Ngushëllime në familjet e viktimave të tragjedisë së 1 majit në Shkodër
Dje paradite Nënkryetari i PSSH-së Ilir Meta dhe anëtari i kryesisë Musa Ulqini ishin në qytetin e Shkodrës ku u shprehën ngushëllimet familjarëve dhe të afërmve të viktimave të tragjedisë që ndodhi
në Liqenin e Shkodrës më 1 Maj. Në këto vizita ata shoqëroheshin nga drejtues të PS të Rrethit të Shkodrës.
Korresp. i «Zërit të Popullit».
JO FASADË PËR TË BËRË TË BESUESHME EUFORINË E MASHTRIMIT
Intervistë me nënkryetarin e Partisë Socialiste Servet Pëllumbi
Pyetje: Në bisedën televizive të zhvilluar më 1 Maj me kryeministrin dhe me drejtuesit kryesorë të disa partive për problemin e investimeve, ju nuk morët pjesë. Gazetari që drejtoi bisedën tha ju ishit i mendimit se për këtë problem duhet të diskutojnë specialistët.
Sipas jush për çfarë problemsh duhet të diskutojnë drejtuesit kryesorë të partive? Përgjigje: Për hir të së vërtetës dua të them se më mori në telefon një gazetar i TV dhe më ftoi të merrja pjesë në këtë bisedë. T’u përgjigja se do t’i rekomandoja një anëtar të kryesisë së partisë, specialist për këto çështje. Ne, i thashë gazetarit, nuk duhet të biem në pozitat e mëparshme që me të drejtë janë kritikuar, ku ai që ishte në krye mund të fliste edhe dhe për naftën, edhe për bujqësinë, edhe për ndërtimin artificial... Gazetari më tha se do të pyeste. Pyeti dhe i thanë se duhej të shkoja unë dhe jo specialisti! Udhëheqësit kryesorë të partive politikë në qoftë se shkojnë në takime, qoftë edhe para kamerave, duhet të diskutojnë çështje me rëndësi mbarë kombëtare që kërkojnë konsensusin e forcave politike si p.sh. problemi i kushtetutës dhe i procedurave të miratimit të saj, çështje madhore që nuk shikojnë ndonjë vepër konkrete të investuar, kur papunësia në vend që të ulet, rritet kur niveli i jetesës së shumicës dërrmuese të njerëzve ka rënë mbi 50 përqind. Më të drejtë ata shtrojnë pyetjen: Në qoftë se këto pare janë investuar vërtet, ku kanë shkuar? Ata kanë të drejtë ta shtrojnë këtë pyetje veçanërisht kur marrin vesh se «nga 280 milionë lekë që BE i ka dhuruar Shqipërisë për periudhën ’92-’93, vetëm 27 milionë, pra më pak se 10 për qind janë arkëtuar në buxhetin e shtetit» (Gazeta Shqiptare 26.4.95). Pyetje: Si i komentoni ju sulmet e këtyre ditëve të PD-së e propagandës së saj për mos pjesëmarrjen tuaj në këtë bisedë? Përgjigje: Është një situatë interesante. Në vend që RD-ja dhe Tritan Shehu të merrën me thënien e problemit, me deshtimin e propagandës për rreth 2-3 miliardë dollarë që qenkan investuar, merren me mospjesëmarrjen time në këtë bisedë! Tritani me sa duket ka marrë shumë inat me mua se ju dogji pjesa më e shumues e diskutimit të tij. Prandaj ai në bisedë kërkoi të sfryhej tek të tjerët. Pyetje: Tani që kini parë bisedën në TV, si thoni, bëte apo nuk bëte mirë që nuk morët pjesë në të? Përgjigje: Bashkohem me vlerësimin që i bëri Z. Godo bisedës. Ishte një bisedë që i solli dhimbje koke jo vetëm Godos por edhe telespektatorëve. Sa për mua unë kisha më pak dhimbje koke sepse ndoshta vetëm gjysmën e bisedës, gjysmën tjetër nuk e ndoqa ngaqë si rezultat i investimeve të Z. Meksi, nuk kisha drita. Dua të shtoj se mungesa jonë në atë takim i krijoi hapësirë më të madhe partive të ish koalicionit të ballafaqoheshin drejt për drejt me qeverinë Meksi. Pyetje: Cili është mendimi juaj për figurën e bërë nga përfaqësuesit socialistë në bisedat e zhvilluara në televizion? Përgjigje: Kjo varet nga individualiteti i secilit specialist. Kryesorë është që secili kur del në TV është i obliguar të mbrojë alternativën e partisë që përfaqëson në përputhje me aftësitë dhe specialitetin e tij. Por duhet nënvizuar se këtyre specialistëve jo gjithnjë u krijohet hapësira e nevojshme dhe shpesh në skenaret e hartuara vihën në rolin e figurantëve. Ju faleminderit.
... shkollja ynë dhe jo specialisti.
Udhëheqësit kryesorë të partive politike në këtë gjë çështje me rëndësi, ndërsa përfaqësuesit e dhe i procedurave të miratimit të saj, i një platforme të përbashkët të zgjidhjes së çështjes kombëtare, i platformave të fushatave elektorale etj. Këto gjëra duhet të diskutohen në tavolina të rrumbullakta me presidentin e republikës.
Drejtuesit e partive mund të shkojnë edhe në takime me kryeministrin por jo për të verifikuar në se janë apo jo të sakta shifrat euforike të propagandës së PD-së: shifrat që presidenti lëshon në ndonjë kishë ose xhami.
Ndërsa për çështje që kërkojnë një mendim të specializuar si janë aspekte të ndryshme të reformës ekonomike, të fushave të ndryshme të jetës së vendit, sigjithëse edhe tema e investimeve për të cilën bëhet fjalë, duhet të thirren specialistët, Po të ishte transparent kryeministri Meksi në një problem si ai i investimeve, ai duhej të ballafaqohej ose me gazetarët ose me specialistët. Ai s’ka pse të kërkojë një fasadë me disa nga partitë politike, për të bërë të besueshme euforinë e mashtrimit të opinionit. Ai dhe të tjerët që mendojnë se mund të mashtronjë dhe të thënë se gjatë 3 vjetëve të PD-së janë bërë 2-3 miliardë dollarë investime, duhet të dinë se në kushtet e demokracisë, njerëzve nuk mund t’iu hidhet hi sy. Njerëzit janë në gjendje të arsyetojnë, veçanërisht kur bëhet fjalë për 23 për qind të votave në këto zgjedhje.
Rezultati i arritur nga laburistët dhe ai i konservatorëve, dy partitë tradicionale rivale shkollore në Britani, nuk ka nevojë për shumë koment. Ai flet për një fitore të bujshme të Laburistëve dhe një humbje tronditëse. bëti apo nuk bëti vihën në rolin e figurantëve.
Ju faleminderit.
Intervistoi BEQIR SKRELI
Homazh 5 Majit, ditës së dëshmorëve
KORÇË 5 Maji, kjo ditë tashmë ka hyrë në fondin e kujtesës së popullit shqiptar dita e përkujtimit të bijve e bijave të tij që vunë jetën në themel të ardhmërisë së tij. Në varrezat e dëshmorëve të kësaj lufte në qytetin e Korçës, sivjet njerëzit kanë shkuar si asnjëherë tjetër. Pushtetarët kanë bërë gjithshka për të qenë në rregull me ceremoninë zyrtare, vendosin kurora dhe tufa me lule. Por, populli kursesi s’mund t’i falë qëndrimin nihilist ndaj gjakut dhe sakrificave të panumërta të bijve të tij dëshmorë. Kishte ardhur në varrezat e dëshmorëve për të bërë homazh edhe zëvendëskryetari i PSSH Dr. Servet Pëllumbi. Ai vendos kurora me lule në varret e dëshmorëve Koco Dhimo dhe Niko Pandeli, Sapo shoku Servet del nga dhoma e homazheve, populli që ka mbushur varrezat shpërthen në duartrokitje. Vlerësim i popullit të Korçës për qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj luftës nacionalçlirimtare. Biseda në familjen e Heroit të Popullit Koci Bako ishte mjaft emocionuese. Djali i heroit, Niko Bako, flet për qëndrimin e pushtetarëve të sotëm ndaj figurës së babait të tij. Vunë vinçin në mes të ditës, tregon ai, për të shkulur nga lapidari germat e bronxta. Dhe makthirrën edhe mua e më thanë të deklaroja se im atë ishte vrarë më 3 nëntor të 42-shit. Çfarë qe t’i besoj, ata vetëm një gjë s’do të arrijnë të bëjnë me Koci Bakon, thotë profesori, «nuk e shkulin dot nga zemrat e popullit.» Gjatë gjithë ditës së dëshmorëve shoku Servet Pëllumbi dhe drejtuesit e Partisë Socialiste të Korçës shkuan për homazhe në shumë familje dëshmorësh si në qytetin e Korçës ashtu dhe në atë të Maliqit dhe në fshatrat për rreth. Në vijim të vizitave nëpër familjet e dëshmorëve prof. Servet Pëllumbi shkoi në familjen e Mihallaq Pendavinjës, me 5 dëshmorë të luftës nacionalçlirimtare. Njerëzit e shtëpisë dhe të afërmit e tyre vlerësojnë qëndrimin dhe respektin e Partisë Socialiste ndaj luftëtarëve të lirisë. Mesazhi i PS për këtë ditë për dhe atë të çlirimit të Shqipërisë ka qenë i qartë, u thotë Pëllumbi të pranishmëve. Një parti që s’di të vlerësojë kujtesën e kombit është e destinuar të dalë jashtë historisë. Iniciativat që ndërmerren si konflikti pas të vjelit janë thjesht për hi-pokrizi, për zhurmë e bujë. Unë isha 13 vjeç kur hodha pushkën në sup, thotë veterania Dhora Terova. Po me ‘nder do të shkojë Sali Berisha në Moskë, ku do të festohet 50 vjetori i fitores mbi fashizmin? Bota demokratike kurdoherë ka mbajtur një qëndrim të prerë, ndaj kolaboracionistëve dhe bashkëpunëtorëve të fashizmit, ndërsa këtu tek ne ndodh krejt e kundërta, u hiqen dekoratat atyre që bënë luftën dhe dekorohen ata që janë njollosur me turp nga historia. Kështu thonë të gjithë të pranishmit në bisedë të ndryshme nëpër familjet e dëshmorëve të heronjve të luftës në qytetin e Korçës. M. MEKO TIRANË Në kuadrin e veprimtarive të shumta përkujtimore që u organizuan dje me rastin e 5 majit, ditës së lavdive dhe dëshmorëve të atdheut, në vend të rëndësishëm zunë edhe vizitat përkujtimore të drejtuesve dhe deputetëve të Partisë Socialiste në familjet e atyre që i falën atdheut gjakun dhe jetën e tyre. Në shumë shtëpi dëshmorësh, në pjestarë të familjeve dhe të afërmve të tyre bënë vizita dje në kryeqytet nënkryetari i Partisë Socialiste dhe kryetari i grupit parlamentar Namik Dokle, nënkryetari i kryesisë së Kuvendit Popullor Shaqir Vukaj, nënkryetarët e Partisë Socialiste Luan Hajdaraga dhe Ilir Meta, anëtarët e kryesisë dhe deputetët e Kuvendit Popullor Musa Ulqini, Maqo Lakrori dhe anëtarë të tjerë të Komitetit të Përgjithshëm drejtues të Partisë Socialiste. Po dje shkuan në Pezë dhe bënë vizita në familje të dëshmorëve anëtari i kryesisë së PSSH-së Bashkim Zeneli, deputet në Kuvendin Popullor dhe Leontiev Çuçi deputet dhe anëtarë i komitetit të përgjithshëm drejtues të PSSH-së. Në të gjitha këto vizita u përkujtuan me nderim dhe mirënjohje të thellë të gjithë ata bija dhe bijë të këtij vendi që u flijuan për lirinë e atdheut, për çlirimin e tij nga pushtuesit nazifashistë dhe tradhëtarët vendas shërbëtorë të tyre, duke rivenë theksin në qëndrimin e Partisë Socialiste ndaj Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, e cila përbën një epopë të lavdishme burim heroizmi e krenarie me të cilën brezat do të krenohen në shekuj. Gjakun e derdhur për lirinë nuk do mundet askush ta mohojë, heroizmin dhe sakrificat e panumërta askush nuk mund t’i zëvendësojë me tradhëtinë e bashkëpunëtorëve të fashizmit. Korresp. i «Zërit të Popullit». PEZË Dje anëtari i kryesisë së Partisë Socialiste Bashkim Zeneli dhe anëtari i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të PSSH-së, Dr. Leontiev Çuçi, deputetë të Kuvendit Popullor shkuan për përkujtimin e 5 Majit mes banorëve të Pezës heroike të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare. Së bashku me përfaqësues të Komitetit të Veteranëve të Shqipërisë, të partisë e të pushtetit në komunë, ata vendosën buqeta me lule në varrezat e dëshmorëve të Pezës dhe tek lapidari i komandantit të shquar Myslim Peza, që themeloi e drejtoi çetën e parë partizane të Europës. Gjithashtu Bashkim Zeneli dhe Leontiev Çuçi bënë vizita në familjet e dëshmorëve në Pezë, Pezë Helmës, dhe në familjen Spahja në Pezë të Vogël, ku në vitin 1943 fashistët vranë e masakruan 11 pjesëtarë të kësaj familje.
... të ardhme, theksoi G. Ruçi. Në familjen e Kadri e Drita Murrajt ndërohet vepra e këtër dëshmorëve të saj. Të godasësh dëshmorët, do të thotë të godasësh shpirtërisht popullin. Edhe ndonji që ka kërkuar në parlament të hiqet dita-simbol e 5 Majit, sot është i detyruar të përkuljet përpara veprës së tyre të lavdishme pikërisht më 5 Maji. u tha në biseda në këtë familje.
Deputetët Ruci e Brokaj bënë vizitë edhe në familjen e Skënder Latifit në fshatin Babicë. Ndërkaq deputetët Dritëro Agolli e Moikom Zeqo shkuan në Kuçin e largët malor për të marrë pjesë në ceremonitë që kuçjotët kanë organizuar për të përkujtuar djemtë, dëshmorë të fshatit të tyre.
G. TUSHE
Fitore e bujshme e laburistëve britanikë në zgjedhjet lokale në Angli dhe Uells
- Humbje tjetër dërrmuese e Partisë Konservatore në pushtet -
Partia e Laburistëve Britanikë, në zgjedhjet lokale të zhvilluara në Angli dhe Uells, ditën e enjte.
Rezultati i këtyre zgjedhjeve është si më poshtë: Kandidatët e Partisë Laburiste të opozitës fituan 48 për qind të votave, konservatorët ranë në nivelin e 25 për qind të votave, ndërsa në rritje shënoi partia Liberal Demokrate, e cila ka siguruar 23 për qind të votave në këto zgjedhje.
(Vijon në faqen 4)
VLORE
Qindra qytetarë vlonjatë, pjesëtarë e të afërm të familjeve të dëshmorëve në varrezat e dëshmorëve bënë homazhe në nderim të veprës së tyre të lavdishme.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe drejtuesit e Partisë Socialiste, midis të cilëve Gramoz Ruçi, sekretar i përgjithshëm i PSSH dhe anëtar i kryesisë dr. prof. Sabit Brokaj. Homazhe u bënë edhe në varrezat e dëshmorëve të luftës së Vlorës të 1920-ës.
5 Maji në Vlorë u festua me dijenitë me të gjitha familjet e dëshmorëve. Deputetët Ruçi e Brokaj bënë vizitë në familjen e Heroit të Popullit Shyqyri Alimerko. Më të Heroit, Refika Hoxha, dhe nipërit e tij, Alberti dhe Hodo, i pritën deputetët socialistë. Kush nuk nderon dëshmorët dhe heronjtë ai nuk ka
ELBASAN
Një ditë më tepër se zakonshme ishte sfondi i 5 Majit në Elbasan.
Pamja e së rëndomtës dukej në vendosjen e vetëm dy banderolave për gjithë qytetin që përkujtonte këtë datë nga më të shënuarat në histori, shto pastaj edhe heshtjen e Muzeut të luftës antifashiste nacionalçlirimtare, i mbyllur tashmë përfundimisht dhe ish - shtëpisë muze të Qemal Stafës, e cila thuajse është krejt jashtë funksionit.
Mëgjithatë banorët e Elbasanit e orën 11 u nisën për në varrezat e dëshmorëve për të nderuar kujtimin e të rënëve e për të vendosur tufa me lule në varret e tyre. Pa pritur në këtë ceremoni zyrtare, të parët që mbërritën në varrezat e dëshmorëve, më shumë se kurrë ndonjëherë të heshtur, ishin shokët dhe bashkëluftëtarët e partizanëve të rënë, mes të cilëve, e mbeshtetur në një bastun, edhe Heroina e Popullit Emine Bahja.
Më pas, nën tingujt e bandës muzikore të qytetit u vendosën kurora me lule në obeliskun përkujtimor nga deputetë të Elbasanit në Kuvendin Popullor, prefekti, kryetarët e këshillit të rrethit dhe të bashkisë, divizionit dhe nga partitë politike dhe organizatat e veteranëve. Në emër të komitetit drejtues të Partisë Socialiste të rrethit kurora u vendos nga kryetari dhe sekretari i këtij komiteti, Dritan Çerma e Bardhyl Konda.
Pas ceremonisë në Varreza, u bënë vizita në familjet e dëshmorëve dhe të afërmëve të tyre.
S. CEKANI
Delegacione të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇI uisen në disa shtete për të marrë pjesë në festimet e 9 majit
Me rastin e 9 Majit, Ditës së fitoreve përfundimtare mbi fashizmin, Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇL të Popullit Shqiptar i ka ardhur mjaf ftesa nga organizata dhe shoqata homologe veteranësh të disa shteteve europiane.
Me ftesë të Komitetit Kombëtar të Veteranëve të Luftës Patriotike të Federatës Ruse u nis për në Moskë një delegacion i përbërë nga shokët Pirro Dodiba, kryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇL dhe Qamil Poda, sekretar Përgjithshëm i këtij Komiteti.
Po kështu, me ftesë të Presidentit të “Romë Congress S.R.L.” të Italisë u nis për të marrë pjesë në manifestimet e organizuara me rastin e 9 Majit një delegacion i përbërë nga shokët Qazim Kapiszy, nënkryetar i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇL, dhe Nikolla Mallisi e Feti Rugji.
Niset këto ditë, gjithashtu, për në Angli, me ftesë të Dr. John Morrison, kryetar i Shoqatës “Rally for Reconsili ation”, një delegacion i kryesuar nga Heroi i Popullit, Ndreko Konomi, për të marrë pjesë në festimet kushtuar 9 Majit, Ditës së fitores mbi fashizmin.
Në manifestimin që do të organizohet në Greqi me rastin e 9 Majit niset për atje një delegacion i Komitetit Kombëtar të Veteranëve të LANÇL i kryesuar nga anëtari i kryesisë së këtij Komiteti, Pëpi Mitrongji.
Ndërkohë, ftuar nga Komiteti Organizativ maqedon, niset për në Maqedoni për të marrë pjesë në ceremonitë festive që do të organizohen atje me rastin e 9 Majit, një delegacion tjetër i përbërë nga shokët Figri Vogli, Bilal Parruca dhe Hatixhe Deliu.
Vidhet arka e komunës
Kanë përfunduar në xhepat e hajdutëve më se 400 mijë lekë të reja me të cilat do të paguheshin pensionistët dhe banorët e komunës së Prapit në Elbasan që marrin përkrahje sociale.
Grabltja ka ndodhur në të gdhirë të ditës së mërkurë. Arka është shpërthyer me mjete të forta, ndërkohë që roja ka qenë duke fjetur.
Mësuesve u janë ndalur pagat
Në Korçë të gjithë mësuesit e kategorive të ndryshme të shkollave që morën pjesë në grevën e shkollave u është prerë dita e punës duke u mbajtur paratë.
Madje janë mbajtur paratë edhe të njëorëshit të grevës së paralajmëruar para asaj, megjithëse në të dy rastet greva është zhvilluar konform kuadrit ligjor, ç’ka u konfirmua nga mjetet zyrtare të informimit.
Fonde në erë...
Megjithëse bashkia e qytetit të Durrësit ka matur një fond prej 110 milionë lekësh për mbushjen e gropave të rrugëve, 6,5 milionë lekë për rregullimin e sheshit të tregut industrial dhe atij ishatar, 10 milionë
Megjithëse bashkia e qytetit të Durrësit ka maturuar një fond prej 110 milionë lekësh për mbushjen e gropave të rrugëve, 6,5 milionë lekë për rregullimin e sheshit të tregut industrial dhe atij ishatar, 10 milionë lekë për asfaltimin dhe kanalizimin e rrugës Spital-Varrezë, shumë e cila si total ka vlerën prej më shumë se 30 milionë lekësh, rrugët e Durrësit vazhdojnë të mbeten të mbushura me gropa dhe baltë.