18/03/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

18 mars 1995

PARTIA DEMOKRATIKE E ZHYTUR NË KORRUPSION NUK MUND TË LUFTOJË KORRUPSIONIN

Furkaçja e pushtetit po thyhet nga pesha e korrupsionit ARBNORI: «Edhe nëse ju hiqet imuniteti deputetëve Ruli e Uka, nuk do të arrestohen. Në qoftë se arrestohen unë do të jap dorëheqje.» A ishte Arbnori për heqjen e imunitetit Rulit dhe Ukës? Hë për hë, është e vështirë t’i jepet përgjigje me saktësi kësaj pyetje. Por, nisur nga deklarata e z. Arbnori në parlament se, nuk është e vështirë të arrihet në përfundim se mekanizmi i hetimit dhe i drejtësisë nuk do të lejojë të veprojnë mbi këta në mënyrë të pavarur. Pra, deklarata e Arbnorit la të kuptoje se edhe nëse do të kishte rezultat tjetër, përsëri ishin marrë masat që çdo veprim i drejtësisë do të ishte i kontrolluar nga padronët. Versionet e dhëna mbi mundësinë e arrestimit të deputetëve Ruli - Uka po qe se u hiqej imuniteti, rrëzohen pas deklaratës së Arbnorit. Deklarata e tij ishte shprehje e asaj të vërtete që tregon se sa i pavarur është drejtësia në Shqipëri. Por në radhë të parë tregon se edhe kartonat e PD-së kundër heqjes së imunitetit i komandon dikush tjetër. Ai që i komandon gjithmonë. VËZHGUESI. Politikani më i përfolur i Partisë Demokratike si i përfshirë në skandalin e korrupsionit, ish ministri dhe anëtari i kryesisë të kësaj partie, deputeti i Rulit, së bashku me «yllin që perëndoi shpejt» deputeti Uka, me vendimin e fshehtë të Parlamentit që nuk ua hoqi imunitetin, i shpëtuan flagrancës përfundimisht. Përderisa mazhorancën parlamentare e përbën grupi i PD-së, sado që vota e fshehtë krijon enigmen se që vota e fshehtë krijon enigmen se si ka votuar njëri apo tjetri, kjo do të thotë që PD-ja edhe një herë mbrojti korrupsionin. Mos jemi nxituar në këto që themi? Le të shpjegohemi. Duke u nisur nga zhurma valë-valë që bëhet ndaj korrupsionit në përgjithësi dhe për çështjen shu-më të përfolur të «drurit të arrës» në veçanti, shtrohet pyetja: A e vallë seriozisht PD luftën kundër korrupsionit? A mos është kjo një maskë për të fshehur shpërdorimin skandaloz që ajo po i bën pushtetit? Faktet flasin se lufta që ka ndërmarrë PD-ja kundër korrupsionit është vetëm një tymnajë që s’ka asgjë të përbashkët me aspiratat e ndershme për demokraci e me shtetin ligjor të cilin duam të ndërtojmë. Partia Demokratike, duke ardhur në pushtet, solli me vete edhe korrupsionin sepse solli në gjithë strukturat e administratës shtetërore mendësinë që ligji nuk ekziston dhe, edhe kur ekziston, ai është si një fletë plastiku që nuk vret. Pas parrullës «Të mposhtim frikën», pa- rullë e drejtë për të rrëzuar diktaturën, ajo mposhti edhe frikën ndaj ligjit. Kjo është rruga që hapi shtigjet për një korrupsion galopant në të gjitha sferat. Dhe dihet që ai që gjeneron korrupsionin nuk mund ta luftojë po vetë, sepse kjo është një lloj si të thuash «të ngrihen këmbët t’i bien kokës». Korrupsioni çuditërisht vetëm në Shqipëri ia filluar si një fushatë dhe pikërisht në momentin e dëshmitë të madh të PD-së dhe të Presidentit në referendumin e 6 Nëntorit. Të tjerat «beteja» kundër korrupsionit para kësaj date kanë qenë spektakle të vena në skenë për të përcjellë spektatorë naivë. Të tilla janë proceset gjyqësore që fillojnë që varriten, që rikthehen për herë-të-tim, rigjykohen përsëri e të tjera të tjera. Por faktet flasin qartë: deri më sot asnjë pushtetar, i çfarëdo niveli qoftë, i vënë në një karrige me bekimin e PD-së, nuk është ndëshkuar për korrupsion. (!) Atëherë, mund të thuash se po luftohet korrupsioni? Edhe në qof-tëse do të sakrifikohet ndonjë, me siguri do të jetë peshk i vogël... 8 mijë dollarët e drurit të arrës ishin një vogëlsi në raport me veprimtarinë e mafies ekonomike që vepron aktualisht në Shqipëri. Në këtë kuadër do të thoshim që në mënyrë simbolike, medalja e Arsidi në gjoksin e kryetarit të shtetit është barometër se sa seriozisht e ka PD luftën kundër korrupsionit. Duke kërkuar heqjen e kësaj me- (Vijon në faqen 2)

PROKURORIA E PËRGJITHSHME I KUNDËRPERGJIGJET PARLAMENTIT

Nuk kanë mjaftuar vetëm pak orë pas përfundimit të diskutimit e votimit në parlament për imunitetin e deputetëve Ruli e Uka, ku votat e fshehta të shumicës së deputetëve ua mbrojtën imunitetin këtyre, që Prokuroria e Përgjithshme i kundërpërgjigjet këtij veprimi me njoftimin për...

Një skandal i ri i kryetarit të rendit të Korçës

Burime të mirëinformuara brenda komisariatit të Korçës bëjnë të ditur se ditën e mërkurë pasdite, kryetari i rendit të Korçës, Pellumb Korfuz(i), ka kryer një akt tepër të ulët ndaj zëvendës shefit të krimeve të rrethit të Devollit, Florenc Shpuza. Burimi i konfliktit është bërë k? pa e dy personave për armë mbajtje pa leje dhe grabitje në qytetin e Bilishtit nga ana e forcave të rendit të Korçës. Florenc: ka kërkuar që ata t’i kthehen degës së rendit të Bilishtit, aty ku kanë kryer edhe veprën penale. Por z. Korfuz(i) s’ka pranuar në asnjë mënyrë. Acarimi ka arritur deri në atë shkallë sa ky i fundit e ka goditur me radion mbi fytyrë Florencin, ç’ka i ka shkaktuar atij dhe frakturë. Ndërkohë edhe shoqëruesit e Korfuzit kanë ndërhyrë duke e shtrirë për tokë dhe duke e qëlluar në mënyrë barbare kolegun. Mësohet gjithashtu se shefi i krimeve të Korçës, Ramadan Hxajdini, i pranishëm në këtë ngjarje, ka flakur pajisjet dhe është larguar në mënyrë demonstrative ndaj këtij akti të ulët të shefit të tij. Korresp. i «Zërit të Popullit»

Humbi jetën duke lundruar nëpër liqen

MALESI E MADHE Humbi jetën duke lundruar nëpër liqen Lundroi nëpër liqenin e Shkodrës, për të treguar në Mal të Zi, por nuk u kthye më gjallë pranë familjes së tij. Ky ishte fati tragjik i Lulëzim Mirit i moshës 22 vjeç nga fshati Dobre i Koplikut. Arriti të dalë me lundër matanë kufirit, në bregun tjetër të liqenit. Por në kthim e zë stuhia çka e detyroi të futet nën disa shelgje për të shpëtuar. Por nga qëndrimi këtu për disa orë, në mes të stuhisë e të ftohtit të këtyre ditëve të fundit, që pati në këtë zonë, u gjet i ngrirë me njërën dorë të kapur në degën e një shelgu. ... më shumë. Ky po udhëtonte së bashku me një të afërmin e tij dhe autovetura e tyre ishte karro-mbuluar me një autoveturë transporti, duke i sjellur vdekjen e parakohshme e për pasojë duke lënë kështu në pikëllim të thellë veçanërisht pse vajzat e tij e të afërmit. Xhelali ka qenë edhe kryetar i seksionit të PD për Grizhen.

Aksidenti i merr jetën babait të pesë vajzave

Ishte Xhelal Ujka nga fshati Gri dhe i Malësisë së Madhe, që e mori vdekja në një aksident automobilistik, i ndodhur papërmbëmë në mesnatë, në Mamimas. tij dhe autovetura e tyre është karrom-boluar me një automjet transporti, duke i sjellur vdekjen e parakohëshme veçanërisht pesë kryetar i seksionit të PD për Grizhën.

Nuk vepron ligji, por forca e verber

- 16 familje, me në krye babain e kryetarit të SHIK-ut, Bashkim Gazided[e], pushtojnë forcërisht tokat e 41 familjeve të tjera - Në një letër drejtuar prefektit të Lib[r]ës, Afrim Harxhi, lidhur me ngjarjen për zhvillimin normal të komunës së Tomorricës rrethia e Dib[r]ës, kryetari i këshillit të ko-munës Seferdin Xharri ndër të tjera thekson: «Këshilli komunal, që në vitin 1993 vendosi që toka bujqësore të jepet në mënyrë proporcionale ishatarit, të ndahen proporcione pasurie, pasi nuk të mbetet banues në fshat. Në mbështetje të ligjit nr. 7501, janë ndarë tokat bujqësore dhe janë shpërndarë 16. familje. Në lagjet e tyre, Askush nuk ua ka dhënë të drejtë por i ka konsideruar pushtues tokë. Me këto familje janë bërë ballafaqime në komunë, këshilli i së cilës me vendimin e vet nr. 5 datë 18.11.1994 u hodhi poshtë pretendimet. Me këto familje janë bërë ballafaqime me në komisionin e tokës në rreth, me kryetarin e këshillit të rrethit, z. Mentor Bunguri, me shefin e komisionit të rrethit, z. Mendu Oumani, me deputeten e zonës znj. Manta Shehu etj. Brutaliteti aspak i pashën kushtet e vendosur nga komisioni i tokës dhe përvetësimin e gjithë prodhimit e vitit 1994, të 41 familjet që u është pushtuar toka, janë ankuar në komisionin e tokës në fshat, në komisionin e rrethit, në komisionin ... (Vijon në faqen 2)

Dibër

GJALLËROHET JETA E PS Në një mbledhje të këtyre ditëve në Kastriot, komiteti drejtues i PS të zonës pas zbërthimit të programit të Partisë Socialiste, u ndal në disa drejtime të punës për sot dhe në të ardhmen. Thekse u vunë veçanërisht në shtimin e radhëve të Partisë me të rinj, në moshe e të përkushtuar ndaj alternativës socialiste, në gjallërimin e jetës së organizatave të PS-së në të gjitha fshatrat si dhe ngritjen e komisioneve të punës pranë KD të PS për zonën. KD i PS të zonës denonci shkellet e ligjit për zgjedhjen e pleqëve dhe të kryepleqëve në fshat. Vaku f Bresi i Poshtëm ka përkaitur që dhe 68 familje janë shprehur kundra procedurave anti-ligjore të aplikuara. BLEDAR DRINI

TRITAN i partisë i «bie murit me kokë»

Pas rolit të spikatur të «koopera-tivistit disident» në debatin televiziv për projektkushtetutën, par-mbrëmë Tritan Shehu u paraqit në një variant të ri. Ai i mrekulloi të gjithë pjesëmarrësit në studio dhe telespektatorë për tha se optimizmi në Bullgari ka rënë pas fito-res së socialistëve. Nuk bëri efekt as kundërshtimi i N. Dokles i cili u përpoq të shpjegojë se zgjedhjet parlamentare në Bullgari ishin zhvilluar me 18 dhjetor, pra një muaj pasi kish përfunduar testimi i Eurobarometrit. «Fatkeqësi për faktin» u shpreh filozofi i vjetër kur i treguan fak-tin që kundërshtonte teorinë e tij. Fatkeqësi për bullgarët në se nuk është faj i socialistëve, do të nën-kuptoh[e]j Tritani një shekull më vonë. Gjithë ditën e djeshme njerëzit të pushuar nga një sens humori (pj[e]sëmarrësve në studio kjo klimë u përgjigjes së stresit e kamer[a]s dhe përgjegjësisë së përfaqësimit) komen-tonin se si shpesh e më shpesh PD-ja udhëron besnikët e vet «t’i bien murit me kokë». Në fund të fundit, secili di ta çmojë «fortësinë» e kokës së vet. SH. M.

SHKURT NGA VENDI

Privatizim me shpejtësi Procesi i privatizimit të pronës shtetërore të Vlorës, sipas konceptit dhe platformës së qeverisë Meksi, vazhdon me ritme të larta. Gjatë vitit 1994 u privatizuan 1792 objekte. Ritmi i lartë i privatizimit duket në faktin që brenda vitit 1994 u privatizuan 100 për qind e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.

Intelektualët nën syzel partiako

Intelektualët vazhdojnë të nën-shtrohen gjykimit të rreptë partiak. Për këtë qëllim grupi i këshilltarë-ve socialistë në mbledhjen e fundit të këshillit bashkiak të Elbasanit pro-testoi. Kështu me rastin e kremtimit të 85 vjetorit të Shkollës Normale nuk u ftuan ish nxënës dhe mësues të kësaj shkolle, vetëm pse ishin me bindje të majta. Aty nuk u ftuan edhe këshilltarët bashkiak të komisionit të arsimit. Gjithashtu në protestë theksohej se edhe dekorimet me rastin e 7 Marsit, si kriter krye-sor u morën bindjet politike. Protesta e këshilltarëve socialistë u mbështet edhe nga ndonjë këshilltar i mazhorancës.

Biblioteka e Shijakut nuk funksionon

U bënë dy vjet që ndërtesa e bibliotekës së Shijakut është marrë nga ish pronari i saj. Ndërkohë që vazhdon të qëndrojë e bllokuar, pa kryer asnjë lloj funksioni, fondi i madh i librave që dispononte dikur është transferuar në një bodrum të shtëpisë së kulturës. Deri tani nuk është ndërmarrë asnjë masë nga ana e bashkisë së Shijakut për vënien në përdorim të kësaj pasurie kulturore.

Shkolla nën diktat

Në shkollat e mesme të qytetit të Peshkopisë, vërehet një dhunë e organizuar psikologjike nga grupat pedagogjike nëpërmjet notës dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta. Kjo udhëhiqet nga rryma e PD-së në drejtim të shkollave e forumet që sa të saj për të cilët nuk mungojnë masat, as sponsorizimet nga ndërmarrjet shtetërore, as autobusët për ekskursionet.

Politikani më i përfolur i Partisë Demokratike si i përfshirë në skandalin e korrupsionit, ish ministri dhe anëtari i kryesisë të kësaj partie, deputeti i Rulit, së bashku me «yllin që perëndoi shpejt» deputeti Uka, me vendimin e fshehtë të Parlamentit që nuk ua hoqi imunitetin, i shpëtuan flagrancës përfundimisht.

Njoftim

Ditën e hënë, datë 20.3.1995, ora 10.00, zhvillohet mbledhja e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste. Rendi i ditës: Zgjidhja e krizës aktuale politike në vend kërkon qëndrime edhe më aktive nga të gjitha strukturat e Partisë Socialiste. Njoftohen anëtarët e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues dhe deputetët e Partisë Socialiste, për të marrë pjesë në mbledhje. Kryesia e PSSH. Tiranë, më 17.3.1995.