11/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

11 prill 1995

Ku është e ku e kërkojnë korrupsionin...

- Intervistë e nënkryetarit të PS, Luan Hajdaraga dhënë gazetarit Bashkim Koçi - - Kohët e fundit PS po bën përpjekje për të parë problemet e pushtetit lokal të pa ndara me situatat e reja politike. Kjo u bë objekt edhe në mbledhjen e fundit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues. Është e vërtetë. Në këtë mbledhje të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues e pamë të nevojshme të bënim të njohur disa dukuri të reja të luftës politike në terrenin e qeverisjes lokale socialiste. Në diskutuat gjerësisht mbi gjendjen dhe detyrat e pushtetit lokal. Krahas vlerësimeve pozitive të punës të këtyre organeve mangësitë dhe të metat të vërejtura që duhen korrigjuar, parashikuan se shumë shpejt, (për arsye e qëllime politike), ekzekutivi i PD do të fillonte një goditje të gjerë të pushtetit tonë lokal. Nga të dhënat që disponojmë në të gjitha nivelet e pushtetit lokal rezulton sipas kontrolleve të bëra me precedencë në organet e pushtetit lokal një Kontrolli i Shtetit janë propozuar masa ndëshkimore për largimin nga detyra dhe ndjekjes penale për disa kryetarë rrethesh, komunash, bashkie, si në Fier, Tepelenë, Kukës, Tiranë, Berat, Pukë etj. Në këto kushte komisioni dhe sektori i pushtetit lokal pranë kryesisë së partisë ka marrë kontakte të vazhdueshme me titullarët në këta organe. Mbi bazën e shqyrtimit të dokumentave të bëra nga Komisioni, i Kontrollit të Shtetit, të ballafaqimit të tyre me vrejtje dhe proces verbalet që janë bashkangjitur nga titullarët organeve përkatëse, sektori i pushtetit lokal ka arritur në përfundimin se në shumicën e rasteve konkluzionet e masat disiplinore të propozuara nga Kontrolli i Shtetit nuk kanë bazë ligjore, por janë të diktuara nga motive politike. Në këto akte kontrolli, dhe e shprehur qartë tendenca e kontrollit të shtetit për të ngarkuar me përgjegjësi të pajustifikuara ligjore titularin e këshillit të rrethit, bashkisë, apo komunës, nisur nga përkatësia politike. Ne kemi udhëzuar organet e pushtetit lokal, të cilat atakohen nga Kontrolli i Shtetit të tregojnë kujdesin e duhur për argumentin ligjor të veprimeve të tyre, të kërkojnë sqarim të plotë për të gjitha masat e detyrat e lëna nga Kontrolli i Shtetit në Kryeministri dhe në Ministrinë e Brendshme. Me maturi të provojnë pabazueshmërinë e konkluzioneve të organëve të Kontrollit të Shtetit i cili ka marrë plotësisht fizionominë dhe barrën e ekzekutivit politik të PD-së për të goditur opozitën. - Sipas jush, Komisioni i Kontrollit të Shtetit vepron sipas strategjisë së PD-së? Sigurisht. Kontrolli i Shtetit është shmangur prej kohësh nga detyra funksionale. Ai në veprimtarinë e tij më tepër po shuhehet si instrument politik se sa si kontroll i vërtetë shtetëror. Dhe kjo është e kuptueshme sidomos në rrethanat të reja të situatave politike të vendit pas Referendumit dhe në prag të fushatës elektorale. Në maskën e luftës kundër korrupsionit, ai ka ndërmarrë një fushatë të hapur për diskriminimin e penalizimin e socialistëve në organet e pushtetit lokal. Raportet e i Blerim Celës në konferencën e jashtëzakonshme të PD-së, dhe në Kuvendin Popullor treguan qartë synimet dhe përmbajtjen e vërtetë të fushatës kundër korrupsionit e cila po fokusohet më shumë në drejtim tonin se sa në atë të terrenit qeveritar. - Si e argumentoni ju këtë? Ky intensifikim i veprimtarisë së kontrollit të Shtetit në goditjen e qeverisjes sonë në nivelin lokal, i shoqëruar nga një propagandë intensive mbi gjoja korrupsionin e madh të socialistëve në organet lokale, nuk ka dyshim që inkuadrohet në goditjen kundër Partisë sonë dhe në masat për përgatitjen për fushatë elektorale. Në fushatën elektorale tema e korrupsionit dhe e luftës kundër tij është një nga kuajt e betejës për të gjitha partitë politike ndaj dhe ne duhet të jemi të përgatitur për një përballje intensive të PD-së e cila, duke patur avantazhin e disa organizmave shtetërore, po bën përpjekje të na godasë në një terren i cili është shumë delikat dhe i ekspozuar siç është qeverisja, përfshi këtu problemet e vështirësitë e shumta që ka. - A ka ndonjë lidhje midis sulmit që po bën Kontrolli i Shtetit ndaj PS me korrupsionin që ka përfshirë marrjen e piramidës së PD-së? Nga analizat tona për rrjedhat politike sot në Shqipëri nuk është e vështirë të dallohet një bllokim i ashtuquajturës «luftën kundër korrupsionit në nivele të larta të shtetit». Asnjë nga skandalet më të bujshme të korrupsionit të shtetit nuk po del mbi ujë. Përkundrazi, organet ekzekutive dhe ligjore po mundohen të mbyllin me shpejtësi të gjitha dokumentat e skandaleve të njohura siç janë «Arsidi», «Druri të arrës», «Cimentos», «Tra- (Vijon në faqen 3)

Sekretari i përgjithshëm i PASOK-ut, Agis Xoxopullos priti nënkryetarin e PSSH Ilir Meta

Me ftesë të departamentit të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe të politikës së jashtme të PASOK-ut, nënkryetari i PSSH Ilir Meta dhe anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PS Anastas Angjeli, bënë një vizitë pune në Greqi. Dje ata u pritën në selinë e PASOK-ut nga sekretari i përgjithshëm i kësaj partie dhe zëvendëspresidenti i Partisë Socialiste të Evropës Agis Xoxopullos. Gjatë takimit u bisedua rreth situatës si re të krijuar në marrëdhëniet midis dy vendeve tona veçanërisht pas vizitës së rëndësishme të Ministrit të Jashtëm Grek Papulias, duke shprehur në këtë mënyrë vendosmërinë e PSSH-së dhe PASOK-ut për të kontribuar për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro - greke dhe krijimin e një klime bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe dialogu në rajon. Në këtë takim u vlerësua ecuria e deritanishme e marrëdhënieve midis dy partive si dhe u bisedua për konkretizimin e mëtejshëm të tyre jo vetëm në planin bilateral, por edhe në kuadrin e Partisë Socialiste të Evropës dhe të forcave të majta për të rritur rolin e tyre si faktor stabiliteti dhe paqeje. Po kështu u vlerësua deklarata e përbashkët PS-PASOK, si një dokument me vlera aktuale dhe për të ardhmen. Gjithashtu u vlerësua roli i kryetarit të PSSH Fatos Nano, e kryetarit të PASOK-ut Andreas Papandreu jo vetëm në favor të përmirësimit të marrëdhënieve midis dy partive e dy vendeve tona, por edhe për krijimin e një klime mirëkuptimi dhe dialogu në rajonin e Ballkanit në dobi të stabilitetit dhe prosperitetit të popujve të këtij rajoni. Një vend të veçantë në këtë takim zunë zhvillimet e fundit të çështjes Nano. Për një zhvillim të mëtejshëm të marrëdhënieve PS-Pasok Po dje nënkryetari i PSSH Ilir Meta dhe anëtari i KD të PS, Anastas Angjeli, u pritën dhe zhvilluan një takim pune me nënkryetarin e grupit socialist në Parlamentin Evropian zotin Jani Rubatis, dhe sekretarin ndërkombëtar të PASOK-ut zotin Vasilis Ciliças. Në këtë takim u bisedua për zhvillimet e marrëdhënieve PS - PASOK dhe për ecurinë dhe konkretizimin e mëtejshëm të tyre. Gjithashtu u diskutua rreth intensifikimit të marrëdhënieve të PS me Partinë Socialiste të Evropës, dhe grupin e saj në Parlamentin Evropian dhe të shtimit të kontakteve në organizatat dhe strukturat evropiane, për integrimin sa më shpejtë të Shqipërisë në Evropë. Korresp. i «Zërit të popullit»

PS është për një qeverisje mirëkuptimi,

DURRËS PS është për një qeverisje mirëkuptimi,

Një tjetër grabitje

Mat Një tjetër grabitje

Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Mehmet Gollhan në Tiranë

Pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak ndërmjet dy vendeve tona.

PS është për një qeverisje mirëkuptimi, jo për hakmarrje politike

NAMIK DOKLE: Ne kërkojmë një qeverisje të tillë që t’i japë fund grabitjes së pronës së popullit nëpërmjet privatizimit abuziv me vendim qeverie e pa ligji parlamenti. DURRËS Mes një atmosfere entuziaste në komunën e Manzës u zhvillua takimi i nënkryetarit të PSSH N. Dokle me anëtarë e simpatizantë të kësaj partie. Në këtë takim morën pjesë deputeti dhe anëtari i kryesisë së FRESSH-it Ndre Legisi deputeti B. Agasi; M. Zeqo; M. Hoti si dhe drejtues të PS të rrethit të Durrësit. Në fjalën e tij nënkryetari i PS N. Dokle një vend të rëndësishëm i kushtoi situatës politike në vend. «Pavarësisht se Berisha nuk pranon të dekretojë zgjedhje të parakohshme në të vërtetë ai po zhvillon një fushatë elektorale të pashpallur - tha ai. Kjo fushatë shprehet me konferencat e shumta lëvizjet e pushtetarëve e ministrave; propagandën e TV etj: të cilat synojnë t’i mbushin mendjen popullit se PD-ja ka zbatuar me sukses gjithë programin e vet elektoral. Kjo parti po përjeton sot një krizë politike. Qeverisja e PD-së dhe zotit Meksi është një qeverisje e dështuar e cila nuk ka mundur të zgjidhë ato probleme që ka populli. Sukseset që numuron Berisha janë suksese që kanë ardhur jo si rezultat i punës së qeverisë por i shndërrimeve që kanë ndodhur në Shqipëri dhe i ndihmave të shumta që kanë ardhur por që qeveria Meksi nuk ka ditur t’i administrojë. Është e vërtetë që PD-ja mori pushtetin në një moment shumë pozitiv për të sepse të gjithë shqiptarët ishin të dëshiruar për ndryshime demokratike por megjithëse kjo parti gëzonte këtë mendonte të monopolizonte demokracinë. Në vend të mirëkuptimit me forcat e tjera ajo zgjodhi rrugën e goditjeve dhe hakmarrjeve politike; kulmi i të cilave ishte arrestimi i kryetarit të PS Fatos Nano që sot konsiderohet i pafajshëm nga përfaqësues më në zë të demokracisë Europiane e botërore. Lidhur me problemin e kushtetutës Dokle theksoi qëndrimin e prerë të PS kundër spiunëve të atyre politikanëve që nëpërmjet kushtetutës synojnë të shndërrohen në presidentë në presidendumet dhe me synimet e tyre kërkojnë t’i imponojnë gjithkujt vullnetin e bajrakut politik. Kushtetuta - u shpreh ai - është monopol i popullit. Kërkesën për zgjedhje të parakohëshme ne nuk e bëjmë për interesa partiake pasi hallet e popullit nuk i vëmë në balancë me numrin e votave që do të marrim ne. Ne synojmë një mënyrë të re qeverisjeje me një koncept të ri politik dhe ekonomik; duam një ekonomi sociale tregu që (Vijon në faqen 2)

Një tjetër grabitje misterioze

Mat Pas grabitjes së 100 milion lekëve të bankës tregtare të Rrëshenit një tjetër grabitje misterioze parash. Është arkëtaria e komunës së Derjanit në rrethin e Matit, Valentina Preni, e cila bëhet objekt sulmi nga persona me maska, të cilës i grabisin çantën ku mbante 3.5 milion lekë. Sipas dëshmive që ka bërë arkëtarja, asaj i kanë dalë përpara tre persona me maska. Forcat e rendit janë vënë në kërkim të grabitësve, por pa mundur që t’i kapin ata. Ndërkohë ndaj arkëtares është marrë masa e ndalimit. Duke kujtuar grabitjen e 100 milion lekëve të bankës tregëtare të Rrëshenit dhe këto 3.5 milion lekë të komunës së Derjanit të bien përshytpje fakti që në rastin e parë paratë nuk janë shoqëruar me personale kompetente, por i «besuar» shoferit, ndërsa në rastin e dytë arkëtarja e Derjanit i mban lekët e arkës së Komunës në shtëpi. A janë të ligjshme veprime të tilla? BEKTASH ZENELI

Pritet të nënshkruhet një marrëveshje bashkëpunimi ushtarak ndërmjet dy vendeve tona

në Tiranë Dje erdhi për një vizitë tre ditëshe në Tiranë Ministri i Mbrojtjes i Turqisë Mehmet Golhan. Ai u takua i zhvilloi bisedime me kolegun e tij shqiptar zotin Safet Zhulali. Ai do të takohet edhe me zyrtarë të tjerë të lartë shqiptarë si dhe do të vizitojë objekte ushtarake. Në fund të vizitës së tij tre ditore pritet të nënshkruajë me homologun e vet shqiptar një marrëveshje të bashkëpunimit të mëtejshëm ushtarak mes dy vendeve tona. Lidhur me futjen e trupave turke në Irakun e veriut ai tha se vendi i tij do të ruaj premtimin për të tërhequr sa më parë nga Iraku i Veriut, pasi të kenë eliminuar rezistencën e kurdëve atkë. «Unë nuk mund të jap ndonjë detaj prej, por sa më shpejt që ne të eliminojmë rezistencën e një grupi të vogël kurd që ka mbetur akoma, ne do t’i kthehemi në bazat tona - pohoi Golhan. Korresp i «Zërit të popullit»

PA KOMENT

Veçojmë nga pyetje-përgjigjet në takimin e krerëve të Lidhjes së Djajthë në Shkodër, ditën e dielë Pyetje: - Si e shpjegoni që humbi kushtetuta, kur dihet se kundër saj ishin kryesisht socialistët? Sabri Godo përgjigjet: Socialistet kanë qenë kundër gjithçkaje në parlament. Ata kundërshtuan edhe ligjin për të drejtat e njeriut. Pyetje: Sekretari i përgjithshëm i PB, Fatmir Mediu, që shprehu para referendumit se kundër kësaj kushtetute votonte vetëm se... rëbët dhe grekët...? Sabri Godo përgjigjet: Të kuptohemi, ai e ka pasur fjalën në këtë rast për socialistët. Por është ngutur, më vonë ka bërë autokritikë. Pyetje: - A ka patur të burgosur politikë të majtë? Kurt Kola përgjigjet: - Po, ka patur të burgosur politikë të majtë. Por këtë edhe në burg ishin me regjimin komunist.

Bukuría shqiptare shkrihet me shpirtin italian të artistit

Edhe shqiptarët mund ta ndjekin këtë modën me pak lekë. Ndoshta është ky motivi që shërbeu për një grup biznesmenësh italianë të industrisë së modës të krijojë «Bellissima», një shoqëri shqiptare me kapital italian. Edhe pse me një aktivitet të sapo nisur sponsorizimi i «Coca Cola-së» i dha mundësinë që në ambiente tepër ekzotike siç janë ato të vilës «mbretërore» në majë të kodrës në Marikaj «Bellissima» të paraqesë koleksionin e parë «alla italian» prodhuar në Shqipëri. Me rreth 70 veshje të eduuara në Itali, të krijuara të gjitha me prodhime shqiptare 12 vajza shkollës «Petro Nini Luarasi» pozuan përpara një publiku të zgjedhur nga «Bellissima» bukurinë shqiptare të veshur me modën e Perëndimit ’95. Në këtë atmosferë të mrekullueshme të ditës së dielë, që e munguan dhe tingujt e zgjedhur muzikorë «Bellissima»-Shë-room me 13 fotomodelet prezantoi prodhimin e parë të 1400 veshjeve të realizuara në Shqipëri të cilat shumë shpejt do të zenë vitrinat e «Boutique» të seleksionuar nga kjo shoqëri. Kristina Busi, administratore e kësaj shoqërie në Shqipëri për «Zërin e popullit» thotë: «Bellissima» synon vetëm interesat në Shqipëri, por edhe hapje perspektivash për një brez të tërë vajzash të reja në fushën e modës, e cila në perëndim është përshkruar me një emër tjetër, industri e modës, sepse nga të ardhurat që ajo nxjerrë ndahen të parat. Pra, prodhim, reklamimi dhe shitja do të hapin perspektiva ndoshta masive për punësimin e këtyre bukurosheve. A. DALIPI

SHKURT NGA VENDI

85 vjeçari i shkollës shqipe të Labovës Dhjetra labovitë të ardhur nga të gjitha anët festuan të dielën 85 vjetorin e çeljes së shkollës shqipe të Labovës së Odries në Gjirokastër. Në ceremoninë e organizuar të cilën e nderuan edhe personalitete lokale u kumtua për ngjarjen u dha një program artistik dhe u shtrua një koktej. Aksione të policisë Aksionet e shumta të policisë së Korçës të drejtuara nga kryetari i tyre Pellumb Korfuzaj qytetarët i quajnë «operacionet gjoba». Ditët e fundit në qendër të këtyre operacioneve kanë qenë qytetarët e Maliqit. Forcat e rendit kontrollojnë objekte të ndryshme publike si klube e diskoteka dhe të gjitha sa gjenden aty u kërkohen letrat e njoftimit. Kujt i mungon përfundon në polici. Prej aty mund të lirohen pas 10-12 orësh dhe pasi të kenë paguar gjobën. Vidhen sërish «aristonë» Dyqani i firmës së fuqishme «A-1» në Korçë brenda një kohe të shkurtër bëhet objekt i një sulmi të dytë duke i shkaktuar asaj humbje serioze. Pronari është i shqetësuar dhe shprehet habinë se si është e mundur të ndodhë një gjë e tillë për më tepër kur dyqani i tyre ndodhet në qendër të qytetit ku dhe patrullat e policisë janë në lëvizje të përhershme. Sulme të tilla mbi dyqanet e firmave të ndryshme në këto kohë të fundit në Korçë po bëhen gjithnjë e më të shpeshta. U pritel energjia elektrike Qysh nga dita e shtunë policia e elektrike e qytetit të Beratit i pret energjinë elektrike 54 familjeve të fshatit Dyshnik. Kjo erdhi si pasojë e mospagimit të lekëve nga ana e shitartëve për energjinë elektrike të konsumuar. Banorët e fshatit Dyshnik duke qenë se asnjë anë e ardhur pa përkrahje sociale dhe pa tokë mbas u është zënë forcërisht nga bllachëvanët e qytetit të Beratit thanë se nuk kanë para për të paguar shtetin.