22/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

22 prill 1995

KU JANË 2 MILIARDË DOLLARËT E INVESTIMEVE?…

- Gjënjen Presidenti i Republikës, apo shteti i drejtuar prej tij? - Shifrat janë «graçka», ku Presidenti «bie si laraska» Berisha: «Investimet e këtyre tre viteve… kalojnë vlerën e 2 miliard dollarë» Presidenca: Gjatë tre vjetëve investimet kanë qenë 518 milion dollarë Buxheti i Shtetit: Gjatë vitit 1994 investimet kanë qenë 120 milion dollarë Instituti Statistikave: Gjatë vitit 1994 investimet kanë qenë 100 milion dollarë Sekretari i Shtetit për Marrëdhëniet Ekonomike me Jashtë: Gjatë vitit 1994 investimet kanë qenë 140 milion dollarë Drejtori i Investimeve të Huaja: Gjatë vitit 1994 investimet e huaja kanë qenë 61 milion dollarë Nga tribuna e Aktivit të grave demokrate të mbajtur para pak ditësh, presidenti i Republikës zoti Sali Berisha, gjeti rastin të flasë edhe një herë për fitoret madhështore të Partisë Demokratike gjatë tre vjetëve të qëndrimit të saj në pushtet. Ndër shifrat që përmendi presidenti në këtë kuadër, ajo që i habiti shumë njerëz ishte shifra prej 2 miliard dollarësh investime të huaja, që sipas tij janë bërë në Shqipëri gjatë tre vjetëve të fundit. 1. Investime në Bujqësi 51 milionë dollarë. 2. Në industrinë Ushqimore 15 milionë dollarë 3. Për ujësjellësat 45 milionë dollarë Sali Berisha me rastin e 22 marsit të këtij viti. Në këtë Material zyrtar që kuptohet se është përgatitur nga presidenca, jepen këto shifra për investimet e bëra në Shqipëri gjatë tre vjetëve të fundit:

Presidenti Berisha, kryeministri Meksi shkelin Kushtetutën?!

Kronologji antikushtetuese e një emërimi: Presidenti Berisha, kryeministri Meksi shkelin Kushtetutën?! Dylber Vrioni qeveritar dhe president i Bankës Italo - Shqiptare në mënyrë antikushtetuese!! - Deputetët që dhanë votbesimin më 21 Dhjetor 1994 nuk kanë ditur gjë - Tjetër skandal ka përfshirë lidershipin shqiptar. Përseri, sferat më të larta të administratës së zotit Berisha ndodhen në qendër të ciklonit, të një skandali antikushtetues. Kësaj radhe termi publik «skandal», specifikohet në shkelje flagrante të «Dispozitave Themelore Kushtetuese», që momentalisht rregullojnë gjithë jetën politike, juridike, ekonomike, administrative të këtij vendi. Emrat - për pastër që përfaqësojnë janë tejet prestigjoz. Sali Berisha, President i Republikës, Aleksandër Meksi, Kryeministër i Republikës, Kuvendi Popullor i Republikës së Shqipërisë, përmbledhin brenda tyre një tjetër post të madh, - të disponuar nga zoti Dylber Vrioni, - atë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave të Shqipërisë. Gjithçka është tejet e thjeshtë - të paktën në dukje - dhe përmban tre miniskandale brenda: shkeljen e dispozitave kushtetuese nga Presidenti i Republikës z. S. Berisha dhe kryeministri i Republikës z. A. Meksi, shkeljen e dispozitave ligjore me karakter ekonomik si dhe mashtrimin skandaloz bërë Parlamentit Shqiptar dhe deputetëve të tij. Në qendër të këtyre miniskandaleve është emërimi i zotit Dylber Vrioni në postin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të financave të Shqipërisë. Kjo sepse zoti Vrioni ka gëzuar dhe gëzon edhe një funksion tjetër, atë të presidentit të Bankës Italo-Shqiptare. Më 25 nëntor 1994, kryeministri shqiptar Aleksandër Meksi i propozon presidentit Berisha disa ndryshime në Qeverinë e momentit. Zoti Berisha kërkon nga ana e tij që këto ndryshime të aplikohen pas miratimit nga parlamenti të projektligjit për «Privatizimin dhe krijimin e disa ministrive». Më 1 dhjetor 1994, Kuvendi Popullor vendosi prishjen dhe krijimin e disa ministrive në të cilat nuk përfshihet Ministria e Financave të Shqipërisë dhe drejtohej nga zoti Piro Dishnica. Më 4 dhjetor 1994 presidenti i Republikës z. Berisha me dekretin me nr. 973 «Për lëvizjen dhe emërimin e disa ministrave», dekreton: «Në mbështetje të nenit 28 pika 7, të ligjit 7491, datë 29.4.1991, “Për dispozitat kryesore kushtetuese”, me propozim të kryeministrit Meksi dekretoj: 13. Zoti Dylber Vrioni emërohet zv. kryetar i Këshillit të Ministrave dhe ministër i Financave të Shqipërisë. Më 5 dhjetor zhvillohet mbledhja e parë e Qeverisë «Meksi» në të cilën kryeministri shqiptar uron ministrat për detyrën e re. Në një foto të kësaj mbledhje në karriken e parë, - në krahun e majtë të zotit Meksi, ndodhet i ulur zëvendësi i tij zoti Dylber Vrioni. Pra më 5 dhjetor! Më 21 dhjetor 1994 parlamenti shqiptar jep votbesimin për kabinetin e tretë të z. Meksi. Kjo është kronologjia antikushtetuese. Themi antikushtetuese sepse ligjin 7491, datë 29.4.1991 për dispozitat kryesore kushtetuese në nenin 35 paragrafi i parë dhe i tretë thuhet: «Në përbërjen e Këshillit të Ministrave hyjnë: kryetari, zv. kryeministrat, ministrat, dhe persona të tjerë të përcaktuar me ligj. Anëtarët e Këshillit të ministrave nuk duhet të ketë, përveç mandatit të deputetit, asnjë funksion tjetër shtetëror e profesional dhe as të marrë pjesë në organizmat drejtues të organizmave ekonomike e tregtare». E gjithë kronologjia antikushtetuese e emërimit, e ka gjetur dhe e ka lënë zotin Vrioni në postin e presidentit të një organizmi ekonomik tregtar, Bankës Italo-Shqiptare. A e dinte më 21 dhjetor 1994 parlamenti shqiptar këtë? Dekreti i presidentit të Republikës, zotit Sali Berisha, nuk ka asnjë relacion shpjegues. Rilindja Demokratike - po qeveritare e përditshme - boton jetëshkrimin e shkurtër të tre ministrave të rinj, Brojka, Laço, Frashëri, por fatkeqësisht dhe çuditërisht, harron të katërtin dhe më të rëndësishmin, zëvendëskryeministrin Vrioni. Deputetët e parlamentit shqiptar treguan dje për «Zërin» se askush nuk u ka treguar atyre se z. Vrioni është president i Bankës Italo - Shqiptare. Madje, as kryeministri Meksi në fjalën e tij para deputetëve - ndonëse flet vazhdimisht për postin e zv.kryeministrit dhe ministrit të financave - nuk tregon asgjë për postin e dytë të zotit Vrioni. E pra, pas gjithë kësaj kushdo pyet: Pse është shkelur kushtetuta? Apercanca, pamja e jashtme e skandalit ka vetëm «sisin antikushtetues» me përmasa spektakolare. Brenda, gjithçka është e nxehët dhe i lidhur me një skandal të madh financiar.

Takim PS - PUK

Dje zëvendëskryetari i PS, profesor Servet Pëllumbi zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë së Unitetit Kombëtar Hidajet Beqiri. Dje zëvendësekretari i PS, profesor Servet Pëllumbi zhvilloi një takim me kryetarin e Partisë së PUK Komitetar Hidajet Beqiri. Në takim merrnin pjesë nënkryetari i PS Namik Dokle dhe nënkryetari i PUK, prof. Bedri Dedja. Gjatë takimit u shkëmbyen mendime lidhur me situatën në vend dhe përpjekjet që po bëhen nga segmentet ekstremiste të pushtetit e të PD-së për tensionimin e saj, për të tërhequr vëmendjen e njerëzve nga hallet e tyre të shkaktuara nga qeverisja e korruptuar dhe e paftë e PD-së. Është obligim moral i të gjithë forcave politike shqiptare, të majta e të djathta, t’u ndeshen në takim, - që të dënojnë këtë strategji tensioni që po ndjek regjimi i Berishës, Monopoli i pushtetit dhe i demokracisë së vërtetë nuk përket tribunave presidenciale, por vetëm votës së lirë të popullit. Takimi u zhvillua në frymë konstruktive. ZËDHËNËSI I SHTYPIT I PS

Investimet e huaja kanë qenë 61 milion dollarë

e Aktivitet të grave demokratike Berisha, gjatë që i habiti shumë njerëz ishte shifra prej 2 miliardë dollarësh e investimeve që janë bërë në Shqipëri, sipas presidentit, gjatë tre vjetëve të fundit. Ja çfarë tha presidenti tekstualisht. «Mjafton këtu të rikujtojmë se investimet e këtyre tre vjetëve të realizuara nga buxheti i shtetit ose nga kreditë dhe ndihmat e vendeve mike, të institucioneve financiare ndërkombëtare, të firmave dhe të kompanive private të huaja dhe shqiptare, të emigrantëve shqiptarë ose të individëve nga diaspora e herëshme, kalojnë vlerën 2 miliardë dollarë. («RD» 19 prill 1995, faqe 2, kolona e parë, paragrafi 3.) Megjithëse shifra 2 miliardë dollarë investime është e pagueshme nga donjonerët deri tani (ndonëse presidenti thotë «të rikujtojmë») dhe ngjalli habi te lexuesit, në një drejtuan edhe një herë statistikave zyrtare të publikuara deri më sot për të verifikuar se sa e vërtetë është shifra e mësipërme që përmend presidenti. Sepse, nëse kjo shifër është e vërtetë, atëherë lind natyrshëm pyetja se ku janë veprat e ndërtuara me këto 2 miliardë dollarë investime. Ç’thotë materiali zyrtar i Presidencës? Në fillim në ju drejtuam Materialit zyrtar të shpërndarë për gazetarët në konferencën e fundit për shtyp të organizuar nga presidenti i Republikës Për ujësjellësat 45 milionë dollarë. 4. Për hidrocentralet ekzistuese 54 milionë dollarë. 5. Për kërkime nafte 105 milionë dollarë. 6. Për Turizmin 78 milionë dollarë. 7. Për rrugët nacionale 40 milionë dollarë. 8. Për telekomunikacionin 50 milionë dollarë. 9. Për industrinë e Lehtë 40 milionë dollarë. 10. Për rrugët e fshatit 40 milionë dollarë. TOTALI 518 milionë dollarë. Se sa të vërteta janë këto shifra të servirura në këtë material zyrtar, këtë do ta tregojmë më poshtë. Por edhe sikur t’i marrim si të vërteta, ato japin vetëm shifrën 518 milionë dollarë investime. Atëherë, ku e gjen presidenti shifrën prej 2 miliardë dollarë investime? Në materialin në fjalë thuhet se «në investime nuk janë përfshirë investimet për aforizmin e vogël dhe ndërmarrjen e vogël», por shifra që do të japim më poshtë për investimet në këtë lloj aforizmi, janë aq të papërfillshme, sa që nuk ngrejnë kurrfarë për këtë shifër 518 milionë në 2 miliardë dollarë. Të shifra e 2 miliardë dollarëve investime presidenti i Republikës fut edhe investimet e refugjatëve e të emigrantëve të hershëm. Por deri më sot ne nuk njohim asnjë statistikë zyrtare për shumën e parave që hyjnë prej refugjatëve, pa le më për shumën e investimeve private prej tyre. Sepse dihet që shumica e parave të tyre, përdoren për të mbajtur gjallë familjet e tyre në Shqipëri. Nga sa thamë më lart, shifra e 2 miliardë dollarëve e përmendur së fundi nga presidenti i Re... (Vijon në faqen 3)

Ekspozitë e prodhimeve ruse

Pas ekspozimit në Tiranë, kampionet e mallrave të prodhuara në Federatën Ruse, u vunë në shërbim të bizneseve të prefekturës së Elbasanit. Në hollin e teatrit «Skampa» ishin vendosur stendat me prodhime të ndryshme si tubacione, makineri, materiale ndërtimi, produkte plastike etj. Në ceremoninë e rastit, përveç afaritëve të ardhur nga disa rrethe, merrnin pjesë edhe përfaqësues të pushtetit lokal. Ishte i pranishëm edhe ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Viktor Neruballov.

SHKURT NGA VENDI

Veprim antidemokratik Po rishfaqet përsëri pas tre vjetësh fenomeni i djegies së gazetave të opozitës nga fanatikët e PD-së. Një gjest i tillë i shëmtuar antidemokratik ndodhi në Selenicë. Elementë antidemokratë dogjën dhjetra gazeta «Zëri i Popullit» dhe «Koha Jonë» të planifikuara për në Selenicë. Ky akt është shprehje konkrete e rritjes së tensionit social që po kulminon para zgjedhjeve të reja. Kush do u ndalë dërgimin veprimeve të tilla? Kërkesë për «tërmet» (!) Ishte vetë këshilli bashkiak i qytetit të Gjirokastrës që kërkoi tani më të njëjtën ndërmarrjen komunaele banesa, me rastin e analizës të një relacioni për kontrollin ekonomik financiar të ushtruar mbi të. Realizimi i kësaj lutjeje mund të ...shohet me një pastrim gjeneral të plehrave të qytetit, pasi, siç dihet, tërmetet shoqërohen edhe me çarje dhe shqy-eje të mëdha. Greva njëditore në Gramsh Shkollat e rrethit të Gramshit mbetën të mbyllura ditën e enjte. Ishin 840 mësues që në shenjë proteste ndaj heshtjes së Qeverisë për plotësimin e kërkesave të tyre, braktisën mësimin. Pa pritur të vijë e shtuna, ditë në të cilën thuhet se do të ketë një grevë kombëtare, sindikalistët e Gramshit, të zhgënjyer herë pas here nga pazarlleqet e krerëve sindikalistë të qendrës, vendosën ta shpallin grevën e tyre dy ditë më parë. Ndërkohë greva e mësuesve është përkrahur dhe nga afro 400 punonjës të shëndetësisë dhe ata të telekomit. Pak ditë më parë Konfederata Sindikale ka organizuar në Gramsh një miting proteste ku është shprehur pakënaqësia për mënyrën e qeverisjes aktuale. Tregtarët - «Banka» Shumë tregtarë që punojnë me Regjinë nisen për punët e tyre të veshur e të bunkerizuar me para. Deklarimi në kufi është fare pak pa tensionit të madh, (mbajnë me vete dhjetra milionë kur vetë bankat e rënda sulmohen për më pak), në rrethe janë banka dhe humbjeve që pësojnë nga këmbimi i domosdo... Dihen lidhjet ekonomike që kemi me këtë vend. Prandaj, do të ishte me vend diskutimi dhe ngritja një banke të përbashkët ose do t’i tjetër që do të gjykojnë specialistët bankierë, institucion, që do të lehtësonte dhe nxiste gjithçka në marrëdhëniet ekonomike. Rritet kujdesi për lulishtet Është i pari vit në këtë periudhë, që janë mbjellë lulishtet e Peshkopisë dhe kanë marrë ngjyrën e stinës. Në bulevardin kryesor të qytetit dhe në mjediset brenda lagjeve dhe në anë të ndërmarjes së gjelbërimit janë përvjedhur punës për mbjellimin e tokës mbjellja e barërave gramini-... Trëndafilat e luleve e ... [teksti i prerë]

Greva e përgjithshme e arsimtarëve dhe e punonjësve të shëndetësisë

Pas grevës 1 orëshe të para disa ditëve sot janë hedhur në grevë 1 ditëshe punonjësit e arsimit dhe të shëndetësisë. Përpjekjet e veçanta të drejtuesve të sindikatave të Pavarura si dhe të Federatës së Arsimtarëve dhe të Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë me zëvendëskryeministrin Shehi si dhe me ministrat Blloka e Dajçi nuk dhanë rezultat. Pika kryesore e mosmarrëveshjeve qëndron te kërkesa për shtimin e pagave. Sindikata e Pavarur, Konfederata me 25 për qind, Konfederata e Sindikatave 40 për qind, ndërsa Qeveria pranon 10 për qind shtim të pagave. Sindikata e Pavarur, ndonëse pagë 25 për qind, kërkon të jetë e vetme sindikatë, por nuk u troket vesh më Qeverinë, për sindikatat nuk arrijnë të merren vesh edhe me njëra tjetrën. Në këto kushte organizuar para disa ... Konfederata e Sindikatave ... ftori drejtuesit e sindikatës tjetër të Pavarur të bashkëpunojnë për mbrojtjen e interesave të punonjësve. Por, krerët e kësaj sindikate u përgjigjën negativisht ftesës duke e quajtur këtë «demagogji» që çon luftën sindikale dhe i shkakton dëme interesave. Megjithatë divergjencat e krerëve të sindikatave, janë shumë të buta përballë në shkolla, ku arsimtarët papërgjegjshëm se në sindikatë adhurojnë janë të gatshëm për forcimin e luftës dhe për plotësimin e kërkesave që në kushtet e shtrëngimit të pagave të jetesës gjithnjë fare pak, madhi të lejohet gjithnjë më rreptë. Pa dashur sot janë në grevë edhe punonjësit e shëndetësisë, që kalojnë si ditë të zgjedhshme. Ata shohin kontrata, krijerët se u lajmë për të drejtat e tyre mësuesit në vendet demokratike.

NË KOMITETIN KOMBETAR TË VETERANËVE TË LANÇ:

- Miratohet një mesazh drejtuar familjeve të dëshmorëve dhe të bazave të LANÇ. Denoncohet unanimisht me anën e një deklarate libri i historisë së Shqipërisë, tekst mësimor për shkollat e mesme, si një material që shtrembëron dhe falsifikon të vërtetën historike dhe shkencore. Dje u mblodh Komiteti Kombëtar i Veteranëve të LANÇ të Popullit Shqiptar. Ishin tëuar edhe kryetarët e komiteteve të veteranëve të LANÇ të rretheve, si dhe veteranë të tjerë. Mbledhjen e çeli kryetari i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, shoku Pirro Dodbiba. Në emër të Kryesisë së Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇ, u mbajt një raport nga sekretari i këtij Komiteti, shoku Qamil Poda, i cili bëntë fjalë për punën e kryer dhe për detyrat që shtroheshin deri më 9 Maj. Ditën e 9 Majit, do të organizohen veprimtari përkujtimore mbi nazifashizmin. Nga raporti doli se Komiteti Kombëtar i është përmbajtur «igorozisht Statutit të Programit të veteranëve». Komiteti Kombëtar, organi dhe komitetet e veteranëve të LANÇ në rrethe, kanë punuar dhe i kanë këmbë kundër shtrembërimeve dhe falsifikimeve të historisë, duke i denoncuar. «I hapur dhe i lirë»! Ato nuk kanë pajtuar, kundërshtuar i kanë denoncuar veprimet e të ashtuquajturëve «rishikues» për gjoja bashkim Komiteti Kombëtar ka mbajtur qëndrime të ... (Vijon në faqen 2)