KORRUPSIONI GALOPANT I PUSHTETIT I KA ZËNË FRYMËN EDHE KONTROLLIT TË SHTETIT!
Në parlament:
Zhulali e Teta, kërkojnë heqjen e imunitet të tyre. Paradoks PD-je: Zhulali duatroket nga ata që votuan për ta shkarkuar. Teta: Kam për detyrë, ti përgjigjem Zhulalit me të njëjtën monedhë.
Zhulali e Teta, kërkojnë heqjen e imunitet të tyre.
Paradoks PD-je: Zhulali duatroket nga ata që votuan për ta shkarkuar.
Teta: Kam për detyrë, ti përgjigjem Zhulalit me të njëjtën monedhë.
Edhe në seancën e paradites, dje vazhdoi interpelanca me kryetarin e KSHSH-së zotin Çela. Përsëri përgjigjet e tij, ishin konfuzë dhe pa objekt konkret. Asnjë emër, asnjë funksionar i lartë, asnjë ministri nuk u përmend nga goja e tij, për shkak se, për vetë cilësinë të përgjithshme, se korrupsioni është i pranishëm dhe ai duhet luftuar.
Por në interpelancën e djeshme ra në sy edhe tendenca e zotit Çela, për ta lokalizuar korrupsionin në rangun e pushtetit lokal. Dhe kjo, jo pa një qëllim të qartë, të cilën, e shprehu ai vetë disa herë, duke ripërsëritur se pushteti lokal në gjysmën e vet, dominohet nga socialistët. Përgjigjet e tij, kërkonin të krijonin një imazh të ri në opinion, se korrupsioni është tashmë një fenomen i pranishëm, me të cilin janë ballafaquar edhe të zgjedhurit socialist, në pushtetin lokal. Me pohime të tilla, zoti Çela tregoi edhe njëherë se jo vetëm është i pafuqishëm për ta luftuar atë në administratën shtetërore, ku ky korrupsion paragitet galopant, por se edhe se dëshiron ta fshehë atë, duke e treguar vetëm përsëri në pozitat e një partiaku të bindur.
Në përgjigjet e tij, ai u shpreh vetëm se duhet luftuar por si do të realizohet kjo luftë, nuk dha asnjë konkretë. Ai tha se janë bërë kontrolle për minierat, sobat, makinat e tipit “Iveko”, por asnjë fjalë për kontrabandën e organizuar të karburanteve, cigareve, mbi aktivitetin e firmës «Shqiponja» «Meiko» etj.
Duke replikuar me deputeti Bufi, u zotit Çela se pasuria kombëtare është pa një kontroll të tillë, dhe se ne dëshirojmë masa efektive për ta luftuar këtë dukuri.
Më pas e mori fjalën deputeti Cani, i cili u shpreh se zoti Çela ka bërë përpjekje për ta thënë të vërtetën, por ka hedhur një torbë kur ka ende edhe një thes. Korrupsioni vazhdoi ai, është një sëmundje, por fatkeqësisht ka kapur vetëm PD-në, se ajo është në pushtet. Ne socialistët shpresojmë se do të vimë në pushtet dhe kemi besim se do të shpëtojmë nga kjo sëmundje. Duke u ndalur në gjendjen e sistemit bankarë, ai u shpreh se ai tashmë është i kalbur dhe nuk mund të plotësojë më detyrat që i dalin në ekonominë e tregut.
A paguhen gjykatësit? - ishte një nga pyetjet e drejtuara ndaj tij të cilës ai ju përgjigj me shprehjen: Po të lexoni rreshtin e fundit, tek paragrafi i parë i faqes 30 do të... Një përgjigje e tillë nuk do shumë koment por tregon seriozitetin e luftës kundër korrupsionit, në këto organe të cilës deputeti Paloka ju përgjigj duke thënë se: Aparati gjyqësor është tërësisht i korruptuar, por fatkeqësisht asnjë nuk është dënuar, e me të cilën zoti Çela ishte plotësisht dakort, duke treguar po në mënyrë të hapur, pafuqinë e tij për të ngritur zërin, apo për të denoncuar ndonjë person të tillë.
Në lidhje me pyetjet, për investimet në dogana e për të cilën ai u shpreh se nuk kemi bërë asnjë kontroll, deputeti Dokle tha: Zoti Çela nuk është aq naiv, por ai është një plotë, duhet të kallais qeverinë Meksi, e cila nuk mund ta mbulojë dot gunën e pistë të korrupsionit që e mbulon. Zoti Çela, na përmendi ish ministra vazhdoi Dokle, por ku i ka ministrat dhe sa e ndihmojnë ata në punën e tij? A e di ai si qëndron problemi i ksave metalike të vendosura në pikat e shitjes dhe si është organizuar tenderi i tyre, a di se kush janë pronarët e kioska-ve nëpër lu-lishtet e qendrës dhe para galerisë së Arteve? Populli nuk do lafe dhe propagandë, përfundoi ai, por masa efektive për ta luftuar atë.
Me interpelancën e fundit para deputetëve Çela e kaloi edhe njëherë lumin, duke shpresuar se me tymën që hodhi do të mbulonte të vërtetën, por që fatkeqësisht i bindi edhe më shumë njerëzit, se korrupsioni nuk mund të luftohet kur mbulimi i tij fillon nga maja e piramidës.
Pas fjalës së Çelës, pa buzëqeshje, me hap rrëshqitor e cigare në dorë. vendin në podium e pati ministri i shumë përfolur i Mbrojtjes Safet Zhulali. Me pamje të menduar, të cilën e shtonin edhe më shumë flokët e rënë mbi ballë dhe me zërin e ulët e të ngadalshëm, u duk, jo vetëm se ishte shumë i shqetësuar, por se edhe do të thoshte, gjëra tepër të rëndësishme.
i Dhe më të vërtetë ashtu doli: Jam shumë i shqetësuar e filloi ai fjalën e tij, sepse në shtyp publikohen materiale sekrete e bëhen interpretime të cilat, synojnë shkatërrimin e shtetit. Dhe sikur shteti të kishte ngelur vetëm
[Artikulli vazhdon jashtë kufirit të imazhit.]
Vetëm sovrani e shëron Berishën prej etheve partiake
Nga konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës
- Leksion për marksizmin në presidencën e Republikës -
Nga konferenca për shtyp e Presidentit të Republikës
Vetëm sovrani e shëron Berishën prej etheve partiake
- Leksion për marksizmin në presidencën e Republikës -
BERISHA: - Komunizmi vdiq, por neokomunizmi është gjallë
- Socialistët në mënyrë të përsëritur kanë dhënë konsensusin për pranimin e Shqipërisë në KE
- Nëse populli u jep votën socialistëve, do të respektoj verdiktin e tij
- Do largohem nga PD në se ajo do të bëjë aleancë me PS
Gazetarët patën rastin të dëgjojnë për më shumë se një orë një leksion për marksizmin të mbajtur para tyre nga Presidenti i Republikës. Të gjitha përgjigjet e pyetjeve që kishin të bënin me aspektet e politikës së brendshme të vendit, përshkoheshin nga fantazma e marksizmit. Në këtë mënyrë, Presidenti i Republikës u shfaq dje para gazetarëve dhe opinionit publik pa asnjë etikë presidenciale, por thjesht si një partiak fanatik.
Kjo shfaqje e presidentit në rolin e hapur të partiakut të sëmurë ka arsyet e veta. Presidenti vinte në këtë konferencë shtypi pak ditë pas Konferencës së Jashtëzakonshme të PD, ku partia e tij mbeti pa kryetar. Dhe prandaj Berisha është i detyruar të drejtojë dhe të mbrojë partinë e vet tashmë në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të hapur. Kjo nuk e nderon figurën e presidentit të Republikës, i cili, ligjërisht përfaqëson unitetin e popullit. Por kjo nuk përbën më problem për Berishën.
Por çfarë tha dhe në konferencën e shtypit partiaku Berisha? Ai sulmoi hapur Partinë Socialiste, ose siç u shpreh ai, lidershipin socialist, sepse socialistët e majtë, sipas tij, janë ndryshe nga udhëheqja e tyre. Tëzë kjo jo njohur për deshtimin e saj gjatë fushatës së referendumit për kushtetutën, e anatemuar tashmë edhe nga vetë përkrahësit e Berishës. Sulmet e Berishës ndaj socialistëve ishin të shumta dhe të ashpra. Ai akuzoi socialistët për mosmiratimin e kushtetutës, se ata janë kundër reformave dhe kundër privatizimit, së aleancave me ta është dështikim për vendin etj. Sipas Berishës, alternativa socialiste është të embrion i: një fatkeqësie të madhe dhe për të ardhmen». Të gjitha këto sipas tij, vijnë sepse socialistët kanë në bazë të programit të tyre platformën e marksizmit. Një dëshmi formë e format e edukimit gjatë 25 vjetëve të qenies së Berishës si anëtar i PPSH kanë bërë punën e vet!
Një sulm të tillë të hapur kundër socialistëve nga podiumi i presidentit të Republikës nuk ka bërë kurrë deri më sot Berisha. Arsyet kësaj situate antisocialiste mund të shpjegohen lehtë me situatën e krizës së thellë që po përjeton sot PD, krizë që e ndien më së thellë kryetari faktik i saj, zoti Berisha. Përballë rritjes gjithnjë e më të madhe të autoritetit dhe prestigjit të socialistëve brenda dhe jashtë vendit, Berishës nuk i mbetet gjë tjetër veçse të lëshojë rrufetë e Zeusit kundër tyre. Por këto «rrufe» të treguan vetën si të pavlefshme më 6 nëntor të vitit të kaluar. Këtë nuk mund ta harrojë Berisha. Prandaj ai detyrohet të pranojë disa të vërteta, ndoshta të lidhura për
(Vijon në faqen 3)
66 për qind e shqiptarëve janë të pakënaqur me mënyrën si po vendoset demokracia
Pakënaqësia e 6 nëntorit është evidente
66 për qind e shqiptarëve janë të pakënaqur me mënyrën si po vendoset demokracia
Përfaqësuesi i Komunitetit Europian në Tiranë, z. Elio Germano bën publike shifrat e eurobarometrit
Ka qenë dje, në zyrën e përfaqësisë së Komunitetit Europian në Tiranë, përfaqësuesi i tij, z. Elio Germano që la bërë publike treguesit e organizuar nga Instituti «Xhekson», por porositur nga Komuniteti Europian. «Unë jam këtu me dy, tha në fillim z. Germano, ku lu- bë, tha në fillim z. Germano, ku lu- shih përfaqësues e shtypit, radios, televizionit e ATSH-së, për të bërë publike treguesit e Eurobarometrit. ashtu siç janë në të njëjtën kohë edhe kolegët e mi në të gjitha shtetet e Europës Lindore e Qëndrore.
Sondazhi i organizuar nga instituti europian ka marrë në konsideratë opinionet e 18 mijë personave në Europën Lindore e Qendrore, nga të cilët ata shqiptarë janë 1034 vetë. Ata janë pyetur nga data 7 deri në 16 nëntor 1994 çka për shkallë ndotja spontanisht koincidon me momentin e mosaprovimit kushtetutës me referendum në Shqipëri, e cila u komentua si shprehje e pakënaqësisë së elektoratit shqiptar ndaj qeverisjes së vendit, e që nuk ka kaluar pa lënë gjurmë edhe në treguesit Eurobarometrit. «Qëllimi i këtij testimi
(Vijon në faqen 3)
A. ASHIKU
Asnjë kredi për socialistët
BULQIZË
Asnjë kredi për socialistët
Burime autoritare brenda bankës tregtare të Bulqizës konfirmojnë atë që flitet hapur në të gjithë qytetin; Kreditë për nevoja të ngutshme të punësimit e të jetesës në Bulqizë jepen vetëm me porosi të PD-së. Në vargun e dokumenteve për të marrë kredi rëndësi të dorës së parë ka fjala e drejtuesve të PD-së. Pa vizion e tyre në Bulqizë deri sot nuk është marrë asnjë kredi bankare.
Gjatë vitit të kaluar në këtë qytet nga Banka Tregtare u janë dhënë kredi mbi 30 vetëve, të gjithëve me porosi të PD-së. Asnjë socialisti apo simpatizanti të PS-së nuk i është dhënë kredi.
Po nga burime të brendshme të bankës mësohet se mbi 13 milionë lekë janë pa kthyer në afate.
Kërkesa e bankës për kthimin e kredive shpesh herë ka takuar në shprehjen «Ç'keni ju? Kreditë m'i ka dhënë Partia!».
A. ASHIKU
Kombinati i tekstileve në qorrsokak
- Kompromiset e Sindikatës së Pavarur po i lënë punëtorët me sytë në gojë -
Kombinati i tekstileve në Berat ta- shmë po jep shenjat përfundimtare të falimentimit.
Kombinati i tekstileve në Berat tashmë po jep shenjat përfundimtare të falimentimit. Këtë po e tregon edhe lëvizja spontane greviste e këtyre ditëve këtu, në këtë qendër punëtore ndër më të mëdhatë e vendit.
Ky kombinat deri në vitin 1992, paur mbi 10 mijë punonjës. Gjatë shumës viteve ka pasur tregues shumë të prodhimeve e tij dhe asnjëherë nuk ka dalë me humbje. Por duhet bërë e famshme reforma që të nxirren nga puna 7 mijë punonjës e specialisht të kombinatit. Kjo reformë u firmos nga Sindikata e Pavarur dhe Drejtoria e Kombinatit dhe mbetën në punë rreth 3 mijë punonjës.
Mirëpo reforma e PD-së, e qeverisë dhe e sindikatës së pavarur është e çuditshme, sepse «shpata e dardhërit» ra edhe mbi 3 mijë punonjësit e mbetur. Kjo krijoi një lëvizje pakënaqësie dhe një revoltë spontane. Këtë revoltë u mundua ta shfrytëzojë sindikata tjetër e Pavarur për interesat e saj të caktuara.
Para një greve njëditore, u bë një demonstrim nga Kombinati deri në
(Vijon në faqen 3)
«Ka zbatuar kontratën me elektoratin»
Gazeta RD 7 mars 1995, nën o- k ielon «PDSH ka mbajtur fjalën, ka zbatuar kontratën me elektoratin...» ka botuar kronikën dhe materialet kryesore të diskutimeve në konferencën e jashtëzakonshme të PD-së, mbajtur më 5 mars 1995.
I lexova me vëmendje të gjitha. «Vërtet» e paska mbajtur fjalën.
1. Pajtimi dhe bashkimi mbarëkombëtar
U «zbatua» sepse u sabotua sistematikisht thirrja e kuvendit mbarëkombëtar, pikërisht nga PDSH. Tani përjetoimë përçarjen më të madhe në historinë tonë. Edhe në konferencën e lëshuan bubullima përçarëse. Ndërsa çështja shqiptare që u trumbetua me të madhe, se do të zgjidhej, u komprometua më keq. Asnjëherë deri më sot nuk u arrit në një opsion të përbashkët. Sot bëhen pesë politika shqiptare për çështjen shqiptare. PD-ja shpesh herë është vënë në rolin e përçarësit të partive shqiptare përtej kufijve, kurse nga ana tjetër, ka sabotuar krijimin e një tavoline të rrumbullakët të forcave politike shqiptare këtij dhe andej kufirit për të përpunuar opsionin optimal, për zgjidhjen e çështjes shqiptare.
2. U premtua se do të vlerësoheshin dhe mbroheshin vlerat e LANÇ-it
Në fakt, u dëngua dhe po vazhdon të dënohet. U çvarrosën nën-tën si hajna heronjët e asaj lufte, u çedukuan, u burgosën, clari nush u bë e po bëhet mbi ta. Të gjitha muzeumet historike të asaj lufte, u shkatërruan ose u mbyllën. Të gjitha objektet në kujtim të kësaj, përfshi edhe varrezat e dëshmorëve, u prishën ose u dëmtuan. Nga ana tjetër, nën maskën e «pajtimit», u ngritën heronjët e mercenarët e fashizmit, këlli pushtuesit të egër të atdheut, që u desh të derdhej gjak. 1 2? mijë shqiptarëve për ta çliruar prej tij, u çvarrosën dhe u rivarrosën me ndërtime të mëdha, u dekoruan, u vunë në krye të qoshëse dhe bënë komande duke grabitur në mënyrë të egër pasurinë e popullit dhe duke u pasuruar me djersën dhe gjakun e tij.
3. Ju premtua elektoratit parajsa
U mboll papunësia dhe varfëria për shumicën dërrmuese të popullit. Ti PD mbolli mjerimin, pasigurinë, krimin institucional, drogin, sidën, kolerën e çfarë nuk mbolli. E bërë Shqipërinë vendin e mafies ndërkombëtare, të kontrabandës, të trafikut të armëve, të karburanteve, heri dhe të diskriminimit. E bërë qendër të trafikut të emigrantëve klandestin? thuajse nga e gjithë bota. Sollo ankth e papunësisë, të pasigurisë dhe ankthin e të ardhmen e fëmijëve. Çarter tjetër do të bësh. Shkatërrove gjithçka pozitive. Bashiçe me ulin edukuar flakë dhe tehonjën. Ky është zbatimi i kontratës me elektoratin?
Edhe në konferencën e jashtëzakonshme vend të jepeshin mesazhe mirëkuptimi e tolerancës, dhatë mesazhe të antidemokratike, lëshuat bubullima. Shpifte dhe akuza u akuazuan të jenë monstruoze të tjerët. S'kini gjë beni gomarit dhe i bini samarrit!
Dhe kini kurajon dhe mburreni për një kuvend siç është konferenca e jashtëzakonshme e një partie në pushtet dhe s'kini kurajon të shpallni një elektorati se ku e kanë shkarakun e vërtetë rrënjët e varfërisë? DYTËRIMI HASANI
në shtypit partiaku Berisha? Ai su-inol: hapur Partinë Socialiste, ose si u shpreh ai, lidershipin socialist, sepse socialistët e rish- te, e njohur për denoncimin
PËRFUNDOI KONGRESI I DYTË I PARTISË SOCIALISTE EVROPIANE
Nga 6 në 8 mars zhvilloi punimet Kongresi i Dytë i Partisë së Socialistëve Evropianë në Barcelonë
Në këtë kongres mori pjesë edhe nënkryetari i PSSH Ilir Meta. Gjatë qëndrimit në Barcelonë ai zhvilloi takime me liderë të Partisë Socialiste e socialdemokratë të Evropës dhe të grupit socialist në Parlamentin Evropian dhe në Këshillin e Evropës.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit e PSSH