14/05/1995
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Zëri i Popullit

14 maj 1995

QEVERIA: «PUNË PUBLIKE» TË DETYRUAR PËR TË PAPUNËT

PROJEKT LIGJ QË «GJELLTI» NDIHMEN E FAKIRËVE Punë e detyruar nga ata që përgjërohen për liritë e të drejtat e njeriut. Me punë publike qeveria kupton pastrimin e rrugëve, trotuareve, lulishteve, tu alej eve publike, hapjen e kanaleve, ndërtimin e pasare lave, lyerjen e shkollave, etj. Punë e detyruar nga ata që përgjërohen për liritë e të drejtat e njeriut. Me punë publike qeveria kupton pastrimin e rrugëve, trotuareve, lulishteve, tu aleve publike, hapjen e kanaleve, ndërtimin e pasarelave, lyerjen e shkollave, etj. Një nën kërcënues: Ata që do të kundërshtojnë projektligjin i cili përdëresa është hartuar nga qeveria PD-isë do të kërcëhet në ligi - do t’u pritet ndihma ekonomike. Këto ditë ka mbërritur në duart e deputetëve parlamentit shqiptar projekt ligji i hartuar nga qeveria e Partisë Demokratike «Për punët publike» qëllimi kryesor i të cilit është reduktimi në mos heqja në mënyrë të plotë i ndihmës ekonomike që shteti jep për një kategori jo të vogël të papunëve, kontigjent i cili është ndarë përfundimisht nga përfitimi i asistencës njëvjeçare. Ndihma ekonomike që marrin këto familje të cilave u ka mbaruar asistenca dhe «Familjeve me ndihmë ekonomike u ofrohet pjesëmarrja në punët publike për antarët e tyre», ku me punë publike qeveria kupton patrinë, mirëmbajtje ambientesh, ndërtim elementësh të thjeshtë të infrastrukturës, sistemime rezervuaresh, riparime shkollash ose e thënë më shqip pastrim rrugësh, trotuarësh, lulishteh, tualete publike, hapje kanalesh, ndërtim pasarelash, lyerje të shkollave tashmë që po afrojnë dhe pushimet e verës, çka të bën të kuptosh më mirë se pastrime, bën të kuptosh më mirë natyrën e përkohëshme të punëve publike të shpërhura tekstualisht edhe në këtë projekt ligj. Organet shtetërore, nga maja e piramidës e deri në bashki e komunë, ky projektligj do t’u japë mundësi zyrtarëve të fshihen prapa dyerve të dalin përpara njerëzve hallexhinj e tu drejtohen krenar atyre; urdhëroni, urdhëroni, qeveria dhe parlamenti vërtet vonë por kanë menduar për ju. Janë hapur fronte të tëra punësh, duke ju kujtuar fakirëve se puna është nder. A doni punë? Shkoni pastroni rrugët, hapni kanale, riparoni e lyeni shkolla, etj. dhe me ata që do të kundërshtojnë apo që faqcin rezerva për punët e ofruara nuk do të ndodhë ndonjë gjë e madhe, por thjeshtë prerje e ndihmës ekonomike. Pra ata që nuk do preferojnë punët e ofruara nga qeveria dhe organet e saj vartëse qofshin këta me diplomë apo pa diplomë, arsimtarë, agronomë, inxhinierë, me arsim të mesëm apo të lartë, me profesion a pa profesion do të kërcënohen me Këto ditë ka mbritur në duart e deputetëve të parlamentit shqiptar projekti publike”- qëllimi kryesor i të cilit është rritja e cilave u ka mbaruar asistenca dhe nuk kanë mundur të gjejnë asnjë punë mbart në vetvete pikëpyetjen nëse ajo i plotëson qoftë edhe nevojat ekonomike më minimale për të mos rreshqitur nën nivelin e minimumit jetik, çka njeriu e ka të vështirë në ngushëllojë veten përpara atyre që e marrin edhe bukën me listë. Karta, projekt ligji “Për punët publike” lëshohet nga qeveria për tu kthyer në ligj dhe nuk ka pse ndodh ndryshe përderisa ajo është ideuar nga qeveria PD-iste në momentet e dështimit të plotë të programit të saj ekonomik e social për hapjen e fronteve të punës çdo ditë te presupozonte edhe zhvillimin ekonomik të vendit. Faktikisht masa të mëdha shqiptarësh të papunë i janë drejtuar rrugës dhe ikjes. Mungesa e investimeve të huaja në fushën e prodhimit material, se për investime nëpërmjet Buxhetit të shtetit në këtë fushë, as që mund të bëhet fjalë e kanë ulur në gjunjë stafin qeveritar që shkruan vendin. Dhe ja tani në fund të mandatit projekt ligji “Për punët publike” Në nenin nr. 1 të këtij projekt ligji thuhet Më të gjithë punën e Qeverisë nuk ka lëvizur. Natyrisht ky veprim i qeverisë nuk ka për të zgjedhur gjë në fushën ekonomike e sociale. As imazhi i deritanishëm i qeverisë, imazh i cili përditë ka ardhur duke u venitur nuk do ta ketë shansin e dëshiruar të përmirësohet. DEDË KOLA ndërprerjen e një herë e përgjithmonë të ndihmës ekonomike. Është përkitur ...ni, në një më kërcënuese në projektligjin prej katër neneve që ju bën të ditur se «Familjeve përfituese të ndihmës ekonomike, anëtarët e të cilave refuzojnë pjesëmarrjen në punët publike të ofruara, u ndërpritet ndihma ekonomike». Nuk është as më pak e as më shumë për thjeshtë një veprim antidemokratik, demagogjik e propagandistik i cili prëveç të tjerave bie ndesh edhe me një pikë të kapitullit për të drejtat e njeriut e konkretisht asaj që njeriu është i lirë të zgjedhë vetë punën e tij. Jo. Ka lindur puna e detyruar. Ofrojnë punë e detyruar me kusht të rëndë, njeriut, nga ata që përdritë predikojnë mrekullinë shqiptare me ritme të larta zhvillimi ekonomik në Europë.

Agresion i vërtetë kundër «Zërit të Popullit»

Dje prokuroria e Tiranës vendosi arrestin shtëpiak për arkëtarën e gazetës «Zëri i Popullit» Fatbardha Carkanji. Kjo masë u muar menjëherë pasi dje në gazetën RD si zakonisht u dhanë urdhërat e partisë për organet e prokurorisë. I ashtuquajturi skandal i shtypshkronjës së «Zërit të Popullit» duket se po futet në rrugën e verifikimit të veprimeve financiare të gazetës, verifikimit të faturave të blerjes së letrës duke shkëlur njëkohësisht edhe «Ligjin mbi partitë politike». Nuk do shumë mend të kuptohet që të gjitha këto veprime janë vazhdë e fushatës së presionit dhe persekutimit politik që është ndërmarrë ndaj anëtarëve të partisë socialiste, drejtuesve të saj dhe gazetës «Zëri i Popullit». Është rasti i thënit se përveç ish kryeredaktorit të gazetës Përaprim Xhixha, shefes së financës Drita Sheshi, arkëtarës Fatbardha Carkanji ndodhen të pandarë dhe nën gjykim edhe gazetarët Bashkim Koci dhe zëvendëskryeredaktori Luan M. Rama. Kjo është një ofensivë e tërë që synon as më shumë dhe as më pak mbajtjen e gazetës dhe gazetarëve nën një presion të vazhdueshëm e pse jo edhe mbylljen e gazetës, që është sot gazeta më e madhe e vendit, me reputacion e me lexues përherë në rritje. Presione të tilla nëpërmjet organizmave të verbër e thëllësisht të politizuar i kanë ndjerë edhe gazeta e gazetare, në shtypin e pavarur dhe opozitar. E ndërkohë shtypi qeveritar vazhdon me një agresivitet përvers sulmet, fyeri, shpifjet nën bekimin dhe mbrojtjen e figurave më të larta të shtetit. Ai vazhdon të botohet në shtypshkronja me kosto të lartë, e të shitet me çmim të ulët, të notojë në bollëk duke u bërë bashkëhajrpës të parave të privatizimeve duke marrë prej Agjensisë Kombëtare të Privatizimeve financime të çmuanta nën maskën e reklamës, etj. Sulmet ndaj «Zërit të Popullit» synojnë të mbulojnë korrupsionin e vërtetë që po futet sot në çdo qelizë e që denoncohet çdo ditë në faqet e kësaj gazete. «Zëri i Popullit» i bën thirrje opinionit demokratik shqiptar, gazetave të tjera, shoqatave të gazetarëve që të jenë në krah të tij në këtë betejë që ka të bëjë me demokracinë në Shqipëri dhe me mbrojtjen e Lirisë së Shtypit.

Këshilli Bashkiak i Qytetit të Tiranës duhet të zbatojë kompetencat që i jep ligji

- Deklaratë e grupit të këshilltarëve socialistë në Bashkinë e qytetit të Tiranës. - Grupi i Këshilltarëve socialistë në Bashkinë e Qytetit të Tiranës vëren se kohët e fundit po shpeshtohen rastet e shkeljeve të ligjeve që rregullojnë veprimtarinë e këshillit, të Kryetarit të Bashkisë dhe Administratës që drejtohet prej tij, sidomos në këtë drejtim: 1. Kryetari i Bashkisë merr kompetencat që i takojnë Këshillit Bashkiak në disa fusha si në emërimin dhe shkarkimin e drejtorëve të parashikuara me ligj. Rast tipik përbën vonesa dhe paraqitja e materialit për privatizimin nga Dega e AKP të Tiranës, veprim i cili solli shtyrjen e mbledhjes për këtë çështje dy muaj dhe rishqyrtimin e saj për mbledhjet e ardhshme. 3. Nga disa Këshilltarë që përfaqësojnë PD vërehen tendenca për ta futur në qorrsokak këshillin duke mos dëgjuar specialistët për përkatës sidomos juristët, për t’i sorollatur qytetarët nëpër gjyqe, duke shkelur në mënyrë sistematike rregulloren e brendëshme të Këshillit, duke bërë politizime pa vend, madje, duke kaluar deri në kërcënime. Nisur nga sa më lart, nga dëshira dhe detyra ndaj zgjedhësve për të qenë gjithnjë konstruktivë, në zbatimin të ligjeve të shtetit, më 9 Maj 1995, grupi i Këshilltarëve socialistë bërjë deklaratë proteste dhe u largua nga mbledhja e Këshillit Bashkiak. Ai do të paraqitet në mbledhjen e ardhëshme sapo të marrë siguri se do të jepet fund shkeljeve të, mësipërme dhe se, në të, do të marrë pjesë edhe Kryetari i Bashkisë z. Sali Kelmendi. Grupi i Këshilltarëve Socialiste të Bashkisë së Qytetit të Tiranës Tiranë, 11.5.1995 verën se Konet e fundit po shpërthejnë emërimin dhe shkarkimin e drejtuesve të ndërmarrjeve në vartësi të Këshillit, në shpërndarjen e apartamenteve të banimit në krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta etj. Në kundërshtim flagrante me ligjin për “pushtetin lokal” dhe rregulloren “Për kompetencat dhe detyrat e administratës së Bashkisë e Komunës” kryetari i Bashkisë «pezullon» dhe «komandon» drejtues të ndërmarrjeve të ndryshme. Për më tepër për përgatitësit dhe ekzekutuesit e këtij veprimi nuk paracaktohen për të dhënë shpjegime në Komisionin e përkatës dhe në Këshillin Bashkiak. 2. Aparati i Bashkisë në tërësi, sidomos disa seksione të veçantë të tij e nënelësioneve Këshillin Bashkiak, duke mos zbatuar në afatin dhe cilësinë e duhur vendimet dhe udhëzimet e tij duke krijuar pengesa për zbatimin e kompeten-

U mblodh Këshilli Kombëtar i Konfederatës së Sindikatave të SHQIPËRISE

Pardje në Tiranë u mblodh Këshilli Kombëtar i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, i cili diskutoi disa probleme aktuale të lëvizjes sindikale dhe përgatitjet për Kongresin e Parë të Konfederatës, i cili do të mblidhet më 29-30 Maj të këtij viti. Këshilli mbështeti unanimisht kërkesat e sindikalistëve të Federatave të Arsimit e Shëndetësisë për rritjen e pagave nga 35-40 për qind dhe nuk e pranoi ofertën e Qeverisë për një shtesë në pagë deri në 21 përqind. Ai u bë thirrje sindikalistëve të këtyre sektorëve që të mbrojnë kërkesat e tyre të drejta të gjithë mjetet sindikalistë përfshirë dhe grevën. Nëse nga ana e qeverisë nuk do të ketë përgjigje tjetër, sindikalistët e Konfederatës do të marrin pjesë në grevë me datën 15 Maj, duke e vazhduar atë deri në realizimin e kërkesave të tyre. Këshilli miratoi raportin dhe materialet e tjera që do t’i paraqiten për shqyrtim Kongresit të Parë të Konfederatës dhe caktoi detyrat për organizimin e tij, në përputhje me normat e Statutit të Konfederatës.

Dyzet familje pa tokë

- Ditën e hënë, më 15 maj hidhen në grevë urie - Ato janë në fshatin Laknas të komunës së Berxullit në rrethin e Tiranës të zbritur aty qysh nga viti 1956. Aktualisht kanë mbetur pa tokë, pa bagëti dhe pa asnjë lloj përkrahje të pushtetit lokal — janë mëkëmbës të pushtetit lokal — shkruajnë ata për “Zërin e popullit”, të cilët nuk kanë përfillur ligjin për ubëzën të miratuar nga parlamenti, por zbatojnë ligjin për shitblerjen e tokës, ligj ky i miratuar privatisht, i vulosur dhe firmosur nga kryetari i komunës, zoti Maksut Shehu dhe kryetari i komisionit qëndror për ndarjen e tokës, Qemal Vrapi. Më tej kryefamiljarët e 40 familjeve informojnë për allishverisjet e këtyre personave, duke shitur tokën bujqësore për troje njerëzve të zbritur nga zona verilindore. «Ne që për kaq kohë nuk kemi lënë zyrë pa trokitur - thonë ata - pa numëruar peticionet e telegramet që janë drejtuar deri në majë të piramidës së shtetit. Ata informojnë edhe për vështirësi ekstreme që ka pllakosur të 40 familjet e që më së fundi rrezikohet të ngelen edhe pa bukë. Në përgjigje të indiferencës së shtetit rreth këtij problemi kaq të rëndësishëm për fatin e 40 familjeve ata njoftojnë se ditën e hënë, më 15 maj kryefamiljarët do të hidhen në grevë urie duke kërkuar dhenien e tokës sipas ligjit dhe kompensimin në vlerë lekësh për periudhën dy vjeçare që kanë qenë pa tokë. Korresp. i «Zërit të popullit»

Shpeshtohen vdekjet e largëta

Këndi i njoftimeve të dhidhura ishte shumë i rënduar dje dhe pardje në Gjirokastër. Dy prej vdekjeve ish një të largëta: një aksident në Amerikë dhe një tjetër në Greqi. Diskutohet shumë këto ditë për brigjet shqiptaro-italiane. Po shikoni kufirin me Greqinë. Çdo orë të ditës që të jesh atje do shohësh djem 14-15 vjeçarë që ikin. Dhe çdo orë të ditës që të jesh në Kakavijë do shohësh autobuze policie që kthejnë refugjatë. Boll kanë ikur dje nga Shqipëria dhe të ardhurit e vdekur janë boll. Edhe më kaq ky shtet e kjo shoqëri duhet të rrijnë me shenjen e zisë. TH. DINO

ELBASAN Vritet një oficer policie

Mbrëmjen e së premtes, oficeri i policisë në Komisariatin e Elbasanit, Drilon Saliha, 34 vjeç ishte qëlluar me armë zjarri në afërsi të një pallati dhe ka mbetur i vdekur. Motivet e vrasjes ende nuk janë bërë të qarta, ndërkohë që organet e policisë janë vënë në kërkim të autorëve të krimit. Korresp. i «Zërit të popullit»

Të ndalet shfrytëzimi i fëmijëve

- Deklaratë e Komitetit Shqiptar të Helsinkit - Nga mjetet e informimit, e sidomos nga televizioni italian, opinioni ynë publik është vënë në dijeni mbi një fakt tepër të dhimbshëm, mbi shfrytëzimin e një grupi fëmijësh si lypës në qytetet e mëdha të Italisë e veçanërisht në Milano. Autoritetet italiane kanë vepruar në përputhje me ligjin dhe kanë vënë përsëri para përgjegjësisë personat të ndyrshëm, që i kanë shfrytëzuar pa skrupull fëmijët dhe i kanë keqtrajtuar në gjendjen e mjeruar të lypësit të rrugëve. Figura e krimit në bazë të legjislacionit italian është tepër e rëndë: reduktimi i fëmijëve në gjendjen e skllavërisë. Tani njoftohet se grupi i fëmijëve është kthyer në atdhe. K.SH.H., bashkohet me indinjatën e thellë që ka ngjallur ky fakt njerëzor në opinionin tonë publik. Përveç kësaj, komiteti ynë shpreh bindjen se çështja nuk mund të quhet e përfunduar vetëm në angazhimin e autoriteteve italiane në ndjekje të këtij krimi. Duhen ndjekur dhe identifikuar rrënjët e këtij fenomeni në territorin shqiptar, që është territori i origjinës së krimit. Çështja duhet të ndiqet në dy aspektet e saj. Së pari, në aspektin social për të zbuluar shkaqet që kanë detyruar familjet të lënë fëmijët të rendin rrugëve të botës për një copë bukë. Një shoqëri demokratike nuk mund të rrijë indiferente përpara një plage kaq të rëndë. Fenomeni është veçanërisht shqetësues kur lidhet me fenomenin e ngjashëm të largimit të fëmijëve nga shkolla, gjë që, sipas të dhënave, është shtuar mjaft. Është detyrë e organeve kompetente e veçanërisht e pushtetit lokal të mbikqyrin e të marrin masat e nevojshme për zbatimin rigoroz të ligjit mbi arsimin e detyrueshëm 8-vjeçar. Së dyti, çështja duhet të gjëjë trajtimin e duhur edhe në aspektin penal. Prej autoriteteve shqiptare kompetente pritet që të shkojnë çështjes deri në fund, duke kryer hetimet e rastit dhe duke u nxjerrë fajtorët para gjyqit për t’u përgjigjur në bazë të ligjit shqiptar. K.SH.H., shpreh bindjen se organet e prokurorisë, gjykatat dhe institucionet përkatëse do të agjojnë me ndjeshmërinë dhe seriozitetin që kërkojnë episode të tilla, të cilat rrezikojnë të njollosin rëndë imazhin e demokracisë shqiptare e përpjekjen për opinionin ndërkombëtar. Komiteti Shqiptar i Helsinkit.