Klandestinë dhe ushtarë në Pulja apo punësim sezonal dhe stabilitet me Italinë?
Shqiptarët pyesin zyrtarët e tyre:
- Diplomacia shqiptare duhet të nxjerrë nga sirtarët e deputetëve italianë projekt-ligjin për punësimin sezonal.
- Racizëm ndaj shqiptarëve? Shqiptarët shpëtuan krishterimin e Evropës.
- Diplomacia shqiptare duhet të nxjerrë nga sirtarët e deputetëve italianë projekt-ligjin për punësimin sezonal. - Racizëm ndaj shqiptarëve? Shqiptarët shpëtuan krishterimin e Evropës. Vazhdon të mbushet me informacione, komente, propozime, vakumi i krijuar midis brigjeve të Adriatikut. Tirana, ka nxjerrë në pah përfaqësues, të Partive politike që bëjnë propozime për tejkalimin e situatës: Ndërkohë Roma bën të njëjtat përpjekje duke patur tashmë në sfond dhe kundërshtime të hapura ndaj dekretit të «Qeverisë Dini». Kështu dy ditë më parë, - kur dekreti vendosi në Pulja ushtarë, - Komisioni Parlamentar Italian për Çështjet Kushtetuese e kundërshtonte atë duke e konsideruar «të padrejtë». Komisioni ka thënë që «Dekreti për dërgimin e ushtrisë në Pulja, nuk është as i domosdoshëm as emergjent, dy kushte bazë këto për të përfshirë dërgimin e trupave në çdo lloj operacioni». Janë bërë kështu publike qëndrimet e para të Parlamentit italian i kthyer në sytë e shqiptarëve si barriera e fundit për Dekretin që mbart ushtarë. Si do të jetë votimi «po» apo «jo»? Rëndësia kësaj radhe është e shenjtë për shqiptarët. Por, sido që të jetë vota e zgjedhur italiane, fenomeni «klandestin» nuk do ta njohë zgjidhjen e shpejtë dhe optimale e cila qëndron prej kohësh në tavolinat diplomatike të dy vendeve. ndodhur në Itali dhe afro 100 mijë shqiptarë emigrantë të ndodhur në Shqipëri tërësisht 500 vitet e shkuara për t’u mbrojtur. Pikërisht në kufijtë e 5 shekujve është shqiptari Gjergj Kastrioti që shpëtoi krishtërimin e Europës përballë «yxhymit të çallmave gjysmëhënore». E pra shqiptarët u vranë atëherë. Mbase nga kjo ata kërkojnë më shumë nga Italia, nga Europa. Ajo Europë që plot kortezi e mirënjohe e çilezoi Gjergj Kastriotin Skënderbeun «ledhi mbrojtës i krishtërimit Europian». Gjithsesi kohët kanë ndryshuar, dhe kur sheh «jo shqiptarët ekstrakomunitarë», që i drejtohen Italisë, Francës, Gjermanisë Bashkësisë Europiane, jashtë çdo norme e ligji, ke të drejtë të pyesësh: se Kush e tradhëtoi Kastriotin? Natyrisht ata që hodhën bustin e tij nga ambjentet zyrtare të administratave shqiptare për t’i bërë qejfin dikujt. Por sot shqiptarët kërkojnë vetëm tolerancë, veçanërisht ata që jetojnë në Itali. Shembulli ekziston. Në Mars 1991, Nano, Kosiga dhe Andreoti patën midis tyre jo vetëm detin por mijërat e shqiptarëve që drejtoheshin me ëndrrën e tyre drejt Italisë. Situata ishte vërtetë emergjente për Italinë. Por ushtria nuk doli si sot në Pulja. Madje, kujdesi ishte ai... që binte më shumë në sy. Karabinierët italian morën në mbrojtje shqiptarët. Andreoti doli në «Domenica In» për të thënë vetëm kaq: Shqiptarët duhet të dinë se Italia nuk është e gjithë roze si këtu në «Domenica In». Kaç. Por programe zhvillimi, kredi, për lëndë të para, ndihma, u akorduan për shqiptarët duke synuar goditjen e themelit të «klandestinizmit», papunësisë, mungesën e investimeve, standardin e ulët të jetesës. Gjithçka u duk se eci mbarë, por deri në çastet kur preferencat në mendjet politike të zyrtarëve të Tiranës,
ndrys huan së bashku me vetë zyrtarët. Dhe sot pas tre vjetësh shqiptarët të çudit përsin: Kush na tradhëtoi? Kjo edhe për faktin që diplomacia shqiptare punën me aksion «Hajt t’i prishim marrëdhëniet me Greqinë, hajt t’i rregullojmë marrëdhëniet me Greqinë, hajt t’i prishim marrëdhëniet me Italinë, hajt t’i rregullojmë marrëdhëniet me Italinë! Ndodh kështu sepse interesat e pushtetit u vunë mbi interesat e shqiptarëve. Mjafton të kujtosh vetëm deklarimet e Berishës: «Ambasada Italiane u kthye në çerdhe të ish komunistëve shqiptarë». Por çuditë shtohen çdo ditë. Kështu një argument i mbërritur në Redaksinë e gazetës se «mos shkruani kundër klandestinëve sepse mbahen 1000 familje në Vlorë» kërkon të gjejë hapësirë. Ndërkohë që sërish dikush mund të pyesë: «klandestinët dhe konflikt me Italinë apo punësim sezonal dhe stabilitet në marrëdhëniet me Italinë? Vjet në shtator ish ministri i jashtëm italian Martino, kushtin «kontroll mbi klandestinët», e shoqëroi me idenë e një punësimi sezonal. Në tavolinat e deputetëve italianë qëndron prej kohësh një projektligj për punësimin sezonal. Tani ai është bërë domosdoshmëri dhe duket se është shumë... herë më i vlefshëm se 1000 ushtarë në Pulja, dhe kjo në çdo sens. Por kërkohet dialog. Zy-rtarët e Tiranës, Berisha, Meksi, Seregi, A- bnori para se të thonë «i dhashë» dorën italianit «duhet të tregojnë shqiptarëve rezultatet e udhëtimeve të tyre në Europë. Administrata shqiptare para se të merret me përçjellje të delegacioneve ushtarake duhet të vendosë menjëherë dialog intensiv me zyrtarët e Romës, parlamentarët italianë, që ai Ligj i domosdoshëm për shqiptarët të mos myket sitartareve.
rë ve si barrier a shprehur të të dy vendeve.
Ndërkohë Italia po rezervon edhe momente krejtësisht të pakëndshme që rrjedhin nga ai që njihet si «fenomeni racizëm». Ajo që parashtrohet si efekt i vendosjes së ushtrisë në Pulja - përballë Shqipërisë, e ekspozimi përpara italianëve të «shqiptarit - armik», duket se është shfaqur. Burime informimi thonë se «në muret e një fshati pranë qytetit të Rietit u shfaqën shkrime rrënqethëse: «Të rihapen krematoret». «Më pak shqiptarë - më shumë punë». «Jashtë shqiptarët». «Shqiptarët stop»!
Ndërsa ndodh kështu 100 mijë shqiptarët e
Dhunë mbi sindikatën
- Protestë -
Këshilli i përgjithshëm i Sindikatës Autonome i mbledhur më datë 4.5.1995 vendosi t’ju drejtohet subjekteve të sipërpërmendura dhe mbare opinionit shqiptar me anë të kësaj proteste ku denoncojmë veprimet kundër Sindikatës Autonome të Naftës dhe përfaqësuesve të saj të cilët ndodhen përballë një censure dhe dhune të pa shembull e drejtuar nga drejtorë të Filialeve të Naftës si Myny r Sinani (drejtor i Filialit NNP Ballsh), Ylli Shanaj (Drejtor i Shqipërim Kërkimit), Lulëzim Murati (drejtor i KPTHN Ballsh dhe kjo e nxitur edhe nga disa kuadro të Administratës së Albpetrolit të cilët në mënyrë shtazarake fusin persona të papërgjegjshëm që ushtrojnë dhunë e terror kundër përfaqësuesve të Sindikatës Autonome e cila po u qëndron me gjakftohtësi e kurajo duke treguar një kulturë demokratike në sistemin që po ndërtojmë. Demokracia nuk do të thotë censurë të fjalës së lirë, shkelje të të drejtave të njeriut, dhunë dhe terror. Demokraci për të cilën aspiron Sindikata Autonome e Naftës dhe i tërë populli ynë, do të thotë kulturë, tolerancë, paqe dhe alternative të reja brenda një kuadri ligjor dhe të një sistemi me vërtetë demokratik. Dhuna dhe terrori që ka filluar të ushtrohet mbi Sindikatën Autonome të naftës dhe përfaqësuesve të saj nisi në takimin e datës 26.4.1995 që zhvilloi Sindikata Autonome në përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe emigracionit z. Bujar Cani, Ministrisë së Energjitikës z. Ilir Shimili, Anesti Moçe dhe drejtorit Ekzekutiv të Albpetrolit z. Sokol Beljeri që kishin futur e dhe disa pseudosindikalist njerëz prej të cilëve në mes të takimit godet ...
me grusht dhe gjakos nënkryetarin e Sindikatës autonome të Naftës. Ky person i quajtur Bujar Velçani pa i mbështetjen e palës shtetërore së bashku me përfaqësuesit e tjerë të Sindikatës Autonome në atë takim. Më pas drejtori Ylli Shanaj brenda territorit të Filialit të Ship m Kërkimit fut dy persona dhe rrahin përfaqësuesin e Sindikatës autonome të këtij filiali. z. Syti Brahimari duke i shkaktuar frakturë në kokë. Veprimet e tyre vazhdojnë duke kërcënuar për pushim nga puna të përfaqësuesve të Sindikatës autonome dhe anëtarëve të saj. Këta drejtorë mipoë e drithëskurtër arrijnë deri atje sa të organizojnë grupe individë të komprometuar dhe u bëjnë presion punonjësve të naftës për të firmosur deklarata personale për aderim në Sindikatën e Pavarur e cila nuk është gjë tjetër veç një vegël e bindur me përfaqësues plotësisht të korruptuar e të cilët i shërbejnë një klani të caktuar që është sot në pushtet.
Prandaj Sindikata autonome e Naftës u bën apel institucioneve që të ndjekin këto protestë dhe mbarë opinionit shqiptar që t’u thonë ndal veprimeve aventuriste dhe banditike të këtyre drejtorave duke- u ushtruar kompetencat e tyre dhe të marrin masa deri në shkarkimin nga funksionet që kanë, ndryshe Sindikata Autonome e Naftës do të kundërpërgjigjet me mjete demokratike duke përgatitur dhe realizuar grevën e Përgjithshme të naftës.
Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës Autonome të Naftës
KRYETARI
MYRTEZA GOXHAJ
struse të Punës dhe emigracioni z. Bujar Cani, Ministrisë së Energjisë-tikës z. Ilir Shmili, Anesti Moçe dhe drejtori Ekzekutiv të Albpetrolit z. Sokol Bejleri që kishin futur edhe disa pseudodiskolistë njëri prej të cilëve në mes të takimit godet ...
Këshilli i Përgjithshëm i Sindikatës Autonome të Naftës
KRYETARI
MYRTEZA GOXHAJ
Problemi i klandestinëve problem i Shqipërisë jo i shqiptarëve. Bëhet fjalë për ekstra shqiptare
Flet z. Paolo Foresti, ambasador i Republikës Italiane në Tiranë
- Zoti ambasador si do t’i konsideronit marrëdhëniet midis Italisë e Shqipërisë në këto momente kur në Pulja është vendosur ushtria dhe në Tiranë zyrtarët heshtin?
- Nuk do të thoja se në Tiranë po heshtet. Në Tiranë më duket se kanë folur shumë. Kanë bërë ndonjëherë edhe propozime, madje provokuese ndoshta për të hapur ndonjë debat. Ashtu sikurse nuk do doja dramatizojë elementin e vendosjes së ushtrisë në Pulja. Ushtria aty është vendosur në një moment emergjence dhe në të tilla momente duhet përgjigjmi me mjete emergjente. Sigurisht përdorimi i ushtrisë është një përdorim jo i zakonshëm, por nga ana tjetër duhet të kuptohet edhe një eksperiencë. Përdorimi i ushtrisë në Sici-li kundër fenomenit të mafias, të korruptuarit, dhe krimit të organizuar. Pra, nuk do ta dramatizoja këtë veprim, por do të nënvizoja efektin e emergjencës, do të kërkoja të vëzhtronim me lar-dhë elemente konstruktive të marrëdhënieve që duhet të jenë veprëm marrëdhënie e bashkëpunimit. Kjo është ajo që ne kemi kërkuar ta bëjmë dhe ajo që po bëjmë aktualisht.
- Shtypi shqiptar këto ditë ka qenë i mbushur me shtyp të tillë: «Italia hedh në det shqiptarë», «Që nga 9 maji kundër klandestinëve dy ushtri», «Ç’kërkon t’u tregojë shqiptarëve Italia?» etj. Ju si do ti konsideronit këto?
- Në pjesën më të madhe të artikujve të shtypit kanë mbizotëruar pak a shumë artikuj të ekuilibruar që kanë mundur të pasqyrojnë kompleksitetin e problemit të emigracionit dhe mbi të gjitha atë të klandestinëve. Kjo më duket se është bërë në mënyrë konstruktive, realiste dhe pse, po e përsëris, në ndonjë rast me provokime të rënda duke ekzagjeruar. Këto ekzagjerime do t’i quaja në veçanti një mënyrë pak jashtë teme, një mjet shfrytëzimi i cili ka provokuar edhe reagim tim, të parin që kur ndodhem në Shqipëri. Pra, i jam përgjigjur një provokacioni. Pozicionin tim e shpreha në gazetën ku u publikua artikulli, por jashtë kësaj rasti mendoj që problemi është trajtuar me inteligjencë dhe impedjimi që qenë i të gjitha forcave politike shqiptare sikurse edhe atyre italiane që shikojnë këtë fenomen klandestin dhe mendoj që të dukshëm si ajo e përdorimit të ushtrisë. Ajo që dua të theksoj është se: kur ka situata emergjente duhet të përballohen me emergjencë. Megjithatë këto situata të bëjnë të mendosh se gjatë zhvillimeve të marrëdhënieve tona do të ketë mundësira për të rregulluar këtë fluks mbi të gjitha kur bëhet fjalë për të rregulluar flukse që janë të kultivuara për shqiptarët. Një fakt tjetër është se kjo situatë mund të përballohet duke shtuar kapacitetet prodhuese të Shqipërisë, pra duke hapur vende të reja pune dhe natyrisht duke eliminuar edhe disa vendime burokratike administrative me të cilat ballafaqohen investitorët e huaj. Duke thënë këto mendoj se s’duhet pretenduar se gjithëçka mund të bëhet menjëherë.
- Vendimi i Romës zyrtare është shumë i fortë, mbasi i papritur. A keni qenë ju në dijeni të kësaj ure të klandestinëve, dhe a ka patur më parë protesta nga qeveria italiane për këtë problem?
- Sigurisht ne e njohim fenomenin e klandestinëve të cilin nuk e zbuluam sot, por janë përmasat që kanë marrë këto muajt dhe javët e fundit që janë dramatike dhe dramatik është fakti që Shqipëria të bëhet vend tranziti për çdo tip emigrimi. Përsa i përket protestave do të thoja që protesta nuk ka patur. Unë mendoj që protestohet kur ka njerëz që nuk bashkëpunojnë. Shqiptarët bashkëpunojnë. Kështu nuk do të protestojmë, por të punojmë për të përmirësuar marrëdhëniet s’duhet pretenduar se gjithëçka mund të bëhet menjëherë.
«Beu» i Krujës - deputeti Balla ka nxjerrë pallën
Drejtori i drejtorisë së arsimit në Krujë z. Qerim Isaku paraqet dorëheqjen. Shumë drejtues shkollash largohen nga detyra.
Tashmë jo vetëm për banorët e rrethit të Krujës është bërë i njohur fakti se deputeti i PD-së Sadedin Balla bën ligjin për gjithçka në këtë rreth.
Dora e tij ndihet kudo, në këshillin e rrethit, në bashki, komuna, në bordin e privatizimit, në shëndetësi e kudo tjetër.
Pas spostimeve spektakolare të ish bashkëpunëtorëve të tij me të ngushtë, Enver Kaloshit e Selman Ferhatit, përkatësisht kryetar i Degës së PD-së, dhe kryetar i SHIK-ut në rreth, më së fundi ai është sulur arsimit. Ishin pikërisht punonjësit e këtij sektori që të parët e patën mbështetur Sadedinin derisa ai u ngjit në fron, më vonë ata janë përpjekur të vendosin «pritën» ndaj veprimeve antidemokratike të zotit Balla, por pa mundur ta realizojnë një gjë të tillë. Madje ata e pësojnë jo pak. Pas zotërinjve B- shkim Elbasani e Xhemal Teta, kua- dro me reputacion në sektorin e arsimit, ku ndaj tyre S. Balla doli «fitimtar», më pas disa të tjerë u tërhoqën por pa u shmangur plotësisht.
Ndaj të gjithë atyre që kanë ngritur krye, Sadedini nëpërmjet vëllait të tij Irfan Balla, i gjithpushtetshëm në drejtorinë arsimore të Krujës, vazhdon të realizojë synimet e tij duke bërë lëvizje largime nga puna thjesht për motive inatçore. Tre drejtorë shkollash: Luan Kuçi, Simon Bushi dhe Vlash Doda largohen nga detyra. Shumë të tjerë dërguan ata në rreth, në ministrinë e arsimit e deri te presidenti. Janë këta drejtues shkollash, disa prej tyre edhe ish të përndjekur politikë, madje siç mësojam janë dekoruar nga vetë presidenti Berisha. Meghi këto, ata largohen nga detyra për arsyen e vetme se nuk i kanë shkruar «beut» të Krujës Sadedin Balla. Mo- (Vijon në faqen 3)
Vidhet biblioteka e Vlorës
Dje në orët e para të mëngjesit biblioteka e qytetit të Vlorës ishte e rrethuar nga forcat e policisë hetimore e kriminale.
Ky objekt i kulturës është hapur nga organet që janë ende të paidentifikuar, të cilët kanë vjedhur duke shkulur dyert e jashtme të brendshme. Siç deklarojnë punonjësit e bibliotekës nuk dihet se cilët janë autorët e vjedhjes dhe as sasia e dëmeve që ka pësuar fondi i vlerave materiale e bibliotekare. Forcat e policisë filluan hetimet. Deri tani asgjë konkrete.
Në Lezhë vazhdon shkalërrimi i barakave
Janë shkatërruar 60 baraka nga policia në Tale të Bregut të Matës.
Edhe 180 të tjera janë plan të shkatërrohen gjatë këtyre ditëve. Ato kishin shërbyer si vende strehimi të banorëve të ardhur nga zonat e thella malore, ndaj të cilëve u ankua këshilli i rrethit se kanë penguar marrjen e tokës. Pas atyre iu dha afati 5 ditë për t’u kthyer nga kishin ardhur para një viti, dhe s’respektuan këtë afat, tani po i përzënë me forcë.
Zvarritet dhënia e vulave kryepleqve
Ndonëse ka përfunduar prej kohësh afati i zgjedhjes së kryepleqve, në komunën e Bica(j)t, në rrethin e Kukësit.
Ndonëse ka përfunduar prej kohësh afati i zgjedhjes së kryepleqve, në komunën e Bicajt, në rrethin e Kukësit. Kjo ndodh në mënyrë të veçantë në komunën e PD-ja, që pushtetin lokal e ka në dorë. Diku tjetër përpiqen të neutralizojnë këtë zgjedhje, dhe për të penguar me çdo kohë që të dalin kryepleqtë e PD-së.