09/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

9 maj 1995

9 Maji - apel i përgjithshëm

Çdo 9 Maj antifashistët e forcat përparimtare në mbarë botën festojnë e kujtojnë. Mendojnë e reflektojnë përherë. Çdo 9 maj që vjen bën thirrje për të mos harruar. Bën thirrje për arsyetim të shëndoshë. Është e padiskutueshme ana festive e 9 majit 1945. Është dita e fitimtarëve antifashistë mbi hordhitë naziste e tashiste. Ishin zhvillime mbi hordhitë naziste e tashiste. Ishin zhvillime ekonomike e sociale që i hapën rrugë ardhjes në fuqi të forcave fashiste në disa vende të Evropës dhe në Japoni. Vërtetë kishin ato faktorë përmbajtje e karakter konkret, por historia tregon se rreziku i përtejkarakterit fashiste është eminent. Parrullat e tyre, organizimet e tyre, veprimet e tyre, dhuna e tyre janë të dallueshme e nuk duhen nënvlerësuar. Nazizmi e fashizmi përfaqësonin forcen më regresive të kohës, forcën më diktatoriale, më ç’njerëzore, më kriminale, më absurde, më shkatërrimtare. Si shfaqje tipike e ekstremizmi të djathtë, fashizmi në vetvete është shfaqja më antinjerëzore në historinë moderne të njerëzimit. Është forca më dekadente, më antidemokratike, më antihumane, më e rrezikshme sociale. Megjithë këto kualitete fashizmi e kishte në vetvete mundësinë e mundjes, të asgjësimit të tij, përderisa binte ndëshm e progresin, ishte në kontradiktë të pazgjidhshme me të. Por ai nuk mund të vetëasgjesohej. Lufta e vendosur kundër tij, ishte mjeti efikas që mundësoi asgjësimin e kësaj fare të keqe, por mjaft rezistente. Bashkimi i forcave përparimtare, krijimi i fronteve nacionalçlirimtare, i ushtrisë nacionalçlirimtare, krijimi i koalicionit të madh antifashist ishin format e nevojshme të organizimit për të përballuar goditje fashiste e për ta shkatërruar atë. Ndërsa e madhe mes forcave përparimtare dhe atyre regresive të errësirës fashiste, përfundoi me fitoren e të parëve, në ngritjen e flamurit të fitimtarëve mbi Rajshtag. Populli ynë i vogël, por i vuajtur e i rënduar nga robëresh e historisë ka merituar e pa kundërshtueshëm që nuk e humbi toruan. Nuk u gjunjë, nuk u tërhoq. Ai u rreshtua që në fillim në anën e forcave antifashiste, u bashkua me koalicionin antifashist të cilin e udhëhiqnin tre fuqitë më të mëdha përparimtare e demokratike të kohës Bashkimi Sovjetik, SHBA, Britania e Madhe. Antifashistët shqiptarë, komunistë, patriotë, kanë merinë e zgjedhjes së drejtë që e afruan popullit tonë, që e organizuan e bashkuan, dhe e udhëhoqën në luftë të vendosur përmes sakrificash të mëdha drejt fitores. E radhitën popullin tonë në radhët e fitimtarëve, të forcave më progresive të asaj kohe. Vlera e kësaj lufte nacionalçlirimtare të popullit tonë nuk mund të mohohet kurrë. Në raport me fashistët e nazistët, që pushtuan vendin tonë, populli ynë e bëri fitimtarë. Por dhe brenda vendit tonë janë mjaft të dallueshëm ata që luftuan, pavarësisht nga dallimet në bindjet politike, që kishin dhe atyre që u mbajtën bashkëpunëtorë me pushtuesin, që e lidhën fatin e tyre me ta. E radhitën veten në të mundurit, në të përgjakurit. Dhe turpi as fshihet, as lahet dot. E vërteta objektive në historinë e luftës nacionalçlirimtare të popullit tonë kërkon që të vlerësohen faktet, ngjarjet që janë zhvilluar e të flaken tej të gjitha shtrembërimet, subjektivizmat, trillimet, mbulimet, njëanshmëritë e politizimet e vjetra dhe të reja. Nuk mund të ecet në rrugën e zëvendësimit të subjektivizmave e politizimeve të vjetra me të rejat. Nuk mund të bëhen fitimtarët të dënuarit të mundur e të turpëruar dhe të turpëruarit të mundurit të fituar. Të gjithë ata që janë përpjekur të bëjnë gjymtime të tilla e kanë vënë veten në pozita qesharake dhe kanë dështuar. Popujt e kombet e qytetëruar e të kulturuar nuk kanë lejuar gabime të tilla por kurdoherë ata që luftuan kundër fashizmit i kanë vlerësuar e i vlerësojnë në merita të veçantë edhe kriminelët e luftës. Fashistët e fshehur nuk kanë ngurruar t’i denoncojnë e t’i dënojnë edhe në këtë fund shekulli. Fitimtarët antifashistë në të gjithë vendet që luftuan kundër hordhive naziste e fashiste, ndjehen krenarë por janë dhe të menduar. Janë të menduar për faktin se dhuna, krimi e shkelja e lirive dhe të drejtave të njeriut, në vendet e ndryshme të botës, janë bërë shqetësuese. Ringjallja e forcave fashiste në disa vende, veprimet ksenofobiste të tyre, organizimet e reja fashiste, ringjallja herë pas here e nostalgjive të vjetra fashiste etj. janë bërë tepër shqetësuese. Kjo e bën më të nevojshme kërkesën për të mos harruar, për të mos u kujdesur, për të mos nënvlerësuar virusin fashist. Dhe 9 Maji është një ditë apeli e përjetshëm për të mos u harruar.

Delegacion i PSSH-së në Slloveni

Me ftesë të Lidhjes së Bashkuar të Socialdemokratëve të Sllovenisë, u nis dje për një vizitë dyditore në Republikën e Sllovenisë një delegacion i Partisë Socialiste të Shqipërisë i kryesuar nga zëvendëskryetari i saj Dr. Servet Pëllumbi. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH-së.

Zhvilloi punimet Konferenca e Forumit Europian për Demokraci dhe Solidaritet me temë: «Tranzicioni: shoqëria, ekonomia dhe e ardhmja e Europës»

Marrin pjesë deputetë të PS. Në 6 maj 1995, Forumi Europian për Demokraci dhe Solidaritet organizoi në Pragë, të Çekisë, Konferencën me temë: «Shoqëria, ekonomia dhe e ardhmja e Europës». Në këtë konferencë, pjesëmarrës të së cilës ishin partitë socialdemokrate dhe socialiste të Europës perëndimore, qëndrore dhe lindore u bënë një analizë e hollësishme e zhvillimeve ekonomike të vendeve të Europës Lindore e Qëndrore, e curisë së deritanishme të reformës ekonomike dhe e strategjisë së zhvillimit në të ardhmen në këto vende. Në veçanti u diskutuan problemet e dala dhe perspektivat e zhvillimit në fusha të tilla si: Makroekonomia dhe zhvillimet e ardhshme, Administrimi publik, papunësia, privatizimi, industria, bujqësia etj. Në konferencë, të ftuar nga Forumi Europian për Demokraci dhe Solidaritet, morën pjesë edhe deputetët e Partisë Socialiste Ass Prof. Dr. Anastas Angjeli dhe Dr. Shkëlqim Cani.

Vizitë pune e një delegacioni të PSSH-së në Bullgari

Këto ditë një delegacion i PSSH i përbërë nga deputetët Ylli Bufi, Shkëlqim Cani, dhe Anastas Angjeli me ftesë të PS Bullgarë bëri një vizitë pune në Bullgari. Gjatë qëndrimit në Sofje, delegacioni u prit dhe zhvilloi takime me zv. kryetarin e PSB dhe kryetarin e grupit të saj parlamentar: Krasimir Premjanov, me zëvendëskryetarin e PSB Georgi Panvanov me kryetarin e komisionit të ekonomisë në Parlamentin Bullgar, Atanas Paparizov, me kryetarin e komisionit të financës Georgi Nikolov, me kryetarin e komisionit të bujqësisë Todor Todorov me këshilltarin ekonomik të Kryeministrit, prof. Dr. Ivan Angjellov, me Kryetarin e Agjensisë së privatizimit Dimitri Stefanov, dhe me strukturat organizative të PSB. Gjatë këtyre takimeve u shkëmbyen mendime për problemet e ecurisë së reformës ekonomike, të reformës fiskale, buxhetore, të privatizimit, legjislacionit të tyre, të fushatës paraelektorale, situatën në rajonin Ballkanik dhe marrëdhëniet midis PSSH e PSB. Zyra e Shtypit dhe Informacionit të PSSH-së

Shpërndahen medaljet e akorduara nga presidenti rus B.N. Jelcini për veteranët shqiptarë

TIRANE Shpërndahen medaljet e akorduara nga presidenti rus B.N. Jelcini për veteranët shqiptarë

Përurohet teatri i parë privat

Tiranë: Përurohet teatri i parë privat

Në ndihmë të biznesit korçar

Në kuadrin e ndihmës prej 30 milion dollarësh që qeveria amerikane ka premtuar për biznesin shqiptar, ditën e shtunë ishin në Korçë ambasadori amerikan, Lake dhe drejtori i fondit amerikan në Shqipëri, Sheglione. Të dy morën takim me biznesmenë koçarë si dhe me drejtues të pushtetit lokal e më pas bënë vizita edhe nëpër subjekte prodhuese private. Zoti Mishel Vëll, këshilltar pranë agjensisë rajonale lindore të biznesit me qendër në Korçë, që thotë se fondi i sipërmendur do të jetë në kavani e kredive afatgjata që shteti amerikan do t’i akordojë në ndihmë të biznesit shqiptar. Vizita e dy personaliteteve amerikane në Korçë, thotë ai, e para e këtij lloji, kishte për synim vëzhgimin më nga afër të subjekteve më të përshtatshëm për t’i ndihmuar me kredi për zhvillimin e bizneseve të tyre.

Shqipëria merr medaljet e akorduara nga presidenti rus B.N. Jelcin për veteranët shqiptarë

Ditën e diel në ambientet e Ambasadës së Federatës Ruse në Tiranë u bë ceremonia e dorëzimit të medaljeve jubilare; «50 Vjet të Fitores në Luftën e Madhe Patriotike», akorduar nga Presidenti B. Jelcin, 36 veteranëve shqiptarë pjesëmarrës në këtë luftë. Merrnin pjesë ish partizanë, përfaqësues nga Presidenca, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Jashtme, gazetarë e të ftuar të tjerë. Është e lartë vepra juaj heroike dhe nuk do të harrohen në shekuj meritat tuaja para atdheut, u tha në fillim të fjalës së përshëndetjes. Ju jeni mishërim i tipareve më të mira të karakterit të kombit shqiptarë-fisnikërisë, burrërisë, lidhjes dhe gatishmërisë për t’u bërë fill për herë të lirisë dhe pavarësisë. Në përkujtim të kësaj para kujtimit të atyre që ranë nëpër fushat e betejave, ne ruajmë në mënyrë të shenjtë kujtimin e tyre dhe nderojmë të gjithë ata, që rrojnë sot. Dhe bashkë me ju dhjetra e mijëra partizanë trima. Luftëtarë të ushtrisë nacionalçlirimtare të cilët pa kursyer jetën u ngritën në mbrojtje të tokës arbërore për të qenë, me çfarëdo këmbësie që kemi, fjala fashizëm do të mbetet gjithmonë mishërim i të keqes, i urrejtjes dhe krimeve më të shëmtuara. Duke kremtuar 50-vjetorin e fitores, ne jemi plotë vendosmër për të bashkuar përpjekjet e të gjithë popujve liridashës, për të mos lejuar zjarrin botëror, për të forcuar me përpjekjet e përbashkëta paqen dhe sigurinë në të gjitha skajet e botës. Më pas veteranët e dekoruar «morën medaljet në një atmosferë shumë të ngrohtë e miqësore, e cila shoqëroi gjithë aktivitetin. Me dekret të Presidentit të Federatës Ruse B. N. Jelcin, u dekoruan me Medaljen veteranët e mëposhtëm: 1. Bedri Spahiu 2. Ymer Dishnica 3. Nexhip Vincani 4. Kadri Hoxha 5. Arif Hasko 6. Manol Konomi 7. Piro Dodbiba 8. Sadik Bekteshi 9. Muhamet Prodani 10. Ndreko Rino 11. Hamit Keci 12. Qazim Kapesyzi 13. Zeqeri Mero 14. Nikolla Sallabanda 15. Muharrem Kokomani 16. Vitori Titani 17. Drita Kosturi 18. Dhora Leka 19. Rahman Perrlaku 20. Anton Sheti 21. Llazi Angjeli 22. Dilaver Radeshi 23. Maqo Como 24. Edip Ohri 25. Tanush Shyti 26. Adnan Qatipi 27. Qamil Poda 28. Myqerem Fuga 29. Shahin Ruka 30. Minella Dalani 31. Sali Verdha 32. Njazi Çepani 33. Beqir Minhozhi 34. Sulejman Baholli 35. Josif Xegali 36. Gjergj Titani

Tubim i përbashkët

SHKODER Interesim i veçantë e pjesëmarrje e gjerë në takimin përkujtimor të 9 Majit, kushtuar 50 vjetorit të fitores mbi nazifashizmin, që u zhvillua paradreken e ditës së dielë në auditorin qendror të universitetit «Luigj Gurakuqi». Ishte organizuar nga komiteti i veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare të rrethit në bashkëpunim me partitë politike që i janë përgjigjur kësaj thirrjeje si PUK, (nëse si PS, PAD, PSD, PDSD, PA, konfederata sindikale dhe shoqata etj.) «Kosova» dhe shoqata kulturore «Çamëria». Pas fjalës së hapjes nga zoti Dahamur Uruçi, kryetar i shoqatës «Kosova», të tingujve të himnit kombëtar, fjalën e rastit e mbajti doktori i shkencave Xhavit Gjylbegaj, i cili evokoi aspekte të heroizmit të forcave të koalicionit antifashist botëror në këtë luftë me të cilat u rreshtua që në fillim edhe Shqipëria. Gjithashtu ai vuri në dukje edhe kontributin që dha Shkodra në luftën kundër nazifashizmit, duke e cilësuar këtë si vatër e ndezur të kësaj lëvizje, në zemër të së cilës zienin rinia shkodrane. Në vazhdim përshëndetën edhe përfaqësuesi e partive politike pjesëmarrëse. Ata theksuan se luftën kundër nazifashizmit dhe dëshmorët e saj duhet t’i përkujtojmë bashkërisht, sepse ata ranë për idealin e së ardhmes dhe shprehën besimin se dha forca politike të spektrit të djathtë, që sot nuk lu përrgjigjen ftesës së këtij takimi (ta ngrenë [?]) ndërmarrë në të ardhmen, MUSA KURTULAJ

Filloi operacioni «kufi të sigurtë»

— Operacioni i parë që nga Lufta e Dytë Botërore — Që me fillimin e ditës së parë që nga Lufta e Dytë Botërore, 1000 vetash po dislokohen brenda kufirit shqiptar. Policia ndërmori brenda [?] operacionin e saj të parë. Kapja e detyrave e tyre do të jetë në skuadra 3 vetash, të cilët do të kenë për detyrë të ruajnë një zonë me gjatësi 10 km. Ato do të ... (Vijon në faqen 8)

Mledhje jubilare kushtuar 9 Majit

Janë bashkuar qytetarët e Peshkopisë dhe komiteti i veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare organizatorë të tubimit të së dielës kushtuar 50 vjetorit të fitores mbi fashizmin dhe i veprimtarive lidhur me këtë ngjarje historike. Me këtë rast në sallën e kinoteatrit të qytetit kishin zënë vend pjesëmarrës aktivë në betejat për çlirimin e Shqipërisë dhe të viseve të tjera jashtë kufijve të saj, pjesëtarë të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të partive politike, eurosocialistë etj. Vasfi Xheladini, kryetar i komitetit të veteranëve të luftës antifashiste nacionalçlirimtare të rrethit, pasi theksoi rolin e Dibrës e të ... (Vijon në faqen 2)

Përurohet teatri i parë privat shqiptar

Është përuruar mbrëmë në një mjedis të ngrohtë dhe intim artistik teatri i parë privat shqiptar, nëse më e guximshme por dhe aq e bukur e një grupi artistik të Teatrit Kombëtar të prirë nga Petraq Xhillari. Romani shumë i njohur i shkrimtarit tonë të shquar Dritëro Agolli «Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zy-lo» ka ngacmuar nervin krijues të regjisores Alfred Bualoti dhe Andon Qesarit të cilët në skenografinë e Piktorit të Merituar Shaban Hy-sa dhe skenën ku aktorët Roland Trebicka, Elvira Diamanti, Mërkur Bozga dhe Anastas Kristofori vunë në skenë spektaklin e titulluar «Zylo Kamberi». Përmes një gjuhe të zgjedhur e plot kolorít, në ironinë dhe sarkazmën e njohur të Dritëro Agollit «Zylo Kamberi» rrishfaqet përsëri, duke ra sjellë mesazhin se të tillë tipa vazhdojnë të jenë prezent në mjediset tona dhe të bëhen pengesë tepër e dëmshme. Pa vënë aspak në dyshim vlerat e qenësishme të veprës dhe nivelin interpretues të aktorëve që formojnë një ansambël simpatik e tërheqës, kemi të bëjmë pikërisht me një hap vërtet të guximshëm, por njëkohësisht bukur e premtues për artin shqiptar të skenës teatrore i cili ridimensionohet kësisoj edhe me teatrin e parë shqiptar privat. Korresp. i «Zërit të Popullit» Breshëri armësh në doganën e Hanit të Hotit Janë dëgjuar breshëri armësh gjatë natës së të shtunës në doganën e Hanit të Hotit. Kjo bëri që të ... tërhiqen pala jugosllave të bllokojë hyrje daljen për disa orë. Është marrë të mos nënvlerësohet fakti se nga kush qëllohet në drejtim të doganës e për çfarë veprash [?] ... ngjarja me mënyrë që të parandalohen ngjarje të padëshiruara.

Rivarro­s en eshtrat e Bilal Xhaferit

SARANDE Rivarrosen eshtrat e Bilal Xhaferit Ditën e dielë në prani të qindra qytetarëve u organizua në qytetin e Sarandës ceremonia e rivarrimit të eshtrave të patriotit dhe personalitetit të letrave shqipe, Bilal Xhaferi. Eshtrat u vendosën në lulishen pranë shëtitores kryesore buzë detit, në krah të bustit të dijetarit të shquar Hasan Tahsini, në shenjë mirënjohje për kontributin që ka dhënë në shërbim të kombit biri i çamërisë Bilal Xhaferi. Zoti Kolec Topalli lexoi përshëndetjen e presidentit të republikës, ndërsa fjalën e rastit për jetën dhe veprën e Bilal Xhaferit e mbajti zoti Uran Bukata. Me këtë rast u shtrua një darkë - koktej ku morën pjesë veç përfaqësuesve të shoqatës Çamëria, edhe mjaft banorë nga qyteti i Sarandës dhe Konispolit. PANAJOT ZOTO

SHKURT NGA VENDI

Ekspozitë filatelike, pas 29 vjetësh Është e dyta ekspozitë e filatelistit të njohur gjakovas Tajar Kokalari, pas asaj të hapur më 1966, jo që u çel të mërkurën pasdite në një sallë të hotel «Cajupi», nën kujdesin e bibliotekës së bashkisë në Gjirokastër, ku nderuan personalitete të jetës shtetërore, publike, njerëz të kulturës dhe nga autoritetet. Ekspozitën e paraqiti drejtori i bibliotekës Petraq Qurku, ndërsa i pasionuari i madh foli për disiplinën e filatelisë dhe falënderoi për aktivitetin. Sinjali i RTV drej shmarjes Është i njohur tashmë fakti që zona të tëra në Dibër, për shkak të indiferentizmit që tregohët ndaj rregullimit të përçuesit televiziv, nuk e ndjekin dot RTV Shqiptare, përveçse «me saç» në kohën e transmetimeve me satelit. Në qytetin e Peshkopisë RTV shqiptar përçuesit kryesor, atij të Malit të Bardhë mbi Homesh sa vjen e zbehet, sa vjen e po shkon drejt shuarjes. Në qytetin e Peshkopisë RTV shqiptar përçuesit vazh[...] me orë të tëra dukura dhe me ngjyrë të rënda të figurës [?] Vjedhje me lëndë neuroparalizuese Kohët e fundit në qytetin e Durrësit është rritur në mënyrë të ndjeshme numri i rrëmbimit të automjeteve private. Para disa ditësh vendin e ngjarjes e kanë ruajtur, të pajisur me lëndë neuroparalizuese, mundën të rrëmbejnë makinën tip «Benz» të qytetarit T. M. 1 në qyteti i Durrësit. Në një fenomen është shfaqur edhe brenda në qytetin e Durrësit, ku para gjykatës së qytetit në mesditë disa persona për veturë. Këto veprime nuk kushtojnë vëmendje gjat[?] ...