15/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

15 mars 1995

PD NË BALLË - POPULLI PA PUNË

- Autopsia e papunësisë: vetëm 29 për qind të punësuar në sektorin shtetëror dhe privat gjithsej, 18 për qind të njohur zyrtarisht të papunë, 53 për qind të «punësuar» në fshat. - Papunësia në qytet: 38 për qind - vendi i parë në Evropë e më gjerë. - PD e mbajti fjalën: e realizoi kontratën me popullin shqiptar, e çoi tek «ndihma» ekonomike. Mbas tre vjet përpjekjesh «titanike» lidershipi i PD-së ka të drejtën morale të kërkojë të papunët programin e tij: i «riaftësoi» të papunët shqiptarë, i «punësoi» me «drejtësi» dhe «në kohën e duhur» ata. Duke hequr thonjëzat mund të thuhet pa më të voglën mëdyshje se Qeveria e PD-së ka dështuar plotësisht me çështjet e punësimit dhe emigracionit ekonomik. Kush e ka ndjekur me kujdes ecurinë e veprimtarisë së saj në këtë fushë nuk mund të mos ketë vënë re një kategori: përveç premtimeve elektorale, PD dhe Qeveria e saj, asnjëherë nuk u angazhuan seriozisht për të ulur papunësinë, për të nxitur hapur vende të reja pune, madje sa në programet e paraqitura në Kuvendin Popullor, siç ishte ky jo një problem jetik, por i dorës së fundit. Ajo ç’ka të bie në sy nga një vështrim i shkurtër i shifrave të punësimit të vitit 1994 është fakti se tremujorët e fundit nuk është hapur ndonjë vend i ri pune, në të kundërtën janë mbyllur edhe 1 mijë të tjerë, dukuri e cila po vazhdon edhe në këtë fillim viti. Edhe thjesht ky fakt do të ishte i mjaftueshëm që Qeveria të jepte dorëheqjen kolektive e jo të gruronte të përmendet kilometra rresht me «sukses». Kjo vlen edhe për Presidentin që aktualisht po kryen shumë detyra partiake e shtetërore. Dukuri tjetër është manipulimi me shifrat e papunësisë. Sipas të dhënave «zyrtare» të Ministrisë së «Punës» në Shqipëri ka gjithsej, në qytetet e në fshat, 262 mijë të papunë, kundrejt 1435 mijë forcave të afta gjithsej, që do të thotë se niveli i papunësisë është 18 për qind. Kjo shifër është e lartë, është vendi i parë në Evropë megjithatë do të ishte gjysma e kësaj shifre po qe se do të ishte kaq. Por gjërat duhen ndarë e analizuar që të gjykohet më mirë e të nxirren përfundime të sakta. E keqja e plotë është dyfish e shifrës së mësipërme në qytete dhe një punësim masiv fiktiv në fshat. Sipas përcaktimit të ILO-s (Organizata Ndërkombëtare e Punës me qendër në Gjenevë) termi «i papunë» përfshin ata persona që kanë në moshë të caktuar për punë (sipas Kodit të Punës të çdo vendi përkatës), të cilët janë të aftë për punë dhe kërkojnë punë. Sondazhet e bëra tregojnë se në zyrat e punës të qyteteve nuk janë regjistruar edhe të papunët e fshehtë se po të ishte kështu do të dilte realiteti: së paku do të regjistroheshin edhe një gjysëm milioni të papunë të tjerë. Prandaj, detyra e parë e çdo Qeverie që do të vinte pas kësaj të «suksesshmes» të PD-së do të ishte të bënte një regjistrim të hollësishëm të gjithë forcave të papuna në Shqipëri, në qytete e në fshat, dhe mbi këtë bazë, të ndërtonte programe për luftën aktive kundër papunësisë. E vërteta është se Qeveria e PD-së po le pas trashëgim një plagë të rëndë sociale e cila nuk mund të mbyllet aq lehtë, siç u mbyllën me «shock-therapy» e «goditje të përqendruara» fabrika e uzina në jug e veri e bashkë me to edhe vendet e punës. Qeveria pasardhëse nuk duhet të mbajë mbi supet e saj, kusuret e paaftësisë të pushtetarëve të sotëm. Qeveria Meksi nuk është në gjendje të ndalë «hemorragjinë» e papunësisë as në sektorin shtetëror, ku ajo disa kompetenca të veprojë nëpërmjet katastrofeve përkatëse. Nga 344 mijë vetë të punësuar në sektorin publik (shtetëror) buxhetor dhe jo buxhetor në fillim të vitit 1994, në fund rezultoi shifra prej 320, mijë ose 24 mijë vende më pak. Ndërkohë, sektori privat, i mbërthyer nga tatimet, taksat e policit nuk ishte në gjendje të kompensonte këtë ulje: nga 83 mijë të punësuar arriti në 103 mijë me një shtesë prej 20 mijë vetë. Kështu del se në sektorin shtetëror (publik) e privat janë të punësuar gjithsej 423 mijë vetë, kurse 262 janë të papunë, që do të thotë se në qytete 38 për qind e forcave të afta janë pa punë. Kjo përbën një vend të parë, absolut në Evropë ndoshta edhe në botë! Po të zbresim nga forcat e afta gjithsej në shkallë vendi shifrën e forcave të punësuara e të punësuarve të qytetit del se në fshat Qeveria ka «punësuar» jo pak por plot: 750 mijë vetë! Kot ankohen fshatarët: Qeveria ua ka zgjidhur problemin, le të shkojnë me bagëti! PD, me pompozitet të madh i premtoi fshatit se do ta punësonte në qytet por në fakt bëri të kundërtën: qytetin e çoi tek fshati. Sipas Vjetarit (mjaft të saktë e të kompletuar) të vitit 1991 (botuar në Francë), në vitin 1990, rezultonte se në vendin tonë kishte gjithsej 1 milion e 433 mijë forca pune, nga të cilat 908 mijë ose 63 për qind, punonin në sektorin shtetëror të ekonomisë e kulturës, (kryesisht në qytet), kurse 525 mijë ose 37 për qind në sektorin kooperativist, pra në fshat. Kurse në fund të «qeverisjes» tre vjeçare të PD-së situata paraqitet e tillë: vetëm 29 për qind punojnë në sektorin shtetëror dhe privat në qytet, 18 për qind njihen zyrtarisht si të papunë dhe 53 për qind, siç e vumë në dukje më lart, Qeveria i ka «punësuar» në fshat. Kjo është «autopsia» e papunësisë, Fjalët e tepërta janë fukarallëk. ERGERT TIRANA

Dëshirë dhe vullnet i mirë për dialog

Papulias përfundoi vizitën në Tiranë BERISHA: Le të punojmë së bashku për të realizuar qëllimet tona të mira. PAPULIAS: Mesazhet e takimeve tona janë shpresëdhënëse. Nuk ka kohë për të humbur. PUNOHET PËR NJË TRAKTAT TË PËRBASHKËT MIQËSIE E BASHKËPUNIMI Ministri i Jashtëm grek e filloi ditën e dytë dhe të fundit të vizitës së tij në Tiranë me një takim me deputetët e komisionit të jashtëm të Kuvendit Popullor. Në këtë takim deputetët shqiptarë rikoinfirmuan dëshirën për të bërë të gjitha përpjekjet për përmirësimin e marrëdhënieve. Deputetët shqiptarë përshëndetën optimizmin e ministrit të Jashtëm grek Papulias lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve shqiptaro-greke. Me pas ministri grek u prit nga kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi. Papulias e siguroi bashkëbiseduesin e tij shqiptar për një mbështetje të Greqisë për Shqipërinë. Nga ana e tij kryeministri Meksi evidentoi si më të rëndësishme marrëdhëniet dypalëshe shqiptaro greko-ekonomike dhe ato të marrëdhënieve tregtinë, lehtësimin e regjimit të vizave, legalizimin e shqiptarëve që punojnë në Greqi si problemat më të rëndësishme që qeveritë e të dy vendeve duhet ti zgjidhin. Papulias shprehu vullnetin e mirë të qeverisë greke për rritjen e bashkëpunimit dypalësh dhe gadishmërinë për të kontribuar që në njën kohë sa më të shkurtër që komisioni i përbashkët të diskutojë dhe t'i japë zgjidhje problemeve që do të ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve greko shqiptare. Ministri i Jashtëm grek Karolos Papulias përfundoi vizitën e tij dyditore në Tiranë pas një numër takimesh me zyrtarë të ndryshëm shqiptarë, duke përfshirë edhe numrin një të shtetit, presidentin Berisha, kryeministrin Meksi si dhe deputetët e Kuvendit Popullor. Padyshim një nga takimet më të rëndësishme politike të Papulias ishte ai me presidentin Berisha, ku fillimisht u bë një takim kokë më kokë prej 30 minutash. Në një deklaratë të shkurtër të bërë për shtypin nga të dy zyrtarët menjëherë pas takimit kokë më kokë presidenti Berisha theksoi se pala shqiptare e kishte pritur me kënaqësi vizitën e ministrit të Jashtëm grek Papulias dhe njëkohësisht i shprehu ati dëshirën e autoriteteve shqiptare për një vizitë te kryeministrit Papandreu në Shqipëri, gjë që do të bënte të mundur hapjen e rrugëve për takime të nivelit të ndryshëm. Sipas Berishës kjo vizitë ka vlera të mëdha, sepse sot s’pas tij shihet më shumë punë se sa fjalë. Të dy palët theksuan presidenti Berisha kanë qenë të interesuara për suksesin e kësaj vizite dhe se ata ishin marrë vesh për problemet marrëdhënieve që kanë të bëjnë me marrëdhëniet dypalëshe. Berisha e lësoi: si inkura juesërrën e dakord për të filluar nga puna për nënshkrimin e një traktati të miqësisë dhe bashkëpunimit mes të dy vendeve. Unë jam i bindur theksoi presidenti Berisha se kodi i vetë i mirësjelljes që popujt tanë kanë në shkrun ka në shekuj e meritonë këtë. Me pas Berisha i vuri në dukje më kut nga Athina se populli dhe qeveria greke e kanë ndihmuar Shqipërinë gjatë kësaj periudhe të vështirë të tranzicionit. Eshtë gjë e mirë që në qarqe zyrtare në Shqipëri dhe në Greqi ekziston dëshira dhe vullneti për ti zgjidhur kundërshtitë përmes dialogut. Berisha duke i drejtuar posaçërisht Papuliasit vlerësoi përpjekjet e tij, i cili vite më parë ndërmerrte iniciativën e heqjes së ligjit të luftës. “Ju me këtë synonit qëllime të mëdha theksoi tona të mira, përfundoi presidenti Berisha. Ministri i Jashtëm grek Papulias (Vijon në faqen 4)

Vazhdon rritja e çmimeve të mallrave të konsumit

Çmimet në fokus: Shkurti më i lartë se janari Si dhe më parë kalimi nga një muaj në tjetrin po shoqërohet me rritje të çmimeve. Në muajin janar indeksi i çmimeve krahasuar me muajin dhjetor ishte 1,8 përqind më i lartë dhe krahasuar me janarin e vitit 1994 me një rritje prej 15,5 përqind. Pas janarit është muaji i dytë i shkurtit i cili mbulon e tij evidento rritje të tjera në fushën e çmimeve. Kështu sipas komunikimit që bën Instituti i Statistikave indeksi i çmimeve për muajin shkurt 1995 i krahasuar me muajin janar të po këtij viti është rritur 2,3 përqind ndërsa krahasuar me muajin shkurt të vitit 1994 rritja është 16,2 përqind. Konkretisht gjatë muajit shkurt rritje të lartë çmimi kanë patur grup mallrat «Kujdesi mjekësor» dhe «Ushqime, pije e duhan». Rritja e çmimeve për zërin «kujdes mjekësor» me masën 11,3 përqind ka ardhur si rezultat i privatizimit të farmacive çka çoi detyrimisht në liberalizimin e çmimit të gjitha ilaçeve të cilat tërhiqen nga pacientët (por dhe nga qendrat spitalore). Krahas rritjes së çmimit të ilaçeve është rritur edhe çmimi i shërbimit shëndetësor. Rritje janë vërejtur edhe në grupin «Fruta perime» në masën 12,2 përqind, e cila ka ardhur nga rritja e vlerës gjatë këtij muaji në arritjet të tillë ushqimore si: mollët 10,2 përqind, domatet 23,5 përqind, spinaqi 28,8 përqind, patëllxhanet 4,9 përqind, kastravecat 37,6 përqind, qepët e freskëta 22,4 përqind, qepët e thata 10,9 përqind, patatet, etj. Krahas kësaj nuk përjashtohen nga kjo rritja e çmimeve as llojet e ndryshme të mishit dhe peshkut të ku rritja shënohet 2,3 përqind. Konkretisht rritje më të lartë ka patur mishi i deles prej 5 përqind dhe mishi i viçit prej 4,2 përqind. Përveç artikujve të mësipërm rritje çmimesh ka patur edhe në grupin e mallrave ku përfshihen «Sheqer, kafe, erëza», ku sheqeri është rritur 2,8 përqind, kakaoja 1,6 përqind, etj. Këta janë treguesit kryesor të indeksit të çmimeve të muajit shkurt 1995 që afron Instituti i Statistikave ku evidentohet fakti i njohur i rritjes së vazhdueshme të çmimeve për mallrat e konsumit të gjerë. Ajo çka bie në sy është se pothuajse të gjithë çmimet e artikujve të konsumit të përditshëm vazhdojnë të kenë rritje ku më shumë e ku më pak. Pa dyshim kjo rritje nuk çon gjë në përmirësimin e nivelit ekonomik të konsumatorëve. Janë këta të fundit e në mënyrë të veçantë shtresat e të papunëve apo atyre me asistencë që e ndiejnë atë. Bie në sy fakti tjetër që reforma në shëndetësi është shoqëruar me rritje të çmimeve të ilaçeve. Rritja e çmimeve të mallrave të konsumit është pjesë politikës liberalizuese të tyre ndërkohë që pagat vazhdojnë të jenë të kontrolluara në pjesën dërrmuese të popullsisë.

Zjarr në presidencë

Ka shpëtuar për mrekulli zyra e presidentit... Një telefonatë e papritur nga Presidenca informoi dje në mëngjes redaksinë e «Zërit të Popullit» se zjarri ka përfshirë gjatë natës së ditës së dielë duke goditur e hëna një nga zyrat e katit të dytë të selisë së presidencës, jo shumë larg prej zyrës së Presidentit e cila sipas të gjitha gjasave ka shpëtuar për mrekulli. Arsyet e rënies së zjarrit ende nuk dihen, por dihet mirë që zyra e djegur ka qenë zyra e stenografisë ku gjendeshin shumë fjalime të pazbardhura ende të Presidentit Berisha, dhe dokumenta të tjera me rëndësi. Gjithësesi ngjarja është e rëndë. Sepse është dëgjuar një zyrë e Presidencës, flakët e së cilës do të kishin përfshirë gjithë godinën, po të ishin vonuar edhe pak zjarrfikësit. Nga ana tjetër duhet ruajtur më mirë organizimi i shërbimit në selinë presidenciale.

Festoi dita e verës

Një traditë e bukur në Mat Tek ndodheshim papërmbë në Derjan të rrethit të Matit, ku sapo ka nisur të bëjë nata fare lehtë dallonim fshatra të tjerë për rreth: Macukullin, Gjoçajn, Prellin, Shëllin e gjerë... Tek ndodheshim papërmbë në Derjan të rrethit të Matit, ku sapo ka nisur të bëjë nata fare lehtë dallonim fshatra të tjerë për rreth: Macukullin, Gjoçajn, Prellin, Shëllin e gjerë. Kombësinë, Edhe qytetin e Burrelit e kishim sot në pëllëmbë të dorës. Dhe ja nga ajo pikë dominuese që ndodhej mbi to të shihnim pika të tjera plot jetë tek ndiznim aq bukur dritat. Lëviznin ak njerëz atje që të krijonin para syve një ansambël të vërtetë. Janë jo dritë elektrike, por zjarre të ndezura. Ose më saktë, siç i quanin vetë matjanët. Dualisht. Shkëmbime zjarresh - shembuj përshëndetje mes fshatrash, urim për ditën e verës. Dhe ndonja «urban» të vogël, të cilin do ta gjeje në çdo tryezë matjane, me këto vendasit i thonë mikut «kemi festën e verës». Një traditë kjo e bukur në Mat.

Greva e tekstilisteve u mbyll

Greva e urisë e tekstillstëve beratas e nisi ditën e hënë paradite nuk zgjati shumë orë. Zëvendës kryeministri dhe ministri i financave, zotit Dylber Vrioni pas disa orë bisedimesh me përfaqësuesit e grevistëve ra dakort në emër të Qeverisë për zgjidhjen e kërkesave të tyre. Ai premtoi se kombinati do të rifillojë punën, nuk do ti ketë shkurtimet në mëtejshme dhe të gjitha do t'u jepen pagat e prapambetura. Ky premtim u dha punëtorëve edhe dy javë e ca më parë, kur ata protestuan pranë qeverisë. Prandaj lind pyetja: a do ta mbajë fjalën Qeveria? (Vijon në faqen 4)

Filloi nxjerrja forcërisht e familjeve që kishin zënë objekte ish shtetërore

SHKODËR Është vendosur që të nxirren të gjitha ato familje nga objektet e ish ndërmarrjeve e institucioneve të cilat në mungesë të apartamenteve, 1 zunë në këto dy tre vjet dhe u munduan t’i përshtatnin për banim. Pas rastëve sporadike të ndërhyrjes së policisë, pardje filloi nxjerrja masive e 39 familjeve nga magazinat e ish ndërmarrjes së zun-kth-kashtës, ku 8 të parat përfunduan në rrugë. Operacioni po kryhet nga një grup i posaçëm i policisë, në zbatim të urdhërit nga autoritetet e pushtetit lokal. Familjarët që patën këtë fat jo të këndshëm, na thanë se «kemi pasë zënë këto ndërtesa pasi s’kishim ku banonim. Këta përmendin se kemi qenë me dhjetra herë në zyrat e pushtetit lokal të Shkodrës e deri në Presidencë, që të mos na nxjerrnin deri sa të gjenim pak nga pak një vend ndonjë vend sa për të futur kokën. Por nuk toleruan më, edhe pse vetë zoti Ali Spahia që çuditur në muajin nëntor të vitit të kaluar kur u njoh me kushtet tona të banimit.» Sipas tyre, nxjerrja u bë sepse këto objekte do t’u dorëzohen ish-pronarëve të trojeve, sipas vendimit të komisionit të kthimit të pronave. Disa prej këtyre familjeve banonin prej vitesh në këtë qytet, por ka dhe prej tyre që kanë ardhur nga internimi. Ndërsa një pjesë nga kryefamiljarët këtu na tha se kishte paguar që prej disa muajsh 10 për qind të vlerës të mejdisit të zënë për banim, por shkonva për ta likuiduar plotësisht, na bënë të ditur se ato u janë shitur ish-pronarëve. Nxjerrja e tyre në këtë kohë ka dimër, krijon jo pak shqetësime. Ku të strehohemi tani? – pyesin këto familje, në përbërje të të cilave ka edhe fëmijë të mitur. Nuk dimë se nga t’ia mbajmë me plaçkat në krah. Mendohet se numri i familjeve në këtë qytet, që kanë zënë objekte të tilla për banim, është i madh. Disa prej tyre kanë filluar edhe ndërtimet brenda territoreve të ish ndërmarrjeve e institucioneve. Megjithëse deri tani nuk janë nxjerrë, që (Vijon në faqen 2)

Projekti i rehabilitimit të ujit, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit

Për të inspektuar dhe raportuar mbi gjendjen e ujësjellës së 22 rezervuarëve që ushqejnë sistemet ujitëse të përfshira në Projektin e Rehabilitimit të Ujitjes që financohet nga B.B. dhe donatorë të tjerë, Njësia e Zbatimit të Projektit të Ujitjes, Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit, Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Godina Nr. 3, organizon një tender. Termat e Referencës janë për 5000 mijë lekë. Termat e Referencës do të jepen prej datës 25 Mars 1995 dhe ofertat për dorëzim në bashki ... deri më datën 16 Prill 1995. Ju ftojmë të merrni pjesë. Për çdo sqarim drejtohuni pranë Njësisë së Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Godina Nr. 3, Tiranë, Tel. ...