10/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

10 maj 1995

Pushtetarët e kaluan në heshtje 9 Majin

Disa ditë me radhë e tërë bota festoi me solemnitet 9 Majin. Gati gjithë njerëzimi ndoqi nëpërmjet kanaleve televizive aktivitetet madhështore të organizuara në Londër, Paris, Berlin, Moskë si edhe në shumë kryeqytete të tjera të botës. Mesazhet ishin të qarta. Drama të tilla nuk duhet të përsëriten më dhe këto i shmang afirmi, besidimi, mirëkuptimi, toleranca. Festimet nuk u përcollën nga kundërndjenjë Lindje-Perëndim, nga kërkesa e llogarisë të mundur e të fituar, nga kërcënimet kundër komunizmit apo kapitalizmit, nga goditja e krejve të veçantë që quan në tragjedi të cilat i kushtuan popujve miliona viktima. Por, ndërsa bota festoi Tirana i pati hesht. Kjo tregon se në Shqipëri akoma nuk po fryn era e këtyre mesazheve. E vërteta është që pushtetarët tanë nuk e kanë harruar 9 Majin, dhe “përkujtimin” e tij ka kohë që e kanë filluar nëpërmjet veprimeve hakmarrëse. Kështu mund të (Vijon në faqen 4)

PD-në NUK E SHEROJNE DOT SKENARET TRITANO-VIZIVE

Edhe daullja që është daulle nuk bie kot. Bie me raste si Ramazani Bajram etj. Kurse daullja e propagandës së PD-së, nuk pushon asnjëherë aq sa është çarë e krijon vetëm neveri tek dëgjuesit. Megjithatë këta daullexhinj që u duket vërtet edhe më të rëndësishëm se Qemal Stafa nuk duan t’ia dinë. Dëgjojini: “Përsëri përfaqësuesi i Partisë Socialiste nuk paraqitet në debatin e dëshëm televiziv mbi shëndetësinë…” PS ka vetëm specialistë për shpjegje dhe mashtrime... për shkarterme por nuk gjen dot qoftë edhe një specialist për të paraqitur alternativa konstruktive”. Si është e vërteta: Ditën e shtunë Departamenti Ekonomik në TV njofton deputetin socialist Dr. Prof. Zabit Broka për të marrë pjesë në një debat televiziv mbi shëndetësinë. I dërgon edhe një përgjegjësor. Prof Zabit u përgjigjet dhe ishte gati për takim. Të hënën në drekë, u njoftonte përsëri nga TV se nuk do të merrte pjesë ai por deputeti Tefik Ajazi. Me modesti deputeti Ajazi nuk pranoi të shkonte dhe nuk shkoi. Ai u shpreh se nuk mund të shkonte ai para Dr. Zabitit. Zabit Brokaj është specialist për këtë punë, është profesor, ka qenë ministër, dekan i fakultetit të Mjekësisë. Dhe tani le të gjykojë vetë lexuesi se kush shpif, kush mashtron, cilët janë specialistët e vërtetë të shkarterrimeve fizike e psikologjike të Shqipërisë. Qëndrime të tilla bizantine, demagogjike e spekulative ndaj Pa- që të bëgerije në korin e tyre. Partitë politike janë të organizuara dhe e dinë ato se ku duhet të dëgjojnë për t’i përfaqësuar. Televizioni organizon bisedë për investimet dhe këmbëngul të shkojë atje nënkryetari i Partisë Socialiste Prof. Servet Pellumbi. Nuk pranohet në asnjë mënyrë të shkojë atje p.sh. Ylli Bunë, specialist, kryetar i komisionit të industrisë në parlament, ish kryeministër. Në bisedën për arsimin ftohet nga Partia Socialiste Musa Ulqini i cili nuk është specialist për arsimin dhe nuk pranohet Dr. Luan Hajdaraga, specialist i mirëfilltë për arsimin në Shqipëri, me një përvojë 20 vjeçare, 10 vjet drejtor i Institutit të Studimeve Pedagogjike. Nuk ftohet në këtë bisedë as deputeti i PSD Paskal Milo, kryetar i komisionit të arsimit në parlament, personalitet në fushën e arsimit, ish dekan i Fakultetit të Historisë. E megjithatë daullja gjëmon: «PS alternativa konstruktive». Vërtet, Partia Socialiste nuk gjen dot, sepse nuk ka një specialist dhe orator si Tritan Shehu të cilit në bisedat televizive të zhvilluara deri tani, i kanë dhënë opingat në dorë. Kur i intereson, PD-ja, zbaton citatin e dikurshëm «Çdo komunist duhet të jetë specialist për vijën e partisë». Dihet cili është interesi i PD-së. Të mbajë pushtetin me çdo mjet, me gënjeshtra, shpifje, mashtrime. E diskredituar politikisht e moralisht, PD-ja tani është katandisur në një gjendje që nuk del dot më, as para popullit, as para specialistëve të vërtetë se nuk ka fytyrë të dalë. Prandaj ajo shpreson që të gjejë shërim me butaforira e me skenare tritano-vizive. Kot e ka. BEQIR SKRELI tani le të gjykojnë vetë lexuesit të shkaktarëve e spekulative ndaj Partisë Socialiste e partive të tjera opozitare janë e vetmja praktikë pune e udhëheqësve, televizionit dhe shtypit të Partisë Demokratike. Pjesëmarrësit në bisedat televizive janë përfaqësues të partive politike. Partitë nuk janë kopë prej të cilave çobanët e Berishës dhe të Tritanit mund të zgjedhin kë të duan.

Veprimtari për 9 Majin

Korçë Po në këtë kuadër, divizioni i Korçës dhe enti social kulturor i ushtrisë organizoi një tjetër sesion të këtyre lojì, ku merrnin pjesë përfaqësues të pushtetit lokal dhe drejtues të forcave të ndryshme politike të këtij rrethi. Si në referatin kryesor të mbajtur nga kolonel Halil Kulla ashtu dhe në 5 kumtesat e mëparshme evokohej kontributi dhe angazhimi i popullit të Korçës në fitoren e madhe. Në fund për të pranishmit u dha një montazh muzikor-letrar me këngë e poezi partizane. Korresp. i «Zërit të popullit» Gjirokastër Komiteti i veteranëve të LANÇ organizoi të rrethit të Gjirokastrës organizoi pardje një takim me ish partizanë, ish vuajtës në kampet e internimit dhe familjeve të dëshmorëve e heronjve. Folën shokët Vera Sako e Zilfo Latifi. Theofan Zoto, ish i internuar përcolli emocione ngjethtëse. Kosta Zaval lexoi mesazhin e komitetit kombëtar të veteranëve drejtuar partizanëve dhe familjeve të dëshmorëve me rastin e 9 Majit, kurse shoku Resul Llongo përshëndeti në emër të Partisë Socialiste të rrethit. Dje përfaqësues të organizatës së veteranëve dhe të kryesisë së PS bënë vizita në familjet e të rënëve dhe ish të internuarve në kampet nazifashiste. Mirdite Komiteti drejtues i Partisë Socialiste të rrethit të Mirditës në bashkëpunim me komitetin e veteranëve të rrethit, organizuan një veprimtari përkujtimore me rastin e 9 majit, 50 vjetorit të fitores mbi fashizmin. Kryetari i komitetit të veteranëve të rrethit Ndue Dodbiba, foli për ndihmësën e popullit të Mirditës në luftën nacionalçlirimtare dhe veprimet luftarake për çlirimin e këtij rrethi. Në fund përshëndeti edhe kryetari i KD të PS të rrethit, Mark Nikolli. B. Z. Kurb[in] Dje para dite në Laç komiteti i Pren Pershepfni, kryetar i PAD i qytetit të Laçit, etj. Për të pranishmit grup artistik «Gurra e Kurbinit» dha një program të pasur artistik. Nga kjo mbledhje tek pranishmit bëri jo pak përshtypje mosmarrja pjesë e përfaqësuesve të pushtetit lokal dhe të atyre të degës së Partisë Demokratike të rrethit.

Veprimtari për 9 Majin

Durrës Në kuadrin e 50 vjetorit të përfundimit të luftës së përgjakeshme botërore, në obeliskun kushtuar qëndresës heroike të luftëtarëve nga Shqipëria dhe vende të tjera të Ballkanit, veteranë të luftës antifashiste nac’onalçlirimtare përkujtuan me respekt këtë ngjarje të shënuar historike. Përshëndeti Qemal Zeneli, ish i internuar në kampet naziste. Nga ky lapidar i Porto Romanos vendit ku vuajtën e torturuan dhe u persekutuan me qindra vetë, u lëshua një mesazh nderimi në kujtim të 17 mijë të arrestuarve antifashistë nga nazifashistët dhe a-rigjunarit ballisto zog’ste, bashkëpunëtorë të okupatorit. Veteranë e të përfaqësues të PS bënë vizita në shtëpitë e dëshmorëve dhe ish të internuarve. Skrapar Veprimtaria e organizuar nga komiteti i veteranëve në bashkëpunim me muzeun historik, shtëpinë e kulturës e qendrën kulturore të fëmijëve, titullohej «Fitimtarët festojnë». Ajo u çel me himnin kombëtar dhe një minutë heshtje për të rënët në luftë. Veç ish partizanëve, pjesëtarë dhe të afërm të familjeve të dëshmorëve, eurosocialistëve etj, merrnin pjesë edhe kryetari i bashkisë Bashkim Neullari, kryetari i komitetit drejtues të PS Shkëlqim Meta etj. Për Luftën e Dytë Botërore, koalicioni antifashist e kontribu[in] e Shqipërisë foli drejtori i muzeut Nuri Çuni. Intervistat me kujtimet e gjalla të ish partizanëve Vaip Gogo, Abedin Saliasi, Bajram Radeshi. Këngët dhe recitimet për luftën partizane, dëshmorët, veteranët, at-dheun e bënë këtë tubim përkujtimor edhe më emocionues. Pas kë-sij, muzeu historik i rrethit organizoi një pritje koktej, ku përshëndeti kryetari i komitetit të veteranëve Skënder Bega. RIZA BREGASI Mat Aktivitetet filluan me homazhe në varrezat e dëshmorëve, ku u vendosën kurora në emër të komitetit të veteranëve të luftës, pushtetit lokal dhe partive politike. Më pas në pallatin e kulturës të qytetit u zhvillua mbledhja përkujtimore kushtuar kësaj date historike. Materialin kryesor e mbajti drejtori i muzeut historik të rrethit zoti Vladimir Berhani. Në fund për të pranishmit u dha një koncert artistik. Lezhë

Lezhë

Në kuadrin e 9 Majit, 50 vjetorit të fitores mbi fashizmin, muzeu historik i rrethit nën kujdesin e bashkisë e sponsorizimin e Këshillit të rrethit, organizuan në pallatin e kulturës një sesion shkencor jubilar me temën «Kontributi i rrethit të Lezhës në luftën kundër nazifashizmit», ku u referuan 6 tema. Në këtë kuadër u hap dhe një ekspozitë e piktorit Pashk Pervathi.

Kalimi i shpejtë i PDSH në opozitë, në favor të riformimit të vet, lirimi i Fatos Nanos mundësi për një rilindim dinjitoz të saj

- Deklaratë e Komitetit Drejtues të PS të Fierit - Në emër të mijëra anëtarëve dhe simpatizantëve të PS të rrethit Fier, duke pasur parasysh përgjegjësinë e deshmuar zyrtarisht më 26 korrik 1992 dhe më 6 nëntor 1994 me shpalljen ndaj gënjeshtrave e mbi 70 për qind të elektoratit fierak, Komiteti Drejtues i PS Fier në refleksion të zhvillimeve aktuale politike, KONSTATON: 1. Se qëndrimet dhe deklaratat e kohëve të fundit të forumëve drejtuese të PDSH po karakterizohen prej një fundamentalizmi partiak, antipluralist, shenjë e mospërfilljes dhe konceptit demokratik të rotacionit politik dhe e mospajtimit me verdiktin e paanshëm popullor në zgjedhjet e ardhshme; 2. Se zhvillimet në PD po bëhen gjithnjë e më shqetësuese për shkak të dobësimit të dukshëm të demokracisë së brendshme, sundimi në krye e saj të një antagonizmi irracional ndaj kreut e personalitetit reformator, paftësisë për të shkëputur nga qëndrimet dhe tezat e vjetëruara dogmatike. 3. Se ekziston një kontradiktë e padiskutueshme midis pretendimeve publike të PDSH eshme për strukturë e reformuar dhe frymës ekstremizuese e radikalizuese që përçojnë qëndrimet dhe deklaratat konkrete të kryesisë së kësaj partie. 4. Se ish-komunisti Sali Berisha, ja ka nënshtruar institucionin e Presidentit të Republikës një partiak pasionant dhe ekstrem, duke cenuar rëndë unitetin e popullit dhe funksionimin e shtetit ligjor. 5. Se PDSH nuk disponon aftësitë dhe potencialet e nevojshme të kuptojnë përfundimisht se rrëzimi i projektit monist për Kushtetutë në votimin mbarëpopullor të 6 Nëntorit nuk është një humbje por një fitore e shënuar në demokratizimin e vërtetë të Shqipërisë. Duke synuar të kontribuojmë në gjetjen e rrugëve për të dalë nga tensionimi artificial i marrëdhënieve politike dhe për të siguruar ecurinë normale të periudhës së parazgjedhjeve, Partia Socialiste Fier, KËRKON: 1. Që të gjitha forcat politike sidomos ato opozitare të kontribuojnë maksimalisht për të rikuperuar boshllëkun diplomatik dhe vonesat (Vijon në faqen 3)

70 vjetori i shkrimtarit Pano Çuku

Biblioteka e bashkisë së Gjirokastrës dhe shoqata e krijuesve minoritarë organizuan të shtunën mbrema festimin e 70 vjetorit të lindjes së Pano Çukës, intelektual i shquar nga radhët e minoritetit grek në Shqipëri. Ekspozonë e jetës dhe veprimtarisë së gjerë të tij si poet, përkthyes, publicist dhe autor teksteve shkollore e bëri drejtori i bibliotekës Petraq Qurku. U vlerësua veçanërisht kontributi i tij në zhvillimin e gjuhës dhe kulturës së minoritetit grek në Shqipëri dhe në miqësinë e bashkëpunimin shqiptaro-grek. Shumë krijues dhe miq të autorit folën dhe treguan kujtime dhe i uruan shkrimtarit jetë dhe krijimtari të paprerë.

Në Moskë përkujtohet 50 vjetori i përfundimit të luftës së Dytë Botërore

Liderët botërorë të mbledhur në Moskë përkujtuan 50 vjetorin e fitores mbi fashizmin dhe përfundimin e Luftës së Dytë Botërore. Midis pjesëmarrësve ishin presidenti amerikan Klinton; presidenti francez Miteran, kancelari gjerman Kohl, kryeministri britanik Mejxher, etj. Mori pjesë dhe presidenti shqiptar Sali Berisha. Për shumë prej liderëve botërorë të pritur nga presidenti rus Boris Jelcin kjo ishte dita e tretë e ceremonive festive të këtij 50 vjetori, në Londër, Paris, Berlin dhe së fundi në Moskë. Presidenti Klinton që arriti të martën në mëngjes në Moskë vendosi një kurorë me lule para varrit të ushtarit të panjohur dhe u përkul me respekt para tij. ★ ★ ★ Presidenti rus Boris Jelcin duke folur në sheshin e Kuq në paradën e veteranëve të luftës të martën i përshëndeti pjesëmarrësit duke thënë se bota nuk duhet ta lejojë më kurrë fashizmin. «Le të bëhet kujtimi i përfundimit të luftës një faktor i bashkimit tani» tha Jelcin në paradën e madhe të veteranëve. «U bëj thirrje popullit rus dhe popujve të vendeve të tjera që të mos lejojnë lindja e lemit fashist të duket përsëri. Le të jetë kjo ditë e përkujtimit të vdekjes, ditë e bashkimit të forcave të së mirës, dita e dënimit të fashizmit dhe dita e shpresës për një paqe të qëndrueshme». Siç dihet më shumë se 26 milionë sovjetikë e vranë gjatë Luftës së dytë botërore. ★ ★ ★ Ministri i Mbrojtjes i Rusisë Pavel Gracov, duke folur në të parën paradë ushtarake tha se Moska do të modernizojë dhe

Greve në Bytyç

- Mbyllja e minierës së Fanit ka lënë mbi 2/3 e punëtorëve pa punë e pa asnjë lloj përkrahje. - Ka arritur në një pikë kulmore të varfërisë e skamjes së banorëve të zonës së Bytyçit në rrethin e Tropojës. Dhe ky mjerim që në të bëhet më masiv ky instituti nga vënien me të organizuara të ndërmarrën veprime të përgjakshme, ara për të kujtuar pushtetarët të zonës për të kujtuar rreth gjendjen e tyre. Problemi më kryesor është krijuar e pasojat që mund të rrjedhin prej saj. Problemi më i madh mbetet ai i punësimit të njerëzve, sepse si dihet miniera e Fanjit është mbyllur prej kohësh. Asnjë mundësi tjetër nuk ekziston për të nxjerrë ndonjë të ardhur. Madje minatorëve nuk u jepen as subvencionet që rrjedhin nga embargoja e cila po e mban minierën drejt shkatërrimit të plotë. Pra mbi 2-3 e forcave të afta për punë, aktualisht nuk kanë ndonjë mundësi punësimi ndokund tjetër nuk u jep asnjë përkrahje. Shumë familje punëtorësh në qy-

Tërmet në Korçë

Një lëkundje e fuqishme e tokës rreth orës 03.15 të datës 9 maj ka bërë që qyteti i Korçës të ndjejë nga një panik i vërtetë. Kërkesësa sonë bëjnë qendrës sizmologjike të Korçës për të ditur shkallën e këtij tërmeti dhe qëndrën e tij, iu përgjigjen krejt me hamendje se mund të ketë qenë rreth 5 shkallë Rihter, ndërsa qendra e tij diku në veri të Korçës. Për të qënë më të saktë, toni e drejtojnë qendrës sonë në Tiranë, panj apo jo aparate shumë të mira sona ton(?) Nuk ka pasur dëme materiale. M. MEKO

Ambasadori gjerman, Klaus Fëler në Patos

Para disa ditësh, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Patosit, Baftjar Z eqo, këshilli bashkiak organizoi një takim me ambasadorin gjerman, zotin Klaus Fëler. Para disa ditësh, me ftesë të Kryetarit të Bashkisë së Patosit, Baftjar Zeqo, këshilli bashkiak organizoi një takim me ambasadorin gjerman, zotin Klaus Fëler. Atij iu bë një ekspoze e zhvillimit ekonomik të Bashkisë, duke i bërë prezent problemet më imediate, por ekonomike e ato sociale. Zoti Fëler, pasi u njoh me shqetësimet shprehu angazhimin e tij për zgjidhjen e disa prej tyre si ishte sistemimi i spitalit dhe me shpresën e tij përforcimin e nëpërmjet ambasadës. Ndërkohë qi a kredi? Gjermane të kalojë pranë kësaj bashkie për ristrukturimin e ujësjellësit të Qytetit. U diskutua e mundësia e binjakëzimit me një komunë të Gjermanisë. Në këtë takim u trajtuan dhe mjaft probleme të pushtetit lokal, ku zoti Fëler për të dhënë ndihmën përkatëse kish marrë me vete përfaqësuesin e Përgjithshëm të Hamburgut. Të dy zotërinjtë e bënë të ditur raportet pozitive me pushtetin lokal si dhe cilësisht e ndihmë për zgjidhjen e çështjeve. Mbas takimit të dy miqtë shkuan për një vizitë në Amfiteatrin e Horës(?) ... Korrespondent i «Zërit të Popullit»