02/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

2 prill 1995

Shqiptarët janë tashmë të shkëputur jo vetëm shpirtërisht, por edhe politikisht nga e kaluara

- Intervistë e kryetarit të PSSH-së FATOS NANO dhënë nga burgu i Bënçës, Tepelenë Radio BBC-së - Pyetje: Zoti Nano si e komentoni ju dekretin presidencial që ju ul 2 vjet nga dënimi? Përgjigje: Dekreti i presidentit për mua nuk ishte i papritur, siç e ka shprehur dhe bashkëshortja ime në masmedia ai është i vonuar në këtë çështje. Ai sigurisht është bërë nën presionin e opinionit të brendshëm dhe organizmave ndërkombëtarë, që kanë parashtuar objekt-sionet e tyre për trajtimin e «Çështjes Nano». Sigurisht, ai nuk zgjidh asgjë, përveçse hyn në manovrën politike tashmë të Berishës dhe regjimit të tij, për të shkarkuar një pjesë të përgjegjësisë nga vetja. Pra, në thelb se ky dekret për mua zyrtarizon atë logjikë të mbrapshtë të përdorur, pra të dënuar Fatos Nanon në një maksimum të mundshëm i cili lejon edhe zbritje të tilla qesharake. I lutem publik-ut duke mos u mashtruar nga kjo çështje të mos harrojë që Fatos Nano është i burgosur dhe herë, jo vetëm me dënimin fizik, me privimin e lirisë, por dhe me faktin tjetër që i jep mundësi Berishës për të manovruar nkoma më tej, me 750 milionë lekë për tu paguar në mënyrë fiktive. Pyetje: Dha sa kohë ju ka mbetur nga dënimi? Përgjigje: Për të qenë i sinqertë këtë llogari nuk e kam bërë, dhe as kam ndërmend ta bëj. Do të përgjigjesh shkurt, rreth një vit më ka mbetur për të qëndruar në burg, deri në zgjedhjet e ardhshme. Pyetje: - Si mendoni, kush do të fitonte dhe kush do të humbiste nga lirimi juaj? Përgjigje: Unë mendoj se humbjet do të ishin personale, kryesisht për ata që e fabrikuan dhe e mbajtën të ngrehur artificialisht këtë çështje. Ndërsa fitorja do të ishte e të gjithëve. Do të ishte një fitore politike, do të ishte një fitore ligjore e sec çdo t’i jepte mundësi drejtësisë të korigjonte, jo vetëm imazhin tjetër të keq që krijoi me këtë çështje, por mbi të gjitha, do të ishte një fitore sociale që do të krijonte shanse të mëdha për tolerancë, mirëkuptim dhe për bashkëveprim të fiteve të Shqiptarëve në këtë periudhë të vështirë. Pyetje: A fitoi apo u dëmtua Partia Socialiste nga dënimi juaj? Përgjigje: Është e vështirë t’i biesh me thikë këtij çështje. Sigurisht në planin politik unë bashkë me shokët e mi arritëm ta kthejmë në një çështje anagazhimi politik, në një çështje të mpiksjes së vullnetit politik të opozitës, për të normalizuar situatën politike në Shqipëri. Për fat të mirë, nuk është kthyer dhe nuk shpresoj të kthehet ndonjëherë në çështje reva-nshi. Por një luftë konkrete për të çliruar demokracinë shqiptare nga ethet e hakmarrjes politike dhe sigurisht për të nxjerrë nga burgu qytetarë e opozitës, ia kanë rritur reputacionin asaj. Pyetje: Juve u kontribuohët fakti se arritët të mbani rreth Partisë socialiste njerëz me pikëpamje e simpati politike, të largëta, enveriste, nostalgjikë, komunistë, dogmatikë, socialistë të pastër dhe euro-socialistë Ç’mund të thoni për këtë? Përgjigje: Unë mendoj se më këtë çështje vazhdon, për efekt të mungesës së kulturës politike që tregojmë nga e kaluara, por edhe të krijimit të avantazheve elektorale të përkohshme të spekullot. Unë do ta kapja nga prizmi i ele- - (Vijon në faqen 5)

Dy PRILLI na fton për mirëkuptim pa paragjykime

- Intervistë me kryetarin e KD të Partisë Socialiste të Shkodrës Sudein Stankaj - Ngjarjet e dhimbshme të 2 Prillit në qytetin e Shkodrës, sot mbushin katër vjet. Cili është gjykimi juaj për atë ditë, që i solli Shkodrës tërë atë tmerr e dhimbje me vrasjen e 4 qytetarëve dëshmorë të demokracisë? Po, ashtu është. Katër vjet më parë, vetëm dy ditë pas zgjedhjeve të para pluraliste, Shkodra përjetoi momente të rënda, të shoqëruara nga dhimbje, gjak e lotë me tmerr e panik, me djegie e shkatërrime, me urrejtje e dhunë, me ankth, e pabesi. Në këtë ditë të paharruar, ajo humbi 4 nga bijtë e saj, që në altarin e demokracisë së brishtë vunë jetën, gjakun e rininë e tyre. Ndaj, para së gjithash mirënjohje e nderim dëshmorëve të demokracisë, Arben Broci, Bujar Besrhanaku, Besnik Ceka e Nazmi Kryeziu. Cili do të ishte gjykimi im për atë ditë? Besoj se nuk është e lehtë si sot, pas katër vjetësh, të gjykosh për atë që ka ngjarë më 2 prill 1991, pasi ato ngjarje kanë një sfond të caktuar historiko-politik nga i cili është gabim të shkëputesh. Për dikë mund të jetë e lehtë që pa qenë historian, gazetar apo poet, të mbushë faqe gazetash, të pohojë e mohojë si t’ia dojë qejfi, mund të jetë e lehtë që pa as më të voglën përgjegjësi si të politizohet e ekstremizohet ngjarja, të anatemohoen njerëz dhe të nxihet mllfe pa kufi. Si shkodran, më vjen sinqerisht keq që ndodh kështu. Ajo për të cilën kemi nevojë të gjithë është të ndriçohet e vërteta, pasi Shkodra e shkodranët e kanë të qartë se ajo akoma nuk ka dalë në shesh. Pra, duke u rikthyer qëndrim tonë të njohur e të deklaruar prej kohësh, them se 2 Prilli apelon për ndërgjegje të lartë juridike e profesionalizëm të vërtetë, për dëshirë e përkushtim për të kapur fillin e të vërtetës dhe për t’ju dhënë përgjigje, pa pasione politike, mjaft pyetjeve të mbe- dhe në sallat e gjyqeve. Edhe sot pas 4 vjetësh ngjarja duket se ka ngelur brenda një rrethi vicioz, apo jo...? Me ngjarjen e dhimbëshme të 2 Prillit më duket se vazhdohet të spekullohet më së shumti për përfitime politike. Një vëzhgues i kujdesshëm mund të ketë vënë re «barometri i kësaj ngjarjeje ka ndjekur ulje ngritjet e luftës politike në vend, dhe në kohë «furtunash» nuk kanë munguar sulmet me ngjyrime tejet të politizuara e të paragjykuara. Një furtunë e vërtetë po përjetohet nga partia në pushtet edhe këto kohët e fundit, ndaj vëmë re se «barometri» po ekspozon «presion» të shoqëruara me sulme tashmë të konsumuara, do të thosha. Besoj se nuk e teproj po të shprehem se ka ardhur koha të thuhet boll më me spekullime! Shpirtrat e trazuara të familjarëve, që kanë humbur bijtë e tyre, por edhe të njerëzve të ndershëm, nuk janë të qetë. Ata duan të vërtetën e plotë e jo të çu nguar, të vërtetën që fillon nga organizatorët e deri tek vrasësit e vërtetë e jo të supozuar. Ju si këshilltar në Këshillin e Rrethit jeni shprehur edhe rreth propozimeve të bëra për dekorimet me rastin e 4 vjetorit të kësaj ngjarjeje. Konkretisht diçka? Është mirë që në përpjekjet e tillë, me synim për të forcuar unitetin e ulur tensionet artificiale, të organizohen veprimtari përkujtimore me pjesëmarrjen mbarë-popullore. Është për të ardhur keq që në të gjitha përkujtime e bëra për këtë rast, jo pa qëllim, janë përpjekur të na harrojnë. Se përse veprohet kështu, e dinë mirë organizatorët, por nuk mund të le-m përmendur këtu atë që e theksu- am edhe në mbledhjen e parë di- (Vijon në faqen 5)

Afirmimi si opozitë dinjiloze i jep të drejtën PS për të ardhur në pushtet

- Takim i dr. Servet Pëllumbi në Përrmet - Në Përmet ndihet varfëria edhe kur nuk e di se 52 për qind e moshës aktive për punë është e pa punë dhe

ardhur në pushtet

- Takim i dr. Servet Pëllumbit në Piemont - Në Piemont dhe se fshati megjithë ndonjë prodhim të vogël, duket i largët dhe i izoluar nga që nuk gjen dot rrugën e tregut. Kjo gjendje sikur e shtyn edhe më shumë të kërkojë, mbështetëse e besojë tek Partia Socialiste. Këto tre vjet pas 22 marsit, u tha socialistëve, simpatizantëve dhe qytetarëve të shumtë zëvendëskryetari i PSSH dr. Servet Pëllumbi, dëshmuan se Partia Socialiste diti të pozicionohej si opozitë dhe të kërkonte tani në mënyrë të përpjekur ardhjen në pushtet. Ajo e dëshmoi veten si një parti politike të emancipuar dhe me frymëzim demokratik, ka dhënë e jep mesazhe bashkëpunimi të një rëndësie të veçantë për vendin, është treguar një forcë në mbrojtje totale të institucioneve të demokracisë, ka luftuar e mbrojtur pa reshtur për të drejtat dhe liritë e njeriut, ka treguar veten me kërkesa për zhvillim progresiv të demokracisë dhe dështuar? [?] shtè forca politike më e konsoliduar, me një program bashkëkohor, me përpunimin e të cilit ajo merret hap pas hapi. Parlamenti ka kaluar 373 ligje, po sa prej tyre ka abstenuar ose votuar kundër PS-ja? 5 a 6. Destruktive apo konstruktive është kjo? Ku është destabiliteti në këtë qëndrim? me luajalë, mirëkuptuese, bashkëpunimi? Luftën për Kushtetutën ne e kemi parë gjithashtu për sanksionimin e ndryshimeve historike që kanë nisur në vend. (Vijon në faqen 5)

populli

Ilir Meta Këto ditë nënkryetari i PSSH Ilir Meta, deputeti Mago Lakrori dhe drejtuesit e forumit eurosocialist Alfred Trebicka e Monika Kryemadhi kanë zhvilluar një serë takimesh në fshatrat e ndryshme të rrethit të Korçës si në Pirg, Dvoran, Vithkuq etj. Takimet e tyre janë pritur me mjaft interes dhe biseda është përqendruar në gjendjen e vështirë dhe të papërspektivë të fshatarësisë sonë. Në Dvoran, në këtë ish NB të famshme me prodhimet e saj, sot gjithçka ka shkuar në nivelin zero. Toka ende nuk është ndarë, madje nuk janë caktuar as kufijtë me fshatrat fqinjë. Njëkohësisht kanë lindur edhe probleme midis banorëve të zbritur nga malësia e këtyre rreth atyre vendas. Në fjalën e tij Ilir Meta vuri në dukje se Partia Socialiste nuk është mirë hallet dhe vështirësitë fshatarësisë dhe prej kohësh ka shprehur objeksionet e saj për zgjidhjen konkrete të tyre. Ditën e premte pasdite në kri- (Vijon në faqen 2)

ARSIDI ENDE NUK PERGJIGJET

Rifillon dhe ndërpritet «Procesi Arsidi» ARSIDI ENDE NUK PERGJIGJET - Reaksion i egër i prokurorit GJokutaj për mungesën e avokatit Sanxhaku. Tmerr nga Madridi. Përse? Rifilloi dje mes gjendjes së rëndë të krijuar në Gjykatën e Tiranës, procesi i bujshëm «Arsidi». Nisur nga ngjarja e ndodhur verën një ditë më parë – dorëheqja e tre drejtuesve të Gjykatës së Tiranës, midis të cilës edhe gjykatësi i çështjes së sotme Z. Andi Çeliku – si justifikueshme vonesa prej më shumë se 30 minutash në fillimin e seancës së djeshme. Ndërsa seanca ishte lënë që nga fundjava e shkuar, thjesht për t’u kontaktuar, për të mësuar lidhur me lajmet dhe përgjigjen për paraqitjen e Arsidit në procesin e Tiranës, gjithçka në nisje të seancës u kthye në një egërsi ndaj zotit Përparim Sanxhaku avokati i zotit Agron Saliu i cili mungonte. Gjykatari i kërkoi spjegime zotit Saliu lidhur me këtë mungesë dhe u sqarua se Sanxhaku është takuar të hënën me zotin Saliu dhe i kish folur atij për mundësinë e një udhëtimi në Spanjë. Pas kësaj, zoti Çeliku, informoi se kish bërë verifikimet e duhura në Ministrinë e Punëve të Jashtme për ta lajmëruar Ambasadën tonë në Paris, për vënien në dijeni nëpërmjet Ministrisë së Drejtësisë Franceze, shtetasi Nikola Arsidi, Loron Simon, Bernardino Piacoli për t'u paraqitur para Gjykatës së Tiranës me cilësinë e dëshmitarit. Me të ai tha se ka marrë një faks nga sekretari i dytë i Ambasadës sonë në Paris, zoti Stefan Hxhemalce, i cili lajmëron se zoti Ambasada jonë ka dërguar një Notë në Ministrinë e Jashtme Franceze së bashku me fletëthirrjet për paraqitjen si dëshmitarë të personave të kërkuar nga Gjykata e Tiranës. Pra tha Çeliku, nuk kemi ende një përgjigje pozitive ose negative për paraqitjen e Arsidit në proces. Pas këtij informimi zoti Çeliku kërkoi mendimin nga prokurorët për vazhdimin e mëtejshëm të seancës. Në këtë moment u rikthye sërish egërsia ndaj zotit Sanxhaku. Prokurori GJokutaj, tha që

SHKARKOHET KRYETARI I GJYKATËS

Elbasan SHKARKOHET KRYETARI I GJYKATËS R’i rime nga gjykata e Elbasanit, bëjnë të ditur se kryetari i kësaj gjykate z. Adem Klari është shkarkuar nga detyra. Ky shkarkim ka qenë i përfolur prej disa javësh pas një kontrolli të ushtruar nga ministria e Drejtësisë. Me sa duket ka qenë mbledhja e fundit e Këshillit të lartë të Drejtësisë që ka vendosur shkarkimin e z. Klari. M. M. publikimi i këtij shkarkimi, bëri të ditur burimi, ka të bëjë me moszbatimin e një kandidature tjetër që do të zëvendësonte kryetarin e gjykatës. Korresp. i «Zërit të popullit»

Shpërthim në shtëpinë e kryetarit të këshillit të rrethit

Sarandë Shpërthim në shtëpinë e kryetarit të këshillit të rrethit Një masë eksplozivi, vendosur në shtëpinë e zotit Vasil Çako, kryetarit i këshillit të rrethit të Sarandës, shpërtheu në mesnatën e 30-31 marsit. Përfaqësuesi i komisariatit të policisë së rrethit, i thirrur në takim midis forcave politike në Bashki, spjegoi se ishte rastësi që nuk pati asnjë viktimë nga ky shpërthim i fuqishëm që thuajse shkatërroi gjithçka brenda shtëpisë. Ai citohet të ketë thënë se organet e rendit dhe të policisë kriminale janë vënë në ndjekje të autorëve të krimit. Është një përvojë e hidhur e kohëve të fundit kur qytetarët e Sarandës përjetojnë frikën e shpërthimit të eksplozivit në banesa, vjedhjet me thyerje etj. Dhe kur shteti nuk merr masa për mbrojtjen e pushtetarëve të vet, qytetarët kanë të drejtë të ndihen të frikëzuar dhe të mos kenë besim tek forca e tij. Rasti i pardjeshëm është një veprim terrorist i denjë, i dënueshëm, është veprim i bosëve të rinj që kur nuk ia arrijnë qëllimit me rrugë tjetër, përdorin format e terrorit që të veprojnë lirshëm duke shkelur çdo ligj. Megjithatë të presim rezultatet e hetimeve. THANAS DINO

GREVE URIE E PUNONJESVE TE MARKATOS QENDRORE

Vlorë GREVE URIE E PUNONJESVE TE MARKATOS QENDRORE Dje në orën 7 të mëngjesit, 15 punonjës të markatos së sahatit të furrës së grevë urie. Në shenjë proteste ndaj veprimeve abuzive të pushtetarëve lokalë. Objekti i markatos, pronë e bashkisë, padrejtësisht u lëshua me qera dhe ata janë punuar në 10 vjet për të qëndruar, për t'u kalluar në pronë të ish? Në peshë blluan politikë. Punëtorët kanë mbyllur derën e markatos me zinxhir dhe janë ngujuar në të. Në hyrje të saj është vënë përdulla: «Eshte e jona markatona. Nuk lëshojmë asgjë paillëmbë. Ja do ta marrim, ja do të punëtojmë të tëra». Qindra qytetarë vullnetare gjendronjë rreth markatos, rrethuar me polici. Airportlanët i grevistëve shpër- (Vijon në faqen 2)

Qytetarët protestojnë

Dje në mëngjes me dhjetëra qytetarë të qytetit të Laçit ishin grumbulluar pranë godinës së PTT-së së qytetit. Duke u interesuar mbi arsyet e këtij grumbullimi mësojmë se drejtoria e telekomit të Tiranës, e cila ka urdhëruar marrjen e një kabine telefonike 500 numërës nga Laçi, e dëgjimlin e saj në Tiranë. Kjo kabinë telefonike është shembëllë që andej rreth 5 muaj më parë për plotësimin e nevojave të qytetarëve të Laçit. Por ja që gjithçka është anulluar. Qytetarët nuk kanë lejuar marrjen e kësaj kabine duke u shprehur: asgjë nuk çenka për ne. Edhe këtë kabinë që na e sollën, doni ta merrni. Ndërkaq qytetarët të shumtë të Laçit, rreth 1 mijë veta, i dërguan një peticion Presidentit të Republikës, kryeministrit, drejtorisë së përgjithshme të telekomit si dhe deputetit të zonës Alfred Serraj. BEKTASHI ZENELI

Socialistët do të fitojnë pse është ndërgjegjësuar populli

Bir Maja: Ata që fantazojnë për luftë brezash në radhët e PS, ne u themi se po shkojnë shumë larg me fantazinë e tyre, se ne socialistëve na bashkojnë idealet demokratike të së majtës evropiane, dhe jo bordet e privatizimit.

Sarandë

SHKURT NGA VENDI

Vërshojnë kartmonedhat fallco Kartmonedhat fallco janë dukur këto ditë edhe në Elbasan. Një njohës i degës së bankës së shtetit saktëson se këto kartmonedha janë të prerjeve 500 dhe 1000 lekë madje me kujdesin që të jenë të e- metuara vitet e fundit, madje në 1992. Ergë e bankës jep edhe disa numra serie të këtyre kartmonedhave: [tekst i palexueshëm] Fshatra të izoluar Në të gjithë fshatrat e komunës së Mollasit në rrethin e Elbasanit rrjeti telefonik nuk funksionon më. Ndërsa në fshatrat e tjerë si Topojan, Dragot, Kamun është ndërprerë komunikimi me qendrën shëndetësore të komunës pas rrugët janë të shkatërruara. S'ëj pengojnë drejtuesit e komunës, nga mungesa e ndihmës së shpejtë, ka patur raste vdekjeje gjatë transportimit të të sëmurëve me kafshë. Shkolla mes ujërave Ka mbi dy vjet që sistemi kullues i fshatit Shtubik i Ri (ish NB Suth) nuk funksionon. Për pasojë lagjet e këtij fshati jetojnë nën rrezikun e përmbytjeve. Për më tepër këto [tekst i palexueshëm] dënesh i shkollës 8-vjeçare të këtij fshati, të cilët në çdo reshje të shumta janë të detyruar të qëndrojnë jashtë shkollës, për dhjetë me reshje është mjaft i gjatë.

përgjigje, pa pasion, ne politike, mjaft pyetjeve të mbe- (Vijon në faqen 5)