04/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

4 maj 1995

SHEMBULLI I ZOTIT KLESTIL...

NENVIZOJME: Erdhi dhe u largua nga Shqipëria dhe një president tjetër, i një vendi tradicionalisht mik si Austria, zoti Klestil. Mesazhet e vizitave të tilla janë shumë dashamirëse. Shqipëria demokratike gjen mbështetje nga bota e qytetëruar, veçanërisht nga Europa, ku aspiron të shkëputet. Personalitetet që vijnë për vizitë në Shqipëri, qoftë edhe kur nënvizojnë ndryshimet kolosale të bëra në vendin tonë, nuk e kanë aspak qëllimin që të rrisin kredibilitetin e qeverisë Meksi apo mbështetjen morale për presidentin Berisha. Qëndrimet e tyre, fjalët që thonë, deri edhe shtrëngimi i duarve dhe buzëqeshjet e tyre, të gjitha këto janë investim i tyre në shërbim të demokracisë së brishtë shqiptare. I ka këto sjellje diplomacia. Nga vizita e presidentit të nderuar të Austrisë, zotit Klestil, na tërhoqi vëmendjen një detaj që ka të bëjë me mënyrën e sjelljes së personaliteteve politike. Në konferencën e tij të shtypit, në pikën e «anxhtë» të saj - përgjigjet për pyetjet e gazetarëve, ndonëse këto pyetje ishin të pakta, zoti Klestil herëpashere konsultohej me njeriun që kishte në krahun e djathtë. Ky njeri ishte shefi i diplomacisë austriake, zoti Alois Mok. Zoti Mok është i njohur për qëndrimin dashamirës ndaj Shqipërisë dhe çështjes shqiptare në përgjithësi. Po i tillë është edhe qëndrimi i Austrisë mike. Megjithatë, presidenti i këtij vendi, për t’iu përgjigjur në mënyrë sa më korrekte e koncize pyetjeve të gazetarëve, na u duk se kërkonte këshillën e shefit të ministrit të tij të jashtëm. Nuk duhet harruar me këtë rast se vetë zoti Klestil ka ardhur dhe në këtë post pas një karriere prej diplomati të shkëlqyer në qendrat ku bëhet politika botërore. Kjo mënyrë sjelljeje e mikut nga Austria ka diçka të veçantë që për fat të keq mungon në sjelljen e politikanëve tanë. Ç’bëjnë politikanët tanë kur dalin në tribunë, gojët e tyre populit apo para gazetarëve, kur i kërkohet mendim për probleme nga më të ndryshmet? Ata janë hazërxhevap. Ata nuk ndalen para asnjë pyetjeje, sado e vështirë qoftë ajo, pasi i kanë përgjigjet të gatshme. Pavarësisht se këto lloj politikanësh krejt rastësisht një ditë e kanë parë veten në rolin e shefit, kryetarit, drejtorit, ministrit e më tej akoma, higen sikur e vërtisin politikën botërore, dhe jo vetëm politikën e brendshme, në majë të gishtërinjve. Po se mos vetëm politikanë! Ata janë kompetentë për ekonomi, për financat; për sistemin bankar për naftën, për bujqësinë - çështje e gjithë populit (reminishencë e së kaluarës), për blegtorinë, për mirërritjen e fëmijëve, për çfarë të duash. Kur u bënë këta politikanë kaq të zotë? Populli thotë: «Nuk flet mendja, flet karrikja». Por populli këta lloj politikanësh që kërkojnë t’i japin tak-fak përgjigje çdo pyetjeje i hedh shpejt para krahëve, madje dhe i përqesh, sepse «kompetenca» e tyre për çdo gjë fshën në fakt inkompetencën. Ajo është shprehja më e qartë e megalomanisë dhe shpërfilljes të pushtetit. Nuk duam të hedhim paralele midis sjelljes së kulturuar, të matur e plot mesazhe të zotit Klestil me sjelljen e ndonjë personaliteti në vendin tonë. Sidoqoftë, ai që do të mësojë tek shembulli i sjelljes së zotit Klestil në konferencën e tij të shtypit, do të gjejë modestinë e nevojshme që duhet të karakterizojë politikanin. Ka ikur koha e atyre njerëzve që i dinin të gjitha gjërat nga A-ja tek Zh-ja. M. I

Afari financiar i bosëve të financave vë nën këmbë Parlamentin shqiptar?!

SKANDALI «VRIONI» - SKANDAL I FINANCAVE SHQIPTARE Afari financiar i bosëve të financave vë nën këmbë Parlamentin shqiptar?! Banka Italo - Shqiptare ndryshon ligjet e votuar nga Parlamenti shqiptar Firma sërish: Dylber Vrioni President i Bankës Italo - Shqiptare Pse heshtin deputetët socialistë? Ndërkohë që «çelësi financiar» i Shqipërisë hap të gjitha dyert e mistershme të financave shqiptare, është gjetur tjetër çelës, kopil, të mbyllë apo të mbrojë misterin e «pushtetit të parasë», Afari financiar i bosëve të financave që ka përfshirë Bankën Qendrore Shqiptare, Bankën Kombëtare Tregtare si dhe Bankën Italo-Shqiptare i nxjerr jashtë legjislacionit shqiptar nga një numër i pranueshëm dokumentash. Ka gjetur një numër i rifiniturë mbrojtëse heshtjen e kursantëve financiar apo përkrahjen e njerëzve që nuk shohin me sytë e tyre por me xhamat që ju ka vënë Partia. Gjithsesi është z. Dylber Vrioni - pronar honorifik i Bankave Shtetërore Shqiptare dhe President i Bankës Italo Shqiptare që është vetëpërkëqur të zhvelhtojë skandalin duke e kanalizuar atë në pagësen e pa përfillshme prej 2800 dollarësh donëse harron të përgjigjet për transferë e tyre. E gjitha kjo ka refuzuar pambarisht takimet me botuesit e dokumenteve që materializojnë anën më të rëndësishme të skandalit. Se pari skelkjen e Kushtetutës Shqiptare, së dyti mashtrimin e Parlamentit. Kjo sa për emërtimin e z. Vrioni në postet e larta të Zëvendës Kryeministrit e Ministrit të Financave të Shqipërisë që i kanë hapur rrugën afarit me Bankat Shqiptare e më gjerë. Por ndërsa kanë heshtur shefat e financave Bankës Qendrore Bankës Kombëtare Tregtare, Bankës Italo shqiptare - infeksioni ështëi prekurr çuditërisht institucionin më të lartë shqiptar, Parlamentin, i pari, që i hapi rrugën Bankës Italo Shqiptare. Gjithçka është shkruar në proces verbal in e mbledhjes vë kështu askund nuk tregohet referenca në ligj e këtij veprimi që zëvendëson plot 5 nene të një ligji të votuar nga Parlamenti Shqiptar. Precedenti bëhet vërtet i rrallë kur sheh se asnjë nga nenet e Statutit të Bankës Italo-Shqiptare nuk ia jep këtë të drejtë Asamblesë së Jashtëzakonshme të Aksionerëve të Bankës. Ndoshta se ka munguar kjo, neni 8 i statutit të votuar nga Parlamenti është zëvendësuar me një tjetër nen 8 që përmban - vetëm me 21 dhjetor - një pikë C që thotë: Modifikon statutin e shoqërisë. Për edhe pse ka ndodhur kështu Parlamenti Shqiptar sërish hesht. Heshtin edhe socialistët! Pse? Më 16 dhjetor 1992 deputeti socialist Anastas Angjeli midis një vargu arsyesh që ishin argumenta për të mos u votuar nga Parlamenti Statuti i Bankës, sille si të tillë - mbasese me pak të rëndësishmen - pa mundësi e Parlamentit për të votuar çdo ndryshim të Statutit të çdo Banke. Por Parlamenti votoi këtë ligj. Dhe ai tani ndryshohet nga një Bankë që i heq njëkohësisht atribuin e ligjvënësit të paktën për këtë ligj. E pra, pse hesht Parlamenti? ERION BRAÇE

Van Den Broek për asociimin e Shqipërisë në BE

Është përsëri z. Van Den Broek që pas optimizmit të tij në Tiranë për paraqitjen propozimin Këshillit të Ministrave të BE e përsërit këtë qëndrim gjë në Bruksel. «Unë shpresoj që t’i bëj rekomandime pozitive Këshillit të Ministrave nga mesi i këtij viti për fillimin e negociatave për një marrëveshje europiane me Shqipërinë» deklaroi të mërkurën Van Den Broek në Bruksel. Vizita e tij në Tiranë i kishte treguar atij se Shqipëria ka bërë lëvizje pozitive për modernizimin dhe hapje të ekonomisë së saj dhe dëshirën për lidhjen e saj me BE. «Unë jam duke i dhënë mbështetje dhe inkurajim asaj nga BE» – theksoi Van Den Broek. Polonia, Hungaria Republika Çeke, Sllovakia, Bullgaria dhe Rumania kanë nënshkruar marrëveshje asociimi me BE. Lituania, Letonia dhe Estonia i kanë filluar bisedimet për një marrëveshje asociimi me BE dhe Sllovenia është në rrugë e sipër për t’i filluar këto negociata.

Aleanca Demokratike -! Konferencë shtypi

Aleanca Demokratike -! Konferencë shtypi Problemet përpara vendit kërkojnë bashkëpunim të forcave politike - Kërkohet tavolinë e rrumbullakët midis forcave politike për ish pronarët e tokave bujqësore, -

Ne punojmë për fitoren e sigurtë në zgjedhje

Veprimtari të Partisë Socialiste Të mërkurën pasdite Partia Socialiste e rrethit të Kolonjës kishte organizuar një takim të gjerë me pjesëmarrjen e banorëve të qytetit dhe fshatrave përreth. Merrte pjesë në këtë takim edhe nënkryetari i PS-së dr. Luan Hajdaraga. Zgjedhimi ndaj këtij vendi të tij, pra, takoi Më tej shoku Luan Hajdaraga, tha se kemi hyrë në vitin pararendës ndaj kësaj partie jonë ka kërkuar që të gjithë forcat politike të vendit të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe të shpallin këtë vit si një vit të qetësisë dhe paqes sociale. Zgjedhimi; korrupsioni i pashëmbullt dhe rë

vendet kërkojnë bashkëpunim të forcave politike

Kërkohet tavolinë e rrumbullakët midis forcave politike për ish pronarët e tokave bujqësore. - e tokave bujqësore. - Partia Socialiste, forca e parë politike në vend - Dje në mesditë në selinë e Partisë Aleanca Demokratike, dy liderët e kësaj partie, zotërinjtë Neritan Ceka dhe Preç Zogaj dhanë një konferencë shtypi për gazetari të organëve kryesore të shtypit. Qëllimi i konferencës, e cila del edhe nga komunikata që u shpërnda në emër të partive, ishte propozimi i kësaj partie që «të mblidhet një tryezë e rrumbullakët e partive: Lidhja e Djathë, PPD, PAD, PSD PBDNJ dhe PS për gjetjen e një zgjidhjeje me konsensus për çështjen e ish-pronarëve të tokave bujqësore. Pa paragjykuar zgjidhjen përfundimtare që shpresojmë të dalë nga kjo tryezë, thuhet në komunikatë – PAD propozon si zgjidhje të prekëshme e konkrete kompensimin fizik të ish pronarëve nga fondi shtetëror i tokës». Pavarësisht nga propozimi për një tavolinë të rrumbullakët midis forcave politike «PAD e konsideron të domosdoshëm ligjin për shitblerjen e tokës i cili përmban premisat dhe garancitë për një ekonomi të mirëfilltë kapitaliste në Shqipëri. PAD, thuhet në komunikatë, është angazhuar për respektimin e Ligjit për Tokën, një statukuoe e sotme në ndarjen e tokës dhe është për ruajtjen e saj. Mbi bazën e këtij ligji dhe statukuonë i kërkohet qeverisë të zgjidhë problematikisht për dhënien e tapive, hipotekimin e tokës nga pronarët aktualë, si një siguri për [vijon në faqen 2]

Sigurtë në zgjedhje

Të mërkurën pasdite Partia Socialiste e rrethit të Kolonjës kishte organizuar një takim të gjerë me pjesëmarrjen e banorëve të qytetit dhe fshatrave për rreth. e banorëve të qytetit dhe fshatrave për rreth. Merrte pjesë në këtë takim edhe nënkryetari i PSSH dr. Luan Hajdaraga. Zgjedhimi ndaj premtimeve të PD-së edhe tek kolonarët është i gjerë. Ata përpiqen të mbijetojnë, me shpresë se qeveria do të ndryshojë për mirë në të ardhmen. Pikërisht ndryshimin e kërkuar ata tashmë e presin nga alternativa socialiste dhe për të kanë votuar dy herë, më 26 korrik dhe 6 nëntor. Edhe takimi i fundit ishte tregues i shkallës së lartë të besimit të tyre ndaj kësaj alternative. vitin paralelektoral ndaj dhe partia të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe ta sociale. Zgjedhimi, korrupsioni i pashëmbullt dhe rrënimi ekonomik kanë bërë emergjente zgjedhjet e reja. Por për këtë çështje presidenti Berisha dhe partia e tij udhëhiqen nga ideja fikse për realizimin e plotë të mandatit të tyre katërvjeçar. Ai theksoi: Veçse për një gjë ne jemi të sigurtë, sa (Vijon në faqen 2)

Testamenti i Faik Konicës bëhet realitet

Dje erdhën nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës eshtrat e njërit prej patriotëve më të mëdhenj dhe figurave më të ndritur të letrave, shqipe Faik Konica. Për kthimin e eshtrave të tij nga SHBA shkoi një grup në përbërje të të cilit ishte edhe ministri i Kulturës Teodor Laço. Në aeroportin e Rinasit midis personaliteteve të tjera kishte dalë edhe kryeministri Aleksandër Meksi. Me sjelljen e eshtrave të Faik Konicës në atdhe bëhet kështu realitet testamenti i tij i cili në një letër drejtuar Fan Nolit dhe Sejfula Malëshovës shkruante: «Ndërroj jetë me mejtimin se ju jeni njerëzit që më keni kuptuar më mirë në këtë dhe. Nuk do të më tretë dheu, nëse timzot Noli dhe ti Lamja im i vogël dhe gjithë ata që e quajnë veten shqiptarë nuk do ta çojnë kufomën time të tretet në tokën mëmë. Kam lënë më një nëntë edhe harxhimet e rrugës për trupin pa jetë dhe shumën për 2 metra vend në Shqipëri. Mbyll sytë se ju i nderuari Noli dhe ju të nderuar shqiptarë e ti Lamja im i vogël në Paris do të ma kryeni këtë amanet.» Sot paradite do të zhvillohen homazhe pranë arkivolit me eshtrat e Faik Konicës, kurse varrimi do të bëhet pasdite pranë memorialit të vëllezërve Frashëri. Korresp. i «Zërit të popullit»

Presidenti ynë nuk beson tek zoti

Kemi disa arsye që e themi këtë. Së pari: Presidenti ynë i ndërruar ka qenë komunist dhe si i tillë ateist. Ka qenë komunist dhe jo vetëm por sekretar partie në fakultetin e mjekësisë i shqquar në luftën klasore ndaj atyre që mbanin flokë të gjata, pantallona të gjera e këmisha me lule. Tani ai na paraqitet si një besimtar i madh tek zoti! Psikologjikisht kjo nuk justifikohet. Historikisht konvertime të tilla nga ateist (le të quhen ateist se) në besimtarë që qenë pasoja të dramave ose krizave të mëdha shpirtërore. Më saktë, shpjegoj zotit, në jetën e presidentit tonë të ndërruar nuk ka patur ndonjë të tillë. Përkundrazi, siç deklaron edhe vetë ai ka qenë shumë i suksesshëm. Në Shqipëri demokracia dhe reformat ecën edhe përpara si vigane. Këtë e shthotë edhe media që shumë flet presidenti për të mirën e Shqipërisë, aq më tepër si besimtar i paraqitet ai para publikut zot pa sy e shqipëtarë. Së dyti: Si duket, megjithëse në Shqipëri feja është e ndarë ligjërisht nga shteti, presidenti nuk ktheu krahët. Prandaj ai i ka kthyer krahët, xhamitë e teqetë ku shkon, në vendet ku shpalos politikën e PD-së dhe u dërgon shigjeta kundërshtarëve. Në mjaft raste është inaguruar i kishës së Fanit para disa ditësh ai i shndërron ceremonitë fetare në mitingje paqësore të Partisë Demokratike. Ai nuk ishte për urim po për përdhunim i shtëpisë së zotit. Së treti: Gjatë fushatës është referendur por edhe me rastë të tjera presidenti ynë e ka paraqitur veten si i dërguari i zotit që mbulon Shqipërinë. «Zoti e ka bekuar kushtetutën, tha ai.» Po t’i besojmë dëshmisë së Dritëro Agollit që ka folur personalisht me zotin, Zoti jo vetëm nuk e ka bekuar kushtetutën por as nuk e kishte lexuar fare atë. Këtë na e konfirmoi edhe votimi i 6 Nëntorit. Pra «i dërguari i zotit» na del në rolin e një profeti të rremë. Dihet roli i këtyre profetëve: Çfronësimi i vetes në këto rrethana! Së pesti: «Mos i bën tjetrin atë që nuk dëshiron të ta bëjnë të tjerët» është një porosi zoti. Berisha ka folur dhe flet shumë për shkeljen e të drejtave të njeriut para 22 Marsit. Edhe sot ka shkelje të të drejtave të njeriut bile në disa raste ato janë skandaloze. Për këtë presidenti ynë, besimtar i madh, nuk flet. Pse? Sepse për këto mban përgjegjësi vetë. Sepse këto nuk bien në kurthin të tij e të njerëzve të tij. Pse kështu janë besimtarët e zotit? Së katërmbëdhjeti: Siç dihet zoti është i depolitizuar e i departizuar. Për zotin të gjithë njerëzit janë të barabartë. Për Berishën ca janë të nënës e ca të njerkës. Berisha nuk është i depolitizuar e departizuar por një partiak i pashërueshëm. Së pesëmbëdhjeti: Zoti i vërtetë nuk bën varrime e çvarrime. Ai nuk i thotë të nderueshmit mëkatari e mëkatari të nderueshëm. Zoti është shumë i drejtë. Nëse sundimin e Berishës varrim çvarrimet u bënë çështje e ditës. Me dekretë të posaçme presidenti ynë ka dashur t’iu japë çertifikatën e pavdekësisë majat mëkatarëve. Hë pra është apo jo besimtar presidenti ynë: BEQIR SKRELI

Dukur(i) e ditës

Pasaporta ka, pasaporta s’ka Për qytetarët korçarë procedura e marrjes së një pasaporte për udhëtim jashtë shtetit është vështirësuar mjaft, për të mos thënë është gati e pamundur. Kushto që bën një kërkesë për një të tillë, pa tjetër duhet të marrë takim me kryetarin e rendit e ky i fundit pasi e shoshit mirë e mirë, jep rekomandimet përkatëse. E gjithë kjo, procedurë kaq e vështirë me sollalëvje të pamotivuara për qytetarët, s’ka emër tjetër përveç atij të korrupsionit. Ndërkohë që në tregun e vizave në çdo kohë mund të marrësh një pasaportë, mjafton të paguash 50 mijë lekë (të vjetra). M. M.

Nesër do të lexoni

Intervistë me Namik Dokle, nënkryetar i Partisë Socialiste dhe kryetar i grupit parlamentar

SHKURT NGA VENDI

1500 familje në kufirin e varfërisë Janë 1500 familje në qytetin e Pogradecit që përpiqen të mbijetojnë vetëm me anën e ndihmës së përkrahjes sociale. Por e keqja është se edhe atë lëmoshë që u jepet, njerëz s’kanë qenë korrekt për afatin e dhënies së saj. Kështu në ditët e fundit të muajit prill këto familje mezi arrinin të marrin paratë e muajit mars, por jo të gjitha, pasi shumë prej tyre ende janë pa u dhënë sasinë e lekëve të caktuara.

Qindra ndërtime të paligjshme

Vetëm gjatë vitit të fundit në qytetin e Laçit janë kryer 540 ndërtime të paligjshme. Në këshillin e kësaj bashkie është ngritur disa herë ky problem, veçanërisht nga këshilltarët socialistë të saj, por është fakt se kanë munguar masat për parandalimin e tyre. Si na pohojnë në bashkinë e këtij qyteti, këto ndërtime janë kryer pa vendime të këshuj bashkie, por edhe këshilli i rregullimit të territorit ka neglizhuar për normalizimin e këtij problemi pasi nuk ishte rregullisht. Shqetësues është fakti se këtyre ndërtimeve të paligjshme u japin krahë edhe disa zyrtarë të bashkisë dhe drejtues, të cilët në jo pak raste i kanë stimuluar ato.

Vrasje në Shijak

Pak ditë më parë në qendër të Shijakut është vrarë me armë automatike Artan Avdulli, 22 vjeç. Sipas rendit mësohet se aktualisht është ndaluar nga T. Hyka, i cili aktualisht është ndaluar. Numri i autorëve të vrasjes ende nuk është konfirmuar. Po punohet për kapjen e tyre.