet në këmbë. Në vërtetë nuk duam destabilizimin e Maqedonisë, por duam fqinjësi të mirë me këtë republikë dhe kjo është edhe në interes të stabilitetit në Rajon, por qeveria shqiptare duhet të japë tapër e kujdeshme që ky qëllim të përputhet me plotësimin e interesave e të drejtave të ligjshme të shqiptarëve atje. - Të vijmë tek një pyetje më konkrete. Si e gjykuat në komision veprimin e qeverisë së Shkupit për pengimin e hapjes së Universitetit të Tetovës? - Jo vetëm komisioni parlamentar, por edhe partitë politike shqiptare që janë prononcuar për këtë, e kanë dënuar këtë veprim. E drejta për arsim e shqiptarëve në gjuhën amtare është e ligjshme. Kjo e drejtë është njohur edhe në aktet ndërkombëtare. Edhe konventa e UNESCO-s e parashikon në mënyrë obligative «shkollimin superior në gjuhën bashkësive etnike». Mbi këtë bazë ka një përvojë praktike në botë. (Vijon në faqen 4)

Protestë ndaj represionit maqedon

Banorë të qytetit të Peshkopisë, rrethit të Dibrës ... Bafjtar Rusi, pasi të fshatrave përreth si dhe nxënës ... manifestuan nëpër rrugët e qytetit në shenjë proteste ndaj dhunës ... së egër që qeveria e ish republikës ...

Dje në stadiumin «Selman Stërmasi» në Tiranë: NJË LOJTAR I DURRËSIT GODET ME THIKË NJË LOJTAR TË DINAMOS

- Gjyqësia finalja e parë mbyllet fitore e Dinamos 1:0 - Koka i Durrësit dhe një nga lojtarët e bankinës, shoqërohen për në Komisariatin nr. 2 - Gjyqësia finalja e parë mbyllet fitore e Dinamos 1:0 - Koka i Durrësit dhe një nga lojtarët e bankinës, shoqërohen për në Komisariatin nr. 2 Regjistrohet rast unikal në një ndeshje futbolli që në Tiranë. Nuk dihet me rezultatin e ndeshjes e cila… (Vijon në faqen 8)

Punëtorët dhe pensionistët duan të mbrojnë interesat e tyre

Me objektiv për të shëndoshur lëvizjen sindikale për të përballuar egërsinë e reformës ekonomike të qeverisë Meksi, pasojat e saj si dhe luftën kundër korrupsionit në luftën e privatizimit, u mblodh konferenca e dytë e konfederatës së sindikatave të Vlorës. Në raportin kryesor dhe në diskutime u evidentua gjendja e rëndë ekonomike e shtrarsave të popullisë në Vlorë, sidomos e të papunëve, intelektualëve dhe pensionistëve. Janë 9585 të papunë, 3579 me asistencë dhe 12.400 vetë që rrojnë me ndihmë ekonomike. Ata duan mbrojtje, duan punë. Qeveria dhe pushteti lokal qëndrojnë indiferentë përballë kësaj situate. Ndërkaq pothuaj të gjithë fabrikat dhe objektet prodhuese u shkatërruan. Në këto kushte për këtë mënyrë qeverisje gjendja nuk ka mundësi të përmirësohet. Të pakënaqur tregtarët e vegjël, të etur për falimentime graduale. Norma e fitimit të tyre vjen duke u ulur, sepse mungojnë masat mbrojtëse të qeverisë. Privatizimi të… Të rregullta, përvetësime nga disa. Punëtorët nuk marrin asgjë nga privatizimi. Shqetësime serioze në fabrikën e llampave, 120 punëtorë të saj protestojnë, kontrolli i shtetit urdhëron pezullimin e privatizimit të ndërmarrjes artistike, por ende asnjë rezultat konkret. Këto e shqetësime të tjera u diskutuan në këtë konferencë, e cila përcaktoi objektiva konkrete për të kundërshtuar me mjete demokratike strategjinë e qeverisë Meksi, për privatizimin total të ekonomisë. Në konferencën e konfederatës së sindikatave të Vlorës u pasqyruan në një protestë drejtuar parlamentit, presidentit dhe kryeministrit. Por a do ta vejë qeveria ujët në zjarr për hallet e njerëzve të thjeshtë. Në konferencë mori pjesë dhe foli kryetari i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kastriot Miço. Në konferencë përshëndetën përfaqësuesit të PS, PSD, PDSH, dhe PUK. GEZIM TUSHE

Korçë — Shefi i shërbimit të kontrollit të shtetit merr shpërblim

- Me 3.9 milionë lekë ai bleu 11 zyra - Është një vendim i bordit të privatizimit të Korçës që zotin Hajredin Beqiraj shef i SHKK e shpall pronar të 11 zyrave të ish ndërmarrjes së përpunimit të drurit. Qenia e tij si anëtar i bordit e ka lehtësuar së tepërmi për të dalë me krye të listës së pretendenteve të tjerë. Madje duket se bërë që edhe vlera e objektit të zbresë në minimum. Rregullat e privatizimit kërkojnë që vlera fillestare e objektit përmes konkurrencës të rritet. Për këtë radhë ka ndodhur e kundërta. Vlera fillestare e caktuar 7,25 milionë lekë (të vjetra), ka zbritur në 3.9 milion. Zbritja e mjeteve të xhiros ka ndihmuar në tepërmi që pronari i ri i marrë të 11 dhomat me anekset e tyre për një vlerë vërtet qesharake. Kishte të depozituara edhe shumë kërkesa të tjera, madje dikush edhe me planë të detajuara për ti kthyer ato në objekte të dobishme biznesi, por zoti Hajredin me ndihmën e bordit ka arritur t'i shmangë konkurentët. MUHARREM MEKO

Maqedon[?]

Banorë të qytetit të Peshkopisë, rrethit të Dibrës Baftar Rusi, pasi foli për vazhdën e represionit të organizuar vitet e fundit ndaj shqiptarëve, për ngjarjet e njohura të Dig-pazarit në Shkup, të Veleshtës, Llodovishtës, Dibrës së Madhe, për ferjimin e flamurit kombëtar etj tha se ne mendojmë që Qeveria e shtetit ynë të rishikojë qëndrimet ndaj Republikës Jugosllave të Maqedonisë. Nga tubimi partisë politike në Dibër i dërguan një telegram proteste dekanit të trupit diplomatik në Shqipëri, zotit George Miku. A. ASHIKU

Informacion shlypi Ambasadës Gjermane

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë Zoti Dr. Claus Vollers, i shprehu ngushëllimet për aksidentin tragjik të Beratitt Ministrit të Jashtëm Shqiptar Zoti Alfred Serreqi. Ambasadori, në emër të Qeverisë Gjermane me ndihmën e Kryqit të Kuq gjerman, u siguroi të sëmurëve rëndë ilaçet më urgjente të kërkuara nga ana e mjekëve të Spitalit Qendror të Ushtrisë. Këto ilaçe iu dorëzuan mjekëve të këtij spitali ditën e hënë më 20 shkurt. Atasheu i Shtypit Tiranë, më 22 Shkurt 1995 Gerald Wolf

Pse heshtet për shpërndarjen e tapive në Dibër?

Nuk mund të jepesh asnjë të dhënë të saktë për shpërndarjen e tapive në fshatrat e Dibrës. Nga bisedat me fshatarët të zonave të ndryshme mëson se taksat për tokën u kanë shkuar një për një ndërsa tapitë jo. Nga bisedat me kryetarë komunash mëson se shpërndarja e tapive nuk mohohet me gishtat e një dore. Një fshatar nga një fshat i largët i Dibrës ka ardhur përsë herë në zyrën e kadastrës dhe nuk ka mundur të marrë përgjigje për problemin që ka. «Pse mijë lekë kam shpenzuar vetëm për rrugë dhe në pamundësi të çajë derën e hekurt të kadastrës kam ra më qat në gjunjë për ndihmë për zgjidhjen e problemit». Polici i shërbimit në kështjellën e emëruar e hedh nëpër shkallë një fshatar që troket dhe hyn në zyrën e kadastrës. Me dëshirë që të informojmë për atë që bën për shpërndarjen e tapive dhe mbushjen e tyre është punuar (…?) kërkuam. Tashmë Xhembulla përgjegjës i Kadastrës dy të dhëna numrin e tapive të shpërndara fshatarëve dhe zonat e fshatrave ku ata janë shpërndarë. Pyetjes ai u përgjigj me pyetjen se për kë i doni dhe më pas me refuzimin kategorik për të dhënë informacion. Sipas tij të dhënat jepen vetëm me urdhër dhe me autorizim të kryetarit të këshillit të rrethit z. Mentor Bu—nguri. Fenomeni nuk është i rastit. Në zyrat e këshillit të rrethit të Dibrës, zyra me njerëz të besuar të partisë, dhe pushtet e të politizuar no ku… (Vijon në faqen 2)