27/04/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

27 prill 1995

PD e vendosur të vazhdojë politikën e konfrontimit me opozitën

Ajo refuzon paktin social parazgjedhor Me një logjikë të çoroditur politike dhe me gjuhë analfabetësh, PD sulmoi përsëri nga fërngjitë e radiotelevizionit dhe gazetës së saj Partinë Socialiste dhe opozitën politike në tërësi me anë të një deklarate të saj të fundit. Duhet thënë se në krizën e thellë që po përjeton, lidershipi të PD-së dhe të pushtetit të sotëm, nuk i ka mbetur në derë asnjë armë tjetër e luftës politike, përveç deklaratave haluçinative me sulme e akuza të pashembullta ndaj opozitës. Përballë mungesës së kurajos politike për të pranuar dështimet dhe pamundësisë reale për t’i korrigjuar ato në harkun kohor që i ka mbetur, PD kërkon të gjejë fajtorë e fajë jashtë vetes, me shpresë se kështu do të shmangë përgjegjësinë para popullit. Konkluzioni kryesor që del nga deklarata e fundit e PD-së është se kjo parti në grahmat e fundit të humbjes së pushtetit, do të vazhdojë të ndjekë politikën e konfrontimit me opozitën politike në përgjithësi dhe me Partinë Socialiste si partia kryesore e opozitës në veçanti. Nga kjo konstante e përhershme e politikës së PD-së nga dita e ardhjes së saj në pushtet e deri më sot, rrjedhin edhe qëndrimet konkrete të saj të pohuara edhe një herë në këtë deklaratë. Deklarata e fundit e PD-së përshkohet fund e krye nga fryma e akuzave dhe e penalltirë të opozitës socialiste dhe e drejtuesve të saj. Kjo frymë që është karakteristike vetëm për gjuhën e pretencave të prokurorëve, por jo për dokumentet politike të partive, e komprometon PD si një forcë politike totalitariste që kërkon t’i imponojë shtetit ligjor dhe institucioneve demokratike të vendit. Fjalori i deklaratës i mbushur me fjalët «krim», «kriminel», «masakër», «pikat» «vrashtar», «grabitje», «përvetësim», «abuzim» etj. tregon se udhëheqjes së sotme të PD nuk i ka mbetur asnjë argument politik në ballafaqimin e saj me opozitën. Sulmet e fundit të lidershipit të PD-së ndaj kryetarit të Partisë Socialiste Fatos Nano dhe drejtuesve të tjerë të kësaj partie janë një përpjekje tjetër e dëshpëruar për të shmangur përgjegjësinë politike dhe juridike që rrjedh nga akti i burgosjes politike të Fatos Nanos. Të ndodhur përballë presionit gjithnjë në rritje të opinionit të brendshëm dhe të jashtëm për lirimin e tij, drejtuesit e PD-së nuk gjejnë dot rrugëzgjidhje tjetër përveç sajimit të akuzave të tjera imagjinare si «masakra e 91», «ngjarjet e Shkodrës» etj. Duke mos pasur vizion të ri për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, PD jeton me fantazmat e së kaluarës dhe kërkon t’i aktivizojë ato për të realizuar qëllimet e veta politike. Në këtë aventurë të dëshpëruar në përpjekjet për të ruajtur me çdo mjet pushtetin, me shtetin policor që ka në dispozicion dhe me falangat e kursantëve që ka vënë kohët e fundit në organet e drejtësisë, ajo mund të ndërmarrë veprime represive ndaj opozitës në përgjithësi dhe ndaj Partisë Socialiste në veçanti. Këto veprime, ashtu si deri tani, do të kthehen në bumerang për vetë PD dhe lidershipin e saj. Megjithatë deklarata e fundit e kryesisë së kësaj partie bën thirrje për vigjilencë dhe veprime të mëncura politike nga ana e opozitës. Ajo që e diskreditoi më shumë çdo gjë tjetër lidershipin e PD-së në deklaratën e tij të fundit është refuzimi i tij për të krijuar paktin social parazgjedhor të propozuar nga Partia Socialiste. Në çdo vend demokratik të botës pakte të tilla parazgjedhore janë të zakonshme dhe të domosdoshme për të krijuar klimën e favorshme për zgjedhje të lira e demokratike. Ato dëshmojnë shkallën e emancipimit dhe të demokracisë së çdo vendi. Në situatën e paqes sociale është populli ai që me gjakftohtësi vendos për forcat politike që do të qeverisin vendin. Duke refuzuar kërkesën e opozitës për paktin social parazgjedhor, lidershipi i PD-së, dëshmon se ai nuk është i interesuar që zgjedhjet e ardhshme të jenë të lira e demokratike. Ky lidership po përgatit kështu klimën e terrorit psikologjik dhe fizik që do të dominojë fushatën e ardhshme elektorale. Albania e tij se «pakti social më i sigurtë është respektimi i ligjit», nuk bën gjë tjetër veçse i demaskon përgatitjet që po bën PD në këtë fushë. Kushdo e ka të qartë se si është zbatuar ligji që nga dita e ardhjes së PD-së në pushtet. Kushdo e ka të qartë se si u zhvilluan zgjedhjet lokale në komunë, se çfarë terrori u përdor në disa zona të vendit në fushatën e referendumit etj. Edhe kjo është një argument që bën thirrje për vigjilencë e masa efektive nga ana e opozitës për t’i garantuar popullit kushte normale për të shprehur vullnetin e tij të lirë në zgjedhjet e ardhshme. Refuzimi nga ana e lidershipit të PD-së i propozimit për paktin social parazgjedhor, tregon se praktikisht vendi ka mbetur pa president. Në situata të tensionuara parazgjedhore është presidenti i vendit ai që ngrihet mbi partitë dhe kërkon prej tyre realizimin e marrëveshjeve politike për zgjedhje të lira e demokratike. Por presidenti i vendit tonë praktikisht është kryetar i Partisë Demokratike. Është pikërisht ai që frymëzon dhe formulon deklarata të tilla kundër opozitës që nxisin konfrontimet politike e sociale. Deklarata e fundit e lidershipit të PD-së tregon për dëshpërimin që ka mbërthyer kampin e kësaj partie në përfundim të mandatit që i ka dhënë asaj populli. Ky është dëshpërimi i humbjes së pushtetit nga një parti me mendësi totalitare që e shndërroi besimin e popullit. Ajo të kujton deklaratat e udhëheqjes së PD-së gjashtë fushatës së referendumit. Si e tillë, të njëjtin fat që patën në referendum do të kenë edhe deklarata të tilla dhe autorët e tyre.

Sot Van den Broek në Tiranë

Më 27 dhe 28 Prill 1995 do të bëjë një vizitë zyrtare në Shqipëri Z. Hans Van Den BROEK, Anëtar i Komisionit Europian, i ngarkuar për marrëdhëniet e Bashkimit Europian me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ish Bashkimit Sovjetik, Mongoli, Turqi, Maltë dhe vendet të tjera, ai është gjithashtu përgjegjës për politikën e jashtme të përbashkët dhe të sigurisë, të drejtave të njeriut dhe misioneve diplomatike të jashtme. Gjatë kësaj vizite, Zoti Van Den BROEK do të takohet me personalitetet më të larta politike e shtetërore të vendit dhe Presidentin Berisha me përfaqësuesit e partive kryesore politike si edhe do të japë një konferencë shtypi. *** Jashtëm në tre qeveritë Lubbers, 1993 - 95 Anëtar i Komisionit të Komunitetit Evropian, Përgjegjës për Marrëdhëniet Politike me Jashtë, 1995 Anëtar i Komisionit Europian. Emërohet Përgjegjës për Marrëdhëniet e Jashtme Mongoli, Turqi, Malta dhe vendet e tjera. Përgjegjës për Politikën e Jashtme dhe të Sigurimit të përbashkët, drejtave të njeriut (në marrëveshje me Presidentin) dhe misioneve diplomatike të jashtme. Zoti Van Den BROEK, është i martuar dhe ka dy vajza. (Sipas komunikatës së delegacionit të Komisionit të BE në Tiranë.) Hans Van Den BROEK, është lindur më 11 Dhjetor 1936 në Paris. Ai ka ndjekur Liceun Alberding Thym në Hilversum, pas të cilës studioi ligjet në Universitetin e Utrecht. Ai ndoqi një kurs pasuniversitar si drejtues në «De Baak» në Noordwijk. Në vitet 1965-1968 u shtroi profesionin si avokat në Rotterdam. Më pas në vitet 1969-1973 Sekretar i Bordit drejtues në kompaninë private ENKA BV, Arnhem. Në vitet 73-76 Drejtues i Këshillit Bashkiak rëdhen, 1976 - 81 Anëtar i Dhomës së Avokatëve pranë Parlamentit, 78 - 81 Anëtar Ekzekutiv i Partisë katolike, 1981 - 82 Sekretar Shteti për marrëdhëniet e Jashtme në Qeverinë e dytë dhe të tretë të Van Agt. 1982 89 Ministër i

«Me Zhospen gjërat janë të qarta»

Nga fushata presidenciale në Francë 10 ditët që kanë mbetur nga turi i p’yll parrullash e dyti të dy kandidatët për postin e presidentit të Francës, socialisti Lionel Zhospen dhe konservatori Zhak Shirak po i shfrytëzojnë për të rritur elektoratin. Komentatorët po ndjekin me vëmendje fushatën e socialistit Zhospen, i cili tashmë me moral të ngritur pas fitores në turin e parë, i ka ndryshuar krejtësisht mekanizmat e fushatës së tij, duke u bërë i suksesshëm. Sipas tyre, më parë drejtuesit e partisë dyshonin se ai mund të arrinte votat e nevojshme për të vazhduar në turin e dytë. Megjithëse ai ishte konsideruar nga publiku si politikan i ndryshëm, rezultatet e anketave kishin bërë që ai të eklipsohej nga rivali i tij Shirak. Por, tashmë ndihmësi e tij pohojnë se Zhospen është i bindur se ai mund të përsërisë suksesin e presidentit Miteran. Në një takim të zhvilluar në Karkasonë të martën në mbrëmje firmën dhe prodhues të rrushit dhe verave atij iu desh të kalojë në një flamurish të kuq dhe trefandilash të kuq, simbole të partisë socialiste. Tashmë, pohojnë komentatorët e fushatës Zhospen nuk duket më si njeriu profesor, por një kandidat i guximshëm me një mekanizëm të ri që mund t’i japë, fitore. Parrullat e reja të mbështetur në besimin që ai gëzon si politikan i ndershëm janë: «President për ndryshime reale Një Francë më të pastër». Me Zhospen gjërat janë të qarta». Në fjalimin e tij në këtë qytet ai e sulmoi Shirakun dhe përgjithësisht të djathtën e qendrës për politikën e ashpër sociale dhe kthesën e fundit për vota duke thënë «Ai adaptoi organizimin dhe theqerimin, konservatorizmin në reaksionar të mundshëm dhe pas kësaj morën një kthesë sociale në fushatë,» theksoi Zhospen. Duke folur para fermerëve ai i për-gëzoi ata si pionierë të progresit dhe denoncoi importet bujqësore me çmime të ulta nga vende të tjera.

Kjo është politika e falimentimit të Bankës Shqiptare

Skandali «Vrioni» është skandal i financave Lënë mënjanë justifikimet e sofizmat, tani mësohet se drejtuesit kryesorë, madje maja qëndrore e Bankës Kombëtare Shqiptare paska qenë edhe pjesëtare në Asamblenë e bankës aksionare Italo - Shqiptare me qendër në Tiranë. Kjo bankë është krijuar para tre vjetësh me kapitalin fillestar të Banka di Roma, dhe Bankës Kombëtare Shqiptare, ku kjo e fundit pas organizimit të ri që u bë në sistemin tonë bankar zëvendësohet nga Banka Kombëtare Tregtare Shqiptare. Nëse në ligjin për Bankën e Shqipërisë nuk lejohet që një anëtar i këshillit drejtues të Bankës Kombëtare Shqiptare të jetë nëpunës, drejtor ose aksionar në një bankë ose institucion financiar të ndryshëm nga Banka e Shqipërisë, aq më shumë e kuptueshme është kjo kur bëhet fjalë për president të një banke ose institucion financiar të ndryshëm nga Banka e Shqipërisë. E, pra, Banka Italo - Shqiptare, kuptohet se është një bankë aksionare e ndryshme nga Banka e Shqipërisë. Pavarësisht se ligjërisht këto staf drejtime janë të ndarë, ato nuk kanë përbërë kurrfarë pengese që z. Vrioni të jetë edhe guvernator i Bankës Kombëtare Shqiptare, por edhe president i Bankës Italo - Shqiptare, nuk kanë penguar që zëvendës drejtuesi i Vrionit në postin e Guvernatorit aktual të Bankës Shqipërisë, z. Llukuni, apo dhe zëvendës-Guvernatori z. Fullani të kryejnë paralel me postin shtetëror edhe atë të anëtarësisë në Asamblenë Drejtuese të Bankës Italo - Shqiptare. T’këshojmë këtë se qenja president i Bankës Italo - Shqiptare, apo anëtarë të Asamblesë së saj nuk mund të jetë diçka formale, por tepër e rëndësishme pa femë të tillë banka në fjalë nuk është në gjendje të konfirmojë as aktivitetin financiar të saj, pa hyrë në hollësi apo imtësi të tjera, që nuk janë aq të rëndësishme. Madje z. Vrioni ka mbajtur postin e presidentit të Bankës Italo - Shqiptare edhe atëherë kur u ngjit në një post akoma më të lartë shtetëror, në atë të zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Financave gjë të cilën ai e ka vërtetuar ta hedhë poshtë duke rënë ndesh me një ligj tjetër e pikërisht atë që ndalon anëtarit të Këshillit të Ministrave çdo funksion tjetër shtetëror e profesional dhe as të marrë pjesë në organizma drejtues të organizmave ekonomike e tregtare, duke përjashtuar këtu mandatin e deputetit. Ndofhta përfshirja e z. Vrioni në botën jo pak të mistershme financiare ka qenë më shumë rezultat i shtysës politike apo udhërit nga lart se sa i pikës 6 të ligjit mbi të ardhurat nga të ardhurat e Bankës Shqiptare - Shqiptare që mban datën 24. 5.1993, firmosur për palën shqiptare nga Ardian Xhyheri ku thuhet se «presidenti do të caktohet nga Banka Kombëtare Tregtare Shqiptare, ka marrëveshje me Bankën e Shqipërisë dhe do të jetë një personalitet shqiptar me kualifikim, reputacion dhe autoritet të veçantë». Nëse gjatë këtyre viteve tranzicion sistemi ynë bankar është vënë në qendër të kritikave qoftë nga ekspertë vendas por edhe klientë të pasaktshmë, pavarësisht nga organizimi i ri, kjo ka ardhur edhe për shkak të asaj se drejtuesit e Bankës Kombëtare Shqiptare nuk kanë mundur t’i mbajnë si duhet dy kunga? nën një sqetull. Aktualisht sistemi bankar shtetëror, në të tre nivelet e tij përjeton krizën e seriozitetit, reputacionit, amullisë dhe besueshmërisë për t’iu përgjigjur kushteve që kërkon ekonomia e tregut. Nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë pjesë e politikës falimentuese, fatin e të cilës tani e përjetojnë nga indifërmarrje ekonomike. Dhe, në gjithë këtë panoramë nuk mund të mos vëresh edhe ortakllëkun e bankierëve drejtues të Bankës Kombëtare Shqiptare me ata të Bankës Italo-Shqiptare, bankë aksionare. Dhe! që bankat luajnë rolin kryc (Vijon në faqen 2)

Edhe një vrasje në Shkodër

Vitorë Demaj quhej gruaja që u vra para pasdrekë me armë zjarri, bëhet e ditur nga një informacion i policisë së Shkodrës. Policia për këtë vrasje tani po kërkon Tonin Micin nga fshati Shtoj. Vrasja ishte në vazhdim të një konflikti prej vjetësh me bashkëshortin e viktimës njoftohet se njëherësh është plagosur edhe një nga të afërmit e kësaj familjeje, Gjon Marashin, i cili tani gjendet në spital. Korresp. i «Zërit të Popullit»

SHKURT NGA VENDI

Përfundoi rikonstruksioni Me në fund rikonstruksioni i godinës së teatrit të Vlorës përfundoi. Së shpejti do të fillojë, pas dy vjet heshtjeje, sezoni i ri teatror me dy premiera të teatrit dhe të estradës. Ditën e shtunë do të organizohet ceremonia e rihapjes të sezonit artistik me premierën e estradës «Në kornizë», të regjisor Lutfar Veshi. Sindikalistët pa mbrojtje Në gjykatën e Shkodrës zhvilluar 33 gjyqe mes kryetarëve të këshillave sindikale dhe disa drejtorëve të ndërmarrjeve dhe institucioneve, sepse këta të fundit i kanë larguar kryetarët nga puna në kundërshtim me ligjin. Të gjitha këto gjyqe kanë vazhduar deri në Kasa-lacion. Këtu kanë marrë formën e prerë dhe në favor të këshillave sindikale, por drejtorët nuk kanë pranuar të zbatojnë as vendimet e kasacionit për t’i kthyer sindikalistët në punë, veçse tani me një ndryshim se rogenë ua paguajnë pa punuar (1) Rritje çmimi e pajustifikuar Mishi prej javësh për qytetarët e Korçës po shitet me radhë në tryezë. Arsyeja është; çmimi majt të lartë i tij, drejt 300 lekësh (të re-ja). Treguesit e tij mjaft të shoqë-ruar thonë se e gjithë kjo rrit-jen si pasojë e nxjerrjes në menyrë klandestine jashtë kufijve të bagëtive. Në mënyrë të veçantë thonë ata, në ngritjen e çmimit mishit po ndikojnë tregtarët e ardhur nga Maqedonia. Ata lejohen policinë financiare, e cila lejon që në hundët e saj të kryhen veprat që ndikoijnë shtrenjimin e artikujve ushqimore.

Telegram Partisë Demokratike e Majtë

ITALI I nderuar shoku D’Alema, Në emër të Partisë Socialiste Shqiptare ju dërgoj përshëndetjet më të ngrohta për fitoren e shkëlqyer që arritët para pak zgjedhjeve rajonale më 23 Prill 1995. Ishte një fitore e rëndësishme për të Majtën Demokratike e forcat që përbëjnë polin Progresist. Ky rezultat hap perspektiva pozitive për një tjetër sukses në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Urojmë që bashkëpunimi dhe shkëmbimet ndërmjet dy partive tona të zhvillohen më tej në të ardhmen. Përshëndetje të Përzemërta Prof. SËRVET PËLLUMBI, zv-Kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë. Tiranë, 26. 4. 1995.

Shpallet juria e çmimit «Kadare»

Shpallet, për vitin 1995, JURIA E ÇMIMIT Ndërkombëtar Let rar të Përvitshëm «KADARE», dhe Çmimit Mb arkombëtar Let rar të Përvitshëm «VELLJA» - emime që pë rtatën dhe jepen nga Fondacioni Kulturor «VELLJA». 1. Aliu 2. Ali Përdimja 3. Bashkim Kçyky, 4. Bardhyl Londo, 5. Betim Muço, 6. Jusuf Vrioni, 7. Lazër Stani, 8. Mira Mekli, 9. Rexhep Qosja, 10. Robert Shvarc 11. Shaban Demiraj, 12. Teodor Laco, 13. Trim Gjatja, 14. Vath Koreshi, 15. Ylljet Aliçkaj, Për Konkursin e Çmimit Mba-rkombëtar Let rar «Vellja». Shtëpëtia Botuese e këtij leturа të sjellin, pra-të Fondacionit «Vellja», një vepër origjinale letrare, botuar gjatë vitit 1994, në 6 kopje. Brenda periudhës 15 Prill 1995 - 31 Gusht 1995. Fondacioni «VELLJA» TIRANE - SHQIPËRI.

Lajmërim

Komiteti i Partisë Socialiste - Durrës njofton anëtarët dhe simpatizantët se ditën e premte, datë 28.4.1995 ora 17.00 në Pallatin e Sportit organizohet Mit ing i Madh. Në takim marrin pjesë deputetë të Partisë Socialiste. Partia Socialiste-Durrës