Fshihet e vërteta mbi thyerjen e embargos nga Shqipëria
Dje në parlament:
— Serreqi ndihet i pafuqishëm të mbylli rubinetin e naftës që derdhet në Mal të Zi… —
Një javë më vonë, pasi nga Pallati i Xhamtë i OKB-së ka ardhur sinjali i dashur “terheqjes së veshit”, Ministri i Jashtëm Serreqi i paraqit dje mbasditë në një interpelancë të kërkuar kohë më parë, nga deputetët e PAD-së, se pikërisht për rastet e thyerjes së embargos nga Shqipëria. Që në fjalët e para u duk se gjuhja e kreut të diplomacisë shqiptare, nuk përputhej me atë të OKB-së. Qeveria shqiptare është angazhuar në respektimin e rezolutave të OKB-së për sanksione. Serbi dhe Mal të Zi tha ai në fillim të përgjigjes për pyetjet e drejtuara. Gjithsesi ai la të kuptohej se rastet të veçanta ka patur, ashtu si në të gjithë rajonin, por nuk ka asnjë provë se kjo është organizuar nga shteti, vazhdoi ai.
Nga shtatë pyetje konkrete të drejtuar nga deputetët e PAD-së, ku vend të veçantë zinte problemi i anijes shumë të përfolur “Vela Luka”, Ministri i Jashtëm Serreqi, e pa të “arsyeshme” t’i përgjigjej me një togfjalësh të vetëm. Qeveria ka mbajtur qëndrim rigoroz tha ai, ne kemi mbajtur kontakte të përhershme me komitetet për të gjitha rastet, që ata kanë dyshuar.
Për çdo rast të dyshuar, Ministria e Jashtme ka vënë në dijeni qeverinë. Ministrinë e Financave, të Mbrojtjes, Ekonomisë, tha ai, duke mbetur propagandë. Dy komisione parlamentare të dominuar nga PD dhe të ngritura për këtë qëllim, deri tani nuk kanë sqaruar asgjë lidhur me këtë shkatërrim mbarëshqiptar. Shtyrja e kësaj çështjeje drejt terrrit të harresës, tregon se gjat rrugës së hetimit PD ka takuar vetveten e saj dhe është ndalur për të mbyllur një kapitull, që nuk mund të mbyllet pa i dhënë përfundimisht përgjigje pyetjes: Kush e dogji Shqipërinë?
Në repliken e tij deputeti Imami u shpreh se kërkesa dhe shqetësimi i pyetjeve të bëra, nuk lidhet vetëm me respektimin e rezolutave, por me realizimin e objektivave dhe interesave të vendit. Unë mendoj se me përgjigjet e tij, Ministri i Jashtëm duhet të sqarojë më shumë kolegët e tij të pozitës sepse erë të opozitës i dimë më mirë.
Po dje në Parlament u shqyrtua e u miratua edhe projektligji për mbrojtjen e pemëve e dru frutore dhe një ndryshim në ligjin për taksimin në Republikën e Shqipërisë.
Korresp. i «Zërit të popullit»
E drejta për t’u arsimuar në gjuhën amtare është e pakontestueshme
Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit
Nga mjetet e informacionit publik u mësua se ditët e fundit, një gjykatë maqedonase dënoi prof. dr. Fadil Sulejmani, Rektorin e parë të Universitetit të gjuhën shqipe të Tetovës dhe Melaim Fejziu, Kryetarin e Forumit për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut dhe nënkryetar i Komitetit të Helsinkit, përkatësisht me dy vjet e gjysëm dhe gjashtë muaj heqje lirie. Ata u dënuan sepse bashkë me disa dhjetra kolegë të tyre kishin marrë pjesë në një gjyq tashmë i padiskutueshëm që ata përbëjnë një element thelbësor për ekzistencën dhe stabilitetin e vetë Shtetit maqedon, por edhe nga dispozitat e dokumentave më autoritative ndërkombëtare.
Ky ndëshkim i rëndë gjyqësor vjen fill pas mbylljes së dhunshme të Universitetit të Tetovës, ku forcat e policisë maqedonase vranë një të ri
Fadil Sulejmani, Rektorin e parë të Universitetit në gjuhën-shqipe të Tetovës dhe Melam lirive të njeriut dhe nëkryetar me disa dhjetra kolegë dhe me mijëra studentë e banorë të tjerë shqiptarë të ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë kërkuan në rrugë, krejt paqësore hapjen e Universitetit të Tetovës në gjuhën shqipe.
Ky lajm tregon se autoritetet maqedonase janë të vendosur për të ecur në rrugën e mosnjohjes këmbëngulëse të të drejtave themelore të shqiptarëve në Maqedoni. E drejta e shqiptarëve në ish Republikën Jugosllave të Maqedonisë për tu arsimuar në gjuhën amtare në të gjitha llojet dhe nivelet është e pakontestueshme.
Komiteti Shqiptar i Helsinkit bëhet interpret i këtyre ndjenjave. Ai kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm si kusht për konsolidimin e bashkëjetesës normale midis dy komuniteteve në Maqedoni.
Kush e dogji Shqipërinë?
Analistët e dërtianshëm kanë folur për një dhjetor të qetë e entuziastë për demokracinë.
Mbetën pa u djegur, nga pasuria kombëtare gjatë etapës së parë? Të tyre si Sigurimi i shtetit. Ata që e besuan këtë propagandë, me të drejtë pritën nga pushteti i PD-së venien para përgjegjësisë të gjithë atyre, që vunë dorë mbi pasurinë kombëtare e që do të shkonin dënimin e përgjegjësisë për dënimin e saj. Por fatkeqësisht, po kalojnë 6 vitet e pushtetit të PD-së dhe thirrjet e saj po (Vijon në faqen 3)
PD-ja vazhdon persekutimin politik të kundërshtarëve
Pas takimeve më të fundit të lidhjeve të PSSH në rrethin e Matit, PD-ja, po vazhdon gjurmimin për ata që krijuan vlerëne e përshatshme për zhvillimin e këtyre takimeve, duke i lëvizur dhe larguar ata nga vendel e punës.
Pasi nga dega e PD-së së Matit përpjekjet vegjës së saj të bindur, drejtorisë arsimore, janë k’ëçënuar për pushim nga puna mësuesit e shkollës së Dugagjinit, pranë së cilës u organizua takimi me elektoratin socialist, i pari e person drejtori i kësaj shkolle Islam Ruci, i cili zëvendësohet në mënyrë të menjëherëshme.
Beteja e Matit nuk mjafton me kaq, por në një kohë rekord sinjalizon atë të Krujës, për të «papiratura» që ka manifestuar familja Toçi në Dukagjin, prej nga është oficeri rendit Hamit Doçi, i cili shërbente në degën e rendit publik të Krujës. Në emër të reformës e të «domosdoshmërisë» për përmirësimin e puneve atij i është komunikuar lirimi nga detyra.
Krahas këtyre në Dukagjin janë bërë dhe presione të tjera për aktivistë socialistë duke i paralajmëruar ata që «gabime» të tilla t’u kushtojnë shtrenjtë. Qoftë edhe këta shembuj tregojnë për persekucionin politik që vazhdon të ushtrojë PD-ja për të gjithë ata që mendojnë ndryshe nga ata, pavarësisht nga thirrjet e Berishës «opozitarë», por vëllezër tashmë e kthyer në një tullumbace demagogjike.
BEKTASH ZËNELI
Festival: Filmi shqiptar në retrospektivë: KUJTIME, EMOCIONE, DEBATE...
Festival: Filmi shqiptar në retrospektivë:
KUJTIME, EMOCIONE, DEBATE...
Dita e dytë e festivalit vijoi me shfaqje të filmave të retrospektivës. «Tana», filmi i parë artistik shqiptar me metrazh të gjatë, pasfaqur që prej mbi 30 vjetësh, merr pothuajse vlerat e një filmi – premierë jo vetëm për të gjithë ata që e shikojnë për herë të parë, por edhe për regjisorin Kristaq Dhamo dhe gjithë protagonistët e tij ku do të veçojmë pikësëpari Tinka Kurtin që ka interpretuar Tanën.
Kësaj ringjalljeje e shumë kujtimeve, emocionet dhe pse jo edhe lotët e bukur që burojnë prej tyre krejt të shpjegueshme. Por ndjejnë edhe dhimbje. Shumë prej artistëve realizues të atij filmi nuk jetojnë më.
Një film sa realist, po aq dhe domethënës, «Tana» nuk është aspak konjuktural. Përkundrazi. Ai jo vetëm ka të gjitha elementët e domosdoshëm për të qenë një vepër e mirëfilltë artistike, por është padyshim edhe një kronikë me vlera të mëdha për të kuptuar dhe prekur nga afër atë hop të madh që ka pësuar shoqëria jonë në rrjedhën e viteve, veçanërisht në aspektin psikologjik, ku mund të themi pa as më të voglin hezitim ka ndodhur një revolucion i vërtetë.
Filmi i parë është shkurtim. Ato duhen riparuar, aq më tepër kur mëson se fatmirësisht autori i ka ruajtur. Sepse ai sjell sot e do të transmetojë në breza e ardhshëm kohën kur është prodhuar.
Regjisorët Fehmi Hoshafi e Muharrem Fejzo prezantojnë në retrospektivën e filmit me «Kapendanin», për të cilin çdo koment është i tepërt. Ndërsa «nëna» e të gjithë fëmijëve, regjisoria e madhe e botës së tyre gjithë ëndrra, kërsheri, trille Xhanfize Keko e prezantua me filmin «Beni ecën vetë», padashty një prej filmave më të bukur të prodhuar nga Kinostudioja «Shqipëria e re».
Ndërsa pasdite «Dimri i fundit» çisolli para shikuesve një fragment nga lufta e lavdishme nacionalçlirimtare, ku heroizmi i gruas shqiptare u shpalos me një madhështi të veçantë. Loja e përkryer, ç’timi dhe gjithë përbërësit e filmit bënë që (Vijon në faqen 3)
Shpërthen dinamit në dy shtëpi menjëherësh
SHKODER
Vendoset eksploziv në hyrjen e dy shtëpive ku dhe shpërthimi i tij është kryer menjëherësh, por fatmirësisht nuk ka patur viktima.
Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21.20 në lagjen Xhabia të qytetit të Shkodrës. Dikush kishte vendosur eksploziv në hyrje të apartamenteve, ku banojnë Berhan Çulaj dhe Millan Vaso, pallatet e të cilëve ndodhen 1 km larg njëri tjetrit. Nga shpërthimi i kryer, u dëmtuan ndjeshëm hyrjet kryesore, janë thyer xhamat e pëshur goditje edhe mjete elektroshtëpiake. Gjithashtu dëmtime nga këto shpërthime kanë pësuar edhe komshinjte e këtyre familjeve.
Të gjitha llojet e shërbimeve të policisë së Shkodrës, menjëherë janë gjendur në vendin e ngjarjes ku kanë filluar aktivitete e tyre për të zbuluar autorët e këtij akti, që ka shqetësuar gjithë banorët e kësaj zone. Por dje në orët e drejta? kish nisur njoftime për identifikimin e personave, që janë implikuar në këtë ngjarje. Dje që herët mëngjesin arritën në Shkodër në këtë çështje edhe punonjës të ambasadës jugosllave në Tiranë. Shqetësimi i tyre në këtë rast buron nga fakti se dy qytetarët e lartpërmendur, janë drejtuesit kryesor të shoqatës «Moraca-Roza» e cila siç dihet në përbërje të saj ka qytetarë që pretendojnë se janë të kombësisë serbo-malazeze. Punonjësit e kësaj ambasade morën takim të familjet e dëmtuara, por nuk dihet ende reagimi i tyre për këtë rast. Ndërsa dega e punëve të brendshme e Shkodrës tha se po punon me intensitet për të hedhur dritë mbi këtë ngjarje. Kujtojmë se këtë dy raste në këtë një vit gjysëm arrin në 6 numri i shpërthimeve të eksplozivit në këtë qytet.
MUSA KURTULAJ
Grevistët e Bulqizës përsëri në gjyq
Gre vistët e Bulqizës përsëri në gjyq
Është i njohur vendimi i gjykatës së Bulqizës e cila pas tri ditësh gjykim, i ka shpallur të 10 minatorët pjesëmarrës në grevën e urisë të Shkurtit të këtij viti, të pafajshëm. Me këtë vendim, nuk kanë qenë dakort prokurori i rrethit Skali, i cili e ka përcjellë protestën e tij në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Kësaj, të 10 minatorët, të pa punë prej afro 4 muajsh, prinder, të detyruar për të ushqyer 15 fëmijë, janë detyruar mbrëmë. me sa njoftohet? u? për Tiranë,
Daut Damzi, njëri ndër pjesëmarrësit në grevë, tha për gazetën tonë, se përveç privimit nga e drejta e punës, atyre u është thënë se nuk do të marrin bono privatizimi për shkak se nuk janë në marrëdhënie pune në minierë që nga 1 Prilli i këtij viti.
Ata, nëpërmjet këtij lajmi, u lutën gazetave dhe gazetatëve që sot më 12 Maj 1995, në orën 9, të vijnë në Gjykatën e Apelit dhe të dëgjojnë për dhunën dhe padrejtësinë që pushteti aktual ka ushtruar dhe ushtron mbi ta, minatorë që kanë punuar mbi 18 vjet në thellësi të Bulqizës.
A, ASHKU
Dërgimi i trupave nuk është as i domosdoshëm as emergjent
— Komisioni Parlamentar Italian për çështjet kushtetuese kundër dërgimit e trupave kundër emigrantëve që hyjnë në Itali. —
Ndërkohë që trupat italiane janë vendosur tashmë në brigjet e rajonit të Pulias për të penguar kalimin e emigrantëve nga Roma vjen një lajm i cili kundërshton dekretin qeveritar në këtë rast.
Një komision parlamentar italian për çështjet kushtetuese deklaroi të mërkurën në mbrëmje se dekreti i miratuar nga qeveria Dini disa javë më parë është jo i drejtë. Sipas këtij komisioni nuk ka asnjë arsye që ta dërgojë trupat kundër refugjatëve nga brigjet lindore të Adriatikut. Në një deklaratë të komisionit thuhet se tashmë duhet të dekretohet që dërgimin e trupave në Pulia nuk është as i domosdoshëm as emergjent, pasi ku është «situata e rëndë» për të cilën ishte i domosdoshëm emigrantët.