Dje paradite, nënkryetari i PSSH Ilir Meta, priti në selinë e Partisë Socialiste në Tiranë ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës zotin Tao Mo Fa.
Gjatë takimit u shkëmbyen mendime rreth zhvillimeve të fundit politike në vend.
Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH
PARTIA SOCIALISTE DO TË PËRLIGJË BESIMIN E NJERËZVE QË SHPRESOJNË NË QEVERISJEN E SAJ TË AFËRT
Nënvizojmë:
Padyshim, Programi dhe Statuti si dokumentet themelore të një partie, kanë vlerë përcaktuese dhe përkatësuese në gjithë hapësirën e punës së saj, pasi aty elektoralit janë fizionomie e vërtetë, prek atë forcë politike së cilës dëshiron t’i besojë dhe t’i japë votën.
Nga ana tjetër, po kaq të rëndësishme janë edhe alternativat që ofrohen, zgjidhjet që jepen në varësi të kushteve konkrete dhe kostot e tyre, ku shprehet angazhimi konkret dhe me anë të të cilave fitohet besueshmëria e popullit. Prandaj edhe Partia Socialiste, që në fillim e vazhdimisht, krahas luftës së ashpër politike që i është dashur të përballojë, asnjëherë nuk i ka lënë pas dore këto dokumente bazë, asnjëherë nuk ka reshtur së punuari e menduari për përsosjen dhe modernizimin e tyre, me qëllim që elektorati shqiptar të gjejë në to një parti moderne e bashkëkohore e cila merr përsipër jo vetëm zgjidhjen e halleve të mëdha të trashëguara e të shtuara gjatë tranzicionit, por ç’është më e rëndësishmja merr përsipër realizimin e një ëndrre të vjedhur padrejtësisht, të shprehur në mënyrë të qartë në thirrjen «E duam Shqipërinë, si Evropa». Por, që të arrish të përligjësh një dëshirë të tillë, të arrish të udhëheqësh popullin në rrugën e privatizimit të paligjshëm por edhe përgjegjësive të realizimit të reformave që do ta integrojnë realisht Shqipërinë në Evropë. Sepse Partia Socialiste nuk udhëhiqet mentaliteti i bajraktarizmit dhe i imponimit të dhunshëm. Sepse në Partinë Socialiste nuk ka kriminale e hajdutë, nuk ka vrasës e përvetësues të pasurisë kombëtare, nuk ka trafikantë armësh e kontrabandistë droge e karburantesh; sepse në Partinë Socialiste nuk ka spiunë e agjentë gjithfarëngjyrësh, nuk ka rrugaçë e vagabondë ordinerë. Në Partinë Socialiste janë anëtarësuar njerëz të ndershëm e patriotë të këtij vendi që bashkë me gjithë shqiptarët e tjerë të ndershëm sakrifikuan dhe i dhanë gjithçka Shqipërisë. Në Partinë Socialiste bëjnë pjesë armata e nderuar e luftëtarëve antifashistë, e atyre që me armë në dorë dhe idealet e demokracisë e drejtësisë njerëzore në mendje e zemër, nuk bënë sehir dhe nuk flirtuan me pushtuesit, por vunë edhe jetën e tyre në rrezik, duke i dhënë Shqipërisë emrin e partizanës së lirisë, duke e rreshtuar atë në koalicionin e madh botëror antifashist që me 9 maj do të festojnë ditën e fitores së madhe mbi fashizmin, bëjnë pjesë edhe bijtë e bijat e atyre që nuk lejuan nëpërkëmbjen e emrit dhe dinjitetit të kombit shqiptar [?]. [Artikulli vazhdon jashtë pjesës së dukshme të faqes.] baballarëve. Në Partinë Socialiste gjen ata që me duart, mendjen dhe djersën e tyre ndërtuan Fierën e Komanin, ata që hijeshuan Lukovën e Ksamilin, gjen minatorët dhe gjeologët e braktisur e të lënë në mes të katër rrugëve, gjen naftëtarët e metalurgët me asistencë qeveriake, gjen mjekët, ushtarakët, mësuesit, inxhinierët, agronomët, gjen fshatarët fisnikë e të palodhur që duhet të marrin bukën me listë të cilët në mars 1991 u etikatuan injorantë të paditur nga ata që qeverisin sot Shqipërinë. Në partinë Socialiste janë krenarë e bukuri të rinjtë, studentët e gjimnazistët, të gjithë ëndërrimtarët, të braktisurit e lënë bordurave apo ata që humbasin jetën maleve të kufirit e dallgëve të detit. Prandaj edhe Partia Socialiste i ka të gjitha garancitë dhe sigurinë e domosdoshme për të qeverisur Shqipërinë. Prandaj edhe shumica e popullit tashmë i beson asaj dhe do t’ja japë votën e qeverisjes, sepse ai e di mirë që Partia Socialiste nuk do ta braktisë, nuk do ta mashtrojë, nuk ka do ta përçajë. Prandaj, nuk do ta perçajë.
tranzicionit, por ç’është më e rëndësishme merr përsipër realizimin e një ëndërre të vjedhur padrejtësisht, të sapërher Evropa». Por, që të arrish të përgjigjesh rrugën e atyre reformave që e afrojnë atë me kombet më të qytetëruara me qëllim që edhe vendi ynë të zerë vendin që i takon në radhën e shteteve civile, nuk mjaftojnë vetëm programet e statutet, nuk mjaftojnë vetëm zgjidhjet apo alternativat e shkruara, nuk mjaftojnë as fjalët e bukura e premtimet pa doganë, nuk mjaftojnë ndërrimet e kostumeve dhe falja e bekimet në emër të zotit, sepse gjithçka bëhet e pavlerë pa njerëzit e ndershëm dhe të përkushtuar. Duke parë gjithë ecurinë e tre viteve të fundit, duke analizuar me gjakftohtësi dështimet e nënpasjeshme të Partisë Demokratike dhe duke nxjerrë konkluzionet përkatëse se përse ndodhi shkëputja e madhe popullore nga ajo forcë që në vitet 91-92 simbolizonte shpresën, Partia Socialiste ka marrë të gjitha masat të përgjigjet me besimin e njerëzve që shpresojnë në qeverisjen e saj të afërt. Prandaj edhe nuk hezitojmë t’i themi popullit se Partia Socialiste është e zonja të qeverisë, prandaj nuk hezitojmë të marrim përsipër jo vetëm ndalimin e rrënimit të mëtejshëm të vendit dhe shkëputjen e pasurisë kombëtare, nëpërmjet
Pse Pjetri e mbylli interpelancën me Dylber Vrionin?
SHPENZIMET PËR REFERENDUMIN-PRUSHI QË PËRVELON PD-në
Kërkohet llogari për 2 milion dollarët e shpenzuar gjatë referendumit
Pjetër Arbnori i pret fjalën deputetit Perikli Teta duke i thënë ke dalë nga tema, dhe pastaj largohet së bashku me Dylber Vrionin
Ka nisur por nuk ka përfunduar dje pasdite interpelanca me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e financave Dylber Vrionin, kërkuar nga deputetët Perikli Teta dhe Arben Imami me objekt shpenzimet e pajustifikuara për referendumin e fundit.
Sepse Pjetër Arbnori është thartuar në fytyrë nga të vërtetat e hidhura që dënoncoi deputeti Teta dhe menjëherë ka vendosur si edhe herë të tjera të tresë fjalën me shpresë se mund të shpëtojë nderin e humbur në referendum të partisë së tij, duke i thënë se po bën politikë dhe se ke dalë jashtë temës. Dhe për ç’taj, ai valë-valë është larguar nga salla e Parlamentit me ecjen e tij karakteristike dhe po aq të mundimshme për të ndjekur nga pas prej interpeluesit shumë funksionues Dylber, pa arritur ta mbyllin dot problemin e madh.
Ndërsa Perikli Teta ka dalë në foltoren e Parlamentit dhe ka vazhduar e pa frikur terezënë të dënoncojë shumën prej 2 milionë dollarë të shpenzuar në kundërshtim me të gjitha ligjet e shtetit nga Sali Berisha dhe suita e tij folklorike e dështruar, pa specifikuar në fjalën e tij se a do të ketë kallzim për ndjekje penale për shumën e shpenzuar apo do të pritet koha kur Sali Berisha të mos jetë më President.
Gjithëçesi seancë e djeshme provoi edhe një herë se kur është fjala për të luftuar korrupsionin galopant me anë të të cilit i vidhen popullit miliona e miliona dollarë kur mijëra e mijëra qytetarë janë të pastrehë, pushtetarët e Partisë Demokratike tremben, siç u trembën edhe në seancën e djeshme, sepse shpenzimet e referendumit kanë vlerën e prushit përvëlues për PD-në.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Grupi parlamentar i PD-së, nuk shprehu vullnet politik, për të diskutuar kushtetutën
Miratohet pagesa për 2 milionë dollarë qeverisë amerikane!...
Dje paradite problemi i Kushtetutës, hapi punimet e Kuvendit Popullor.
Përfaqësuesit e grupit parlamentar të PSD-së, propozuan futjen në rendin e ditës në parlament diskutimin mbi nenin 16/2, i cili do të bënte të mundur diskutimin dhe miratimin e dokumentit themeltar të shtetit përmes rrugës ligjore të parlamentit. Diskutuan deputetë të shumtë, si Milo, Metni, Saka etj. të cilët theksuan domosdoshmërinë e miratimit sa më parë të saj, si hap serioz dhe të rëndësishëm për ruajtjen dhe institucionueve demokratike europiane. Problemin e diskutimit të kushtetutës, deputeti i PPD-së Gjika e quajti një spekullim që duan të bëjnë partitë opozitare. Deputeti Kalakula theksoi se ende nuk dihet të merremi me të, deri sa të përcaktohet forma e regjimit. Më pas ai kërkoi ardhjen në parlament të kryetarit të SHIK-ut, zotit Gazidede, për të dhënë sqarime mbi patrullat e shkruara në Korçë, ku thuhej sipas tij «Poshtë Shqipëria».
Ndërsa bajat se PD-ja është për miratimin e Kushtetutës, por nuk theksoi asnjë afat dhe masë konkrete për miratimin e saj, apo hapjen rrugë të mendimit alternativ nga partitë e tjera parlamentare. Gjithëkushi hodhi poshtë pretendimet se komisioni që ka hartuar projektin alternativë të Kushtetutës, është i paligjshëm duke theksuar se këto parti patën, një vullnet dhe obligim të përbashkët për të miratuar kushtetutën. Përfaqësuesit e vetëm i PR-së, Celiku mbështeti mendimin e shprehur nga Kalakula.
Në përfundim të gjithë këtij debati të nisur nga një propozim serioz dhe i ligjshëm, kryetari i kryesisë zoti Arbnor nuk e futi atë në rend të ditës duke dashur të thotë me këtë se ende kushtetuta është monopol, në duart e pushtetit. Debati i djeshëm dhe pse i shkurtër, ritheksoi edhe një herë qëndrimet e forcave politike shqiptare të përfaqësuara në parlament, për mi-
(Vijon nga faqja 2)
E URREJTJES
«Viktima» e fundit e RD-së është Komiteti Shqiptar i Helsinkit
U mësuam tashmë me gjuhën e pa kulturuar të RD-së. U mësuam me akuzat fallso të saj.
U mësuam me terrorin psikologjik që ushtrojnë mbi njerëzit. Është fatkeqësi që në kushtet e shtypit të lirë të dalin gazeta të tilla që e turpërojnë demokracinë. Nuk po i shkruajmë këto radhë për t’iu përgjigjur RD-së, që nuk tundet nga instinkami në «luftën» e saj të paprinciptë kundër «Zërit të popullit». Na tërhoqi vëmendjen fakti që këtë ditë në honet e urrejtjes së saj ra edhe një organizëm, tillë jo partiak siç është Komiteti Shqiptar i Helsinkit. Nuk besojmë që të, këtë ndonjë vend tjetër ku organizma të tilla paralele si komitetet e helsinkit apo ato të mbrojtjes së të drejtave të njeriut të merren nëpër gojë, të fyhen, si pa gjë të keq, të etikohen me një fjalor banal, të dërhemi, mbi ta, ndonëse bëjnë një punë tepër fisnike, urrjetje dhe vetëm urrjetje. Por s’ke ç’i bën. Retusheri i portreteve të diktatorit, gazetari i vonuar Mentor Shehu, i cili mburresh pak vite më parë për të vetëm ekspozite që hapi me pamje nga shëtitje ku kishte shkelur në vitet e UFT-së. E. Hoxha dhe qante në redaksinë e «Zërit të popullit», që t’i bëhej një shkrim vlerësues për punimet e tij mediocre, ka kohë që për të justifikuar rrogën e një inkompetenti ka nxjerrë pallën e një luftëtari. Nuk është i vetmi «kampion» i servilizmit në këtë gazetë. Po a e di ky zotëri se në komitetin Shqiptar të Helsinkit bëjnë pjesë figura të tilla të nderuara, si historian Frashëri, juristi Puto, kardiologu Popa, regjisorja Çashku, për të mos përmendur emra të tjerë, të cilët kanë kontribuar seriozisht në shkencën dhe kulturën shqiptare. A e di ky Mentor që s’di as Mentor, e kujt është dhe i kujt do të jetë, që kur shkruante Ylli Popa artikullin e tij të famshëm në «Zërin e popullit», «Në kërkim të kohës së humbur», ai pra Mentor, vazhdonte të duartrokiste diktaturën. E c’ta zgjasim më tej! Duke dashur të përbaltë figurat të tilla të nderuara, RD-ja ndyn vetveten.
SHKURT NGA VENDI
Autoshkollat e Bllokuara
Afro 30 autoshkolla në Shkodër ende nuk kanë filluar aktivitetin.
Shkak për këtë është mosmarrëveshja mes Ministrisë së Transporteve dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme. Licensat e dhëna nga Ministria e Transporteve, konsiderohen të pavlefshme nga Ministria e Brendshme. 10 m. distancë mes këtyre dy dikastereve kushton 4 muaj për të mos gjetur gjuhën e përbashkët. Vetëm në autoshkollat e Shkodrës kanë qenë të punësuar 80 veta.
Mungesa e strehimit - shqetësues
Krahas papunësisë, problem kryesor që po ia shton varfërinë Mamurrasit, mungesa e strehimit për qytetarët është një tjetër problem shqetësues.
Pranë administratës së Komunës janë paraqitur rreth 300 kërkesa për strehim, ndërkohë që deri tani asnjë nga këto kërkesa nuk është realizuar. Pritet të përfundojë një pallat me 20 hyrje, por përballë kërkesave të shumta kjo zgjidhje mund të jetë krejt e papërfillshme.
Zhvillimi në rënie
Perspektiva e zhvillimit industrial të qytetit të Durrësit duket e vogël.
Ndërkohë që tregtia po zhvillohet me ritme më të shpejta, investimet nga ana e personave privatë për ngritjen e ndonjë prodhimi industrial mungojnë pothuajse krejtësisht. E gjithë kjo ka sjellë si pasojë rënien e vazhdueshme të nivelit ekonomik të këtij qyteti.
Në festën e abetares
Dje, pas shkrirjes së vonë të akujve, Peshkopia përjetoi një ditë pranvere që e ngrohën jo vetëm moti i mirë, por edhe zërat e gëzuar të fëmijëve të klasëve të para.
Veshur me rrobat më të bukura të tyre, fëmijët iu drejtuan sallave të shfaqjeve, mjediseve të gjera, klasave të mëdha ku nën vështrimin dhe duartrokitjet e prindërve, demonstruan se tani dinë të shkruajnë e të lexojnë, dinë të hedhin hapa në rrugën e dijes. Festa e Abetares, festë tashmë tradicionale, është pritur nga fëmijët e këtij qyteti me një ndihmë të drejtpërdrejtë të organeve të pushtetit lokal, institucioneve kulturore dhe një sponsorimit modest nga afaristët e qytetit.
Korrupsion me pasuritë ushtarake
Enti social - kulturor i ushtrisë në Durrës, siç quhet ndryshe Shtëpia e Ushtarakëve është bërë pre e shkakëterrimeve dhe vjedhjeve, duke u shndërruar krejtësisht në një gërmadhë.
Ky shkakërrim ndodh pas «stre-himit» në këtë objekt të kryetarit të bashkisë dhe komandantit të divizionit të Durrësit. Është fjala për të vetmin objekt kulturor të oficerëve që kap vlerën prej miliona lekësh. Dyert të çoptuara, ambiente të ndotura, xhama të thyera, mure të shkarravitura. Kujt i intereson kthimi i këtij objekti në një gërmadhë? Sigurisht atyre të cilët e duan ta blejnë atë sa më lirë. Të vetmet ambiente të mbetura në funksion të ushtrisë janë një restorant që për mungesë investimesh s’ka vlerë. (Vijon në faqen 3)
NË HONET E URREJTJES
«Viktima» e fundit e RD-së është
Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Nesër do të lexoni: SI DUHET TË STREHOHEN SHQIPTARËT?
Nesër do të lexoni:
SI DUHET TË STREHOHEN SHQIPTARËT?
SI DUHET TË STREHOHEN SHQIPTARËT?
Nesër do të lexoni:
- Sipas përvojës së ministrit të financave, zëvendëskryeministrit, presidentit të bankës italo-shqiptare dhe kryetarit të PD-së për Tiranën zotit DYLBËR VRIONI
Memecërisë së shtetit do t’i përgjigjemi me vendosmërinë tonë
PETICION
DREJTUAR: KUVENDIT POPULLOR TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS Z. SALI BERISHA KRYEMINISTRIT Z. ALEKSANDËR MEKSI GJITHË GRUPEVE PARLAMENTARE REDAKSIVE TË GAZETAVE; Pita e pastë e grevës së urisë dhe memecërisë e organeve të pushtetit qendror e atij lokal, po na çon në punësimin e markatos Nr. 1 Vlorë drejt vetëflijimit. Kësaj memecërie, ne jemi të vendosur t’i përgjigjemi me vendosmërinë tonë, për la çuar luftën e nisur deri në fund. Për këtë arsye po ju paraqesim kërkesat tona: 1. Anullimin e vendimit të bordit të privatizimit Vlorë, të datës 15 shkurt 1994, Vendim i cili ka bërë që objekti në të cilin kemi punuar për vite të tëra, t’i shitet një personi që nuk ka lidhje fare me këtë objekt, por që ka lidhje të forta me korrupsionin e pushtetit shtetëror dhe që punon pranë administratës së lartë shtetërore (drejtor drejtori në Ministrinë e Drejtësisë z. Sh. Lepenica). 2. Të bëhet trajtimi i objektit të markatosë si një objekt me vlera historike dhe kulturore dhe si i tillë, të mos ndryshohet pamja e tij e jashtme. 3. Të bëhet privatizimi i ambjenteve të brendshme të objektit në favor të punonjësve pa ndryshuar destinacionin, për të cilin ky objekt është shërbyer prej shumë kohësh. 15 punonjësit e grevës së urisë të markatos Nr. 1 Vlorë (Vijojnë firmat)