23/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

23 prill 1995

Po dalin gënjeshtrat në shesh

VRIONI: «Unë nuk kam marrë asnjë shpërblim nga kjo bankë...» (RD 30 mars 1995) DYLBËR VRIONI, ZËVENDËS-KRYEMINISTËR DHE MINISTËR I FINANCAVE ËSHTË PAGUAR ME DOLLARË NGA BANKA ITALO - SHQIPTARE - Përgjigjia zyrtare e Bankës e nxjerr zbuluar figurën nr 2 të qeverisë së sotme - Pyesim përsëri Dylber Vrionin: a ka transferuar para nga llogaria e tij në Bankën Italo - Shqiptare në llogari të

transferuar para nga llogaria e tij në Bankën Italo-Shqiptare në llogari të tjera, psh., në SHBA?

«Unë nuk kam marrë asnjë shpërblim nga kjo bankë gjatë kohës që kam qenë deputet apo Ministër i Financave. Është ky pohimi i zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave të Shqipërisë, z. Dylber Vrioni, bërë më 13 mars 1995 - në skandalin e përditshem proqeveritar RD-në një përgjigje plot fyreje e sharje drejtuar gazetës “Zëri i Popullit”. Pas kësaj përgjigje ne rikonfirmuam gënien e zotit Dylber Vrioni në postin e Presidentit të Bankës Italo-Shqiptare - mohuar prej tij - si dhe kërkuam të dinim nga zoti Ministër i Financave nëse «ka marrë para nga kjo bankë apo jo». Por ai vazhdoi serinë e gjatë të refuzimeve për kërkesat tona për takime me të, apo përgjigje ndaj gazetës. Kështu javën që kaloi, gazeta kërkoi nga Banka Italo-Shqiptare për pyetjen e mësipërme dhe ajo u përgjigj, se, «Zoti Vrioni ka marrë për vitin 1994, 2800 dollarë amerikanë nga kjo Bankë». Shuma është ndarë në 2000 dollarë dhe 800 dollarë të përbërë nga katër 200 dollarëshe të paguara për pjesëmarrje në katër mbledhjet e Asamblesë së Bankës. Pra, për vitin 1994, vit kur zoti Vrioni ka patur paralelë me postin e Presidentit të Bankës Italo-shqiptare dhe postet e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, e më pas, atë të zëvendës kryeministrit e të Ministrit të Financave në Qeverinë “Meksi 3”. Nisur nga kjo, këto të ardhura të zotit Vrioni janë të jashtëligjshme. Gjithçka rrjedh nga papajtueshmëria e funksionit nga papajtueshmëria e funksionit të guvernatorit - por edhe e funksionit të Guvernatorit të Bankës - me funksione të tjera shtetërore e private në organizma ekonomike tregtare. Këtë e sanksionojnë «Dispozitat Kryesore Kushtetuese». Kështu nga nëntori 1993, zoti Vrioni ka qenë Guvernator i Bankës së Shqipërisë deri më 4 dhjetor 1994, ditë kur ai u emërua me dekret të zotit Berisha, zv. kryeministër dhe ministër i Financave të Shqipërisë. Shuma është derdhur në favor të zotit Vrioni për kohën kur ka zotëruar këto poste të rëndësishme, dhe për periudhën në dhjetor 1994. Në këto muaj - sipas nenit 20 të Statutit të Bankës Italo-Shqiptare - Banka mbyll bilancin e çdo viti, bilanc që përfshin brenda tij lëvizjen në llogaritë bankare shumë atëherë dhe thotë, pra edhe ato për z. Vrioni. Gjithashtu pas letrës konfirmimi në selinë tonë damë pyetëm zotin Vrioni, nëse këto para ai i ka tërhequr apo ato janë xhiruar nëpër llogari të tjera bankare; psh. jashtë vendit, psh. në Amerikë. Por përgjigje ne nuk arritëm kurrë. E ca ka detyruar zotin Berisha dhe zotin Meksi të shkelin kushtetutën, në emërimin e zotit Dylber Vrionit si zv. kryeministër dhe ministër të Financave të Kabinetit Qeveritar Shqiptar. ERION BRACE [tekst në dokumentin e riprodhuar] BANCA ITALO ALBANESE BANKA ITALO-SHQIPTARE JOINT VENTURE UNIVERSAL BANK ASSOCIATED TO BANCA DI ROMA SPA Tirane, 19 Prill 1995 Redaksisë së Gazetës “Zëri i Popullit” Tiranë Zoti Vrioni, në cilësinë e Presidentit të Këshillit Administrativ të Bankës sonë, ka marrë shumën fikse vjetore dhe rimbursimet e sipërpërmendura, vetëm për vitin 1994, në masën e mëposhtme: - shuma fikse vjetore për US$ 2.000.- - rimbursime për N° 4 mbledhjesh, US$ 200.- për çdo mbledhje, gjithsej për 1994 US$ 800.-. Kështu që, shuma prej US$ 2.800.- përfaqëson gjithçka që Banka Italo Shqiptare ka derdhur në favor të Z. Vrioni, për kompensimin (italisht emolumenti) dhe rimbursimet (italisht gettoni di presenza), që nga momenti i krijimit të Bankës Italo Shqiptare. Mbetemi të mendimit që i jemi përgjigjur hollësisht kërkesës Suaj. Përshëndetjet tona, ADRESË: RRUGA E BARRIKADAVE, TIRANË TEL: (+355 42) 32006; FAX: (+355 42) 33005; TELEX: (0604) 2157 IBANK ALB

Dilema frenge u zgjidh! Arsidi nuk do të vijë në Tiranë!

Kortezi Franceze në Gjykatën e Tiranës Gjirokutaj. Mbëtem me sy nga dera, procesi po merr trajta komike! Avokati Haxhia: Nuk mund t’i them unë shtetit si të sjellë vrasësin tim në gjyq. Avokati Gjylbegu: Arsidi asnjë herë nuk është akuzuar nga shteti shqiptar. Rifilloi dje në orën 9 e 15 minuta në Gjykatën e Tiranës procesi Arsidi. Dilema frënge - që kish zënë peng prej mëse 30 ditësh skandalin më të madh financiar - u zgjidh përfundimisht dje në pak minuta. «Në shfrytëzuam të gjitha mundësitë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ambasadën tonë në Paris etj. Sot ishte seanca që këta dëshmitarë të paraqiteshin para gjykatës. Por ata s’erdhën. Në këto kushte trupi gjykues revokon vendimin e mëparshëm për pyetjen e këtyre dëshmitarëve - ishin këto fjalë - sqarime - vendime të shqiptuara nga gjykatësi i Tiranës Andi Çelku. Përfundimisht - në këtë kohë - francezi Nikola Arsidi nuk do të vijë në Tiranë! Sipas trupit gjykues shqiptar koha e ardhjes - së atij që i mori dhe pjesërisht shqiptarëve nëpërmjet një operacioni financiar 1,6 milion dollarë - ishte e mjaftueshme. Arsidi të sillet me çdo kusht në Tiranë. Sipas tij akuza ndaj ish guvernatorit Hoti mbështetet totalisht te dëshmitë e Arsidi[t] dhe që të marrin vlerën e provës ato duhet të thuhen para gjykatës. Haxhia tha se dispononte dokumenta që vërtetonin se Arsidi flet ndryshe në pozitën të ndryshme. Sipas Haxhisë Arsidi gënjen për paketat 650 milionë dollarësh dhe se për këtë ai do të ngrejë padi penale. Avokati Sanku tha se kundërshtonte vendimin e trupit gjykues dhe kërkoi rivlerësimin e vendimit të marrë. Ai pyeti se «a i është dhënë garanci Arsidi se me mbërritjen në Shqipëri nuk do të ndiqet penalisht?». S’ka shkaku duke ju referuar legjislacionit, nenit 137 KPP i rekomandoi trupit gjykues pyetjen e Arsidi[t] me «letër porosi». Rekomandimin e tij e mbështeti z. Tartari. Sipas tij Mars 1998 Ministria e Drejtësisë franceze kishte rrëzuar kërkesën që Arsidi të pyetej me letër porosi. Pyeti se përse nuk është bërë kjo në kohë. (Vijon në faqen 3)

Kongresit të SHBA

Të nderuar zotërinj! Tragjedia e rëndë që përjetoi këto ditë Oklahoma Siti, pasojë e një akti terrorist barbar, na ka prekur thellësisht. Duke qenë shpirtërisht në krah të qytetarëve të Oklahoma Siti, si dhe të familjeve të viktimave, në mbështetjen pa rezerva dënimin që i bëri këtij akti antinjerëzor Presidenti i SHBA, zoti Bill Klinton si dhe opinioni publik ndërkombëtar. Kjo ngjarje tepër e dhimbshme na jep rastin të bashkojmë zërin tonë në apel për masa urgjente kundër terrorizmit, kudo që ndodh e ndaj cilitdo që i kryen këto akte. Edhe një herë ngushëllimet tona të sinqerta për ju dhe familjet e viktimave. Për grupin Parlamentar Socialist në Parlamentin Shqiptar NAMIK DOKLE

Guvernatorit të Shtetit Oklahoma

I nderuar zoti Guvernator Jam i prekur thellë nga tragjedia e rëndë që përjetuan qytetarët e Oklahoma Siti nga një akt i pashëmbullt terrorist dhe barbar. Si qytetar nderi i shtetit Oklahoma - Tulsa Siti - ndjehem pranë jush në këto ditë tragjike dhe shpreh ngushëllimet e mia juve dhe familjeve të viktimave. Kjo ngjarje e dhimbshme na thërret të gjithëve për luftë të vendosur kundër terrorizmit dhe të çdo formë të ekstremizmit. Duke qenë shpirtërisht pranë jush dhe popullit tuaj të mrekullueshëm në këtë ditë zie, edhe njëherë ngushëllimet të thella. Sinqerisht i juaji SABIT BROJKA Deputet i Kuvendit Popullor

Nuk dinë apo janë budallenj?!

Që nga 18 Marsi e deri sot RD-ja s’ka pushuar së shkruari për shtypshkronjën e «Zërit të Popullit» shpifje, fantazi, të vërteta të kthyera me kokë poshtë... dylbitë e Sangumatakasanit. (Të na falin ata të Konferencës Islamike, nëse nuk ua shkruajmë saktë emrin...) Në gjithë këtë lukuni shkrimesh mungon vetëm një gjë: Vendimi i Qeverisë Meksi. E kanë harruar, nuk e dinë apo janë budallenj?! Ja vendimi i plotë. VENDIM Nr. 183 datë 14.5.1992 PËR KALIMIN NË TË ARDHURAT E BILANCIT VALUTOR DHE TË BUXHETIT TË SHTETIT PËR VITIN 1992 TË GJENDJES SË PËRGARISE NË VALUTË TË ISH KOMITETIT QENDROR TË PARTISË SË PUNËS Me propozim të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë, Këshilli i Ministrave 3. Dokumentacioni ekonomik-financiar që pasqyron krijimin dhe përdorimin e fondit në valutë të ish-Komitetit Qendror të Partisë së Punës nga viti 1964 deri në vitin 1991 t’i nënshtrohet kontroll-revizionit financiar nga Komisioni i Kontrollit të Shtetit. 4. Ky vendim hyn në fuqi menjëherë. KRYETARI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE ALEKSANDËR MEKSI në datën 31.12.1991 prej 1.865.016.08 dollarësh USA, së bashku me kundërvleftat përkatëse në lekë, të kalojë shtetit për vitin 1992. 2. Përdorimi i fondeve në valutë dhe në lekë, sipas pikës 1 të këtij vendimi, të bëhet me autorizim të Ministrisë së Financave dhe të Ekonomisë. Komiteti vitin 1991 të MINISTRAVE ALEKSANDËR MEKSI Sipas vendimit të Qeverisë Meksi (shih pikat 1, 3) fondi prej 400 mijë dollarësh i ka mbetur «Zërit të Popullit» dhe vetëm «Zërit të Popullit». Të paktën deri sot. Përparimi i tyre është bërë në përputhje me legjislacionin shqiptar. Nëse të shohim çdo të bëjë qeveria dhe si do t’i përgjigjemi ne. Është e lehtë të bindet i pabinduri Çela, nëse do të shkojnë te krushku i presidentit Berisha zoti Malltezi.