Pas mbledhjes së Madridit
- Lideri socialist ia arriti të gjendej në Gjenevë, Strasburg, Bruksel, Kopenhagën, Bon, Athinë, Melburn, Madrid duke hapur dyert e diplomacisë europiane e botërore
- Ali Spahia - i vetmi që kundërshtoi në Madrid - e rendit Shqipërinë mes Togos, Nigerisë, Birmanisë, Kolumbisë, Hondurasit, Burundit, Indonezisë!
«Ky Fatos Nano paska lindur me komishëm», «fitore politike e Fatos Nanos», «lirim të plotë e të paparagu- [?] gjykuar për Fatos Nanon», «Fatos Nano është hajdut, kriminel», «të dalë nga burgu Fatos Nano se ai do të mendojë për ne, Berisha ia pimë lëngun» - opinionet e para këto, të ditës së martë, pas bërjes publike të një tjetër Rezolute për «Çështjen Nano».
Midis Madridit spanjoll e Bënçës shqiptare, Fatos Nano, kreu i opozitës dhe Partisë Socialiste Shqiptare, duket se po shqyen portat e burgut që e mban brenda që nga 30 korriku 1993. Së fundi nuk janë Përparim Sanxhaku e Agim Tirana - avokatët shqiptarë të zotit Nano, por UPI, Unioni Ndërparlamentar Botëror dhe Komiteti për Liri dhe të Drejta të Parlamentarëve, «engjëjt mbrojtës», të shqiptu[t?] Fatos Nano. Njëri nga organizmat më prestigjoz të botës, ka votuar të shtunën vonë - i mbledhur në Madrid, - një Rezolutë të dytë për «çështjen shqiptare Nano», pasi ka miratuar më parë raportin special të «Misionit» të zonjës Meier, - kryetare e Komitetit për Liri dhe të Drejta të Deputetit - dhe raportin e Këshillit të Unionit Botëror, të cilat sfidojnë paragjykull, shkelje të procedurave penale e ligjore, shkelje të Konventave Ndërkombëtare nga organet e Drejtësisë Shqiptare.
«Të rishikohet procesi ndaj zotit Nano», - ka qenë pika kryesore e Rezolutës së fundit, që i është përcjellë autoriteteve shqiptare - të cilat mbajnë peng Fatos Nanon - së bashku me një konkluzion shumë të rëndësishëm të raportit të zonjës Meier: Delegacioni nuk ishte në gjendje të shpërndante dyshimet që Komiteti dhe Këshilli kishin shprehur me vet gjyqin. Lidhur me këtë, koncepti i krimit në vazhdimësi të tij, mbetet akoma shumë i dyshueshëm, veçanërisht marrëdhënia shkak - pasojë midis veprimeve të zotit Nano dhe dëmit të supozuar që nuk është provuar përfundimisht dhe që gjyqi ka dështruar të provojë qëllimin e zotit Nano për të shkaktuar një dëm të tillë.
I kërkuar nga vetë lideri socialist i burgosur, prova drejt pafajësisë së madhe të tij, u është përcjellë të shtunën gjithë Parlamentëve të Botës anëtarë të UPI. Kanë qenë të deleguarit e këtyre Parlamenteve - ta që kanë votuar pikërisht këtë, por njëherësh do të jenë po ata që do t’i drejtohen - pas punimit të Rezolutës në Parlamentet e tyre - autoriteteve shqiptare zyrtarisht, me kërkesën, për respektim të Rezolutave për «Çështjen Nano», dhe respektim të lirive dhe të drejtave të tij parlamentare. Disa Parlamente - midis të cilave ato australiane e greke - kanë bërë këtë
Kryshku i Berishës kundër Namik Dokles
Në debatin e mbrëmshëm televiziv:
Luan Malltezi nuk është i panjohur për opinionin. Ndonëse historian, askush nuk e njeh për të tillë.
I heshtur dhe po aq mediokër, vegjetoi jo keq gjatë monizmit, për t’u shfaqur gjatë pluralizmit si një besnik i verbër i Partisë Demokratike, besnikërinë që e coi deri në skandal e si i rrëmbyer nga arkivi ku është drejtor i përgjithshëm i rreth 2 mijë fletëve me të cilat u kap në flagrancë në aeroportin e Rinasit.
Por devocionin ndaj partisë së tij dhe veçanërisht ndaj Berishës, ai shfaqi me një zell të paparë aq sa u bë edhe më qesharak mbrëmë në debatin televiziv të transmetuar nga Televizioni në orët e vona të mbrëmjes, në rolin e Xhençerit të bindur kundër nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe kryetarit të grupit të saj parlamentar, Namik Dokle.
Sigurisht, nuk është vendi këtu të analizojmë lidhjet e tij të kru-shqisë me zotin Berisha, por është më të vërtetë groteske dhe krejtësisht e habitshme, mënyra e turpshme e kundërvënies nepotike kundër një deputeti dhe drejtuesi partie.
Kuzhina presidenciale që prodhon papushim skenare për të eleminuar kundërshtarët politikë, këtë herë gaboi edhe më rëndë duke e servirur çorbën e vet përveç Berishës Cëlës edhe me një njeri si Luan Malltezi. Jo vetëm për shkak se asgjë nuk qëndron në akuzat kundër Namik Dokles, por edhe sikur gjithçka e thënë kundër tij të ishte e vërtetë, Sali Berisha nuk kishte pse ta inkirminonte në një mënyrë aq banale edhe krushkun e tij, duke provuar para gjithë opinionit shqiptar se gjithçka është një hakmarrje personale. Mëllëfet atavike dhe epshet bajraktare. mbrëmë arritën kulmin duke vënë në shërbim edhe televizionin e vetëquajtur shtetëror.
Meqenëse debati u transmetua në orët e vona të mbrëmjes, koha ishte e pamjaftueshme të pasqyronin qëndrimin ndaj tij në faqet e gazetës së sotme, qëndrim që mund ta mësoni nesër, por edhe pa këtë qëndrim ,duke parë vëh[r?]in e vajzës së Sali Berishës kundër Namik Dokles, njerëzit marrin vesh gjithçka.
Dhunë mbi Socialistët
- PROTESTE E KRYESISE SE PARTISE SOCIALISTE TE RRETHIT TE BERATIT -
Kryesia e Partisë Socialiste të rrethit të Beratit proteston ndaj dhunës psikologjike, politike dhe fizike që vazhdojnë të ushtrojnë disa punonjës të degës së brendshme Berat mbi të zgjedhurit, anëtarët simpatizantët e PS.
Një veprim i shëmtuar poshtërues dhe flagrant ndodhi më datën 3 prill 1995 gjatë një veprimtarie legale, kur një furgon policie prej 5 policësh ushtroi dhunë e terror mbi këshillin zonal të PS të zonës së Posh[n?]jes dhe rrahu Neim Kalecin, kryetar i këshillit zonal të PS, Veli Toskën dhe Petref Sulën, anëtarë të këshillit zonal të PS, të cilëve u shkaktuan plagë të rënda në kokë e në trup. Ndërsa pjesëmarrësit e tjerë të mbledhjes i shpërndanë nën sharjet dhe kërcënimet rrugaçërore. Për të motivuar ndërhyrjen flagrante, policia u shoqëroi Neim Kalecin e Veli Toskën për në degën e brendshme, ku i mbajtën për tre orë dhe i gjobitën si prishës të qetësisë publike. Theksojmë se është e (Vijon në faqen 5)
Shkelje të rënda në Gjykatë
Muajin e kaluar një ekip i Ministrisë së Drejtësisë ka ushtruar kontroll pranë gjykatës së Korçës. Burime të mirëinformuara theksojnë se kontrolli ka pasur për objekt afatet e gjykimit të çështjeve penale e civile dhe ka konstatuar se në këtë drejtim janë gjendur një vrag shkeljesh flagrante. Për këto në konkluzionet e pritshme priten masa të rrepta disiplinore. Dihet se kjo gjykatë ka 6 muaj pa kryetar, qysh kurse ish kryetari i saj Lami Qirjilla është arrestuar për shpërdorim të detyrës.
Pa kulturë
Ndodhi ditën e dielë, datë 2.4.95 rreth orës 14. Gazetashitësi Lutfi Daci në mënyrë demonstrative dogji 17 copë faqe të brendshme të gazetës «Zëri i popullit». Sipas deklaratës së vetë këtij personi, është ushtruar presion nga ana e drejtorit të shërbimit publik Ilir Gazeli për pushim nga puna të gazetashitësit si dhe është ofruar një shpërblim 1 mijë lekë të reja nga ana e sekretarit të PD-së Petraq Hamiti e juristi i Bashkisë Dhimo Naçi.
Pas 15 muajsh - vrasësi dënohet me 6 vjet burg
Në Gjykatën e Tiranës:
Është ndërprerë pa i mbushur 17 vjetët, jeta e djaloshit Stiljan Menkula, plot 15 muaj më parë. Ishte 18 janari i vitit 1994 kur saçmet e çiftes që mbante pa leje Elvin Skëndo sharruan mespërmes trupin e 17 vjeçarit, djalit të vogël Nevruz Menkulasi, i cili pas dy ditëve do të mbyllte përjetësisht sytë. «Mbiermi Meksi - mbrojë për vrasësin», ka shkruar në atë kohë gazeta «Aleanca» e cila zbulon se vrasësi që është djali i Prof. Petrit Skëndës është edhe djali i kushërirës së parë të kryeministrit Meksi.
Të martën, më datë 4 prill 1995
(Vijon në faqen 5)
Dje në Kuvend:
Edhe gjatë ditës së djeshme, Kuvendi Popullor i zhvilloi punimet në seancë plenare. Në rend të ditës, ishin diskutimi e miratimi i projektligjeve të tilla si ai i heqjes së tatim qarkullimit për plehërat kimike, ligji për peshkimin, ndryshime në ligjin e privatizimit të banesave dhe ratifikime marrëveshjesh. Mbrojtja e pasurive ujore, u sanksionua me ratifikimin e ligjit, për peshkimin, që do të synojë jo vetëm mbrojtjen e tyre nga dëmtimi, por edhe në zhvillimin e zgjerimin e tij, si një burim ushqimi dhe të ardhurash për vendin tonë. Ndërsa, ndryshimet në ligjin e privatizimit të banesave, synonin ta shtynin atë në kohë, deri në fund të vitit.
Më pas, u ratifikuan marrëveshjet e qeverisë shqiptare me atë gjermane për veprimtarinë sipërmarrëse dhe Traktati i miqësisë mes Shqipërisë e Francës. Punimet e Kuvendit Popullor do të vazhdojnë edhe sot paradite në seancë plenare, duke filluar në orën 10.00.
Korresp. i «Zërit të popullit»
BUXHET ANEMIK PËR ARSIMIN, SHKENCËN E KULTURËN
Nga diskutimi i deputetit Maqo Lakrori
Vonesa e qeverisë në paraqitjen e këtij projektbuxheti përbën shkelje të detyrimeve ligjore për funksionimin normal të shtetit, dëshmon mungesë vizioni ekonomik në nivelet e larta qeveritare dhe pas 3 vjet qeverisjeje dhe implikon çorganizim administrativ.
Zotërinjtë Meksi e Vrioni u ekspozuan e tyre telegrafike para deputetëve, i justifikuan shkurt anët e mira të këtij projekti me një formulë parafabrikisht të tillë: «Ka mundësi kaq ky vend». Ndërsa fare pak, fjala qe kështu që qeveritarët të lartë e na shpjegonin «Përse vetëm kaq?». Thjesht përmasat e këtij buxheti, pa hyrë fare në strukturën e tij, na bëjnë të mendojmë për një strukturë e qeverisë për të zhvilluar burimet ekonomike të vendit (kam parasysh aktivizimin e burimeve ekzistuese, mbrërdorjen e ndihmave e huave të marra këta 3 vjet, krijimin e kushteve infrastrukturore bankare që valuta e ardhur nga emigracioni ynë të investohet në vend e jo të përfundojë jashtë Shqipërisë, e kështu me tej).
Për mbajtjen dhe zhvillimin e arsimit, shkencës, teknologjisë, artit, kulturës, sporteve e përgjithësisht për ato struktura të cilat shoqëria i duhen që të krijojë potencialin mendor e intelektual të vendit (në gjithë spektrin e nivelet cilësore - nga parashkolloret deri tek shkencëtarët e artistët), fondet e parashikuara në projekt-buxhet janë ndjeshëm të pamjaftueshëm. Pasojat, në këta sektorë jetikë për zhvillimin e qytetërimit shqiptar dhe integrimin tonë ndërkombëtar me cilësitë e partnerit europian, janë të mëdha sot, dëmtojnë e do të rëndojnë Shqipërinë edhe për nesër.
Për provë e ilustrim po marr fushën e arsimit, madje në të dy veçoi, vetëm dy tregues - investimet dhe pagat.
Vendi ynë ka në sistemin e arsimit rreth 2650 kopshte e çerdhe, 1770 shkolla fillore e 8-vjeçare, 480 shkolla të mesme, 7 universitete dhe dy shkolla të tjera të larta civile. Në këtë sistem mësojnë 720.000 parashkollorë, nxënës e studentë dhe shërbejnë afërsisht 56.500 mësues, pedagogë e punonjës ndihmës.
Sikurse del edhe nga studimet e vetë strukturave të sotme përkatëse shtetërore mbi 80 për qind e
(Vijon në faqen 5)
Shërbimi i Kontrollit të Shtetit - instrument i rëndomtë politik në duart e PD-së
Deklaratë e Kryesisë së KD të PS-së të rrethit Tepelenë
Pas përfundimit të kontrollit të ushtruar nga Shërbimi i Kontrollit të Shtetit në Bashkinë e qytetit Tepelenë, me materialin e datës 6.3.1995 dërguar zotit Aleksandër Meksi Kryetar i Këshillit të Ministrave dhe zotit Njazi Kosovrasti, Sekretar Shteti për pushtetin lokal, kërkohet largimi nga puna i Kryetarit të Bashkisë, zotit Skënder Hasa.
Ligji «Për organizimin dhe funksionimin e pushtetit lokal», nenin 32 përcakton qartë se: «Kryetari i Komunës ose i Bashkisë mund të shkarkohet me dekret të Presidentit të Republikës mbi propozimin e motivuar të Kryetarit të Këshillit të Ministrave, kur kryen akte në kundërshtim me Kushtetutën ose shkel të rënda të ligjit apo të rendit publik. Por në dhjetë pikat e materialit të Kontrollit, veç ndonjë mangësie të metë të karakterit procedurial e të punës të aparatit, në asnjë rast nuk është bërë fjalë për akte në kundërshtim me Kushtetutën, tërheqje me paketa, as për shkelje të rënda të ligjit të rendit publik, nuk bëhet fjalë për korrupsion apo përvetësim.
Në këto kushte kryekontrollori (?) dhe Deputeti ynë (?) zoti Blerim Cela, që ka marrë përsipër nxjerrjen jashtë të Tepelenës, i ka kon dhe propozon Kryetarit të Këshillit të Ministrave vënien në lëvizje të Presidentit të Republikës që të bëhen zgjedhje të reja për Kryetarin e Bashkisë.
Zoti Blerim Cela, që i ka «vëzhgë» dëshmitë e njëpasnjëshme në Tepelenë, veçanërisht dëshmitarë e përgatitjen dhe realizimin e mitingut famëkeq për largimin e kryetarit, me kërkesën për largim të zotit Skënder Hasa si Kryetar Bashkie synon goditjen politike të Partisë Socialiste në Tepelenë dhe çuarjen e këtij qyteti në zgjedhje për një kryetar tjetër.
I keni bërë llogaritë pa hanxhi zotëri Blerim! Edhe nëse do të arrini ta çoni Tepelenën në zgjedhje, po t'ju marrë në konsideratë Kryeministri dhe Presidenti, ju sigurojmë se në Tepelenë do të fitojë Partia Socialiste. (Vota së më parë.)
Raport i Misionit mbi të drejtat e Njeriut
SHKURT NGA VENDI
Koncert i grupit «Djemtë e Detit»
Kanë dhënë koncert dy netë me radhë, përmbi mbrëmë, në kinemanë «Republika» të qytetit të Shkodrës, grupi rinor lezhjan «Djemtë e detit». I ftuan në shfaqje i-shtë edhe humoristi popullor Nexho Shabani. Interpretimet muzikore e humoristike u mirëpritën nga artdashësit e pranishëm.
Raport i Misionit mbi të drejtat e Njeriut të parlamentarëve në Shqipëri, lidhur me Çështjen Nano.
Ky raport u miratua nga Komiteti dhe Këshilli i Unionit Ndërparlamentar në Konferencën e Madridit (Lexoni në faqen 3-4)