05/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

5 maj 1995

Strukturat Euroatlantike qenë dhe mbeten vizioni politik për Partinë Socialiste Shqiptare

- Intervistë e nënkryetarit të PS - shokut NAMIK DOKLE, dhënë gazetarit tonë Ardian Myslimi - Pyetjet: Ju sapo u kthyet nga Këshilli i Evropës, ku komisioni politik shqyrtoi dhe miratoi raportin për Shqipërinë. Cilat ishin rezultatet e këtij takimi? Përgjigje: Komisioni politik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, lidhur me pranimin e vendeve jo anëtare, është një komision që jep vendimin e parë, megjithëse, në këtë vendim mendimi i dy komisioneve të tjera, komisionit juridik dhe i të drejtave të njeriut, dhe komisionit për marrëdhëniet me vendet jo anëtare. Rruga e pranimit të Shqipërisë dhe të drejta të plota në Këshillin e Evropës e parapriu raporti i komisionit politik, i cili diskutua kësaj radhe. Në të ardhmen në mbledhjet që do të bëhen në dy komisionet e lartpërmendura do të diskutohen, natyrisht edhe përparësitë e raportet e dy reporterëve të tjerë. Por, është e rëndësishme që vendimi i komisionit politik u aprovua në mënyrë pozitive për Shqipërinë dhe kjo është një fitore e Shqipërisë, e të gjitha forcave politike shqiptare, sepse Evropa pranon Shqipërinë dhe jo parti të veçanta, Evropa pranon Shqipërinë dhe jo kryetarë partish. Evropa pranon Shqipërinë dhe jo Presidentin e Shqipërisë. Ajo pranon Shqipërinë me tërë elementet e saj, politik, human që mbart, dhe me vetë opozitën që ajo ka. Dua t’ju them me këtë rast edhe ndërlidhjen politike shumë të rëndësishme të kryetarit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, i cili në takimin me delegacionin shqiptar tha: Kur një shtet pranohet në Këshillin e Evropës, gjithmonë me tepër interes për këtë gjë ka opozita. Dhe në këtë e din, por dimë mbi të gjitha faktin, që më shumë se çdo lloj partie, qoftë e pozitës apo e opozitës, ka nevojë për pranimin në Këshillin e Evropës, vetë Shqipëria. Këtë mendim Partia Socialiste e ka shprehur gjithmonë hapur, duke mos lënë në harresë edhe problemet të cilat janë të diskutueshme. Kemi kërkuar, ndihmën e sugjerimin e Asamblesë Parlamentare e komisioneve të saj dhe një gjë të tillë e kemi gjetur, me gatishmëri të plotë, në të gjitha takimet politike që kemi zhvilluar. Në këtë kuadër edhe raporti i komisionit politik është një dokument shumë i rëndësishëm për Shqipërinë, është një dokument që praktikisht e hap rrugën e pranimit të saj në Këshillin e Evropës. Mendoj se diskutimi në Asamblenë Parlamentare që do të bëhet për këtë problem në muajin qershor, nuk do të ketë ndonjë problem që ta përmbys këtë parashikim politik që është bërë. Pyetje: A mund të na thoni diçka mbi spektrin e problemeve që trajtoheshin në raportin e Komisionit Politik? Përgjigje: Ai bën një ekspozë të motiveve të reporterit që ka bërë raportin, zotin Kelçerman, vlerëson disa nga arritjet në Shqipëri, konstaton disa nga problemet që janë ende në rrugën e zgjidhjes dhe njëkohësisht shpreh dëshirën dhe kërkesën e tij. Që Shqipëria të ketë në vëmendje disa gjëra. Ajo që është më kryesore dhe që kërkohet nga komisioni politik, është që Shqipëria të nënshkruajë konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut në momentin e pranimit. Kjo është një nga dokumentet më të rëndësishëm dhe bashkë me Protokollin e saj nr. 1, 2, 4, 7 dhe 11 krijon kuadrin e plotë ligjor, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, për mbrojtjen e të drejtave politike në vendet anëtare. Në bazë të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut është krijuar një Komision Europian i të Drejtave të Njeriut dhe një Gjykatë Europiane e të Drejtave të Njeriut. Kjo gjykatë në rrugën e saj, për zgjidhjen e një çështje, fillimisht ndjek një rrugë pajtimi, dhe kur nuk arrihet rezultat, bëhet gjykimi i çështjes. Vendndimi i saj për çdo vend anëtar ka fuqi vepruese ekzekutive të menjëhershme. Nuk kanë ngelur jashtë vëmendjes së këtij komisioni edhe probleme të tjera të cilat krijojnë kuadrin e plotë politico-ligjor të integrimit të një shteti në Këshillin e Evropës siç është Ratifikimi i protokollit numur 6 të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut lidhur me heqjen e dënimit me vdekje, të Ratifikimit të Konventës për mbrojtjen nga torturat dhe trajtimi jo human e degradues, nënshkrimit të Konventës Europiane për mbrojtjen e minoriteteve e shumë probleme të tjera, të cilat ne kemi mundësi t’i përballojmë me mirëkuptim dhe vullnet politik pozitiv, më të mirë se deri tani. Duhet të kemi parasysh një gjë, se në Europë duhet të hyjmë si europianë dhe jo si bajraktarë. Pyetje: Ju më lart theksuat se gjatë shqyrtimit të raportit janë bërë edhe disa sugjerime nga antarë të këtij komisioni. A mund të na thoni se ku konsistonin ato? Përgjigje: U bënë edhe sugjerime dhe në radhë të parë nga vetë kryetari i komisionit z. Keltçermans lidhur me Kushtetutën. Në vërtetë në raport thuhej se nuk ka boshllëk kushtetues, sepse janë dispozitat kryesore kushtetuese të aprovuara në parlamentin shqiptar, kur Partia Demokratike nuk kishte shumicë, të cilave u janë bërë edhe disa plotësime të mëvonshme kur Partia Demokratike erdhi (Vijon në faqen 2)

Ndihmëssekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe Tom Richardson priti nënkryetarin e Partisë Socialiste Ilir Meta

Të mërkurën pasdite ndihmëssekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe z. Tom Richardson priti në Ministrinë e Jashtme (Foreign Office) nënkryetarin e PS Ilir Meta. Gjatë takimit nënkryetari i PS Ilir Meta e njohu z. Richardson dhe diplomatët që e shoqëronin me situatën politike dhe ekonomike në vend. Veçanërisht ai u përqëndrua në qëndrimet e PS-së për zhvillimin e mëtejshëm të reformave ekonomike e sidomos privatizimit, për çështjen e Kushtetutës, për prioritetin që i kushton integrimit europian të vendit, për bashkëpunimin e mëtejshëm me NATO-n dhe për zhvillimet e fundit rreth çështjes Nano. Po kështu u bisedua edhe rreth situatës së rënduar të ditëve të fundit në rajon dhe për problemin e Kosovës dhe atë të shqiptarëve në FYROM. Takimi u zhvillua në frymë miqësore. ★ ★ ★ Po dje nënkryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i Komisionit të Jashtëm të saj Ilir Meta priti ...

Thyerja e embargos nga Shqipëria në fokusin e OKB-së

Përpjekje për të mbyllur rrjedhën e naftës nga Shqipëria në Malin e Zi Kontrabanda e naftës nga Shqipëria në Mal të Zi, thyerja e embargos së Këshillit të Sigurimit, është kësaj radhe fokusin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ambasadori argjentinas në Këshillin e Sigurimit i cili, të mërkurën në mbrëmje, është shprehur serbësh? e paligjshme e naftës nga Shqipëria drejt Malit të Zi ka tërhequr vëmendjen e Komitetit të Këillit të Sigurimit për përcaktimin e sanksioneve të Serbisë e Malit të Zi. «Ne jemi duke filluar të bëhemi shumë të interesuar për rrjedhjen e karburanteve nga Shqipëria në Malin e Zi», u pohui Kardenas gazetarëve pas një takimi me dyert të mbyllura këtij «komiteti të Këshillit të Sigurimit, për Sanksionet i cili mori një informacion nga inspektorët ndërkombëtarë të respektimit të sanksioneve. «Unë mendoj se tashmë ka një vëzhgues për të detyruar ndalimin e kësaj rrjedhjeje të karburanteve. Dhe në qoftë se ajo nuk do të ndalon pastaj ne do të mendojmë se çfarë ne do të bëjmë», shtoi Kardenas. Ky i fundit nuk tha se sa karburante kanë shkuar përmes Malit të Zi në Bosnjë që nga vendosja e sanksioneve për të ndihmuar serbët e Bosnjës për të luftuar kundër qeverisë së Sarajevës. Kardenas nënvizoi faktin se nafta «ishte importuar në Shqipëri kryesisht nga Greqia dhe Italia dhe është dërguar në Malin e Zi përmes Liqenit. Ambasadori argjentinas theksoi se nuk dihej origjina e këtyre karburanteve, të cilat blihen në tregun botëror. «Çështja është vuri në dukje Kardenas se karburantet nuk qëndrojnë në Shqipëri, ashtu siç supozohet se duhet të ishte. Ne besojmë atje importohet 100-150 për qind më shumë se nevojat e Shqipërisë »terpica, rrjedh drejt veriu. Ky karburant shpërndahet u dërgohet serbëve në rajone të tjera të ish Jugosllavisë.

PESHKOPI

20 mijë dollarë për një veturë Vetura malore të Drejtorisë së Punës dhe Emigracionit të rrethit të Dibrës (drejtori pa punë e emigracion) i shtohet një veturë e dyte, një «Toyota» super malore. Burime brenda kësaj drejtorie kofirmojnë se makina e re ka ardhur si «kallim inventari» nga Tirana dhe se në dokumentin përcjellës të saj shuma në lekë konvertohet në shumë 20 mijë dollarë. Kjo veturë bën pjesë në vargun e veturave që segmentet të caktuara të partisë – shtet vazhdojnë t’u shpërndajnë besnikëve për t’i përdorur si «artileri e rëndë» në fushatën elektorale në prag. Pas këtyre veprimeve, nuk është e vështirë të dallosh «mvis redë të zezë», majën e malit të një korrupsioni ashikare. A. ASHIKU

ESHTRAT E KONICES VENDOSEN PRANE VELLEZERVE FRASHERI

Dje paradite në Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës në Tiranë u zhvilluan homazhe para arkivolit me eshtrat e Faik Konicës, njeriut prej patriotëve të mëdhenj shqiptarë dhe një prej penave më të fuqishme të letrave shqipe. Në këtë ceremoni për nder të Konicës morën pjesë edhe personalitete të rëndësishme të jetës politike dhe artistike të vendit si edhe nga diaspora. Me këtë rast kishte ardhur në Tiranë edhe patrioti i shquar Antoni Athanas, shkrimtari Ismail Kadare etj. Pas homazheve arkivoli me eshtrat e Konicës i vendosur në shtratin e topit dhe i mbuluar me flamurin kombëtar u nis drejt kodravave të liqenit artificial të Tiranës pranë memorialit të vëllezërve Frashëri ku do të prehen përgjithmonë. Në këto ceremoni mori pjesë edhe Foli edhe presidenti i Republikës Sali Berisha. Korresp. i «Zërit të popullit»

Nga veprimtaritë Socialiste

Fuqimi cilësor i Partisë garanton fitoren Rreth kësaj teme u mbodh dhe diskutoi Komiteti i Partisë Socialiste të rrethit të Korçës. Si në materialin e mbajtur nga kryetari i PS, N. Pandeli, edhe në diskutimet e saj u theksua se fushata e këtij komiteti dhe organizatat e zgjedhjeve të partisë dhe këshillat palë të shërozin? e vlerësohet më shumë se rrejdhat duhur, për vlerësimin e? politikë në vepr? elektorale. Diskutantë të ndryshëm si Fehmi Xhemo, Jani, Tefik Çau-Kostag Bejo, vlerësimi i kësaj etj, theksuan se janë fusha duhur? politikë dhe karrierë? kësaj fushate, ata të kthejnë? Këta fusha, të mira për këtë dhe një herë njerëzit në qytet? marë kontaktet? vërtetës? dhe në fshat ata na japin e mbështesin? ta? nëndërkohë të zbatojmë edhe për propagandimin e alternativës sonë. Për këtë, drejtuesit e të gjithë niveleve të partisë në rreth duhet ta kuptojnë se rezultati i kësaj fushate është i lidhur ngushtësisht me suksesin e betejës së ardhshme elektorale. Ajo me siguri që do të zhvillohet shumë e ashpër, sidomos në rrethin e Korçës, ku pushtetin e komand on PD-ja dhe pushtetarët e saj janë të zhytur në korrupsion e vjedhje të pasurisë kombëtare. Është mëse e domosdoshme u vu në dukje të tij në mbledhje, që në krye të organizatave të partisë gjithnjë duke mbajtur parasysh statutin e saj. Fitoria në zgjedhjet e ardhshme elektorale do të jetë e jona, sepse do të jemi në gjendje të vëmë në lëvizje gjithë potencialin e aktivistëve tanë, anëtarëve dhe simpatizantëve, ashtu siç vepruam në Referendumin e 8 nëntorit. M. MEKO

Sesion jubilar kushtuar 9 majit

Në prani të dhjetë veteranëve të luftës nacionalçlirimtare u zhvillua sesioni jubilar «9 Maji - 50 vjetori i fitores mbi fashizmin», organizuar nga komiteti i veteranëve të Vlorës. Pas fjalës së hapjes së kryetarit të komitetit të veteranëve, Ziqiri Mero, u mbajtën dy kumtesa shumë interesante të punuara me seriozitet. Lefter Konesi lexoi kumtesën «50 vjet fitores mbi fashizmin» në të cilën vlerësoi lart rolin e luftës së madhe dhe të popujve antifashistë dhe veçanërisht atë të popullit shqiptar. Kumtesa u përcoll me fakte hodhi po- (Vijon në faqen 3)

Shkodër

Nderim për 7 viktimat e tragjedisë së liqenit Shkodra e brengosur, që në orët e para të mëngjesit të ditës së dielshme u drejtua për në lagjen Kiri, për të ndarë dhimbjen së bashku me familjarët e 7 të afërmve viktimave që humbën jetën në daligic? e liqenit pasdreken e 1 Majit. Do të përcilleshin kështu 7 viktimat e para, që ishin gjendur në orët e para të mëngjesit të ditës së dielës së? mëkur-? Pas dreke në familjet e viktimave erdhi për ngushëllim edhe Presidenti i Republikës Z. Sali Berisha. Ndërkohë po dhe pasdrekë u gjendën edhe dy kufomat e fundit të kësaj tragjedie. MUSA KURTULAJ

Inaugurohet kisha e Shenandout

Të martën u përurua shenjtoreja e kishës së Shenandout në Laç. Ky vend i shenjtë, 4 km mbi qytetin e Laçit, është mjaft i frekuentuar nga besimtarët e besimeve të ndryshme fetare pothuajse nga i gjithë vendi. Në inaugurimin e saj morën pjesë rreth 5 mijë besimtarë, përfaqësuesit më të lartë të klerit katolik shqiptar si dhe të besimeve të tjera dhe përfaqësues të pushtetit lokal. Mesha e rastit u mbajt nga ipeshkvi Rrok Mirdita.

Gjendje e vështirë në Sukth

Ish NB-ja e Sukthit, dikur ndër më të fuqishmet në vend për prodhimin e artikujve bujqësorë e ble-gtorale, që furnizonte jo vetëm qytetet kryesore, por mbulonte dhe eksportin, është shndrruar në një shesh pa jetë. Baza ekonomiko sociale e kësaj ish NB-je është shka-tërruar. Gjendja e vështirë në këtë komunë ka bërë që mbi 70 qind të familjeve të marrin bukën me listë. Për këtë qëllim këto familje i kanë dërguar një peticion organeve kompetente, të cilat vazh-dojnë të heshtin.

Të pasrohet e qytetit të Korçës

Numri i familjeve të pastrehë në qytetin e Korçës si konfirmohet nga organet e bashkisë së qytetit së ka shkuar në rreth 4 mijë, mjaft prej të cilëve nga radhët e të përndjekurve politike. Kështu bëhet krejt i papërfillshëm numri i ndërtimeve të realizuar vitin e kaluar nga subjekte të ndryshme ndërtimi. Shumë qytetarë të pastrehë vazhdimisht kanë kërkuar çështje ndërtimi, por zëri i tyre s’ka marrë përgjigje pozitive nga ana e bashkisë.

Mesazh falënderimi

Sekretari Kombëtar i Partisë Demokratike të Majtë Italiane Massimo D’Alema i dërgoi këtë mesazh falënderimi Prof. Servet Pëllumbit, me rastin e përshëndetjes që ai bëri z. D’Alema për suksesin e arritur në zgjedhjet racionale. Prof. Servet Pëllumbi Zëvendëskryetar i Partisë Socialiste Të Shqipërisë Tiranë I dashur Pëllumbi, Ju falënderojmë për urimet tuaja. Rezultati i 23 Prillit na inkurajon për të shkuar përpara në ndërtimin e një koalicioni të fortë të qendrës së majtë me synim arritjen e konsensusit të shumicës së qytetarëve italianë. Ne e çmojmë të rëndësishëm edhe solidaritetin tuaj. Edhe njëherë faleminderit. Përshëndetjet më miqësore MASIMO D’ALEMA Sekretar Kombëtar i Partisë Demokratike të Majtë Italiane

SHKURT NGA VENDI