20/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

20 prill 1995

SULMET E FUNDIT NDAJ «ZERIT TE POPULLIT» NUK E SHPETOJNE DOT PUSHTETIN NGA PERGJEGJESIA PER KORRUPSIONIN DHE VJEDHJET E PASURISE SE POPULLIT

- Gazeta «Zëri i popullit» rrethohet nga forca të shumta të policisë - Prokuroria arreston ish kryeredaktorin e «Zërit të popullit» dhe anëtarin e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste Përparim Xhixha - PS dhe «Zëri i popullit» do të dalin fitimtarë nga beteja e fundit me pushtetin e korruptuar të PD-së Dje gazeta «Zëri i popullit» u gdhi e rrethuar nga forca të shumta të policisë. Forcat e shumta të policisë qëndruan gati gjatë gjithë ditës para ndërtesës së gazetës ndërsa policë me radio në duar kontrollonin korridoret dhe zyrat e redaksisë. Ky aksion i policisë përfundoi me vendimin e prokurorisë së Tiranës për mbylljen me arrest shtëpiak të ish kryeredaktorit të «Zërit të popullit» dhe anëtarit të Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste Përparim Xhixha. Veprimet e fundit të pushtetit ndaj gazetës «Zëri i popullit» si gazetë e partisë kryesore të opozitës janë në vazhdën e veprimeve të regjimit të Berishës ndaj opozitës në përgjithësi, ndaj shtypit të lirë dhe veçanërisht ndaj gazetës «Zëri i popullit» si gazetë krye- Sulmi i fundit i pushtetit ndaj gazetës «Zëri i popullit» ka në bazë të ashtuquajturat akuza për shpërdorimin e fondeve të caktuara vite më parë për blerjen e një shtypshkronje. E filluar javë më parë si një çështje me bujë të madhe që synonte të implikonte në të drejtuesit kryesorë të Partisë Socialiste, ajo po degjeneron tani në një çështje banale të shqyrtimit të faturave për blerjen e letrës dhe të veprimeve të tjera të përditshme të gazetaresisë. Një gazetë me gjyqet maratonë të organizuara dy vjet më parë ndaj gazetës së pavarur «Koha jonë» që përfunduan me turpin e pushtetit. Për të gjithë njerëzit që lexojnë gazetat është e qartë se, më e interesuar për mos shpërdorimin e fondeve të shtypshkronjës ka qenë dhe është vetë gazeta «Zëri i popullit». Këtë e dëshmon edhe teknika e shpërndarjes që cilën bëhët sot kjo gazetë, sytë e opinionit falsiteti i akuzave të pushtetit ndaj kësaj gazete, ashtu siç ka dalë edhe falsiteti i akuzave dhe sulmeve të tjera të pushtetit ndaj PS dhe strukturave të saj, ku bën pjesë edhe gazeta «Zëri i popullit». Zhurma e tanishme propagandistike e inskenuar nga pushteti i PD kundër PS dhe «Zërit të popullit» synon të menjanë vëmendjen e opinionit publik nga skandalet financiare, nga korrupsioni galopant dhe nga vjedhja e pasurisë kombëtare prej njerëzve të veshur me pushtet. Ky pushtet prej më shumë se tre vjetësh nuk po mund të sqarojë dot opinionin për milionët e dollarëve të humbur e të vjedhur në skandale të tilla si ai i Arsidit, skandali i traktoëve të blerë me kredinë greke, skandali i Hotel Tirana, skandali i anijes «Sotirios», skandali i kontrabandës së karburanteve dhe thyerja e em- embargos së OKB-së ndaj ish-Jugosllavisë etj., kanë miliona dollarë të vjedhur e të shpërdoruar për të cilat ky pushtet një ditë do të japë llogari para popullit. Akuzat qesharake dhe terror policor ndaj “Zërit të popullit” nuk mund ta shpëtojnë pushtetin nga kjo përgjegjësi. Ato vetëm se rritin tensionet politike e sociale në vend, duke krijuar situata konfrontimi nga të cilat PS dhe “Zëri i popullit” do të dalin të fituara ndaj pushtetit. … tjera të përdorimit të gazetës, e ngjashme qartë se e interesuar për mos shpërndarjen “Zëri i popullit”. Këtë e dëshmon edhe teknika e vjetëruar me të cilën botohet sot kjo gazetë, ndërkohë që të gjitha gazetat e tjera shtypen në shtypshkronjë me teknologji të reja. Në këto kushte është qesharake të mendosh se Blerim Çelës dhe prokurorisë i duhet shtypshkronja më shumë se ç’i duhet gazetës. Veprimtaria ekonomike e “Zërit të popullit” ka qenë dhe është plotësisht e ligjshme. Kjo veprimtari është e dokumentuar dhe këtë gazeta do t’ia bëjë të njohur opinionit në kohën e duhur. Atëherë do të dalë plotësisht i qartë në …

Çdo hap real drejt Europës ka mbështetjen e Partisë Socialiste

Dje, kryetari i grupit parlamentar të PS Namik Dokle u takua me zotin Klaus Francke, anëtar i grupit të politikës së jashtme të Bundestagut të Gjermanisë, i cili ka ardhur për një vizitë në vendin tonë. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me situatën në vend dhe në rajon; u vlerësua përparimi i dukshëm i marrëdhënieve shqiptaro-gjermane dhe mundësia e konkretizimit të tyre me programe sa më efikase. Miku nga Gjermania u interesua edhe për pikëpamjet dhe qëndrimet e Partisë Socialiste lidhur me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me integrimin politik dhe ekonomik të Shqipërisë në Europë. «Orientimi i Partisë Socialiste ka në bazë integrimin euroatlantik të Shqipërisë dhe çdo hap konkret në këtë drejtim ka patur dhe do të ketë përkrahjen e saj. Kjo u konfirmua kohët e fundit edhe në takimet e delegacionit të PS në Bruksel përfaqësues të lartë të Bashkimit Europian, theksoi Namik Dokle. Objekti i takimit ishin edhe situata në Kosovë si dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët. Zëdhënësi i shtypit i PS

Vazhdon punimet komisioni mikst shqiptaro grek në Athinë

Sikurse është bërë e ditur, që prej dy ditësh komisioni mikst shqiptaro - grek po vazhdon punimet në Athinë. Të dy delegacionet kryesohen nga zëvendësministri i Jashtëm Shqiptar, Arjan Starova, dhe sekretari i përgjithshëm i ministrisë së Jashtme greke, Gjergji. Sikurse është bërë e ditur gama e problemeve që do të diskutohen është mjaft e gjerë, që nga legalizimi i refugjatëve ekonomikë shqiptarë që punojnë Sipas zëvendësministrit të jashtëm shqiptar në bisedimet dypalëshe është rënë dakord që të fillojë legalizimi i emigrantëve shqiptarë që jetojnë e punojnë prej kohësh në Greqi. Ai nuk jep shifra, por burime të shtypit grek bëjnë të ditur për një shifër rreth 80-100 mijë shqiptarë emigrantë ekonomikë, që mund të fitojnë këtë status. Sipas z. Starova pala greke tregoi një vullnet të mirë e të vendosur në bisedime. Sipas z. Starova … në Athinë. Të dy delegacionet kryesohen nga përgjithshëm i ministrisë së Jashtme greke, Gjeorgji. të diskutohen është mjaft e gjerë, e nga legalizimi i refugjatëve ekonomikë shqiptarë që punojnë në Greqi, çështja e pasurive respektive të qytetarëve shqiptarë në Greqi dhe anasjelltas, zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik mes të dy vendeve, çështja e të drejtave të minoritarëve grekë në Shqipëri, dhe shkollat e tyre përgatitja e një traktati të miqësisë mes të dy vendeve i propozuar nga presidenti shqiptar Sali Berisha gjatë takimit të tij me ministrin e Jashtëm grek Papulias, hapjen e një filiale të Bankës kombëtare greke në Tiranë etj. … të legjislaturës së Ai nuk jep shifra, por bën me dije e të vendosur në bisedime. Sipas z. Starova mund të rregullohet jo vetëm çështja e emigrantëve shqiptarë në Greqi, por edhe arritja e një marrëveshje për punësimin e punëtorëve sezonalë në Greqi. Pala greke u shpreh pa hezitim për legalizimin e emigrantëve shqiptarë në Greqi», pohon për BBC z. Starova. Ai shtoi se tani për tani ai është optimist dhe plot shpresa dhe se atij i vinte mirë që këtë mesazh për herë të parë ua jepte … (Vijon në faqen 4)

Partia Socialiste nëpërmjet takimeve me popullin kërkon zgjidhje të reja për çbllokimin e situatës

Ardhja në pushtet e Partisë Socialiste është e padiskutueshme sepse atë e diktojnë faktorët e shumtë social e ekonomik që gjejnë zgjidhje tek alternativa e saj. Madridi i bëri edhe njëherë apel autoriteteve shqiptare për të rishqyrtuar nga e para procesin e gjykimit dhe dënimit të Kryetarit të opozitës më të madh, Partisë Socialiste, FATOS NANO. Në Delvinë si kudo në mbarë vendin, varfëria e papunësia janë kthyer në plagë të pashërueshme të ekonomisë shqiptare në këtë periudhë tranzicioni që po kalojmë. Rreth 62 përqind e popullsisë së këtij qyteti sot është e papunë, me një përkrahje minimale sociale, ku pasurimi i kombëtare e këtij qyteti u përqendrua në duart e një grushti të vogël familjesh, sigurisht nga ata më besnikët e PD-së. Yxhata ri rëmosas e minoritari me atë pak prodhim që ka është shumë larg mjaftueshëm për të bërë në rrugën e ekonomisë së tregut dhe i pashpresë. Kjo gjendje e krijuar nga vetë qeveria Meksi, e shtynë edhe më shumë elektoratin delvinjot të kërkojë, mbështesë e të besojë tek alternativa që parashtron programi i Partisë Socialiste. - Është në praktikën e çdo partie socialiste. (Vijon në faqen 2)

DJE NË KUVENDIN POPULLOR:

Në seancën e djeshme të Kuvendit Popullor, deputetët diskutuan e miratuan disa ndryshime ligjesh. U bë një ndryshim në ligjin «Për noterët» e cila përcaktonte se numri i noterëve, duhet të jetë i kufizuar me një limit të caktuar. Kundër këtij ndryshimi diskutuan e kërkuar mos miratimin e tij, deputetë nga grupe të ndryshme parlamentare. Kundër diskutuan deputetët Kopliku, Caka, etj. Me votim ndryshimi i ligjit u miratua sipas variantit të paraqitur. Më pas u kaluan disa ndryshime të ligjit për Kodin e Procedurës Penale dhe disa ndryshime në ligjin e Kodit të Procedurës Civile të Republikës së Shqipërisë. Ndryshimi i fundit, ishte ai në «Ligjin për të drejtat e autorit» i cili e zgjaste afatin të drejtës së autorësisë. Punimet e Kuvendit Popullor, do të vazhdojnë edhe sot, në seancë plenare me miratim ligjesh. Korresp. i «Zërit të Popullit»

ERSEKË

Tenderin e anulon PD-ja, pushteti lokal mban përgjegjësinë... Shkak për këtë shkrim u bë një kronikë e transmetuar nga televizioni para disa ditësh në emisionin «Në të cilës vihej shqetësimi për zvarritjen e punimeve të ujësjellësit të qytetit të Ersekës. Për të gjithë këtë kronikë ne fjala përëndonte që t’ia linte në fund fajin pushtetit lokal Qëllimi i këtij televizioni tashmë s’ka nevojë për koment, ato shkëmbë kreshendo mburrës të propagandës shtetërore për të krijuar tek njerëzit e thjeshtë imazhin se atje ku pushtetin lokal e drejtojnë socialistët punët nuk shkojnë siç duhet, ata janë të paaftë për të drejtuar, shpërdorojnë edhe fondet që u akordohen dhe … Po si qëndron e vërteta dhe deri ku arrin hapi i pushtetit lokal në këtë mes? - Është i njohur fakti që edhe në këtë qytet ashtu siç edhe në qytetet e tjera të Shqipërisë mungesa e ujit të pijshëm ndihet në pjesën më të madhe të qytetit. Këshilli i rrethit vazhdimisht e ka bërë prezent deri në qeveri një fakt të tillë dhe i është pasojë e kësaj kërkese të vazhdueshme ajo që në vitin 1994 ministria e ndërtimit aprovoi në programin e investimeve duke caktuar si prokurues Institutin e studimit dhe ndërtimit të ujësjellësit. Ky i fundit në Qershor të atij viti organizoi tenderin dhe shpalli … (Vijon në faqen 4)

Shtyhet edhe një gjyq

Gjyqi në ngarkim të shtetasit malazes, Beqir Leshoviq dhe nëse manovrieri të Gardës, Mehmet Logu, nuk u zhvillua dje, ashtu siç ishte parashikuar. I pari është akuzuar veç të tjerave për spiunazh në shërbim të zbulimit jugosllav, ndërsa i dyti për tradhti ndaj atdheut. Trupi gjykues e shtyu gjyqin për 3 maj. Si arsye për këtë solli faktin se policin nuk e kishte sjellë në seancë Mehmet Logu, si dhe mungonin dëshmitarët.

Banda «mbrojtëse»

Gjithnjë e më tepër në qytetin e Durrësit po ndihet veprimtaria e grupeve të organizuara që kërcënojnë pronarët e vegjël të lokaleve duke i detyruar ata të pranojnë «mbrojtjen» e tyre kundrejt një shume të caktuar, dhe në rast mospranimi, pronarët bien viktimë e këtyre «mbrojtësve». Vetëm gjatë javës së kaluar kishte të tilla viktima të kësaj natyre, një kioskë e djegur dhe dy vëllezër, pronarë të një lokali, të plagosur me leva.

Shkurtohen punonjës të mirëmbajtjes rruga

Qeveria me sa duket është e kënaqur me gjendjen e rrjetit rrugor dhe si drejtorja e përgjithshme e rrugëve pranë Ministrisë së Ndërtimit me shkresën nr. 391-1 datë 15.3.95 urdhërohen të shkurtëhen 101 punonjës në ndërmarrjen e mirëmbajtjes rrugëve në Vlorë. Është vërtet paradoks që të shkurtëhen punonjës të kësaj ndërmarrjeje. Gjendja e rrjetit rrugor të Vlorës e bën të parasheshëm këtë vendim.

Griqani pa shkollë

Shkolla e Griqanit në komunën Labinotit është bërë e pamjaftueshme dhe për të zhvilluar mësim. Sipas informacionit nga kjo komunë, pjesa më e madhe e nxënësve e kanë braktisur shkollën dhe tashmë bëjnë mësim në barinj. Me gjendjen ku ndodhet shkolla, është e pamundur të thuhet se ajo nuk ekziston më në Griqan.

SHKURT NGA VENDI

Sqarim i redaksisë

Njoftojmë lexuesit se për mungesë të furnizimit me letër nga arsye që varen nga tregu i letrës, sot «Zëri i Popullit» është botuar me tirazh të reduktuar.