PD - ja shkel me dyja këmbët kontratën me elektoratin
Në programin elektoral të PD, thuhet: Privatizimi do të kryhet duke i shpërndarë popullsisë së rritur në moshë, letra me vlerë falas, të cilat ata do të kenë të drejtë t’i këmbejnë lirshëm dhe sipas dëshirës me aksione të ndërmarrjeve që do të privatizohen gjatë gjithë periudhës katër-pesë vjeçare (nënvizimi i Z. P.).
Ja pra, siç mund të lexojë çdo shqiptar vetëm në vitin e fundit të mandatit të saj (dhe jo gjatë gjithë periudhës 4-5 vjeçare), dhe vetëm kur është shitur pa lënë pjesa kryesore e pasurisë kombëtare, më e lehta për t’u privatizuar nëpërmjet letrave me vlerë, dhe vetëm kur PD-ja u ndodh përballë dëshmit total, vetën atëherë u kujtua se ka premtuar diçka që tani mund të shërbejë si kapak floriri për dështimet e saj. Por, është vonë…
BONOT E PRIVATIZIMIT T’I SHËRBEJNË PRONËSIMIT MASIV TË SHQIPTARËVE, JO GRABITJES SË TYRE
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u shpreh njëzëri për vazhdimin e privatizimit masiv POR AI KËRKON: - Transparencë të plotë - Efikasitet ekonomik - Luftë kundër korrupsionit dhe grabitjes së fshehtë e të hapur të pasurisë kombëtare SOCIALISTËT ABSTENUAN PËR DEKRETIN E PRESIDENTIT SEPSE ATIJ I MUNGON: - Strategjia e privatizimit - Garancia për luftën kundër korrupsionit - Kuadri ligjor për zbatim të plotë - Siguria për ruajtjen e vlerës së bonove Grupi parlamentar i Partisë Socialiste, duke shprehur frymën e tij humaniste dhe bazuar në programin social, propozon që të përfitojnë nga privatizimi me vlerë edhe këto kategori njerëzish: - Fshatarët pa tokë dhe ata që kanë pak tokë - Personat që nuk kanë përfituar nga ligji për privatizimin e banesave shtetërore dhe janë ende të pastrehur - Jetimët e të gjitha moshave - Krahas moshës për koeficientët e bonove të merret parasysh bono të mos përfitojnë ata persona që nga privatizimi i deritanishëm kanë përfituar padrejtësisht vlera të mëdha pasurore Për të gjitha këto propozime të socialistëve, grupi parlamentar i PD votoi: KUNDER!
Grupi parlamentar i Partisë Socialiste u shpreh njëzëri për vazhdimin e privatizimit masiv
POR AI KËRKON:
Shprehje e mosbesimit të Presidentit te Parlamenti
- Diskutim i deputetit Dr. Theodhori Bej -
Dy dekretet e presidentit «Për emëtimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit», të dala brenda muajit, ku i dyti plotëson dhe korrigjon të parin, nëpërmjet masmedias, tashmë janë bërë të njohura, madje Qeveria me organet e saj të specializuara, në qendër e në bazë, po punon intensivisht për konkretizimin e tyre. Por sot, përveç dekreteve, kemi përpara edhe vërejtjet e Komisionit të Ekonomisë e të Financës, që për mendimin tim janë esenciale dhe si të tilla duhen vlerësuar, sepse kemi të bëjmë me një problem tepër të rëndësishëm sa ekonomik aq e politik e shoqëror. Pa hyrë në çështje teknike, e ndjej të nevojshme të parashtroj edhe këtu disa nga mendimet e mia rreth këtij problemi që më të drejtë na ka sensibilizuar të tërëve, duke e vënë theksin në tre momente:
E para: Nuk jam kundër nismës legjislative të presidentit në lidhje me emëtimin dhe shpërndarjen e bonove të privatizimit, si një drejtë e tij që buron nga Dispozitat Kushtetuese në fuqi. Vërejtjen e kam te nxjerrja i Presidentit në ndërmarrjen e kësaj nisme. Po të mos ishte ky nxjitim nuk do të kishim dy dekrete të nënpashkueshme për të njëjtin problem dhe nuk do të kishim gjithë këto vërejtje të Komisionit që në fakt përbëjnë një dekret të tretë, çka do të orientojë administratat që do të përgatitin e shpërndajnë bonot e privatizimit dhe gjithë ata që do të përfitojnë nga ato. Dhe ky nxjitim bëhet, si në shumë raste të tjera,
(Vijon në faqen 2)
Dekret që nuk garanton drejtësi sociale
- Diskutim i deputetit Dr. Leontiev Guci -
Që në fillim, dëshiroj t’ju kujtoj deputetëve të mazhorancës se privatizimi masiv nëpërmjet letrave me vlerë (bonove të privatizimit) është një nga elementët më themelorë të programit ekonomik të PS.
Realizimin e privatizimit në këtë mënyrë ne e kemi kërkuar që në fillimet e para të tranzicionit, madje me këtë logjikë kemi kundërshtuar çdo formë privatizimi që është bërë nga qeveria Meksi me vendimet e saj të karakterit politik e administrativ, të karakterit abuziv e korruptiv.
Nisur nga kjo pozitë, ne deputetët e opozitës nuk mund të mohojmë në parim privatizimin masiv me anën e letrave me vlerë, ne nuk mund të dalim jashtë vetes tonë, pasi e kemi deklaruar dhe dhjetra herë se kjo është e vetmja formë që shpërndan pasurinë e shtetit në mënyrë sa më të barabartë midis individëve. Por të jesh dakord në parim, nuk do të thotë të jesh dakord edhe me mënyrat, kriteret dhe mekanizmat e rea-
(Vijon në faqen 2)
Populli nuk e duron më qeverisjen e korruptuar të Partisë Demokratike
Ne socialistët nu ki kemi hyrë politikës për të siguruar ndonjë karrige apo propagandojmë kundërshtarët tanë politikë në pozitë. Ne kemi hyrë kësaj rruge dhe do t’ja dalim me sukses për interesat e popullit dhe të Shqipërisë.
Në Kurbin varfëria dhe pasiguria është prezente në qytet e në fshat, sepse kurbinasit kanë përfituar fare pak nga iniciativa e lirë, nga favorit natyrorë, nga mundësia e zhvillimit të industrisë, asaj kimike e të bakrit, ku Laçi pati krijuar një përvojë të vyer. Prodhimi i vendit thuajse mungon, jeta sociale është e ngarkuar.
Nën këtë klimë ishin edhe takimet që organizuan ditën e premte në këtë rreth. Në Fushë Mamurras e Sanxhak nënkryetari i partisë socialiste dhe kryetari
(Vijon në faqen 3)
Të gjithë e njohin urdhëruesin e shkeljes së ligjeve
Dje «Gazeta Shqiptare» botonte një njoftim nga prokuroria e Tiranës lidhur me fillimin e çështjes për shtypshkronjën e «ZP».
I pyetur për të komentuar këtë njoftim, nënkryetari i PS dhe kryetari i grupit të saj parlamentar Namik Dokle na tha:
«Të gjithë ata që kanë filluar të merren me ashtuquajturën “Çështje Dokle” e dinë se ligjërisht nuk mund të fillojnë kundër meje as edhe një çështje civile e jo më çështje penale, sepse sot e kësaj dite, as Këshilli i Ministrave, as ndonjë gjykatë e Shqipërisë nuk ka anulluar ende vendimin që e ka bërë “Zërin e Popullit” pronar të mjeteve financiare për blerjen e shtypshkronjës. Por ata janë të urdhëruar të shkelin ligjin. Ata janë të urdhëruar të bëjnë për—m psikologjik kundër opozitës. Ata janë të urdhëruar të ngatërrohen në proceset e «eliminimit juridik» të opozitës politike.
Prandaj unë shpirtërisht jam i gatshëm për gjithçka, sepse njerëzit e dinë cili është në të vërtetë urdhëruesi i shkeljes së ligjeve, urdhëruesi i nëpërkëmbjes së të drejtave politike të opozitës. Ai është bajraktari politik i demokracisë, që për merita të shquara mban edhe dekoratën «Arsidi».
Në Shqipëri ka Qeveri, por nuk ka qeverisje
Takime të shokëve Gramoz Ruçi e Sabit Brokaj në Vlorë
Tre takimet masive të deputetëve, Gramoz Ruçi e Sabit Brokaj në Vlorë.
Kuçit si dhe disponimit të veçantë politik që tradicionalisht kanë labinjtë e këtij qyteti. Janë të shquar për të cilat po kalojnë momente të vështira, për një vështirësi si rezultat i reformës dhe indiferentizmit të qeverisë. Kryetaku i fshatit Ramicë, Shpend Curraj, evidentoi faktin se në këtë fshat për herë të parë vijnë drejtues kryesorë të një partie politike, me të cilët ne duam të ndajmë hallet tona.
… bashkë dëshira juaj dhe e jona për të bërë këtë takim, tha Gramoz Ruçi. Në Natyra pra, ka vëllazërim të proceseve demokratike si zonën edhe opozita kanë të bëjnë për punën e tyre e të bëjë bilancin e kredibilitetit politik. Gjykojmë Partinë Socialiste, i bazuar në fakt.
(Vijon në faqen 3)
MAOO LAKRORI
Në Europë duhet të prezantohemi me dinjitet si shqiptarë!
LEXONI:
Në faqen 2 : Akt banditesk dhune i policisë ndaj KD të PS Rrogozhinë
Në faqen 3 : Sali Berisha në Moskë : «Si partizan apo si ballist»
Nga LUAN M RAMA