21/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

21 prill 1995

Socialistët kërkojnë pakt social, regjimi i Berishës tensionon situatën me aventura policore

DEKLARATË e kryesisë së Partisë Socialiste të Shqipërisë Situata politike në Shqipëri po precipiton me shpejtësi të veçantë. Ajo po shkon drejt acarimit të qëllimshëm, ashpërsimit, zgjerimit të dhunës e hakmarrjes. Hapësirat e demokracisë po mbyllen në kufij kritikë. Strategjia e tensionimit të jetës politike, e pranishme gjatë të tre viteve të qeverisjes së PD-së, po shënon kohët e fundit një shkallëzim të ri. Përballë dëshmitë e pavërteta në qeverisje dhe pakënaqësisë në rritje të popullit, përballë krizës së strukturave dhe luftës së klaneve në radhët e veta, përballë ndryshimeve të hershmeparëshem të e të pamotuara të obsesioneve për zgjidhjen e çështjes kombëtare dhe të dëshimeve në politikën e jashtme, përballë humbjes së pritshme në zgjedhjet e afërta elektorale, lidershipi i PD-së, po përshkallëzon terrorin psikologjik e fizik ndaj shtresave të ndryshme të popullsisë, ndaj opozitës në tërësi dhe veçanërisht ndaj Partisë Socialiste dhe elektoratit të saj. Ne funksion të fushatës së shfrenuar të shpifjeve, akuzave sulmeve dhe veprimeve antiligjore janë vënë segmente të veçantë të makinerisë shtetërore të Kontrollit të Shtetit, SHIK-ut e organet e rendit, Radioja dhe Televizioni Shtetëror, Prokuroria e Gjykata dhe, në radhë të parë, Presidenti i Republikës. Duke abuzuar me prestigjin e postit të Presidentit, zoti Sali Berisha tashmë është shpallur hapur si ideator dhe drejtues i luftës së pështjellët kundër opozitës socialiste. Është Presidenti që ftoi dhe mbasardhësisht në burg kryetarin e PS-së, Fatos Nano; është ai që bën shurdh ndaj kërkesave të përsëritura të elektoratit shqiptar dhe të organizmave prestigjioze ndërkombëtare, për lirimin e tij; është Presidenti që akuzon zyrtarisht se shqiptarë të ndryshëm të pafajshëm e kurdisur në njëri-tjetrin, të copëtuarit veri - jug. Presidenti Berisha dhe shtabi i tij bëjnë deklarata të pabesueshme se socialistët nuk i duan në veri, në Shkodër, në Tropojë apo gjetkë. Vetëm me këto qëllime e koncepte të mbrapshta shpjegohet ngritja e private ndaj tre drejtuesve të PS në hyrje të Tropojës, ndërmjet të cilëve dhe të nënkryetarit të Kryesisë së Parlamentit, Shaqir Vukaj. PS di të dallojë qartë strategjinë e cubave dhe të private nga fisnikëria dhe mirëpritja e tropojanëve, kuksianëve, dibranëve, matjanëve, mirditorëve, pra gjithë malësorëve. PS është e mirëpritur dhe me autoritetet në gjithë Shqipërinë, në Jug dhe në Veri. Elektoral u ka besuar socialistëve pushtetin lokal pothuajse në të gjitha qytetet e qeveritë e Shqipërisë, si në Bajram Curri, Pukë, Kukës, Bulqizë, Dibër, Koplik. Mat, Lezhë etj. Takimet e zhvilluara kohët e fundit nga drejtues kryesorë të PS në disa nga rrethet e Veriut dëshmuan më së miri për vendin, peshën, autoritetin dhe besimin e elektoratit ndaj PS. Dhuna e shtuar policore, arrestimet e paligjshme, kontrollet e befasishme që të kujtojnë skuadronet e zeza të diktaturave më të egra janë dëshmi e fashistizimit të jetës së vendit. Por dhuna e pushtetit të PD-së, nuk njeh kufij krahinorë. Dhuna e pashëmbullt policore e njëjta polici e tërë policësh e punonjësve të SHIK-ut ndaj KD të PS-së në Rrogozhinë që bënte vetëm mbledhje është akti më i ri i ishtëmarrjes i regjimit të Berishës. Zgjerimi i ndjeshëm i dhunës e forcimi i dispozitivit policor me uniformë e civilë në Tiranë e në vende të tjera, përdorimi i falangave të jashtme në të djathtën, përdorimi i kundër... jashtëligjshme të armatosura, lufta kundër udhëheqjes së lartë të PS, sulmet dhe akuzat ndaj drejtuesve kryesorë të saj, thirrjet e kërcënimet për arrestime e burgosje, akuzat e kërcënimet ndaj nënkryetarit të PS N. Dokle, dhe gazetës së saj «Zëri i Popullit», arrestimi i ish-kryeredaktorit të ZP dhe anëtarit të KD të PSSH Perparim Xhixha, tregon se regjimi i Berishës i ka hyrë rrugës së një aventure të rrezikshme. PS i denoncon këto veprime, këtë shkallëzim të rrezikshëm të dhunës duke theksuar përgjegjësinë e rëndë që bie mbi projektuesit e zbatuesit e saj. Ajo do ta denoncojë, ta paralizojë e do bëjë që të dështojë aventurën policore të Berishës. Ky shkallëzim i ri i strategjisë së tensionit në prag të zgjedhjeve të reja parlamentare synon terrorizimin e frikësimin e elektoratit, hedhjen e shtirratit të përdorimit të gjërë të dhunës, dëshmon për plane të errëta të fabrikimit të Libofshave, për realizimin e manipulimeve dhe mashtrimeve. Ky shkallëzim i ri i tensionimit të situatës synon t’u tkurrë e të tërheqë PS nga lufta aktive e saj për denoncimin e korrupsionit qeveritar. Strategji të mbitumit të korrupsionit janë akuzat ndaj pushtetarëve lokalë socialistë. PS nuk ka për të hequr dorë kurrë nga lufta për denoncimin e korrupsionit qeveritar deri në shpallimin e plotë të tij. PS i bën thirrje elektoratit shqiptar në tërësi të marrë pjesë gjallërisht në lëvizjen masive kundër korrupsionit. E përgjegjshme, për situatat që kalon vendi dhe pasojat e rënda politike, ekonomike e sociale që shkakton qeverisja e PD, PS-ja ka dhënë dhe do japë mesazhe stabiliteti, vetëpërmbajtjeje e maturi. Ka kërkuar e kërkon dialog ndërmjet pozitës e opozitës, arritjen e një pakti social parazgjedhor me qëllim që të largojë nga jeta shqiptare hakmarrjen, dhunën e mosbesimin, ndarjen e shqiptarëve në miq e armiq. Arritja e këtij pakti social do të dëgjojë kartat e të gjithë atyre që inspirojnë pushtet personal, që mbjellin e realizojnë hakmarrje e destabilitet, përçarje të shqiptarëve. Arritja e paktit social do të krijojë kushtet e përshtatshme për realizimin e zgjedhjeve të reja të afërta në kushtet normale, të qeta, pa eksese e do të krijojë mundësi zgjedhësve të vlerësojnë realist alternativat e të shprehin lirisht vullnetin e tyre. Ajo i bën thirrje elektoratit socialist e atij mbarëshqiptar të gatësohet drejt për këtë strategji tensioni e shkallëzim të tij, për qëllimet e mbrapshta dhe rrugët antidemokratike të realizimit të saj, të kuptojë drejt rreziqet që bart ajo, si dhe përgjegjësinë e rolin që ata kanë në ndalimin e zbatimit të saj. PS i bën thirrje elektoratit të mos frikësohet nga strategji të tilla të dështuara, të jetë syçelur për të mos rënë në kurthe të ngritura nga ata që qafisin prita e hakmarrje. PS i bën thirrje të gjitha forcave politike progresive në Shqipëri të ndërgjegjësohen realisht për rreziqet e mëdha të këtij shkallëzimi të ri të tensionimit të situatës e të ndihmojnë në demaskimin dhe pengimin e realizimit të tij. Tiranë, më 20.4.1995 Kryesia e PSSH-së …roria e Gjyqkata pa princip kundër opozitës socialiste. Është Presidenti që futi dhe mban padrejtësisht në burg kryetarin e PS-së, Fatos Nanon; është ai që bën shurdhëtarin publikisht udhëheqjen e PS-së për «korrupsion», «nihilizëm», për terror të të vetët psikologjik dhe propagandë të shfrenuar antireformë, për nxitje dhe «organizim përleshjesh midis njerëzve», për bartës të «parimeve vjetrare të Marksistëve, për bartës të partive Socialiste forcës destruktive dhe anarkizuese, por tashti, pas mësimit që i dha elektorati më 6 Nëntor dhe marrjes hapur në duart e veta të udhëheqjes së PD-së pa likuidimit të E. Selamit, Presidenti është bërë i papërmbajtur në sulmet dhe akuzat shpifëse ndaj Partisë Socialiste. Filozofia politike e neototalitarizmit është baza e përçmimit dhe e zbatimit të kësaj strategjie së dhunës dhe të tensionimit të situatës. Kjo strategji i shërben krijimit të kazusit për shpalljen publike të pushtetit diktatorial, i shërben qëllimit antidemokratik e antishqiptar, të shpallur publikisht, për mbajtjen gjatë dhe me gjak të pushtetit të korruptuar të PD-së. Tensionimi i qëllimshëm i situatës i shërben destabilizimit të Shqipërisë, i shërben ndërhyrjes së synimeve të errëta antishqiptare, të qarqeve të caktuara, që «s’kanë hequr dorë kurrë nga synimi për ta parë Shqipërinë të copëtuar, të varfër, të ngujuar, të destabilizuar». Akuzat që u artikuluan nga Presidenti ndaj PS në takimin e improvizuar të aktivit të zgjeruar të LGD-së janë pjesë e skenarit të hartuar në dhomat e errëta e duart e zëza antidemokratike e antishqiptare. E akuzon Presidenti Berisha PS si ekstremiste të majtë për të justifikuar goditjet që ka përgatitur ndaj saj. I akuzon socialistët se rendin nëpër Shqipëri si «marksistë e enveristë» për të «argumentuar» sot dhe në vazhdim veprimtarinë e tij të dhunës ndaj saj. Edhe akuza, edhe qëllimi i mbrapshtë, edhe rrugët e zgjedhura dëshmojnë më së miri se Presidenti e ka vënë veten në pozitën e ekstremizmit të djathtë. Por, propaganda shurdhuese e inicuar dhe drejtuar nga Presidenti nuk mund ta mbulojë të vërtetën. Ka që PS që nuk mund të mos kuptoje pjekurinë politike e përgjegjshmërinë e lartë, madje, edhe kur është provokuar me qëllim apo është përdorur dhunë e paligjshme ndaj anëtarëve dhe simpatizantëve, drejtuesve kryesorë dhe deputetëve të saj në takimet paqësore e elektorale. Nuk mund të injorohet kontributi i PS në miratimin e një mali ligjeve demokratike e të kodeve të rëndësishme në parlament. PS ka dhënë kontributin e saj për futjen e Shqipërisë në Këshillin e Evropës dhe ka ndihmuar në normalizimin dhe mbarëvajtjen e marrëdhënieve me fqinjët. PS ka dhënë kontributin e saj për zhvillimin e lidhjeve ekonomike së tregut, vendosjen e reformave të ekonomisë së tregut, vendosjen e shtetit ligjor, konsolidimin dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike në Shqipëri. Ajo ka mbrojtur me vendosmëri e argumenta çështjen kombëtare, rrjeshtin e Kosovës e në tërësi të shqiptarëve, rrojtjen e Kosovës e veta në ish-Jugosllavi dhe banorëve në trojet e veta në ish-Jugosllavi, çështjen çame. Elektorati shqiptar, dhe jo vetëm ai, e bën të qartë këtë qëndrim të PS. Fakti pikërisht ky qëndrim i palëkundur, i pakthyeshëm, autoriteti dhe roli i PS në jetën politike të vendit. …se. Dhe në pjesë më të drejtuese të PD-së të nëpunësve shtetërore të emëruar në mënyrë të posaçme Nënkryetarin e Kryesisë të Parlamentit që të shmangur çdo incident. Për këtë ata ishin edhe të lajmëruar në kohë e duhur. Policia shoqëroi grupin e deputetëve vetëm në rrethin e Tropojës, siç theksuam pas kalimit të … Tropojë, që kërkojmë nga Partia të sjellin pasoja të paparashikuara për paqen sociale në vend. Ne denoncojmë pengimin e aktiviteve të përfaqësuesve të popullit të partive opozitare dhe kërkojmë që or- …të deformohet në këtë mënyrë, ashtu siç deformohet Deklarata e nënshkruar nga kryetarët e Kryesisë së Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj për Namik Doklen. Ne denoncojmë pengimin e aktiviteteve or-

Socialistët rikërkojnë «pakt social» parazgjedhor. Azem Hajdari mbron pritat!

Protestë e ashpër e socialistëve për incidentet në Tropojë - Demokratiku, z. Hajdari, i cilësoi socialistët «irredentistë» «shovinistë». Cilësime të tilla ndaj shqiptarëve kanë bërë e bëjnë Rankoviç dhe Arkanio. TIRANË. Dhe pas ditë në Parlament grupi parlamentar socialist përmes një Deklarate të lexuar nga deputeti M. Ulqini, anëtar i Kryesisë së PSSH, dënoi incidentet e rënda të ndodhura më 14 prill ndaj deputetëve socialistë: Shaqir Vukaj, Nënkryetar i Kryesisë së Kuvendit Popullor, Musa Ulqini e Lush Përpali, të cilët ishin ftuar në një aktiv të socialistëve në qytetin e Bajram Currit të rrethit Tropojë. Në pjesën e parë të Deklaratës hidhëj dritë në mënyrë të plotë për gjithçka ndodhi me deputetët socialistë gjatë rrugës për në qytetin Bajram Curri. Më pas në Deklaratë theksohej: Se pari, aktiviteti i organizuar nga socialistët ishte legjitim dhe askush nuk ka të drejtë të pengojë veprimtaritë legjitime të një force legale në një shtet demokratik. Së dyti, të gjitha ata që bënë presion mbi drejtuesit e PS-së dhe që kishin pjesëtarë aktivë në të tri pritat e organizuara ishin ekspozuar të PD-së. Dhe në pjesë e mirë e makinave që u aktivizuan për këtë problem ishin të drejtuesve të PD-së të bëne pënuesve shtetërore të emëruara nga PD-ja. Së treti, forcat e rendit e kishin për detyrë që të ushtronin të drejtën e tyre të përcaktuar me ligj për të shoqëruar deputetët e Kuvendit Popullor e në mënyrë të posaçme Nënkryetarin e Kryesisë së Parlamentit, Shaqir Vukaj për në Nikaj Mërtur. Ne denoncojmë gjithçka ndodhi në Tropojë dhe kërkojmë nga Partia në pushtet që të shmangë incidente të tilla që mund të sjellin pasoja të paparashikueshme për vendin. Dje pasdite në Parlament, prites dhe pjesërisht në rrethin e Mirditës. Pra theksojmë përsëri: policia mungoi në Pukë, pavarësisht aty ku ishin vendosur edhe prita kryesore. Drejtuesit e Ministrisë së Rendit e dinin itinerarin e lëvizjes së deputetëve. Shumica e qytetarëve të B. Currit e dinin se ku ishte vendosur prita kryesore. Grupi bllokues ishte vendosur në rrugën nacionale që në pasditen e 13 Prillit, dhe siç thuhet gjatë natës kanë djegur bankat e një shkolle aty pranë për ngrohje duke shquar dyert e saj. Atëherë përse organet e rendit nuk morën masat që aktorët ligji për të ç’bllokuar rrugën nacionale? Nuk ka njeri në Bajram Curri që nuk e di saktë se kush ishin organizatorët e pritave, se drejtuesit e PD-së ishin të vendosur që të pengonin aktivitetin e ligjshëm të PS-së, prandaj nuk e kuptojmë atë që shkruajnë dje gazeta e Partisë në pushtet se drejtuesit e PD-së në Tropojë ndihmuan në uljen e tensioneve dhe munduan zhvillimin e aktivitetit socialist!. Është e turpshme që e vërteta të deformohet në këtë mënyrë, ashtu siç deformohet edhe Deklarata e nënkryetarit të Kryesisë së Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj për Namik Doklen. Tropojanët, pavarësisht nga simpatitë politike, nuk janë e nuk mund të jenë dakort kurresesi me veprime të tilla, gjë e cila u manifestua edhe në veprimtaritë e zhvilluara me këtë rast. Këtë veprim e denoncuam me dhjetra qytetarë që ne takuam në Tropojë gjatë kësaj fushate elektorale-përfundon deklarata e grupit parlamentar socialist. Mëngjesi pas kësaj e mori fjalën aq i pakënaqur, duke shpërthyer se përfaqësuesit sot mijëra e studentëve të Dhejtorit, pra, Azem Hajdari, i diplomuari aksidentalisht në filozofi, i cili cilësoi e kryetarit të Komisionit Parlamentar të Rendit. Mbrojtës Mbrojtjes dhe SHIK-ut mori në mbrojtje pritat e ngritura nga «pritësit me pushkë për…» (Vijon në faqen 4)

Socialistët garantojnë profesionalizëm dhe ndershmëri

TAKIME TË SOCIALISTËVE NË LIBRAZHD DHE PRENJAS - S. PËLLUMBI: Ne i themi «Jo» strategjisë së tensioneve politike - TAKIME TË SOCIALISTËVE NË LIBRAZHD DHE PRENJAS Socialistët garantojnë profesionalizëm dhe ndershmëri - S. PËLLUMBI: Ne i themi «Jo» strategjisë së tensioneve politike - Qyteti i Prenjasit, shtrirë në anë të Fushës së Domosdovës të krijon përfytyrime e turris së jetës së… Madje duket se edhe pakti i dikurshëm ndërmjet këtij qyteti dhe kurorës gjelbëruese të pishave është prishur. E megjithatë njerëzit e këtij qyteti shpresojnë dhe dinë të orientohen tek ato forca politike ku shohin shpresën e tyre. Kjo u duk edhe njëherë në takimin me banorët e këtij qyteti dhe të fshatrave përreth me sh. Servet Pëllumbi, nënkryetar i PSSH dhe deputetin Anastas Angjeli. Kemi ardhur të shkëmbejmë mendime dhe të dialogojmë, sepse takime të tilla për ne janë të domosdoshme - e hapi bisedën shoku S. Pëllumbi - pa i përfillur ata që na thonë se paskërkemi filluar fushatë elektorale. Ata që shprehen kështu - vazhdoi ai - kanë frikë nga takimet me popullin, kanë frikë nga fushata dhe kanë arsye që kanë frikë sepse dinakërisht e mashtruan atë duke i premtuar parajsën dhe më pas shpërdoruan votën e tij për të projektuar dhe instaluar në Shqipëri një pushtet absolut dhe me anë të korrupsionit grabitën pasurinë e tij, për të krijuar në mënyrë të paligjshme klanen e pasanikëve. Më tej shoku S. Pëllumbi u bëri të qartë pjesëmarrësve situatën politike në vend duke e përshkruar atë si të pushtet… fragmentarizohet e mbrapsht, por këto rikrijojnë. Ai bëri thirrje elektoratit socialist e atij mbarëshqiptar të gatësohet drejt kësaj në demaskimin dhe pengimin e realizimit të tij. … duke e përshkruar atë si të pushtet… (Vijon në faqen 3)

Dje në parlament:

- Ministri Brojka: Shërbimi i telekomunikacionit më i prapambeturi në kontinent. - Socialistët kërkojnë plotësimin e projektligjit për zhdëmtimin e ndërmarrjeve shtetërore. Seanca e djeshme plenare e Kuvendit Popullor, filloi me një ndri-…shim në projektligjin numur 7512 të datës 10.8.1991, në lidhje me privatizimin e objekteve të shëndetësisë. Sipas këtij ndryshimi edhe pas privatizimit të tyre, farmacitë janë të detyruara ta ruajnë destinacionin, për një kohë të gjatë prej 7 vjetësh. Më pas, sipas rendit të ditës u kalua në një interpelancë me ministrin Brojka, lidhur me punën dhe masat e marra në drejtim të telekomunikacionit. Në fjalën e tij, siç u nda gjërësisht në gjendjen vështirë që ndodhet sot ky shërbim, që sipas zotit Brojka «është nga…» (Vijon në faqen 4)

SOT «ZËRI I POPULLIT» 10 LEKË

Të nderuar lexues të shumtë të «Zërit të popullit»! Si kemi bashkëbiseduar shpesh për vështirësitë e shumta që po has shtypi sot, vështirësi të kostos së tregut, që ju i ndjeni po aq në xhepat tuaj, jemi të detyruar t’u njoftojmë një vendim për rritjen e çmimit të gazetës në dhjetë lekë. Po e hedhim këtë hap vetëm pasi kemi shqoshitur çdo mundësi tjetër financiare për të përballuar sadopak rritjen galopante të çmimit të letrës në tregun botëror, përveç kulmari të pafund të taksave të shtetit të sotëm. Të ndërgjegjshëm se ju detyrohemi shumë, ju simpatizantëve tanë të përhershëm qofshi punëtorë, fshatarë, intelektualë, të rinj apo pensionistë, pasi kontributi juaj është i vetmi burim financimi i «Zërit», do të përpiqemi përherë që edhe «Zëri i popullit» të paraqitet me një fytyrë të re, në një shtyp kvalitativ dhe me një cilësi më të lartë të shkrimeve. Po marrim këtë masë të bindur se do të na kuptoni se «Zëri i popullit» në gjithë vështirësitë tuaja financiare, do të shënojë një rritje të tirazhit dhe kumbetur edhe në të ardhmen gazeta më e madhe e vendit. REDAKSIA

Gazeta «KOMBI» del nesër

Njoftohen lexuesit e gazetës «Kombi» se për arsye teknike kjo gazetë do të dalë nesër, ku ndër të tjera do të lexoni: - Arrestimi i Prof. Dr. ILIR HOXHES tregon se pushteti i sotëm ballisto-fashist po lë kokrrën e namit. Kryeministri Meksi jep 7000 dollarë për kthimin e Lekë Zogut në Shqipëri. - Një dokument që botohet për herë të parë për Mehmet Elezin. - Sali Berisha i tregon vendin zonjës Flutura Hasko! - Populli i Kolonjës u var teneqenë bastardeve ballistë të sotëm etj. Redaksia e gazetës «Kombi»