Aleksandër Meksi shpërblen me shtëpi zotërinjtë shërbëtorë
- Marrin shtëpitë e punëtorëve për shërbime demokratike, me urdhër të jashtëligjshëm të kryeministrit Meksi deputetët: Vasil Gjika, Sadedin Balla, Simon Puta, Gaqo Rrota, Marash Ibraj, Tefik Ajazi, e Peri Dishnica, pushtetarët: Albert Broka, Edmond Spaho, Vladimir Kristo, e Arjan Starova, gjyqtarët: Rustem Gjata, Fran Jakova, e Mimoza Panariti dhe gazetarët e pushtetit: Reiz Çiço, Shpëtim Rroqi etj. -
Këto ditë ka vazhduar dhe vazhdon debati midis Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Kryetarit të kësaj bashkie, zotit Sali Këlmendi për ndarjen arbitrare të një pallati ndërtuar me kontributet e fonde të ndërmarrjeve.
Sipas pohimeve të disa të zgjedhurve, tërë këshilli bashkiak duke përfshirë dhe kryetarin e tij Zotin Besnik Petrela, edhe zëvendëskryetarin e bashkisë e anëtar i këshillit bashkiak, Zotin Ramazan Driza, pavarësisht nga krahët partiakë, kundërshtojnë shkrësat e jashtëligjshme të kryeministrit Meksi që u jep arbitrarisht shtëpi disa «bllokmenëve» të rinj. Në pallatin e ndërtuar me kontribut pranë qendrës së Tiranës nga ndërmarrja e ujësjellësit dhe uzina «Dinamo» janë parashikuar banorët që do të strehohen sipas nevojave. Në bazë të ligjit është lidhur aktmarrëveshja që në fillim me Bashkinë. Secila ndërmarrje, që i përfundoi banesat me fondet e krijuara konformë ligjeve, ka paraqitur listat. Në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 530 datë 17.10.1994 këto lista do shqyrtohen nga komisioni përkatës pranë drejtorisë së shërbimeve publike të Bashkisë. Ata bëjnë relacionin që ja përcjellin Këshillit Bashkiak i cili, pasi shqyrton vendimin e komisionit të ndërmarrjes dhe relacionin përkatës gjykon dhe vendos. Pra, në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave, kryetari i Bashkisë, në këtë rast zoti Këlmendi, ka të drejtë vetëm të firmosë atë ç’ka miratuar këshilli bashkiak. Mirëpo, të dy kryetarët: edhe ai i Bashkisë së Tiranës, edhe ai i Këshillit të Ministrave, në bashkëpunim, kanë bërë ç’kanë dashur, duke spostuar jo vetëm qytetarët që kanë lënë kokcat për të ngritur godinën, po edhe të zgjedhurit e këshillit bashkiak. Kështu, me shkresën Nr 802 datë 17, 3, 1995 kryeministri Meksi urdhëron që në këtë pallat të sistemohen zotërinjtë: 1) Vasil Gjika 3+1 2) Sadedin Balla 3+1 3) Tefik Ajazi 3+1 4) Simon Puta 3+1 5) Gaqo Rrota 3+1 Tri ditë më vonë, më 20. 3. 1995 me shkresën 805, kryetari i Këshillit të Ministrave urdhëron që në këtë pallat të marrin shtëpi: 6) Rustem Gjata 2+1 7) Fran Jakova 2+1 8) Natasha Shehu 2+1 9) Albert Broka 2+1 10) Marash Ibraj 2+1 11) Mimoza Panariti 2+1 12) Shpëtim Rroqi 2+1 13) Reiz Çiço 2+1 14) Arjan Starova 2 herë 2+1 15) Edmond Spaho 2+1 16) Vladimir Kristo 3+1 Në fillim të muajit, më 3 prill 1995 zoti Meksi dërgoi edhe një shkresë tjetër Nr 919 ku bënte një plotësim për deputetin Peri Dishnica. Se cili është kontribuesi i këtyre zotërinjve lexuesi e di vetë. Shumica janë nga rrethet që kanë edhe atje shtëpi të privatizuara. Meritat janë në një fushë tjetër. Në ndonjë shkresë zoti Meksi nuk nguron të shënojë edhe motivacionin: «për shërbime gjatë referendumit!»... Mirëpo Këshilli Bashkiak i Tiranës ka vendosur njëzëri t’i kërkojë bashki kryetarit të Bashkisë, zotit Sali Këlmendi që ka shkelur ligjet. Veprimet e kryera ata i quajtën atentat. Sepse pa dijeninë e këshillit, kryetari i Bashkisë, zoti Sali ka lëshuar autorizimet, në bazë të cilave disa nga zotërinjtë duke e ndjerë akrabalëkun kanë nxituar të lidhin kontratë me ndërmarrjen komunale të Tiranës. Qytetarët hidhen përpjetë. Po ku të ankohen?! Te kryetari i Bashkisë?! Te deputetët e Kuvendit Popullor?! Në Ministrinë e Drejtësisë?! Te kryetari i Gjykatës Kushtetuese?!... Ja, ky është karakteri «popullor», demokratik i shtetit të Zoti Meksi. I japin votbesimin Qeverisë së tij, kundrejt një çmimi që e kanë paguar me thonj të tërë. Se si do të vejë puna më tej s’e dimë. Këshilli Bashkiak ka kërkuar praktikën shkresore që të njohë edhe qëndrimet e administratës së bashkisë duke përfshirë dhe kryetarin. A do të kenë fuqi të zgjedhurit të ndalin administratën e korruptuar?! Askush nuk mund ta dijë. E qartë është vetëm ngutja demaskuese e qeveritarëve dhe deputetëve që duke parandjerë fundin kërkojnë të zënë qendrën e Tiranës si shpërblim për servilizmin ndaj pushtetit të sotëm. Theksojmë se disa deputetë socialistë të tipit të Grimoz Ruci që janë pa strehim e punojnë prej vitesh në Tiranë u është caktuar një pallat në periferi i cili pritet të fillojë së ndërtuari pas 6 muajsh... Si përfundim do të thoshim se nëqoftëse këta tipa drejtuese, për kontribuim llafesh do të marrin hyrjet e punëtorëve do ishte mirë që pallatit t’i vihej tabela: godina e shërbëtorëve. SEDAT BRAJA
Takim në selinë e PS të qytetit Tiranë me përfaqësues të Partisë së koalicionit të majtë për
TIRANË.
Takim në selinë e PS të qytetit Tiranë me përfaqësues të Partisë së koalicionit të majtë për
Tropojani usharak Qazim Gjonaj shpërblehet me postin e Kryetarit të Gjykatës së Tiranës
- Këshilli i Lartë i Drejtësisë pranon dorëheqjen e tre kryegjyqtarëve të Tiranës dhe emëron në vend të Agim Bendos zëvendës Qazim Gjonaj. -
Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë
Është rishfaqur përsëri në skenë emri i tropojanit Qazim Gjonaj i njohur më parë për gjykimin skandalor të gjyqit të Shkodrës ku ai solli një risi jo vetëm për drejtësinë shqiptare, po për gjithë drejtësinë botërore, duke dënuar pesë pafajshëm me akuzën vrastëse me dashje indirekt. Këtë herë si kryetar i Gjykatës së Tiranës, i emëruar pas mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke zëvendësuar në këtë post Agim Bendon që gjithashtu ka dënuar në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano. Listës shumë të gjatë të tropojanëve kryetarë si për shembull Sali Berisha kryetar i shtetit dhe i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Premtë Martini kryetar i Gjykatës së Apelit, Azem Hajdari kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Rendit Publik dhe SHIK-ut, Skënder Bucpaj drejtor i Përgjithshëm i RTVSH-së, Halit Gjecaj Komandant i Gardës së Republikës, Mehmet Elezi, drejtor i qendrës së studimeve strategjike për politikën e jashtme. Shaban Memia sekretar i PD-së për Tiranën, Afrim Krasniqi kryetar i forumit rinor të PD-së e plot të tjerë, ju shtohet pra edhe kryetar Qazim Gjonaj, të cilit s’na mbetet tjetër, veç t’i urojmë rrugë të mbarë në udhët e së ardhmes..., veçse dhëntë zoti, jo të bashkëfajësisë.
Korresp. i «Zërit të popullit»
Tiranë: Ministri i mbrojtjes i Turqisë Mehmet Çolhan, përfundoi vizitën në vendin tonë
Dje, ministri i mbrojtjes kombëtare të Turqisë zoti Mehmet Golhan përfundoi vizitën e tij tre ditore në vendin tonë. Pas bisedimeve me autoritetet e larta ushtarake të vendit, ai dje paradite, u prit në një takim të veçantë edhe nga Presidenti i Republikës zoti Sali Berisha. Në fjalën e tij, Presidenti Berisha shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e frytshëm që ekziston dhe që po inkurajohet për më tej, mes dy ushtrive. Ai e falënderoi ministrin Golhan, për ndihmën që i kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për ushtrinë shqiptare në këto momente të vështira tranzicioni, duke shprehur besimin dhe angazhimin e vendit tonë, për bashkëpunim të
Takim në selinë e PS të Greqisë
Tiranë më përfaqësues të Partisë së koalicionit të majtë për Epirin e Greqisë
Këto ditë në selinë e Komitetit Drejtues të PS të Qytetit të Tiranës u zhvillua një takim pune me delegacionin e Partisë së Koalicionit të Majtë për Epirin e Greqisë. Në takim, delegacionet e kryesuara nga Musa Ulqini, Kryetar për KD PS të Tiranës dhe Kosta Rizas, Sekretar për PKM të Epirit, u shfaq edhe një herë ndjenjat e miqësisë që ekzistonin midis popullit shqiptar e atij grek. Gjithashtu u theksua roli pozitiv i forcave të majta të dy vendeve për forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit midis dy vendeve to-
... në luftë kundër shovinizmit që kërkon minimin e tyre. Të dy delegacionet shkëmbyen përgjegjën e tyre për organizimin e strukturave të Partisë, për punën që bëjnë me rininë e gruan, për rolin e tyre si opozitë në organet e pushtetit lokal, për mënyrën e organizimit të fushatave elektorale etj. Ata ranë dakord që takime të tilla të vlefshme të zhvillohen reciprokisht në të ardhmen, sepse i shërbejnë forcimit të miqësisë midis dy popujve tanë nga më të lashtët në Ballkan.
DJE NË PARLAMENT
Dje paradite, Parlamenti i zhvilloi punimet në seancë plenare. Deputetët, pasi shqyrtuan e diskutuan marrëveshjet e paraqitura, ratifikuan marrëveshjet e qeverisë shqiptare me Shoqatën Ndërkombëtare të Zhvillimit Rural IDA.
Pas kësaj deputeti A. Sula dha një deklaratë në lidhje me problemin e shpërnguljes së qindra familjeve nga rrethët e veriut, për shkak të përmbytjeve të bëra në krijimin e hidrocentraleve dhe vendosjes së tyre, sipas vendimit të qeverisë në zonën e rrethit të Durrësit. Në deklaratën e tyre ata theksuan se vinë re një dynjde e paorganizuar dhe pa një plan të detajuar, i cili do të mundësonte rregullzgjedhjen e shumë problemeve. Në lidhje me situatën, të cilën ata e quajtën të vështirë, kërkuan marrjen e masave urgjente, organizimin e një studimi të saktë dhe të bazuar, dhe kërkuan që për vështirësitë në të cilat ndodhet vendi, të shikohet mundësia e zgjidhjes së këtyre problemeve, në ato vende në të cilat ata kanë banuar deri tani. Punimet e parlamentit vazhduan edhe në seancën e mbrëmjes.
Në seancën e mbrëmjes, parlamenti diskutoi e miratoi disa ndryshime të paraqitura nga Këshilli i Ministrave, për “Ligjin e kthimit të pronave” për ish pronarët. Bëhet fjalë për pronat e konfiskuara me ligjin e nxjerrë pas Luftës së Dytë Botërore.
(Vijon në faqen 3)
Asnjë demokraci nuk mund të mbijetojë kur qytetarët janë të heshtur
Letër e Federatës Ndërkombëtare të Helsinkit drejtuar Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Të dashur miq,
Më 2 dhjetor, kur lexuam raportin mbi veprimtarinë e Komitetit gjatë vitit 1994. Mbështetja e gjithë ...? e ...? Komitetit Shqiptar të Helsinkit ...? një ...? veç ...? nga ...? ...?
Ne e dimë se është e vështirë të ...? ...? ...? demokracisë ...? ...?
Në radhë të parë, Mbështetja ...? organizative ...? e ...? në ...? pa varur, ...?
... vendimi zyrtar në këto vite të reja të demokracisë së Shqipëri, Shqipëria është ...? ...?
Por nuk është ashtu. Asnjë demokraci nuk mund të mbijetojë nëse një gjendje kur qytetarët janë të heshtur, kur asnjëri nuk reflekton për parimet. Kurse është e drejtë e qytetarëve të një demokracie të pyesin,
(Vijon në faqen 4)
Për kazinjtë që mbledh PD-ja
- Rikthimi në skenarin e dështuar berishian të referendumit, provë e varfërisë totale dhe e krizës së pashmangshme në PD
SHËNIM:
«RD-ja» e djeshme boton në qendër të faqes së parë në pothuaj dy tre tretat e përfaqësues një deklaratë të ish-kryetarit Shaban Gazidaj nga katundi Ngracan i Mallakastrës i cili distancohet publikisht nga Partia Socialiste, sepse ai sipas «RD-së» nuk sheh te programi i Partisë Socialiste asnjë alternativë dhe perspektivë për zhvillimin e vendit.
Pa e paragjykuar aspak qëndrimin e një fjalë që më në fund është kthjelluar dhe arrin që pas studimit të detajuar të zbulojë se në programin e PS-së nuk ka asnjë alternativë dhe perspektivë për zhvillimin e vendit, dëshirojmë t’i kujtojmë «RD-së» se këtu variant e përdor një herë Berisha gjatë referendumit dhe dështoi rezultati që kori, pa mbështetjen që i dha sekretari i PS-së në katundin Tomorrel të Skraparit.
«RD-ja» le t’i mbledhë kazinjtë, por bashkë me to do të mbledhë edhe humbjen.
Mallakastrjoti.
Deklaratë e gazetave shqiptare
Drejtuesit e 15 gazetave shqiptare, të pavarura dhe partiake, qendrore dhe lokale, të sindikuara dhe të pasindikuara në shoqatat e gazetarëve, u mblodhën sot në redaksinë e gazetës «Koha Jonë» për të koordinuar veprimet e nevojshme kundër taksave të pajustifikueshme që mundojnë e rrezikojnë ekzistencën e shtypit të shkruar në Shqipëri.
Në përfundim të këtij takimi u vendos:
1 - Krijimi i një komiteti për mbrojtjen e shtypit të shkruar e përbërë nga: Nikollë Lesi, Carlo Bolino, Ilirian Zhupa, Shpëtim Nazarko, Luan Rama dhe Lufi Dervishi.
Komitetit iu delegua përgjegjësia për të përcaktuar veprimet në funksion të çlirimit të shtypit nga taksat dhe tarifat e papërballueshme.
2 - Komiteti duke mbajtur parasysh se pluralizmi i informacionit është një vlerë supreme e demokracisë, e shesh angazhimin e vet jashtë çdo interesi politik që përfshin partitë.
3 - Brenda javës së ardhshme Komiteti do të përgatisë amendamentet ligjore për heqjen e taksave të tatimit, tar[k?]ullimit, të reklamave dhe të taksës doganore, të letrës e lëndëve të para të shtypit.
4 - Ndërkohë Komiteti do të kërkojë takime me të gjitha forcat politike të përfaqësuara në Parlament, me ministrin e Financave z. Vebor Vrioni dhe me Komisionin Parlamentar të mediave.
5 - Ditën e shtunë dt. 15. 04. 1995, për të sensibilizuar opinionin publik, të gjitha gazetat në faqen e parë do të dalin me faqen e parë të bardhë ku do të shkruhet slogani: Jo taksave mbi shtypin.
Nënshkruesit e kësaj deklarate mirëpresin solidaritetin e gazetave të tjera dhe të forcave të tjera shoqërore për masat e vendosura.
«Koha Jonë», Nikollë Lesi
«Zëri i Popullit», Thoma Gëllçi
«Gazeta Shqiptare», Carlo Bolino
«Populli Po», Ilirian Zhupa
«Republika», Lufi Dervishi
«Aleanca Nacionalë», Vladimir Zoto
«Dita Informacion», Shpëtim Nazarko
«Aleanca», Preç Zogaj
«Sporti», Besnik Dizdari
«AKS», Teodor Keko
«Java», Habib Jashari
«Intervista», Artan Kristo
«A.S.D.», Thimi Nika
«Kombi», Kristo Mërtiri
«24 O R E», Anila Leka
Tiranë, më 12.IV.’95.
Në Këshillin e Lartë të Drejtësisë
Tiranë:
Nesër në gazetën «Pasqyra»
SULMI NDAJ DREJTUESVE TË PARTISË SOCIALISTE KA PËR REGJIZOR NISHIN E SHTETIT
Intervistë me Sekretarin e Përgjithshëm të PS-së GRAMOZ RUÇI