25/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

25 prill 1995

Skandali Vrioni është skandali i financave shqiptare GUVERNATORI I BANKËS SË SHQIPËRISË KRISTAQ LUNIKU ËSHTË KRYETAR I KËSHILLIT TË EKSPERTËVE TË BANKËS ITALO SHQIPTARE

- Ekspert i kësaj banke është edhe Ardian Fullani shef i marrëdhënieve me jashtë i Bankës së Shqipërisë - Interesat e cilës bankë përkrahin zyrtarët më të lartë të financave shqiptare: ato që u paguan rrogën shteti, apo ato që u japin shpërblime me dollarë? Skandali Vrioni është skandali i financave shqiptare GUVERNATORI I BANKËS SË SHQIPËRISË KRISTAQ LUNIKU ËSHTË KRYETAR I KËSHILLIT TË EKSPERTËVE TË BANKËS ITALO SHQIPTARE - Ekspert i kësaj banke është edhe Ardian Fullani shef i marrëdhënieve me jashtë i Bankës së Shqipërisë - Interesat e cilës bankë përkrahin zyrtarët më të lartë të financave shqiptare: ato që u paguan rrogën shteti, apo ato që u japin shpërblime me dollarë? «Ndërkohë me emërimin tim si Ministër i Financave kam njoftuar të dyja palët pjesëmarrëse kryesore në këtë Bankë për largimin tim nga detyra e kryetarit të bordit të kësaj banke». Është zëvendëskryeministri dhe Ministri i Financave të Shqipërisë zoti Dylber Vrioni që ka bërë një pohim të tillë disa ja[?] javë më parë. Për shqiptarët është i tejkaluar - si gënjeshtër - ky pohim, pasi që të nesërmen «Zëri» konfirmoi nga Banka Italo - Shqiptare të kundërtën. Por sot, «Zëri...» sjell një faksimile «Procesverbalin e mbledhjes së Asamblesë së Aksionerëve të Bankës Italo - Shqiptare» të mbajtur më 21 Dhjetor 1994 ora 11.30 në selinë e Bankës në Tiranë. Është ky proces - verbal që nxjerr përsëri zbuluar numrin 2 i Qeverisë «Meksi 3». Z. Dylber Vrioni është paraqitur në mbledhjen e 21 Dhjetorit 1994 - 16 ditë pasi është bërë Ministër - me cilësinë e Presidentit të Bankës Italo - Shqiptare dhe pas verifikimit të pjesëmarrësve ka drejtuar mbledhjen me cilësinë e Kryetarit të Asamblesë. Por nuk është gënjeshtra elementi i rëndësishëm efekti i këtij dokumenti. E rëndësishme është se vetë zoti Vrioni e ka konsideruar - në përgjigjen e tij «ZP»-më 30 Mars 1995 - qenien e tij në këto dy poste si të papranueshme. Ç’është më e rëndësishmja të bind për këtë. Po pavarësisht nga kjo, ai ka vazhduar të mbajë këto poste. Më 31 Mars Banka Italo - Shqiptare i tha «Zërit...» se «nuk ka asnjë gjë zyrtare të vërteton se zoti Vrioni ka kërkuar largimin e tij nga posti». Por ne nuk mundëm të mësonim - për shkak të mos pritjes nga zoti Vrioni - cila nga arsyet - papajtueshmëria ligjore kushtetuese, papajtueshmëria me dispozitat me karakter ekonomik - e ka «detyruar» zotin Vrionit të «njoftojë» për «largimin» nga posti i Kryetarit të Bordit të Bankës. Gjithsesi qënia e tij në të dy postet - siç del nga dokumenti - ka shkelur Dispozitat Kushtetuese shqiptare dhe ky është një skandal. Skandali bëhet spektakolar kur mëson se cilësinë e Presidentit (Vijon në faqen 2)

U NIS PËR NË STRAZ-BURG KRYETARI I GRU-PIT PARLAMENTAR TË PS Z. NAMIK DOKLE

Kryeministrat socialistë GJULA HORN dhe ZHAN VIDENOV të ft uar për të folur para Asamblesë së K. E. Kryeministrat socialistë GJULA HORN dhe ZHAN VIDENOV të ftuar për të folur para Asamblesë së K. E. Dje u nis për në Strasburg, për të marrë pjesë në Sesionin e Pranverës të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryetari i grupit Parlamentar të PS z. Namik Dokle. Në rendin e ditës të këtij sesioni parashihen çështje të rëndësishme politike, social ekonomike, të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Ndër politikanët e ftuar për të folur para Asamblesë në këtë sesion janë ftuar edhe kryeministrat socialistë, ai hungarez Gju la Horn dhe ai bullgar Zhan Videnov.

Socialisti Zhospen fituesi i turit të parë

Nga zgjedhjet presidenciale në Francë «Ne do të fitojmë» kjo ishte thirrje që mbizotëronte në shtabin e kandidatit socialist për në postin e presidentit, Lionel Zhospen, pas lajmit se ai ka dalë i pari në turin e parë të zgjedhjeve, me 23,2 për qind të votave. Ky rezultat ka qenë i parashikuar në të gjitha anketimet e bëra deri në prag të zgjedhjeve. Në vend të dytë doli kandidati i së djathtës së qendrës dhe kryetar i Bashkisë së Parisit, Zhak Shirak me 20,6 për qind të votave. Në vend të tretë Balladur, kryeministri aktual me 18,5 për qind të votave. Në vend të katërt doli kandidati i të djathtës ekstreme Le Pen me 15,1 përqind të votave etj. Sikurse dihet për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale kanë të drejtë të konkurrojnë vetëm dy kandidatët e parë, pra Zhospen dhe Shirak, të cilët praktikisht që të hënën filluan fushatën elektorale për në turin e dytë. Në fjalën e tij të parë pas lajmit të fitores Zhospen u bëri thirrje të gjithë forcave të majta të bashkohen rreth tij, për të siguruar fitoren e së majtës në postin e lartë të presidentit të Republikës Franceze. «Dua tu them të gjithëve, le të pregatitemi për të ardhmen. Le ta përgatisin bashkarisht të ardhmen. Ne mund të bëjmë që ta fitojnë të gjithë tona, që ato të bëhen pronë e të gjithë popullit francez», theksoi në fjalën e tij Lionel Zhospen, duke iu drejtuar elektoratit të majtë dhe atij në përgjithësi. Shumë nga anketimet e bëra në këto muajt e fundit nuk e parashikonin fitoren e Zhospenit në turin e parë. Të gjithë komentatorët dhe gazetarët evropianë e cilësojnë fitoren e tij si rezultat surprizë. Megjithatë tek tuk edhe shprehen shkakjet e kësaj «fitorjeje të papritur» të Zhospenit. Më së pari vlerësohet thirrja në fushatën elektorale të Zhospenit «për drejtësi sociale». Ata që e njohin atë e vlerësojnë si një politikan të ndershëm. Ndërkaq ekspertë të elektoratit francez e parashtrojnë elektoratin në gjendje të vështirë, pa punë, pa perspektivë, në gjendje ankthi, me një ndjenjë ndjenjën e të përjashtuarit nga shoqëria. Elektorati francez me votën e tij tregoi se beson tek kandidatë e ndershëm, pavarësisht se ata nuk janë shumë karizmatik siç është rasti (Vijon në faqen 4)

PDS forcon kryesore politike në Itali

Sipas rezultateve paraprake në sistemin proporcional, Partia Demokratike e së Majtës (PDS) siguroi 27,2 përqind të votave në zgjedhjet që zhvilluan në një sistem të përzier mazhoritar për kryetarët e këshillave dhe proporcional për anëtarët e këtyre këshillave. Rezultatet paraprake

Deklaratë ndjese e zëdhënësit të «Zërit të Popullit»

I futur me aman e derman për të komentuar deklaratën e zëdhënësit të presidentit të republikës lidhje me 2 miliardë dollarët e investuara në Shqipëri, më në fund zëdhënësi të ZP iu mbush mendja të deklarojë. Deklaratën për të cilën flisni e dëgjuam në të gjitha emisionet e RTV dhe krahas kënaqësisë estetike që u shijova unë binda plotësisht se që babi e ka pasur ZP e sa mëur e modeste është deklarata e tij [?]. Nga një hesap i thjeshtë që bëra ashtu dhe siç më ra në gojë këtyre 3 viteve nuk janë bërë 2 miliardë dollarë investime për të paktën 10 herë më shumë. Thashë në deklaratën e zëdhënësit të presidentit nuk përfshihen: 1. Investimet për ndërtimin e 203 [?] shtretërit në të cilat janë ndërtuar 415 metër linear gardh shkoze, 13 427 metër linear gardh shelgu, 713 738 metër linear gardh i përzier (drizë, shkoze, trap) dhe 5 393 metër linear rrethim me tel me gjemba. 2 Investimet për ndërtimin e bllokut të ri të udhëheqjes ku kanë mbetur shtëpi krejtër e regjimit të sotëm. Investimet e bëra për blerjen e pompave nga qytetarët për blerjen e një kalif e larta dhe për pajisjen me elekt[r]ikë kur p[r]ishën. 3. Investimet e bëra për krijimin e bidonëve në periferi e qyteteve dhe në gjithë ultësirën perëndimore të vendit si dhe ato për bashkimin e ujërave të zeza me një pjalmë. Këtu nuk llogariten investimet që kanë bërë në xhepat e pushtetarëve qytetarët që duan të marrin leje për të ndërtuar shtëpi të nd[ë]rtuara uj[in] ose korrentin. 4. Investimet për blerjen e brisqeve të rrojes së çdo lloji, dhe të rikonstruksionit të banjave publike në qytete, investime të cilat kanë bërë shkallë të lartë efektiviteti. Gjatë këtyre 3 vjetëve të fundit janë investuar para për të blerë per të rënë tonish dhe val flokësh me një vlerë 1,7 herë më të madhe se vlera që përdorur për këtë qëllim që nga shpallja e Tanzimatit e deri më 22 Mars. Këtu nuk llogaritet vlera e investimeve të bëra nga firma «Gabic» e cila i ka fillimet e saj në të gjitha qytetet e vendit dhe që tregon vesh mbajtje me peshë. 5. Investimet e bëra nga qytetarët për blerje dynash, lozash, kyçash, zinxhirësh dhe qensh stani, e llojë të tjera për të ruajtur shtëpitë e tyre. Vlera e këtyre investimeve sipas një llogarie të përafërt e kalon 2.43 herë vlerën e makinave metalprerëse të blera gjatë 47 vjetëve. 6. Investimet për blerjen e mbi 100 mijë një trungkave [?] veshgjalë me të cilët përballohet rreth 39.3 përqind e punëve të ditës që bujqësi nga fermerët e lumtur shqiptarë. Këtu duhen shtuar edhe investimet e bëra për helikopterët me të cilët lëviz partia shpëmen për përgjim telefonash për pjesëmarrjen, vullnetarë në mitingje në zënie, prishah, për derdhje dekora- (Vijon në faqen 2)

PDS forcë kryesore politike në Itali

Sipas rezultateve paraprake në sistemin proporcional, Partia Demokratike e së Majtës (PDS) siguroi 27,2 përqind të votave në zgjedhjet lokale dhe në sistemin mazhoritar gjashtë vende të kryetarëve të këshillave rajonale, pesë vende i ka fituar e djathta, katër vende akoma të përcaktuara. PDS forcë votave në zgjedhjet lokale dhe në sistemin mazhoritar gjashtë vende të kryetarëve të këshillave rajonale, pesë vende i ka fituar e djathta, katër vende akoma të përcaktuara. Sikurse është bërë e ditur edhe në Itali dje u zhvillua turi i parë i zgjedhjeve për 15 këshilla rajonale nga 20 që ka gjithsejt Italia. Ato u këshillave dhe proporcional për antarët e këtyre këshillave. Rezultatet paraprake të publikuara nga RAI dëshmojnë se për herë të parë në historinë e Italisë në vend të parë doli Partia Demokratike e së Majtës, e cila fitoi ndaj partive të tjera qofte në nivel kombëtar, qofte në nivel zonal po ashtu dhe në sistemin mazhoritar. Sipas publikimeve, të papërfunduara të RAI-t, rezultatet janë si më poshtë: Në nivel kombëtar PDS 25.9 përqind FI (Berlus). 22.2 përqind AN (Fini) 13.8 përqind Rif. Kom. 8.7 përqind. LN 6,1 përqind PP (Popullorët) 5,5 përqind CCD (Qëndra Krist. Dem.) 3,3 përqind. Në nivel zonal. JUG VERI QENDER PDS 20,5 26,3 34 FI 19,4 23,7 18,9 AN 18,1 10,5 17,2 Rif. Kom 9,1 7,7 1,4 PP 8,6 0,6 1,1 CCD 7,8 2,8 3,1 LN — 11,3 —

Më shumë të rinj në PS

Këto ditë kryesia e Partisë Socialiste në rrethin e Kurbinit miratoi ngritjen e një organizate të re të PS në fshatin Shkopet. Kjo organizatë u ngrit më 10 anëtarë, shumica të rinj. Janë të shumtë të rinjtë në këtë rreth që kanë bërë kërkesa për t’ua anëtarësuar në Partinë Socialiste.

Qyteti - varrezë makinash

Peshkopia, qytet i vogël në verilindje, i cilësuar vite më parë si qytet i gjelbërimit të blirit dhe trendafilave, po shndërrohet gradualisht në një varrezë makinash. Në rrugë, në mjediset pranë pallateve, në rrugica, sheh me dhjetra makina tipove nga më të ndryshmet të zhveshura e të lëna si mall pa zot. Në disa pallate hyrjet, thuajse janë bllokuar nga këto makina. Përballë kësaj gjendje këshilli i rregullimit të territorit, bashk[ë] dhe organet e tjera ligjore heshtin.

5 viktima të një aksidenti

Ndërsa ishin duke pritur autobuzin e linjës së Mamurrasit pesë gra u bënë viktima nga një autoveturë «Opel» e K. Gjakokës, drejtohet me shpejtësi në drejtim të stacionit të autobuzit, duke i marrë përpara ato. Ishte si një mrekulli që asnjëra prej tyre nuk u aksidentua rëndë. Aktualisht ndodhen në spitalin e Tiranës.

PROCES-VERBAL I ASAMBLESE SE JASHTEZAKONSHME TE AKSIONAREVE TE BANKES ITALO-SHQIPTARE

PROCES-VERBAL

I ASAMBLESE SE JASHTEZAKONSHME TE AKSIONAREVE TE BANKES ITALO-SHQIPTARE Sot, me 21 Dhjetor 1994, ne oren 11 e 30 minuta, ne Tirane, ne adresen Sheshi Skenderbej Nr.1, perpara meje Noteres Anana MALLKUÇI, regjistruar si e tille me 7 Gusht 1994, Nr.37, jane pranishem aksionaret, drejtuesit dhe antaret e Keshillit te Eksperteve te Bankes Italo-Shqiptare (B-I-A)-Shoqeri Anonime, e cila eshte krijuar dhe zhvillon aktivitetin sipas ligjeve ne fuqi ne Shqiperi, zotëruesit: -Z. Dylber VRIONI, President i B-I-A, -Z. Carlo GILARDI, Zevendes President i B-I-A, -Z. Nicola STOCK, Drejtor i Pergjithshem i B-I-A, -Z. Agim AMOLLI, Anetari i Keshillit Administrativ te B-I-A, -Z. Kristaq LUNIKU, President i Keshillit te Eksperteve te B-I-A, -Z. Ardian FULLANI, Anetari i Keshillit te Eksperteve te B-I-A. -Aksionari Banca di Roma, perfaqesuar nga Z. Nicola STOCK, -Aksionari Banka Kombetare Tregtare Shqiptare, perfaqesuar nga Z. Agim AMOLLI -Z. Dylber VRIONI caktohet Kryetar i Asamblese. Noterja caktohet sekretare e Asamblese.

SHKURT NGA VENDI